Gjon Keka: Nuk ka flamur ma të bekuar se flamuri me shqiponjën dykrenare i Gjergj Kastriotit
Nuk ka flamur ma të bekuar se flamuri me shqiponjën dykrenare i Gjergj Kastriotit

Nuk
ka mallkim më të madh se sa të lindësh dardano-arbëror , të rritesh si
dardano-arbëror dhe në fund të të mbulojnë me flamur arab apo turk dhe me
vargje të huaja ideologjike fetare.
Turp
se në çfarë gjendje e kanë sjell shtetin
e Kosovës.
Kosova
është shtet laik dhe europian e jo islamik.
Askush
nga idealistët e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), as presidenti historik
Ibrahim Rugova, e as ushtarët e lirisë nuk kanë derdh djersë e gjak dhe nuk
kanë luftuar për një shtet fetar, por
për liri, pavarësi dhe integrim në familjen europiane.
Nuk
ka flamur ma të bekuar se flamuri me shqiponjën dykrenare në sfondin e kuq i
Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) , flamur që na bëri me identitet kombëtar e
shtetëror dhe u bë flamurtar i mbrojtjes së civilizimit europian.


