Florim Zeqa: Pa dorëheqje kolektive nuk ka ringritje të LDK-së!
Pa dorëheqje kolektive nuk ka ringritje të LDK-së!

Këtë shkrim po e filloj me një koment
të ditëve të fundit të një lexuesi të shkrimeve të mia: "Z. Zeqa çka ju
keni vërsulur LDK-së, pse nuk po e bëni edhe ndonjë shkrim për partitë e tjera,
por vetëm për LDK-në, të cilën jeni duke e ç'montuar copë-copë. Do doja që këto
analiza shumë të sakta të mos i publikosh në facebook dhe në këto portale që
zoti e di punën e kujt e bëjnë!''
Përgjigja ime e përgjithësuar ndaj
komentuesve është kjo: "Ndjehem i lumtur që me saktësinë e analizave të
mia kam arritur të zgjojë ndërgjegjën e fjetur të njerëzve të ndershëm dhe
atdhetar që ia duan të mirën LDK-së dhe shtetit të Kosoves në veçanti.
Menjëherë pas shkrimit autorial 'Dorëheqja kolektive, shpëtim për LDK-në', i
datës 03.07.2026, janë shtuar zërat me kërkesën e njëjtë për dorëheqjen
kolektive të drejtuesve të LDK-së".
LDK-në copë-copë po e bëjnë profiterët
e jo ata që e duan me shpirtë
Aty ku dhëmb dhembi shkon gjuha, e
thotë një fjalë e urtë popullore! LDK është dashuria ime, është dhimbja ime e
madhe!
Mes
veprimtarëve të orëve të para dhe këtyre lakmitarëve që po e shqyejnë LDK-në
është një dallim i madh. Aktivistët dhe veprimtarët e orëve të para e duan
partinë pa interes dhe pa kushte, kurse këta lakmitarët, kusarët dhe matrapazët
e ditëve të sotme, po pasurohen duke i bërë njëqind marrëzi në emrin e LDK-së
dhe të Ibrahim Rugovës.
Kritikat
dhe sugjerimet e mia nuk burojnë nga urrejtja dhe as nga ambicia për poste dhe
privilegje, por nga dashuria e sinqertë për ta ringritur LDK-në aty ku e ka
vendin, në parti të parë politike në vend e jo në vendin e tretë ku e
katandisën interesgjinjt dhe matrapazët politikë!
Është
iluzive të presësh ringritje të partisë nga ata që e katandisën, prandaj kjo
është arsyeja e logjikshme, pse unë kërkojë dorëheqje kolektive të krerëve të
LDK-së, përkatësisht të Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm!
Njëzet
vite humbje dhe rrëshqitje pa asnjë fitore në nivel qendror janë pak më shumë
se disfatë politike për LDK-në!
Janë
këto 20 vite humbje dhe degradim, katandisje dhe përçarje, kapje dhe uzurpim i
partisë nga klanet dhe grupet e interesit, të cilat shkaktuan dëshprim dhe
zhgënjim të elektoratit i cili u largua pandalshëm drejt formacioneve tjera
politike!
Kjo
humbje e besimit të anëtarësisë është produkt i këtyre strukturave të partisë,
e jo vetëm e kryetarit aktualë, i cili me naivitetin e tij është më së paku
fajtorë për këtë katandisje të vlerave demokratike në LDK!
Kur
e themë këtë, e kam parasysh faktin se nënshkruesit për shkarkimin e kryetarit
aktualë janë shkatërruesit fatal të LDK-së. Andaj, është i pamjaftueshëm vetëm
largimi i kryetarit, pasi e keqja e madhe prapë mbetet në LDK!
Pa rikthimin e vendimmarrjes tek
anëtarësia, ndryshimet në LDK janë utopike
Është e dhimbshme që LDK-ja si partia
më e vjetër në vend, që i hapi proceset demokratike në trojet etnike shqiptare,
partia që i ndërtoj themelet e shtetit në rrethanat e okupimit klasik të
Serbisë, partia që ndërtoj institucionet e Republikës së Kosovës të katandiset
kaq poshtë saqë të kënaqet me vendin e tretë në skenën parlamentare!
Përveq
humbjes së zgjedhjeve, LDK e ka humbur edhe shpresën për ringritje shkaku i
tjetërsimit të vlerave demokratike!
Nga
"Lidhja" në Rruga e re" ndodhi tjetërsimi i Lidhjes Demokratike
të Kosovës, avangardës së proceseve demokratike në Ballkanin perëndimor.
LDK
e ka vetëm një rrugë që të shpëtojë nga katandisja e mëtutjeshme.
Ajo
është rikthimi në bazën elektorale, me organizimin e zgjedhjeve të brendshme,
të ndershme dhe demokratike që e kthejnë në identitetin e saj tradicional të
zhvillimit të demokracisë nga poshtë-lartë e jo anasjelltas me diktat
autoritarë nga lartë!
Mirëpo,
paraprakisht duhet të ndodhë dorëheqja kolektive e strukturave drejtuese, të
cilat janë përgjegjëse për katandisjen e partisë.
Ndryshe,
me këto struktura asnjëherë nuk do të kemi reforma të mirëfillta dhe unifikim
të elektoratit rugovian në LDK!
Me
delegat servil të zgjedhur në vitin e largët 2010, Kuvendi Zgjedhor është
manipuluar në vijimësi nga drejtuesit e partisë, duke inskenuar "kuvende
zgjedhore" me aklamacion apo edhe me votë të fshehtë duke i dirigjuar me
'telekomandë' delegatët servil dhe të dëgjueshëm që të votojnë sipas
rekomandimeve të kryetarit!
Prandaj,
pa rikthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia përmes votës së lirë dhe
demokratike, ndryshimet në LDK janë utopike!
Pa
largimin e uzurpatorëve dhe pa zgjedhje mbi bazën e meritokracisë, LDK përveq
humbjes së vendit të tretë, do të rrëshqas akoma më poshtë në renditjen
tabelare!
Megjithatë,
edhe vendi i katërt, përkatësisht kalimi i pragut zgjedhor do të jetë i
mjaftueshëm për mbijetesën e klanorëve dhe grupeve të interesit në LDK, por jo
edhe bazament për ngritjen e saj.
Se
sa të vendosur janë pengmbajtësit e LDK-së, lexojeni DEKLARATËN E KRYESISË
QENDRORE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (hape linkun) https://gazetablic.com/kryesia-e-ldk-se-abdixhiku-ka-mandatin-per-udheheqjen-e-proceseve-politike-rezultati-zgjedhor-nuk-permbush-pritjet/
Ngritja e LDK-së do të jetë graduale,
fillimisht duhet të ngritet në vendin e dytë, pastaj vendin e parë ashtu siq e
kam projektuar në fillim të këtij viti. Edhe një herë, zotohem para elektoratit
për afatet kohore të ngritjes së LDK-së!
Zotimi
im përgjegjësi morale para elektoratit dhe para Zotit!
Florim Zeqa, kandidat
për kryetar të LDK-së
Orsago
(Itali), 10.07.2026


