Florim Zeqa: Kosova e pasur me resurse natyrore, e varfër në politikbërje!
Kosova e pasur me resurse natyrore, e varfër në politikbërje!

Shkak i
zbrazjes së Kosovës nga qytetarët e saj nuk është mungesa e resurseve natyrore
dhe as e rezervave nëntokësore, por e varfërisë politike në qeverisjen e vendit
dhe mungesvës së përspektivës zhvillimore. Pra, shkaku i klasës së dështuar
politike shteti i Kosovës po vendnumëron për vite të tëra në pikën zero.
Shteti pa barazi ligjore, inekzistent
për qytetarët
Nuk ke si ta quash ndryshe një klase
politike pos të dështuar, e cila për 27 vjet pas luftës çlirimtare nuk arriti
të ndërtoje një skemë të sigurimeve shëndetësore dhe as një përspektivë të
qartë zhvillimore që garanton mirëqenje të qytetarëve.
Një
politikë që për 27 vite rresht nuk arriti të krijoj drejtësi dhe barazi qytetare
para ligjit, nuk e meriton të qeverisë tutje me vendin!
Për
më keq se kaq, politikbërja kosovare i vërtetoj deklarimet e armiqve shekullor
se "shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet".
Zgjedhjet
në çdo katër muaj për çdo vjet, janë argumenti me i mjaftueshëm i paaftësisë
qeverisëse të politikanëve tonë.
Shteti
nuk ndërtohet me inate personale, me ndërskamca e shantazhe kundër
njëri-tjetrit, por duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në qeverisjen e
vendit.
Respektimi
i rezultateve zgjedhore dhe njohja e fituesit janë parime bazë të demokracisë.
Ndërsa kompromisi dhe toleranca janë pikënisje e çdo partie politike që i fiton
zgjedhjet në Kosovë.
Kurse,
kryeneqësia dhe inatet personale, urrejtja dhe egot për pushtet po e dërgojnë
vendin në ngërçe dhe bllokada të pambarim, pasojat e të cilave po i vuajnë
qytetarët.
Kjo
varfëri politike është kthyer në sindromë kancerogjene për buxhetin e shtetit
të Kosovës, ku për çdo vjet avullohen me dhjetra miliona euro vetëm për procese
zgjedhore.
Varfërimi
i buxhetit të shtetit do të thotë varfëri për qytetarët, por jo edhe për
politikanët! Pasi, partitë politike financohen nga shteti dhe nga oligarkët
ekonomik.
Asnjë
politikan nuk paguan asgjë në Kosovë nga xhepi i tij, por nga arka e shtetit
dhe e partisë politike! Kjo është arsyeja pse gara po bëhet kaq e ashpër mes
partive politike dhe arsye pse po ndodhë vjedhja e votave brenda sojit
(partisë)!
Prandaj,
është i nevojshëm ndryshimi sunbstancial i sistemit qeverisës në vendit tonë!
Por, parapraksiht ndryshimit të sistemit politik, duhet të ndryshojnë dhe
reformohen partitë politike, të cilat më së paku janë në shërbim të qytetarëve!
Partitë
politike, të ktheyra në korporata fitimprurëse për kryetarët dhe rrethin e
afërt të tij ka çuar në degradimin e vlerave demokratike siq janë meritokracia
dhe vota e lirë!
Përderisa
të fillojnë të largohen nga politika artistët, mjekët, profesorët, krijuesit
dhe shkencëtarët, sportistët dhe yjet e estradës, policët dhe ushtaret nuk mund
të themi se politikbërja kosovare është kthyer në rrugë të mbarë.
Lënja
e qetë dhe krijimi i kushteve për punë normale e kategorive të sipërcekura do
të thotë kthim i shtetit në normalitet, ku respektohen vlerat e shoqërisë sonë.
Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor
nga KQZ-ja, mesazhi i këtij shkrimi është ky: "Apel të gjithë krerëve të partive
politike që të bashkëpunojnë ngusht në gjetjen e një kompromisi politik për
zgjedhjen e Presidentit, në të kundërtën, do të ndëshkohen akoma më keq nga
elektorati me bojkot të pergjithshëm të procesit zgjedhor.


