Florim Zeqa: Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!
Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!

Familja,
morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente që e bëjnë individin të
jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave
si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria
ndaj atdheut, e që të gjitha këto më një emër të përbashkët do ti quaj KODI PATRIOTIK
i shqiptarëve.
Të bashkuar e kurrë të ndarë
Shqiptarët në përgjithësi, ata të
Kosovës në veçanti gjatë historisë së pushtimeve të gjata, përgjatë rezistencës
së gjatë paqesore dhe në luftës së lavdishme çlirimtare asnjëherë nuk kanë
vepruar të ndarë në baza konfesionale, as si katolikë, as si myslimanë.
Angazhimin
atdhetarë, luftën, sakrificën dhe fatin tonë kolektiv i kemi ndarë vetëm si
shqiptarë.
Thënjën
e rilindësit të shquar, të madhit Pashko Vasa, "Feja e shqiptarit është
shqiptaria", e kemi pasur si busull të orientimit tonë shpirtëror dhe të
motivimit kombëtar, por edhe si frymëzim në jetën tonë të përditshme, të
përbashkët dhe vëllezërore, ku gjithmonë "Bajram" dhe
"Pashkë" i kemi festuar bashkë.
Çuditërsiht
në këto vitet e pas pavarësisë e kemi humbur busullën orientuese si komb dhe si
shoqëri njerëzore në përgjithësi, si pasojë e përhapjes së sindromës
kancerogjene të përçaqarjeve ndërfetare!
Duket
qartë se dikujt nuk po i mjaftojnë përçarjet politike dhe partiake, po e
përdorin edhe anën shpirtërore të shqiptarëve për t'na nxjerrur komplet nga
shtrati ynë kombëtar!
Për
fatin e keq, në vend që të flaket kjo dukuri e shëmutar e ndarjes së
shqiptarëve në konfesione fetare, ajo ka marrë përmasa shqetësuese!
Nxitja
e urrejtjes ndërfetare në mesin e shqiptarëve nga grupe dhe individ të caktuar,
e ka vënë në lajthitje edhe bashkësinë ndërkombëtare!
Jemi
i njëjti popull, me të njëjtat besime fetare që e fituam besimin, mbështetjen
dhe ndihmën e botës së civilizuar!
Përkatësia jonë fetare nuk e pengoi
bashkësinë ndërkombëtare për t'i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare
Asnjërën nga shtetet mike nuk e pengoj
përkatësia jonë fetare për t'i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare, për ta
shpëtuar nga deportimi masiv dhe shfarosja kolektive 27 vite më parë!
Përderisa
përkatësia jonë fetare nuk ishte pengesë për intervenimin më të madh ushtarak
të aleancës më të fuqishme në botë-NATO-s, pse ne sot po bëhemi pengesë e ecjes
sonë përpara?!
Pse
po e pengojnë sot shqiptarin kultet fetare?!
Kultet
fetare, të cilat deri dje i kishim sinonim të ushqimit shpirtëror dhe të
unifikimit të shqiptarëve në festat fetare, të kthyera në festa shtetërore!
Në
të kaluarën, besimet tradicionale shqiptare, më shumë se diversitet faetar
paraqitnin unitet dhe solidaritet mes nesh në përballje me dhunën sistematike
dhe represionin serbë në Kosovë!
Edhe
në luftën e fundit çlirimtare, u rreshtuam si vëllëzër të një gjaku dhe një
ashti deri në largimin e forcave serbe nga Kosova.
Nëse
deri dje, dhe në kohët më të vështira ishim bashkë dhe të pandarë me
njëri-tjetrin, pse të mos jemi bashkë edhe tani në konsolidimin dhe forcimin e
shtetit të pavarur dhe sovran!
Në
vend të urrejtjes t'i dhurojmë dashuri dhe respekt njëri-tjetrit!
Të
krijohen më shumë lidhje të reja martesore mes shqiptarëve të besimeve të
ndërsjella.
Të
mos lejojmë që një fije hollë dhe transparente t'i ndajë 99 fije të forta që na
bashkojnë ne shqiptarëve, pasardhës të ilirëve dhe dardanëve!
Pak
rëndësi ka, a jemi myslimanë apo katolikë, rëndësi ka që jemi vëllezër
shqiptarë të një gjaku, të një gjuhe, të një kombi të lashtë iliro-dardan, të
një historie të përbashkët, të gëzimeve dhe vuajtjeve të njëjta, që shajmë dhe
ofshajmë me të njëjtën gjuhë.
Dasmat
dhe gëzimet i kemi të njëjta dhe të përbashkëta, hidhërimet dhe pikëllimet
poashtu.
Pse
të mos i kemi të përbashkëta edhe kultet fetare që i kemi trashëgim nga
historia!?
Secili
le të shkojë aty ku i pëlqen, secili të lutet në mënyrën e tij për shpirtin e
vet!
Besimi
tek feja dhe partia janë krejtësisht personale, gjitha të tjerat i kemi të
përbashkëta pa asnjë dallim në moshë apo gjini!
Populli me pietet të lartë i nderon të
gjithë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, deshmorët dhe invalidët, i
kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës
çlirimtare pa dallim të përkatësisë fetare, ku të gjthë së bashku janë bërë
gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.
Me besim në Zot dhe Atdhe t'i
respektojmë bindjet personale të njëri-tjetrit.
Zoti i bekoftë besimet tona fetare!
Zoti
i bekoftë shpirtat e lirë!
Zoti
i bekoftë shqiptarët e bashkuar!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik.


