Feti Tunuzliu: Agimi

17.03.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Feti Tunuzliu

AGIMI

Kur shkrep agu i parë mëngjesor

si dritë kandili hapësinor,

nis një jetë e re ngadalë,

ndonëse dielli ende s’ka dalë.

Dhe kështu kjo mugëtirë,

fillon të çajë qiellin n’hapësirë,

e të zbres këndshëm dhe lehtësisht,

maleve e fushave mrekullisht.