Flutura Maçi: Më shihje si diell

14.09.2025, 05:44 PM (GMT)

Flutura Maçi

MË SHIHJE SI DIELL

Vjeshta e parë

Kish hyrë në kalendar

Deti priste ende vizitorë

Pas kohësh të largëta

U takuam në plazh

Ecëm bregut kapur përdorë

Dielli digjte

Era frynte

Ne zhyteshim mes dallgësh

E dilnim triumfatorë

Më dukej vetja pulëbardhë e lumtur

Ti më dukeshe perandor

Ne flisnim një gjuhë

Shiheshim në sy

Na ngrohte një diell

Ti thoshe ; janë dy!...

11 shtator 2025

Tiranë