Florim Zeqa: Marrëveshje politike ose qeveri teknike!
Marrëveshje politike ose qeveri teknike!

Në zgjedhjet e 7 qershorit elektorati
kosovar ua bëri të qartë të gjitha partive politike, që ose duhet të
reformohen, ose në të ardhmen e afërt do të lind patjetër një alternativë e re
politike si domosdoshmëri e kohës e cila do t'i rrëzojë këto parti politike
sikurse 'kullat prej letre'.
Mbyllja në heshtje e Albin Kurtit, flet
më shumë se fjalët
Ngase, çka është bërë mjaft, është bërë
mjaft me gënjeshtra dhe mashtrime! Populli ka pritur shumë gjatë, kurse shteti
i Kosovës është duke rrëshqitur në stilin e 'rënjes së lirë', ku dita-ditës
është duke i humbur përspektivat e tij zhvillimore.
Shëmbull
ta marrim projektin e gazit amerikan. Humbja e këtij projekti zhvillimor do të
jetë një goditje e rëndë për vendin. Prandaj, çështjet madhore për vendin, siq janë
marrëdhënjet ndërkombëtare, në veçanti ato strategjike nuk duhet të lihen në
dorën e individit, por, për to duhet të vendoset në Parlamentin e Kosovës dhe
askund tjetër pa marrë parasysh kush është kryeministër apo president nesër.
Që
i bie se, Parlamenti me shumicë votash duhet të vendosë a duam gaz amerikan,
rus apo kinez!
Edhe
pse procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe gjithçka është e qartë,
kryetari i partisë fituese Albin Kurti vazhdon të qëndrojë i mbyllur në
lëvozhgën e tij, pa treguar gatishmëri për bashkëpunim të sinqert me kampin
opozitar për krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht Presidentit, e
cila paraqet 'nyjën gordiane' të qeverisjes me vendin!
Mbyllja
në heshtje e Albin Kurtit flet më shumë se fjalët, tregon mosinteresimin për
bashkëpunim të sinqert, me tendencën e imponimit të zgjidhjes pa marrëveshje
paraprake me opozitën!
Kësaj
radhe duhet të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, ngase nuk mund të
shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme çdo katër muaj për teket e askujt.
Për
këtë asrye, opozita duhet të jetë më aktive, më konstruktive dhe më e bashkuar
në veprimet e saj. Duhet të bëhen bashkë dhe të mos kalkulojnë për intersa
personale dhe partiake, se kush do të jetë kryeministër apo president, por të
bëhen bashkë për interesin e shtetit.
Në
të kundërtën, këto lojra të pista politike do t'na përcjellin edhe për një kohë
të gjatë.
Prej zgjedhjeve eventuale në 'qeveri
teknike'
Nuk e thash rastësisht që opozita duhet
të jetë e bashkuar, edhe pse çdo herë kemi individ që për interesa personale
janë kundër këtij bashkimi.
Mirëpo,
kur është në pyetje interesi i shtetit duhet të bëhemi bashkë që ta shpëtojmë
shtetin, për shkak se është duke u rrezikuar seriozisht ekzistenca e shtetit
dhe e ardhmja e qytetarëve.
Partitë
opozitare e ndihmojnë shtetin vetëm nëse me një ofertë të përbashkët i
drejtohen Albin Kurtit, në të kundërtën, cila do parti që i shkon e vetme në
bashkëqeverisje do të digjet ashtu siq u dogj LDK-ja.
Për
këtë arsye opozita e bashkuar duhet t'i ofrohet Albin Kurtit në
bashkëqeverisje, si e vetmja mundësi për të evituar zgjedhjet e reja, por edhe
si kusht i domosdoshëm për rehabilitim nga humbja e thellë e 7 qershorit.
Zgjedhjet
e reja brenda këtij viti, përveq kostos financiare, shtetit do t'i shkaktojnë
dëme zinxhirore dhe të pariparueshme.
Në
anën tjetër, zgjedhjet eventuale do të shkaktojnë irritim akoma më të madh të
elektoratit kosovar, i cili do t'i bojkotojë në mënyrë masive zgjedhjet, ku si
rezultat i atij bojkoti, zgjedhjet nuk do të sjellin qeveri të re politike, por
do të imponohet zgjedhja e një qeverie krejtësisht teknike të shpëtimit
kombëtar, me kryeministër dhe president apartiakë.
Nëse
nuk ka marrëveshje politike, do të ketë zgjedhje të cilat nuk do të prodhojnë
zgjidhje, por, do ta dërgojnë vendin drejt në qeverie teknike!
Kjo është dëshira dhe qëllimi im si
apartiakë për të evituar këtë cikël të zgjedhjeve të pafundme, e jo për ta
favorizuar apo ndëshkuar një subjekt të caktuar politik. Shteti dhe kombi janë
mbi gjitha ideologjitë partiake dhe fetare që janë duke e gërryer pamëshirshëm
qenjen tonë kombëtare.


