Florim Zeqa: Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!
Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!

Të
humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por, assesi tri humbje radhazi
nuk arsyetohen me rastësinë, as më heshtje dhe as më ikje nga përgjegjësia
politike!
Ikja nga përgjegjësia akt qyqar i
drejtuesve aktualë
Një subjekt politik që për dy dekada
rresht nuk arrin të këndellet nga humbjet serike, nuk e meriton skenën
parlamentare!
Një
klasë politike që për 20 vjet rresht dështon në zgjedhje parlamentare nuk e
meriton të jetë në krye të subjektit politik!
Një
politikan që përjeton më shumë se tre humbje serike duhet t'i thërras
ndërgjegjës dhe të ofrojë dorëheqjen nga organet e partisë si akt moral për
humbje në zgjedhje!
Mirëpo,
për fatin e keq, drejtuesit e LDK-së nuk e njohin dorëheqjen si akt moral!
E
njohin ikjen nga përgjegjësia si akt qyqar para elektoratit, të cilin e
mashtrojnë paturpërisht para zgjedhjeve duke ua premtuar fitoren spektakolare!
Fitoren
nuk e njohin që dy dekada dhe përseri krenarë me vetën e tyre!
Drejtuesit
e LDK-së post rugoviane u kënaqen më vendin e dytë plotë 14 vjet në skenën
politike, por, siq po duket të kënaqur janë edhe me vendin e tretë për 6 vite
rresht si humbës të katër palë zgjedhjeve!
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur nuk reflektojnë edhe tani nga pozita e tretë duke e
thyer rekordin e humbjeve në zgjedhjeve 9:0, pa asnjë fitore në zgjedhjet
nacionale!
Humbjet
janë normale për një parti të vogël, por jo edhe për një ish gjigant të
politikës kosovare, nga e cila dolën të gjitha partitë e skenës politike
kosovare!
Një dorëheqje e harruar dhe kriza
morale në LDK
I vetmi politikan i LDK-së, me
ndërgjegje të pastër njerëzore, i cili kishte dhënë dorëheqje ishte Ministri i
Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi, duke e ndjerë
përgjegjësi morale si akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës dhe familjeve Balaj
e Xheladini, të cilat humbën bijtë e tyre, Arben Xheladini dhe Mon Balaj si
pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, anipse nuk e
kishte asnjëlloj përgjegjësie komanduese për vrasjen e dy aktivistëve të LVV-së
nga policia e UNMIK-ut!
Udhëqja
autoritare e LDK-së nuk e njeh dorëheqjen si akt moral për humbjet serike dhe
humbjen e elektoratit të saj!
Përkundrazi,
e marrin guximin që të sulmojnë dhe etiketojnë të gjithë zërat që kërkojnë
përgjegjësi dhe llogaridhënje për humbjet serike dhe katandisjen e vlerave
demokratike në LDK.
Çka
është bërë mjaft është bërë mjaft, 20 vjet humbje, 20 vjet zhgënjim, 20 vjet
turpërim për LDK-në!
Vetëm
dorëheqja kolektive është shpëtim për LDK-në, në të kundërtën e pret përfundim
i turpshëm partinë më të vjetër politike në vend"!
Siq
duket, bashkëjetesa me humbjen i ka bërë të ndjejnë frikë nga fitorja
drejtuesit e LDK-së!!!
Ngritja
e partive rivale dhe tkurrja e LDK-së janë bërë shqetësim për elektoratin, por
jo edhe për drejtuesit e saj, të cilët, zërat kritik që kërkojnë ndryshime
substanciale i akuzojnë si armiq të LDK-së!
U mbetët lexuesve të këtyre rreshtave
që të vlerësojnë drejt dhe më gjakftohësi, se kush në të vërtetë është armik
dhe kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata
që po i bllokojnë ato!


