Feti Tunuzliu: Ylli

20.04.2024, 04:41 PM (GMT+1)

Feti Tunuzliu

YLLI

Lartë në gjirin masiv të qiellit magjik,

teksa planetet hedhin valle shtigjeve kozmik,

në mugëtirën e netëve që rrotullohen pa ndalë,

ylli xixëllimtarë përpushet si peshku n’zallë.

Bukurinë e rrallë të mbretërisë qiellore,

befas e stolis ndonjë kometë hapësinore,

kur, duke marrë teposhtën n’qetësi,

dhuron shkëlqim e zhduket n’shpejtësi