Florim Zeqa: Një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë!
Një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë!

Propozimi im pesonal për zgjedhjen e
ngërçit politik në Kuvend është ky: "Të zgjedhet një president apartiak me
mandat një vjeçar deri në amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për
zgjedhjen e presidentit nga populli dhe përfundon aventura e bllokadave paszgjedhore
në Kuvend!
Krenar që propozimi im u bë realitet
Më vie mirë që propozimi im i para dy
muajve në një RTV 21 për marrëveshje paraprake për zgjedhjen e presidentit u bë
kusht për arritjen e zgjidhjes fatlume për bashkëqeverisje mes subjekteve
politike!
Por,
njëkohësisht më vie keq, pse partitë opozitare nuk e përfillën propozimin tim,
që t'i shkojnë të unifikuar Albin Kurtit në takim!
Për
dallim nga opozitarët, Albin Kurti u tregua më pragmatik, jo pse u ndikua nga
propozimi im, por, pse kjo është zgjidhja më ideale për dalje nga kriza
politike!
Jemi
popull i vogël, me territor shumë më të vogël sesa popullata rezidente në
Kosovë, andaj vetëm të bashkuar mund t'i përballojmë sfidat globale të cilat
nuk po e kursejnë as vendin tonë, anipse për fatin e mirë jo me agresion
luftarak, por me pasojat e luftës në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme!
Naiviteti
ynë politik dhe qytetarë, ka bërë që shpesh të biem viktima të politikave
ditore siq ishte vendosja e banerit magjik "Free Ukraine" i para
katër viteve në Prishtinë!
Por,
assesi nuk guxojmë të biem viktima të egova të sëmuara të politikanëve të
papërgjegjshëm dhe karrierist, për të cilët interesi i shtetit në krahasim me
nderin personal dhe familjarë nuk është asgjë!
Ata
që shesin nderin dhe sakrifikojnë buxhetin familjarë për poste dhe privilegje,
gjthçka mund të jenë, por jo edhe atdhetarë!
Aq e lehtë dhe e thejshtë është
zgjidhja e ngërçit politik në Kuvend sa mendja nu kua merr! Mjafton një vullnet
i mirë politik pa inate personale dhe pa prapaskena politike!
Zgjedhja
e një presidenti apartiak me mandat një vjeçar deri në amandamentimin e
ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga vota e
qytetarëve dhe kalimi në sistemin Presidenciale, bën që të përfundojnë
aventurat e bllokadave paszgjedhore në Kuvend!
Kështu
marrin fund prapaskenat dhe kontrabandimet e vullnetit të qytetarëve në
Kuvendin e Kosovës. Partia fituese e zgjedhjeve, me shumicën e thjeshtë në
Parlament (minumum 61 vota) i formon institucionet dhe qeverisë me vendin.
Opozita,
si korrektor i kujdesshëm e kontrollon punën e qeverisë dhe mbron interesat e
qytetarëve në Kuvendin e Kosovës!
Pra, zgjedhja është e lehtë dhe
thejshtë për ata që i duan të mirën shtetit dhe qytetarëve. Në të kundërtën,
theqafjen politike dhe katandisjen e shtetit në humnerë e kemi të pashmangshme!
Florim Zeqa, analist
i pavarur politik


