Florim Zeqa: Bashkimi i interesave personale në LDK-në e syrgjynosur!

Bashkimi i interesave personale në LDK-në e syrgjynosur!

E quajta LDK të syrgjynosur, pasi të
tillë kanë mbetur veprimtarët dhe aktivistët më të devotshëm të saj. Të harruar
dhe anashkaluar nga kryetari aktual dhe servilët e tij morbid! Më e rëndë sesa
kjo është kthimi i dezertorëve dhe vendosja e tradhtares së rugovizmit në krye
të listës zgjedhore të këtij subjekti politik!
Zhvillimet e fundit në LDK dhe në PDK
janë pasqyrë e këtij realiteti politik
Shëmbullin më të mirë të ndëshkimit të
dezertorëve nga partia e dha PDK, e cila për të dytën herë radhazi e refuzoj
kërkesën e kthimit të dezertorëve në këtë subjekt politik!
Kështu
veprojnë partitë serioze të skenës politike!
Dallimi
mes LDK-së dhe PDK-së në këtë aspekt është ky:
-E para, LDK u dëshmua parti pa busull
orientuese me rikthimin e Osmanit
-E
dyta, PDK u tregua parti serioze në refuzimin e Limajt!
Dezertorët paraprakisht duhet të
dëshmohen, pastaj të futen në listën zgjedhore, por assesi të shpërblehen!
Janë
këto dy raste të ndara me analogji të njëjtë!
Përderisa
në rastin e PDK-së, largimi i Fatmir Limajt me grupin e tij nuk ishte aq i
dëmshëm sa ishte largimi i Vjosa Osmanit me grupin e saj në LVV!
Edhe
pse dëmi politik i Fatmir Limajt ishte dukshëm më i vogël në krahasim me dëmin
e Vjosa Osmanit që i bëri LDK-së, PDK u tregua parti serioze dhe me pjekuri më
të lartë politike!
Ndërsa
LDK, u dëshmua si parti pa buzull orientuese dhe me lidership adoleshent që bie
pre e politikave ditore dhe egove personale për pushtet!
Vizitat derë më derë të dyshes unike
për pushtet
Mjaftoni t'i shikoni vizitat e dyshes
Abdixhiku-Osmani derë më derë dhe në çdo shtëpi duke përqafuar çdo njeri që e
takojnë në rrugë! Kur jemi tek përqafimet, pikërisht ato janë që e argumentojnë
më së miri jo sinqeritetin e të dalldisures pas pushtetit!
Për
të mos i permendur të gjitha, këto janë argumente të mjaftueshme që e dëshmojnë
qëllimin e bashkimit: arritja e objektivave personale e jo ngritja e LDK-së!
Sikur
Vjosa Osmani të ishte lidere e vërtetë siq paraqitet para opinionit publik do
ta maste vetën në peshoren zgjedhore, duke garuar me subjektin e saj
"Guxo", të cilin ua la si 'këmbët e Arushës' në dorë Pecit e Donikës!
Sikur
të ishte ndryshe, dyshja famoze Lumiri-Vjosa do ta zgjeronte rrethin e
"vizitorëve" nëpër familje!
Këtë
nuk e bëjnë, pasi nuk janë të interesuar për fatin e të tjerëve, por si të
ngriten vetë sa më lartë me voten qytetare, për t'u thënë më pas të tjerëve:
"Ja ne jemi më të votuarit"!
Do
të dalin më të votuarit, por jo mjaftueshëm për t'i realizuar ambiciet e tyre
personale!
Edhe
përkundër këtij bashkimi ambicioz, LDK edhe pas këtyre zgjedhjeve do të mbetet
parti e tretë e skenës politike kosovare dukshëm nën kuotat e 20 përqindëshit!
Kthimi Vjosë është lojë e turpshme me
antarësinë e LDK-së
Deri dje i thanë 'notere dhe servile e
Kurtit' e çka nuk i thanë!
Të
gjitha që i thanë janë të vërteta, por këto që i bënë tani me hapjen e dyerëve
për Vjosa Osmanin, përveqse lojë e turpshme me elektoratin rugovian, e dëshmon
edhe përversitetin e Lumir Abdixhikut, i cili e ndihmoj 'noteren' e Kurtit të
bëhet Presidente!
Tani
ndryshuan gjërat, të mirët dhe të merituarit në LDK nuk kanë më hapësirë
veprimi, pasi vendet e tyre i zunë dezertorët dhe pazaregjinjët e vullnetit të
elektoratit rugovian!
Vjosa
Osmani kaloi në LVV jo për të mbrojtur "rugovizmin" siq e mashtronte
elektoratin, por, për egon e saj personale për t'u bërë Presidente!
Deri
tek arritja e qëllimit i kaloj të gjithë 'rrathët e ferrit politik', duke u
kthyer në servile dhe notere e Albin Kurtit!
Vjosa
pasi dështoj në partneritet me Albin Kurtin, e vendosi që të fillojë një pazar
të ri politik me Lumir Abdixhikun në dëm të LDK-së!
"Shpresa"
e Vjoses për t'u bërë sërish presidente ka marrë fund ditën që i prishi
raportet me Albin Kurtin!
Pranimin
e saj me kushte nga LDK-ja, e tregon mjerimin e thellë politik ku ka rënë
LDK-ja, ku në vend të vlerave dominojnë servilët dhe matrapazët, dezertorët dhe
uzurpatorët e partisë, të cilët e kanë ngulfatur zërin e qëndrestarëve dhe
veprimtarëve më të devotshëm në LDK, të cilët për vite dhe dekada e bartën mbi
supet e tyre barrën kryesore të aktiviteteve në kohët më të vështira!
U
injoruan pikërisht ata që i qëndruan besnik LDK-së kur Vjosa Osmani ia ktheu
shpinën këtij subjekti politik për egon e saj personale!
Tashmë
familjarizimi dhe privatizimi i LDK-së është bërë realitet i hidhur për
njerëzit e ndershëm në LDK.
Mos
qofsha në lëkurën e atyre që nxjerrnin helm kundër LDK-së, kurse tani turr e
vrap me Vjosen në LDK!
I
harruan Pecin e Donikën, idhujt e deridjeshëm!
Sinqeriteti
dhe dashuria e vërtetë nuk lëndojnë njeri, lëndojne hipokrizia dhe mashtrimi në
vijimësi!
LDK nga parti e besës dhe shpresës së
qytetarëve është kthyer në burim krizash të njëpasnjëshme, mashtrimeve,
komplotit dhe shantazhit politik!
LDK
nga shtetndërtuese në të kundërtën e saj!
LDK
është zhveshur komplet nga vlerat e saj rugoviane!
Në
LDK nuk ndodhi bashkimi, por ndarja e re!


