Florim Zeqa: Zgjedhje të reja me përmbajtje të vjetër!
Zgjedhje të reja me përmbajtje të vjetër!

Nga
momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve, liderët e partive politike janë duke
përdorur të gjitha mjetet antidemokratike, me gjuhë fyese dhe denigruese kundër
njëri-tjetrit dhe jo vetëm. I kanë vënë në lëvizje militantët partiakë, të
cilët nuk lën personalitet pa njollosur, duke i etiketuar me lloj-lloj
shpifjesh dhe insinuatash për veprimtari antishtetërore dhe antikombëtare.
Thirrje vëllazërore nga thellësia e
shpirtit
Qytetarë të dashur të vendit tim,
duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin, ruajeni dhe kultivone dashurinë
vëllazërore në familjet e juaja ashtu siq ishte gjithmonë në traditën tonë
popullore, nderoni dhe respektoni miqtë dhe farefisin e gjërë, e assesi mos u
ndani dhe përçani mes veti për shkak të këtyre partive politike të dështuara
dhe të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm kosovar.
Mjafton
t'i përcjellni veprimet dhe sjelljet e politikanëve në baza ditore, dhe e
shihni qartë si e ndërrojnë gëzofin qysh ndërron moti. Para dite përlahen dhe
ofendohen mes tyre, kurse pas dite i thurin lavde njëri-tjetrit!
Thënë
me një fjalë, kjo klasë kusarësh politik janë bërë të paparashikueshëm edhe
brenda sojit të njëjtë. Këta politikanë, për një interes të vogël i thonë
"dreqit dajë" siq e thotë populli dhe për një hatërmbetje të vogël
vëllaut i thonë djallë!
Politikanët
që ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, që klasifikojnë
intelektualët dhe krijuesit sipas bindjeve politike, dëshirave apo urrejtjes,
nuk janë udhëheqës shtetëror por uzurpatorë të institucioneve shtetërore dhe
skenës politike në përgjithësi.
Momenti i fundit për reflektim të
qytetarëve
Pa humbur kohë duhet të ndryshohet
mentaliteti qeverisës në vend përmes rreshtimit në një alternativë të re
politike, jo sa për të ndërruar pushtetin, por për të ndërruar sistemit aktual
qeverises dhe klasën politike në përgjithësi.
Angazhimi
im apartiak është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën
kemi sakrifikuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë duke
ëndërruar vlerat e lirisë sonë!
Sa
më parë duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare
për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare, në mënyrë
që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.
Vetëm
në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, athëherë
mund themi se jemi në rrugë të mbarë, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki
siq është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është
bërë "nënë" e për dikë tjetër "njerkë"!
Kemi
kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e
kësaj situate anarkike në vendin tonë.
Me
dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri,
bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të
shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç'rast popullatës do t'i
kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.
Të bashkuar rreth ADN-së për shtetin e
Kosovës!
Shkuarja e vendit në zgjedhje me forca
të vjetra nuk do ta sjellë asnjë ndryshim, përkundrazi do të kemi përkeqësim!
Qytetaret
nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në
fundin e "thesit" të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik
mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi.
Edhe
përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, përmbajtja e politik-bërjes
kosovare ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!
Prandaj,
që nga tani duhet të mendohet për zgjedhjet e radhës brenda këtij viti, ngase
pas këtyre zgjedhjeve vendi do të hyjë në një krizë akoma më të thellë politike.
Për
tejkalimin e kësaj bllokade të gjatë institucionale, shqiptarët e Kosovës duhet
të bashkohen rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kësaj force
politike në ngjizje e sipër, njëjtë sikurse në vitet e '90-ta, për t'i hedhur
në koshin e mbeturinave të gjitha partitë aktuale që e katandisen Republikën e Kosovës
deri në këtë deregje, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit!
I besoj vetëm ADN-së, produktit tim
politik, pra i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e
fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë, të bazuar në
vlera dhe meritokraci. I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për
pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e shumë më pak
për neokomunistët e mbështjellur me flamur dardan.


