Fahri Dahri: Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë

1h më parë

FAHRI DAHRI

NJËQIND E TREMBËDHJETË VITET E VETMISË SË ÇAMËRISË

Botim Kancelaria “DUKA ”-Tiranë, Dhjetor 2025 -Korrik 2026.-

Libri: “ Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë”

Autor: Fahri Dahri Desing: Gerta Veliu Redaktor: Ilirian Dahri

Volteri: “Është e vështirë të kesh të drejtë kur të mëdhenjtë e kanë gabim”.

NGJARJE QË DUHEN NJOHUR DHE TË ZBATOHEN PËR ÇAMËT DHE ÇAMËRINË

Deklaratë e rëndësisë veçantë!

1).-Ne, çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi. Mbas 1913 Fuqitë e Mëdha, padrejtësisht na shndërruan në pakicë kombëtare.Jemi pasardhës të thesprotëve.

Ishim të zotët e vendit, kur nuk kishte as Greqi e as Romë. Ishim popull autokton denbabaden

2).- Të hidhen poshtë sajesat mashtruese greke nga shteti shqiptar me nxjerrjen e një dekreti ku theksohet: Shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët kundër shtetit grek gjatë viteve 1939-1945”.

3).- Mos pranimi i konvertimit fetar nga banorët e rajonint të Çamërisë, është rrjedhojë se kisha ortodokse greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda, me zjarr dhe hekur për t'u konvertuar në ortodokës dhe jo në besimin islam.

4).-Veçoritë dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë tek banorët e rajonit të Çamërisë lidhur me konvertimin e besimit fetar. Historianët duhet të ndalen për analizuar fenomenin ku një pjesë e mirë e shqiptarëve besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por në shtete të tjera, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e besimit mysliman, po ato troje, nuk u asimiluan.

Këtu kuptohet qartë intensiteti veprues i kishës ortodokse greko-serbe për të vendosur me dhunë konvertimin ortodoksi shqiptarëve.

5).-Parlamenti i shtetit shqiptar dhe i shtetit të Kosovës, të gjejnë hapësira ligjore për të kërkuar ngritjen e një komision hetimor ndërkombëtar, i cili hetojë mbi genocidin grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas L2B”.

Objekte të hetimit të jenë: shteti Grek, shteti Shqiptar dhe segmentet përfaqësuese të angazhuara në L2B të shtetit Briranik, Italisë e Gjermanisë.

6).- E vërteta e nocionit komb, sipas përcaktimit shqiptar që lidhet me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, është një e veçantë që krijon qetësi dhe paqe mes popujve. Në këtë kuptim meriton të drejtën për të qenë i mbrojtur nga UNESCO.


7).- Sipas historianit Hajredin Isufi, me porosi të Enver Hoxhës, lidhur me problemin çam, vuajtjet e persekutimet e tyre nga shteti grek, të botohej një libër në gjuhën frënge me të dhëna mbi gjendjen e Çamërisë nën rregjimin e Greqisë. Libri e pa dritën e botimit në vitin 1947 me titull: “Actes agressifs du gouvernement monarcho-fasciste grece contre l’albanie”, Tiranë 1947”.

Libri, do të jetë me vlera të veçanta, nëse libri do të dalë nga arshivat për t’u njohur nga brezat e sotëm e në vazhdim. Mendoj që SHPAÇ do kujdeset për ta bërë të mundur ribotimin e këtij libri.

8).- Në pragvdekjen e tij, në vitin 1953, kryekrimineli Napoleon Zerva, i shkruan mikut të tij nga Popovi:

Jani Danit: "I dashur Jani. Tani po gjej koh?n të të shkruaj me dorën time, vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, t? marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t”u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët të cilët prej pesëqind vjet?sh shkelnin në qafë helenizmin.

Vdes i qetë se bëra atë doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ul?rima f?mijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë.. burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq t?rë shpirtrat helenë".

Kështu e ka përcaktuar Napoleon Zerva realizimin e amanetit të ngarkuar nga kisha dhe shteti ortodoks grek.

qartë se kaq nuk mundet kërkohet pse-ja e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë shqiptare.

Më pastër nuk ka ku del qartë mashtrimi grek se gjoja çamët paskan bashkëpunuar me okupatorin kundër Greqisë. Megjithë këtë qartësi të vërtetuar në kryerjen e spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, Bashkimi Europian nuk merr nismën për të vendosur drejtësinë për “Çështjen Çame”, por mbeten duke “besuar” në mashtrimet dhe shpifjet  greke. Kjo është fatkeqësi që lejon padrejtësinë të triumfojë mbi konventat e ligjet ndërkombëtare.

9).- Çamëria një vend i vogël, i vetëm, shumë i hershëm historikisht, vend tepër strategjik.

Vend i rrallë me mite, legjenda, me trashëgimi të vyera të vendkulteve pellazgjike. Ky vend i lakmuar, u bë pre e agresorëve të fuqishëm dhe të djallëzuar, nuk arriti ti shpëtonte gllabërimit të tyre. Njihemi me disa nga veprimet konkrete të të huajve ndaj mësymjeve vdekjeprurëse:

a).- Në vitin 1914. Sipas historianit të kohës së Mesjetës, profesor Pëllumb Xhufit: "Eleuthérios Venizélos, u a prishi mendjen anglezëve me nië premtim u bëri 1914-tën. Ai tha: "Ne do i japim Anglisë, Qipron dhe ishujt e tjerë të Mesdheut, do t'i vëmë në dispozicion të flotës angleze vetëm na jepni Vorio- Epirin”. (Në Epiri përfshihet Çamëria).

Ketë e thonë punimet shkencore të vetë anglezëve dhe jo të miat (dekaron profesor Pëllumb Xhufi). Marëveshja ka qenë premtim në tavolinë edhe pas Luftës parë Botërore, në Konferencën e Paqes, pas L2B 1946 si dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Anglia i mbështeti pretendimet Greqisë sepse në thelb ishte interesi politik kontrollonte Mesdheun.

b).- Në vijimësi vjen dhe qendrimi makabër i C.M.Woodhouse, ish kreu i Misionit Ushtarak Aleat.

Duhet të ndalemi në theniet e Kolonelit Britanik C.M. Woodhouse. Ai në 16 Tetor 1945, ishte i pranishëm periudhën e genocidit grek ndaj çamëve, kështu që ka vetëdeklaruar:"Zervas i inkurajuar nga Misioni Aleat nën mua, i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944. Ata kryesisht u strehuan në Shqipëri. Dëbimi nga Greqia u krye me gjak... Zonat e Filiatit dhe Paramithia që vizitova në korrik, duket se janë 100% greke tani. Çamët e meritonin atë që morën, por metodat e Zervas ishin goxha të këqija. Rezultati ka qenë në fakt një zhvendosje e popullsis?, duke hequr një pakicë të padëshiruar nga toka greke. Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me kaq ".

(Burimi: Foreign Office Archives Nr: FO371-1¹48094).*Raporti ush otarak britanik nga koloneli C.M. Woodhouse, datë 16 tetor 1945, pas masakrave në Filat dhe Paramythia. Book: The Cham Albanians of Greece: page 373.

Edited. Kështu ka deklaruar koloneli britanik. Në deklarimin e tij me pak vëmëndje kuptohet një farë pendimi lejoi masakrat, kjo ndoshta për lehtësimin e ndërgjegjes; ndërsa me goditjen: “çamët e meritonin atë që morën”, kërkon njëfarësoj justifikimi për lejimin e genocidit, po ashtu nënkuptohet dhe mos informimi i tij për vërtetën se cilet ishin çamët.

E thëna e tretë e tij: “Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me kaq”.

Kjo “këshillë” e tij lë të kuptohet që të mbyllet ajo dramë, tragjedi, masakër, krim shtetërore pa u gjykuar vrasësit kryen genocid ndaj një popullsie ndryshe etnikisht, por të padëshiruar dhe mos pplekzistente për shtetin grek. Ai gaboi shumë rëndë Çamërinë e quan tokë greke, ose e bën të qëllimdhme, ose nuk njeh historinë, gjeografinë dhe banorët etnikë të rajonit, që nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët, vec fqinjë kufitarë. U ndala në thëniet e kolonelit britanik për të kuptuar dy të vërteta:

a).- Deklarimi i mësipërm i kolonelit britanik, nuk ka lidhje vetem me këto thënie. E vërteta e qendrimit britanik ndaj përkrahjes së Greqisë për shfarosjen e popullsisë çame, ishte përmbushje e marëveshjes greko-britanike e vitit 1914 Qipro, Epiri ti aneksohej Greqisë në këmbim që Anglia të komandonte ishujt e Mesdheut.

b).- Banorët dhe rajoni i Çamërisë, ishin të shigjetuar për tu shndërruar në kombësi greke, sipas strategjisë së Megalloidhesë që në vitin 1844.

Përpara këtyre strategjive, interesave të shteteve të mëdhenj në popullsi, në zhvillim, me ushtri të armatosura deri në dhëmbë, ç’farë karshillëku mund t’u bëhej nga një popullsi e vetmuar, e vogël në numur, e pa organizuar politikisht dhe administrativisht, popullsi e padëshiruar, jo ekzistente (sipas deklarimit zyrtar greke)?

Çamëria me banorët e vërtetë të saj, u gjendën përballë interesave disa shteteve të fuqishëm, si rrjedhojë ajo humbi jo luftë, por me marëveshjet e fshehta, në tavolinat e Fuqive Mëdha, përfshi shtetin Amë kohës.

Në një epokë të tërë, në një kohe të egër, historia i vuri përballë çamëve dhe Çamërisë, si rajon dhe popullsi të vogël sprovën më të rëndë. Ata, çamët dhe Çamëria u gjendën të shtypur prej zinxhirave të dhëmbëzuat të Fuqive të Mëdha, që pamëshirë shkelin të Drejrat Universale të popujve të vegjël. Është Amaneti i të parëve që Çamëria të rifitohet, në përshtatje me mjetet dhe mënyrat gjeopolitike të kohës. Sidoqoftë duhet të rifitohet!

10)- Në marëveshjet Shqipëri- Greqi, ku përfshihet dhe çështja e kufirit jugor dhe lindor, pa drejësisht janë kufirin e shtetit Grek, duhet kujdes dhe vëmëndje e veçantë që pala shqiptare të mos rrëshqasë në gjykimet sipas llogjikës së ligjit të numurave të mëdhenj që zakonish zbatohen vetëm për mesataren rrumbullakosjen (rounding) e numrave apo ngjarjeve.

11)- Ndalemi pak tek folurit Çamëri, si një objekt tjetër që është sulmuar nga Megallidhea greke. Gjuha e folur në Çamëri ka disa ngjajshmëri me folurën e kohës Buzukut, Matrang?s, etj, sepse ishte folur po thuaj e njëjtë por me dallime të pakta theksimi.Të folurit e çamërishtes ka veçori tjetër pasi është folur ndër shekuj në të njëjtin vend dhe nga banorët në vëndin e tyre autokton. Ndërsa arbëreshët, apo arvanitasit e kanë ruajtur të folurën, aq sa e kanë ruajtur, por në vende të tjera dhe me popuj të tjerë.

Ata e kanë ruajtur të folurën e paraardhësve të tyre, por kuptohet, tek ata ka interferime (ndërhyrje), ka munguar “konservimi”. Ata kanë jetuar me popuj të tjerë, janë përfshirë në tërësinë e jetës së popujve pritës. Tek ata ruhen pjesë kryesore nga gjuha e Mëmës; ndërsa tek e folura çame fatmirësisht nuk kanë ndodhur të tilla fenomene, ajo mbetet edhe sot gjuhë e gjallë, e freskët, e plotë dhe

mendoj se për studiuesit e fushës, mbetet një thesar me shumë vlera, nga e cila mund të shërbejë për zbulimin e prejardhjes tonë dhe vendin që duhet të zërë gjuha shqipe. Akuzat, shpifjet (slander), nga mashtruesit e huaj dhe zëra brendshëm se çamët e paskan mësuar gjuhën në kohën e perandorisë osmane, etj, janë përralla dhe dështime të marra hua nga gjuha e tyre nuk i takon mësuarit nga buzët e nënave të tyre. Pjesë nga libri: “Njohuri historike për Thesproti /Çamërinë. Fq. 262.

Bot.viti 2012. Autor FD).

2

MIRËNJOHJE TË PËRJETSHME KONGRESIT MANASTIRIT DHE JO VETËM!

Një shekull më parë dhe më tutje, kombit shqiptar, kudo ishte, të gjithë sunduesit perandorakë, i kishin lidhur gojën dhe duart për të mos folur e shkruar shqip. As shkolla shqipe. Në ato kushte nuk kishte njerës të shkruanin e lexonin shqip!. Si në fshatrat dhe qytetet shqiptare njerëzit që shkruanin dhe lexonin ishin priftërinjtë dhe hoxhallarët. Ata ishin intelektualët, por me shkrim e lexim të gjuhës së kishës dhe arabisht.

Në çdo fshat një njeri mundet të dinte shkrim, por në gjuhë të huaj, ose prifti ose hoxha.

Shumica e tyre e mbajtën gjallë dashurinë për Atdheun dhe gjuhën tonë.

Ndihmesë madhe kanë dhënë edhe shqiptarët kanë shkuar shtete tjera ku ndoqën shkollat ato vende. Kjo është një temë tepër e rëndësishme që duhet shkruar dhe vlerësuar. A nuk janë ata personalitete të larta të kombit tonë që punuan me penë e pushkë për Atdhe dhe gjuhë që ishin shkolluar në Francë, në Itali, në Turqi, Rumani, Bullgari, Janinë etj, pavarësisht nga besimi fetar? Kujtoni intelektualët e Rilindjes Kombëtare të gjithë të arsimuar jashtë vendit të tyre, sepse vëndi i tyre ishte i shtypur, i censuruar dhe i mallkuar për tu folur e shkruar gjuhën e mëmës.

Ecim në kohë vjen Kongresi i Manastirit ku u vendos alfabeti që kemi sot dhe që parapriu pavarësinë e Shqipërisë, ku shkrimi ishte kusht i domosdoshëm me të cilin do të shkruhej Pavarësia.!

Sot dhe mot nderimi për 'ta duhet të zërë vendin e merituar. Fatkeqësisht ka dhe mercenarë, të shitur që herë pas here hedhin baltë ndaj tyre. Ose duke i hequr identitetin, ose i nënvlerësojnë apo anashkalojnë. Shteti shqiptar, shteti Kosovës dhe struktura të caktuara shoqërore RMV, Greqi, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci, etj, marrin shembull nga arbëreshët në Itali. Mungesa e shkollave, ndalesa e shkruarit dhe e folurit në gjuhën shqipe, që kanë vepruar me ligësi të huajt, (të gjitha perandoritë dhe shtetet fqinje) ndaj gjuhës së folur shqipe apo të shkruarit shqip kanë ndikuar shumë rëndë në përparimin tërësor të kombit tonë. Masat drastike e të huajve i shërbenin strategjisë asimiluese të etnisë shqiptare.

Ata nuk e kuptuan dhe as e mendonin se bijtë e bijat e Shqipërisë, që studionin në vende të tjera, nuk do e harronin, por do punonin në nderim të vendin dhe popullit të tyre.

Në krijimin e qëllimshëm të atyre situatave, perandorë, sulltanë, klerikët greko-serbë, me fermane, ligje e predikime ndalonin shkrimin dhe këndimin në gjuhën shqipe, përdorën mashtrimet, shpifjet (të rrëmet), sajonin epitete të shumëllojshme deri edhe në përfoljen e etnisë. Epitete të cilat me pa turpësi i përdorin edhe sot: turkoshakë, qitapsëzë (kupto: popull pa libra), anadollak, tradhëtarë të kombit që ndërruan besimin fetar, ka të tillë që na tregojnë se edhe gjuhën e kemi të sajuar, plot të thëna të idiote, të pavërteta, vetëm e vetëm për të na zhveshur nga historia jonë e lashtë me plot fakte të vlerësuara shkencërisht që të tjerëve u lind zilia negative sepse këto veçori u mungojnë, nuk i kanë patur dhe as që arrijnë ti kenë.

Rajoni i Thesprotisë është rajon me plot legjenda, me mite, me histori, me objekte nga antikiteti. Rregjimet që thamë, nuk na lejuan të shkruanim gjuhën tonë dhe pas saj na akuzojnë se nuk kemi libra shqip, nuk dinim të shkruanim gjuhën tonë, nuk kishim alfabet si të tillë na vendosën cene, na quanin popull me bisht, popull bari, popull pa etnitet, të egër e shpellarë. Djallëzi dhe dinakëri e poshtër, por e suksesshme për armiqtë tanë. Shekujt ikën, bashkë me ‘ta ikën epitetet, fermanet ditëzi, mallkimet me temjanë, lutjet për zhdukjen tonë, të gjitha ligësitë morën porropinë. Vërtet u mposhtën disa prapësi, por jo mllefet, çmenduritë që nga mesjeta e në vazhdim, qendrojnë në ndërgjegjen e ligësisë së tyre. Tek populli ynë është rrënjosur kujdesi e vigjilenca e shtuar, ndaj demagogjive fqinjësore, përfshi dhe disa institucione përkatëse të Brukselit.

Fahri Dahri. Tiranë, 12/12/2025.-


Kongresin e Manastirit.14/11/1908

3

Ç’FARË KUPTOHET ME NOCIONIN KOMB?

a)-Ka shumë metafore përdorura nga populli ynë për të treguar se duke folur shumë për të zgjatur një sherr, një thashetheme, vlerësime të pamerituara ndaj personave të profileve të ndryshëm, arrihet o çvlerësojnë ato që thuhe si lavdi për këtë/atë. Kështu fjalë pas fjale plas sherri, armiqësia. Më qartë:

Nga disa veprime në dukje të vogla sot, lindin rreziqe të mëdha shoqërore nesër. Për të ndalur këto raste, përvoja popullore gjeti metaforën e mësipërme.

E nisa kështu këtë shkrim për të goditur fenomenin shoqëror të shfaqur dukshëm në dekadat e fundit, që karakterizohen nga një zhvillim i tepruar grindjesh, mashtrimesh, ngritje zëri të zhurmshëm pa asnjë efekt pozitiv, shpifjesh, etj. Këto, çorba të kavurdisura nga politika, kanë ndikuar rëndshëm në mbarëvajtjen tonë gjithëpërfshirëse. Fenomeni ka sjellë papërgjegjshmëri, pa ndëshkueshmëri edhe kur denigrohen figura të shquara si dhe identiteti ynë kombëtar.

Në këndvështrimin tim, nëse nuk vendosen sa më shpejt pengoret, rrezikohemi të hyjmë në

etapat (periudha kohe) “hergjele”, (të harlisura) të zhvillimit shoqëror.

Jetojmë në këto etapa prandaj zgjodha metaforën e mësipërme.

b)- Fenomen tjetër i rrallë dhe i veçantë, po thuaj dymijë vjeçar që vepron ndaj kombit shqiptar është pa ndalshmëria armiqësore e fqinjëve për na asimiluar, për na zhdukur.

Të gjithë rrimë e rrimë e pyesim veten: Vallë pse? Nuk e di nëse është vetëm thënie e popullit tonë, por për përgjigjen e pyetjes duket e saktë vetëm për ne: Pema me kokrra gjuhet me gurë. Mijëvjeçarët, emërtim i bërë nga njerëzimi, ecin në vazhdimësinë e

Universit, bashkë me ‘ta ecën dhe njerëzimi. Tek i pari njerëzimi nuk arrin ta ndjekë, as ta kuptojë ndryshimin; por ndryshimet në zhvillimin dhe ecurinë e njerëzimit, për epokat e kaluara na njohin historia, arkeologjia, gojëdhënat, aktualitetet përkatëse.

U zgjatëm pak, për të thënë që në këto periudha të gjata kohe, kombi shqiptar është sulmuar nga gjitha drejtimet për asgjësimin e tij.

Ndalem në disa të veçanta për të vërtetuar qenien tonë “Pemë me kokrra që na gjuajnë me gurë”.

c)- Gjuha është shprehja e parë e kombit. Nuk është nevoja për tu zgjatur pasi është e njohur veçoria e gjuhës tonë, protogjuhë, unike (vetëm një). Gjuha jonë është gjuhë premordiale (e lashtë-fillestare).

ç)- Gjaku. Lidhja e gjakut. Tek etnia shqiptare ekziston një lidhje e fortë e gjakut, lidhja farefisnore. Organizimi etnik shoqëror tek ne, ka baza forta tek vazhdimësia e gjakut dhe e fiseve. Dukshëm është njohur organizimi fisnor gjatë Mesjetës. Ndër datat më të rëndësishme të historisë së etnisë tonë, është “Besëlidhja e Lezhës”; ose “Lidhja Shqiptare e Lezhës”; “Kuvendi i Lezhës”, apo “Liga e Princërve Shqiptarë”. Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendim e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, me nismën e Gjergj Kastriotit.

Besëlidhja e Lezhës është mbledhur 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit ishin: prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti dhe princat me influencë disa krahinave.

Princërit që morën pjesë ishin: princi i krahinës midis Krujës dhe Durrësit; princi i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; princi i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; princat e principatës që shtrihej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; princi i Danjës; princi i Malësive të Shoshit e i Shalës; princi i Zadrimës; princi i Malit të Zi, etj.

Besëlidhja mbarëshqiptare ishte bërë mbi parimet e gjuhës, zakoneve dhe traditave tona. Në vazhdimësi atë organizim e gjejmë në Lidhjen e Prizrenit, ku lindi përcaktimi i kombit mbi bazën e fiseve. Në atë lidhje u konsolidua ndërgjegja jonë kombëtare. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve ku, nga popullsia e territori mbizotëronin shqiptarët. U themelua zyrtarisht më 10 qershor 1878 në ish qendrën e vilajetit të Kosovës. Qëllimi i Kuvendit del qartë nga fjalimi i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

d)- Trashëgimia që kanë lënë amanet të parët tanë, ka qenë dhe vazhdon të jetë: “Mbajtja e lidhjeve të gjakut dhe lidhja fisnore, kush prish apo tenton ti prishë këto lidhje, mbi ‘ta të bjerë mallkimi i rëndë”. Megjithatë tek njeriu, në tërësinë e tij, për fat të keq zënë vënd, krahas arësyes edhe pasionet. Po ç’farë janë pasionet? Ndjenjë e fuqishme, e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe përcakton sjelljen e veprimtarinë e njeriut; me efekt të fuqishëm.

Nuk janë të pakta rastet kur njeriu pranon pasionin absurd, në këtë rast absurditeti është një pasion nga më të dhimbëshmet”.

Na thotë mëmçuria e të urtëve tanë. Periudha të gjata kohe, njëra pas tjetrës ecin gjithmonë përpara. Kjo është ligjësi e natyrës. Ndërsa ndryshe është me njerëzit, ku seicili veç e veç e nis nga e para jetën e tij. Edhe kjo është ligjësi e natyrës. Të dyja janë ligjësi të natyrës, atëhere ku qëndron problemi? Tek njerëzit që duhet arrijnë ta kuptojnë këtë fakt të ligjësisë natyrore.

d)- Tjetër mënçuri nga të parët na kujton: “Mos vraponi për të gjetur gurë, sigurohuni të mos humbim diamantët që i kemi”.

Dhe vërtet kemi plot diamante që nuk i kanë të gjithë, një nga shkaqet që na gjuajnë me “gurë”!. Këto situata kërkojnë të jemi të ndërgjegjdhëm, të përgjegjshëm.

Nuk mund të mbrojmë dhe të ruajmë vendin e të parëve tanë, nëse nuk kultivojmë ndjenjën e dashurisë për çdo pjesë truallit Shqipërisë etnike”.

Për të realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e trojeve tona, duhet të njihemi me disa përkufizime, apo përcatime të nocionit “komb”.

Personalisht mendoj se nocioni komb është rezultat i fazave sasiore dhe cilësore të zhvillimit demografik të njerëzimit me fillesë çifti, familja, fisi, etnia, të cilat ne shqiptarëve na çojnë tek kombi, pa shkëputur nga “lidhja e gjakut”.

Dihet se për termin “komb” ka plot përkufizime dhe të gjitha, sipas këndvështrimeve të autorëve të ndryshmë dhe të shumtë, janë të drejta pasi mbështeten në vullnetin e tyre. Trajtimi për këtë temë nuk bëhet për kundërvënie askujt, gjithashtu nuk ndalem në përcaktimet e shumta që i bëhen kombit. Këtë emërtim do e trajtoj duke u bazuar fjalën e dialektit krahinor,

“komb”. Kjo fjalë edhe sipas fjalorit shqip-shqip do të thotë: nyjë; pengesë si nyjë në të folur: iu bë një komb në grykë nuk mund të fliste dot. Në litar bëjmë një nyje (komb) që, sipas rastit shërben si forcë për të kryer një proçes pune. Nga një proces pune që kërkohet forca dhe që zgjidhet me komb (nyje) edhe shkalla e zhvillimit njerëzor kërkon një emërtim të ri, mbi atë të fisit për tu forcuar më tepër, për këtë shërben kombi, që lind nga shtimit sasior e cilësor i fiseve, në lidhje biologjike.

Në konceptimin e përgjithshëm me “komb” kuptojmë banorët; me “Atdhe/Mëmëdhe” kuptohet hapësira territoriale; ndërsa

emërtimi “shtet” është organizëm shtetëror a shoqëror, që i njohim si institucionet legjitime.

realitetin tërësor idea e kombit është tepër e ndërlikuar, mbasi veprojnë këndvështrime të ndryshme lidhen me interesa etnike, racore, fetare etj. Në glob ka kombe të ndryshme, të tillë si: shumëgjuhësh, me disa besime fetare si: SHBA, Gjermania, Shqipëria. Komb që banorët jetojnë në shumë shtete, siç jemi ne, shqiptarët. Pavarësisht të gjithave, përkufizimet për kombin grupohen në:

a)-Kombi është krijesë artificiale kulturore e jo zhvillim natyral i bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

b)-Shqiptarët e vërtetë e kanë kombin me zhvillim natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

Në këto grupime përkufizimesh të kombit lindin kontradiktat antagoniste që krijojnë armiqësi dhe konflikte të vazhdueshme. Nëse vëzhgohen me kujdes dallimi mes tyre është tek të bazuarit jo me prejardhje biologjike dhe me prejardhje biologjike. Do të thotë se shumica nuk kanë prejardhje biologjike që të bazohen. Si rrjedhojë krijojnë arësyetime dhe justifikime artificiale që të formojnë kombin e tyre, ndaj janë agresivë dhe nxisin luftëra.

Konkluzion i vërtetuar në shekuj. Ndërsa pakica, që kombin e përcakton nga prejardhja biologjike, është krejtësisht e kundërta me jobiologjikët. Në këtë grup përfshihet kombi shqiptar i cili është paqësor, nuk ka sulmuar, as ka pushtuar asnjë territor tjerëve, është tolerant, respekton të drejtat universale Njeriut, Pronës. Por fatkeqësisht ndodhet i vetëm si komb mbi baza të prejardhjes biologjike. Veçori që krijon ambicje, zili negative tek të tjerët që vazhdimisht na “gjuajnë me gurë"!

c)-Nga sa u trajtua shkurtimisht, përkufizimi i saktë dhe i plotë që i përgjigjet shkallës së zhvillimit shoqëror të njerëzimit, është përkufizimi sipas përcaktimit që i bëhet nga populli shqiptar, i cili e shikon kombin të lidhur me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

d)- Sa sipër duhet ruajtur përkufizimi shqiptar për kombin nga çdo agresion i brëndshëm dhe i jashtëm, mbasi është natyral, aspak i sajuar!.

Në përfundim “Kombi”, për të qenë i përmasave botërore, kërkohet të ketë unifikim shkencor.

Një vlerësim i tillë i shërben vendosjes së paqes dhe ndalon agresorët profanë në fushën e kombeve.

E vërteta e nocionit komb, sipas përcaktimit shqiptar që lidhet me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, I jep të drejtën për të qenë i mbrojtur nga UNESCO. Kjo për faktin se ndikon drejt për së drejti në shuarjen e konflikteve mes popujve, vendos në formimin e kombeve të vërteta.

Fahri Dahri. Tiranë, më, 28/11/2025.-

4

NJË SHEKULL DUKE SHPRESUAR PËR DREJTËSI!

Këto ditë, përpara vizitës së Ministres së punëve jashtme shtetin Grek, u vunë në lëvizje disa instituione të krijuara ndërvite si domosdoshmëri për të kërkuar vendosjen e drejtësisë ndërkombëtare “Çështjes Çame”.

Nuk janë pak vite, por po afron shekulli që nuk rreshtin kërkesat, ankesat, shkrimet, peticionet, protestat, lidhur me zgjidhjen e çështjes kombëtare, që përfshin një territor rajonal, një masakër cilësuar genocid etno-fetar. Padrejtësisht është vepruar me arrogancë ndërshtetërore të pa shoqe, shkëputja e 4213 km/2 pjesë e territorit etnik jugor shqiptar. Në kërkim të zgjidhjes dhe dënimit gjenocidit grek ndaj çamëve, në prag te takimit midis Ministrave jashtëm Shqipërisë dhe Greqisë, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme me kërkesën që çështja çame të përfshihet në agjendën e bisedimeve dypalëshe Shqipëri- Greqi. Fondacioni fjalë thekson:

        Qëllimi është nxitja e një trajtimi

institucional, në frymën e dialogut dhe të respektimit të të drejtave të shqiptarëve, siç parashikohet edhe në Kushtetutën e Republikës.

E nderuar Znj. Ministre,

Në prag të takimit tuaj me Ministrin e Punëve të Jashtme Greqisë, dëshiroj t’ju përcjell, në mënyrë institucionale dhe me respekt plotë për përgjegjësinë që mbani, një kërkesë të rëndësishme lidhet me interesin kombëtar dhe drejtat themelore një komuniteti të tërë shqiptar. Në emër të përgjegjësisë historike dhe morale shtetit shqiptar ndaj qytetarëve tij dhe pasardhësve tyre, ju ftoj me respekt që çështja çame jetë pjesë e agjendës tuaj të diskutimit me palën greke.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe angazhimin tuaj.

Me respekt të veçantë, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”

***

Kërkesat dhe thirrjet e palës së shqiptarëve të Çamërisë, cilët u masakruan dhe u dëbuan tërësisht nga vendi i tyre i trashëguar nga të parët, nga fillimi i vitit 1913, janë të shumta dhe të pa prera (pandërprerje). Janë ngritur zërat në të gjitha rastet kur informohet dhe deklarohet se do të zhvillohen negociata apo marveshje shqiptaro- greke.

Në rrugë institucionale është kërkuar që në negociata apo marëveshje të trajtohet me seriozitet, forcërisht në dëgjimin e zërit dhe në mbështetje të ligjeve e konventave

ndërkombëtare, problemi kombëtar “Çështja Çame” dhe genocidit grek ndaj banorëve të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë.

Me keqardhje, gjitha rastet ose nuk është ndalur në ato bisedime, ose është përballur me qendrim refraktar të palës greke me slloganin “Nuk ka Çështje Çame”, apo “Çështja Çame nuk ekziston”. Qendrim të njëjtë pati fatin edhe takimi i dy ministrave gjatë këtyre ditëve. Me qendrime të tilla mbyllen për herë defterët negociues.

Përpara këtij ngërçi të përsëritur e ripërsëritur lind pyetja? Cili duhet të jetë çelsi për ngecjen shekullore?

Derisa negociatat, marëveshjet bilaterale, qendrime diplomatike, nga ndonjëherë edhe të njëjta, i largohen trajtimit të problemit të “Çështjes Çame”, si djalli (shejtani) nga temjani, duhen kërkuar rrugëzgjidhje reja.

tilla ligjërisht ti përballen me trajtim dhe gjetje të zgjidhjes, larg qendrimeve tabu, apo “kështu duam dhe vendosim ne”, që i deklaron pala vrasëse. ndërgjegjen time, me mbas 81 viteve, problemi ka ngecje dhe shërben për të kërcënuar viktimën dhe shtetin shqiptar, mendoj për një procedurë re, pa përdorur deri sot: “Parlamenti i shtetit shqiptar dhe i shtetit të Kosovës, të gjejnë hapësira ligjore për të kërkuar ngritjen e një komision hetimor ndërkombëtar, i cili të hetojë mbi genocidi grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas L2B”. Objekte të hetimit të jenë shteti Grek, Shqiptar, segmentet përfaqësuese të angazhuara në L2B të shtetit Briranik, Italisë e të Gjermanisë. Vërtet në kryerjen e luftrave ndodhin shkatërrime, vrasje, djegje, vjedhje, internime, bastisje etj. Por në rastin që po trajtojmë nuk ishte luftë, ajo ishte një vrasje shtetërore ndaj nënshtetasve të saj, të cilët nuk kishin as ushtri, as organizim për të sulmuar territorin dhe vetveten. Është njëri nga shumë fakte që rezulton unikal, të paktën në kontinentin Europian, që shteti bën thertore bashkë shtetasit dhe brenda territorit të pamerituar as historikisht shteti të krijuar 1830. Nuk kërkojmë fantazira, por të vërtetën tonë të padiskutuar, e duam tokën që na takon, truallin që i përket Shqipërisë; të drejtat legjitime të trashëgimtarëve të ish banorëve autoktonë të Çamërisë, që u masakruan, shpronësuan dhe u dëbuan tërësisht nga shtëpitë e tyre në zbatim të një strategjie për shtrirjen e helenizimit në trojet e popujve të tjerë.

Fahri Dahri, Tiranë më18/12/2025.

5

SHQIPTARËT E ÇAMËRISË JANË PËRBALLUR ME SULME BALLORE PREJ TË GJITHËVE?

Në Rajonin e Çamërisë, banorët e saj gjatë 113 viteve:

82 vite larg vendlindjes.

në 33 vite u diskriminuan; u poshtëruan, u morën pasuritë; u varfëruan; u vranë dhe u dëbuan.

në 45 vite u quajtën të ardhur por të pa dëshiruar; u përbuzën; u akuzuan si njerëz që nuk e deshën komunizmin, njerës të pa besë, u internuan, u shpallën armiq të regjimit, u vendosën në suverjim dhe në heshtje të plot, censurë e egër mbi ata. U zbatuan porositë armiqësore të Greqisë kundër çamëve. U quajtën të pabesë, tradhëtarë të kombit grek, qitapsëz.

këto 35 vitet e fundit, u lehtësuan disi nga rëndesat 78 vjeçare, të cilët u trajtuan me të gjitha mjetet e metodat çnjerëzore, por përsëri nuk janë seriozisht kujdesin

shtetëror për t’u përfshirë në barazinë sociale, politike dhe në zgjidhjen ligjore të të Drejtave Universale Ndërkombëtare Njerëzore. Kohët e fundit, kanë dalë zëra të çjerrë që Çamërinë e vendosin në raftet: “Zë i humbur” (lost voice). Prej një dekadë ka filluar njohja për të vërtetat e tyre, vlerat e larta njerëzore të çamëve të Çamërisë. Vazhdon sukseshëm sensibilizimi për vlerat e rralla historike, sociale dhe kulturore; po luftohet, po shporren perdet e hekurta që i kanë rënduar afro një shekull të ndërtuara si nga Greqia dhe Byroistët tanë.

Shpresojmë që në një apo dy dekada të mbretërojë vendosja e së vërtetës dhe çamët të jetojnë të qetë në vendin e tyre. Nuk shterojmë në kërkesat tona deri plotësimin e të drejtave ligjshme. Është dëshmuar qëndresa ndaj sulmeve të shumta. I kemi përballuar agresionet e të ligjëve që janë përpjekur për të përvehtësuar historinë tonë të mbushur me vlera të vyera njerëzore. Fisi ynë ka mbijetuar dhe ja ku jemi!.Veçoritë dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë banorët e rajonit të Çamërisë edhe lidhur me konvertimin e besimit fetar. Historianët duhet të ndalen për të analizuar fenomenin shqiptar ku një pjesë e mirë e shqiptarëve besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por në administrimin e shteteve të huaj, janë asimiluar. Kurse shqiptarët e besimit mysliman, në po ato troje, nuk u asimiluan. Këtu, kuptohet shumë qartë dhe që nuk mendoj se lidhet me besimin, është intensiteti veprues i kishës ortodokse greko-serbe, të cilat kanë ndikuar rëndshëm dhe dhunshëm ndaj shqiptarëve për tu konvertuar vetëm në besimin ortodoks. Nëse shqyrtojmë fenomenin në rajonin e Çamërisë, është rrjedhojë se kisha ortodokse greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda me zjarr dhe hekur për t'u konvertuar në ortodokës dhe jo në fenë myslimane. Kryengritja e vitit 1611, flet qartë. Dionis Filozofi, me bashkë përkrahësit e tij, ishte vrasës, dhunues i banorëve të rajonit tonë, për pranuar besimin e ortodoksisë. Me qindra banorë në Çamëri u vranë, disa u dogjën ne turrat e druve pasi nuk pranuan konvertimin në besimin ortodoks grek. Apo prifti i kishës greke, i ashtuuquajturi "shën Kozmai" i kohës së Ali pashë Tepelenës, i cili mallkonte gjuhën shqipe dhe propagandonte flitej gjuha e kishës greke dhe jo gjuha shqipe. Ishte meritë e Fa Nolit i cili e ndau kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. U krrijua Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e gëzojmë sot, duke u shkëputur nga ndikimet e kishës greke! Ishte përdorimi i dhunës së udhëheqësve të kishës greke, që në vënd të përhapte ortodoksinë me mjete e metoda njerëzore për konvertim, përdori vrasjet, djegjet, gjë që krijoi frikë dhe mos besim. Respektoj dhe nderoj çdo besim fetar, përfshi ortodoksinë, por përvoja ka dhënë jeta, më tregoi se drejtuesit e ortodoksisë greke e detyronin konvertimin e banorëve në Çamëri nëpërmjet frikës dhe aspak nëpërmjet dijes, diturisë. Kjo metodë konvertimi ishte shkaku që solli pasoja tejet të rënda, jo vetëm në rajonin e Çamërisë, por në të gjithë bashkëjetesën vëllazërore të popujve të Gadishullit Ballkanit. Prishi ekuilibrin e parimeve hyjnore dhe njerëzore të jetesës së popujve, të cilët u armiqësuan mes tyre që nga viti 1844 me miratimin e strategjive greko-serbe të “Naçertanias” dhe “MegalloIdhes”!

Kjo është një përmbledhje e shpejt dhe e shkurtër pse shqiptarët e Çamërisë janë veçuar dhe sulmuar nga kisha dhe shteti grek.

Fahri Dahri. Tiranë 21/12/2025.-


Familje çame në mërgim nga genocidi Grek 1944-1945

6

ANTROPONIMIA PAS ILIRE

Në US Albania Media grup. Fb të datës 24.12.2025: Lexohet “Revolucioni i vitit 1821, ishte revolucion shqiptar, Arbëror (Arvanit).

Shteti i parë në 1821, u quajt “Nea Albania”/“Shqipëria e re”.

I. E keqja e parë, vjen nga përcaktimi i përkufizimit të identitetit.

Në këtë të keqe rrjedh dallimi, apo diferenca mes përcaktimit të identitetit sipas konceptit shqiptar me konceptimin e identitetit të shteteve tjerë, rastin tonë shtetit grek.

Sipas konceptit shqiptar nocioni Komb, është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish e formuar mbi bazën e një gjuhë, territori, jete ekonomike, etnie ose mbrujtjeje psikologjike të përbashkët të manifestuar në një kulturë. Në vazhdim, sipas përkufizimit shqiptar, Identiteti kombëtar, në vetvete përmban gjakun gjuhën, territorin, historinë dhe traditat. E vërteta e nocionit komb, lidhet me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike,

Ndryshe është përkufizimi grek, ku identitetin është përcaktuar në pikat 14 dhe 15 të fjalimit “Idea e Madhe”, spas tyre është quajtur Ungjilli i dytë. Lexojmë pjesë nga pika 14 dhe 15.

14. Mbretëria e Greqisë nuk është vetem Greqi. Ajo përbën vetëm një pjesë, më e vogëla dhe më e dobëta. Emri Hellenes përshkruan jo vetëm ata jetojnë këtë mbretëri, por edhe ata jetojnë Janinë, Selanik, në Serres, në Adrianopojë, në Konstandinopojë, në Trebizond, në Kretë, në Samos dhe në çdo territor të lidhur me historinë helene dhe raca helene, shpresa e të gjithë helenëve.

15 Dhe, sigurisht, ju keni të njëjtin besim, dhe të njëjtën dëshirë, sepse secili prej jush ka në vetvete idenë e origjinës së tij të ladishme helene..”.

Le ta themi më qartë: “Sipas këtij programi, Greqia si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), ku do të bënin pjesë jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jo greke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit”. Nga përcaktimi i kombit, sipas “MegalloIdheas”, në kombin grek do të bënin pjesë jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jo greke të Ballkanit. Kështu përcaktimi i identiteti nuk bazohet si tek shqiptarët, por te besimi ortodoks. “Kush është ortodoks, është grek”.

Mbasi trajtuam konceptet e përcaktimit të identitetit, dallojmë të keqiat që sjellin.

II.-Nga ndërgjegjësimi vetiak në zgjedhjen e përcaktimit të përkufizimit të

identitetit.

Analizojmë diferencën mes antroponimisë të të njëtit popull (Arvanitas e shqiptarë).

Arvanitasit u larguan nga vendi i të parëve kryesisht gjatë Mesjetës me mbartje të besimit ortodoks. I përgëzojmë për faktin e mbartjes së emërtimit të vendit të të parëve: Arbëri-Arvanitas. Po ashtu mbajtën besimin fetar të ortodoksisë.

kohën e mërgimit dihet nuk kishte emërtim “shqiptar”. Nisur nga ky fakt ruajnë emërtimin Arvanitas.

Nga ky këndvështrim shteti Grek, vërtet është ndërtuar nga shumica arvanitase, por ata janë përcaktuar me ndërgjegje kombas grek, pasi kanë pranuar përcaktimin e kombit me bazë fetare, në rastin konkret ortodoksinë.

Ndoshta shteti i tyre, me që ishin shumicë e cilësuar arvanitas, mund të kishte një emërtim më domethës që ti përshtatej përbërjes së themeluesave. Qendrimi ndaj përcaktimit të kombit në themel është çështje objektive, por varet edhe nga vullneti individual, nga ndërgjegjja vetiake (në përshtatje të kushteve të aktualitetit kohor). Nëse pranojnë njërin apo tjetrin përcaktim se kujt kombi, apo identiteti i përkasin, kjo varet nga individi, apo grupimi.

Përqasja e identitetit me besimin e ortodoksisë, sipas megalloide9ësë, bëhesh pjesë e kombit grek. Përqasja me bazë fetare, vërtet ndikon në ndërrimin e kombit, por ky ndërrim nuk duhet të bëhet shkak për kundërvënie deri në armiqësi me qasjen mbi baza gjuhe, gjaku, gjeografia. Një shembull tepër pozitiv në këtë fenomen kanë dhënë dhe japin arbëreshët me banim Itali.

Përqasja e identitetin nga gjuha, gjaku, tradirat, zakonet, atëhere përcaktohen të kombit shqiptar.

III.- Nga gjeopolitika e Mesjetës ku sundimtari perandorak diktonte me dhunë konvertimin e tij fetar.

E dimë se para ardhjes sundimit Osman, arbërorët (qoftë të veriut, të qendrës dhe të jugut), ishin kristianë (arbërorët e bregdetit, dhe të zonës së ulët po thuaj ishin të besimit katolik; ndërsa arbërorët e zonës së lartë, po thuaj ishin të besimit ortodoks).

Ardhja e perandorisë osmane ndikoj në përhapjen e besimit të ritit mysliman. Në këto kushte, pa bërë histori, kryesisht arbërorët e Arbërisë së mesme, për të ruajtur fenë, u mërguan disa Itali, disa Greqi.

IV.- Nga mos pranimi i konvertimit të besimit fetar, si rrugëzgjidhje u gjet mërgimi masiv.

Të dy banorët e Arbërisë, mbartën emrin e vendit nga u larguan dhe besimin përkatës fetar. Arbërorët që nuk u larguan pësuan dy ndryshime:

Nga trysnia e sunduesit, krahas besimit kristian që kishin (katolik dhe ortodoks) shumica e popullsisë u konvertuan në mysliman.

Vërtet ndejtën në vendin e të parëve, por u ndryshua dhe antroponimia, nga arbërorë në shqiptarë..Këto tronditja mëdha ndodhën në Mesjetë tek banorët e tokës arbërore, kanë sjellë pasoja të rënda që prekën thellë në identitetin etnik, në sasinë dhe cilësinë e kombit tonë.

Sot, edhe si efekt i coptimit në katër pjesë të territorit natyror të kombit, ne kemi disa antroponime si: shqiptarë, dardanë, epirot, arbëresh, arvanitas, etj. Të gjitha këto antroponimi në emërtime ndjellin dyshime në sasi e cilësi të kombit. Duke u njohur shkurtimisht me sa po trajtohet, askush nuk duhet të hezitojë se këto antroponimi emërtimesh kanë një gjak, një gjuhë, një territor, zakone e tradita të njëjta, që koha e sotme duhet të na emërtojë në antroponimi me një emër të përbashkët Shqiptarë.Është epranuar gjetja e një emri që të zëvëndësojë antroponiminë “shqiptar” me një tjetër ku të njësohen si emrat e diktuar fetarisht dhe ato nga të huajt.

V.- Nga vizioni i cekët në disa raste u arrit synimi i armiqëve të kombit tonë për ndërrimin e antroponimisë post Ilire. Këtë defekt do ta analizojmë me krijimin, shtimin dhe degëzimin e familjes, por pa hyrë në detaje. Familja normale krijohet nga dashuria mes dy të rinjëve (djalë-vajzë). Kalojnë vite dhe këta të rinj bëhen me fëmijë. Fëmijët rriten dhe krijojnë familjet e tyre. Kështu nga këta të rinj, mbas shumë vitesh krijohen disa familje. Familja”mëmë”, po e quaj kështu, kishte një emër, mbas një, dy shekujve familjet pasardhëse, emrin e familjes “mëmë”, përshtatje me kushtet e kohës së tyre e ndërrojnë emrin. Po. Kjo ndodh me antroponiminë e popujve. Nga pellazgë, lindën ilirët, dardanët, epirotët, e deri siç jemi sot, i njëjti popull, shekuj ka ndryshuar disa herë antroponiminë (shqiptar, arbëresh, arvanitas, etj). Të gjitha këto ndërrime gjatë mijëravjeçarëve, kanë ndodhur, ndaj nuk duhet të na cënojë në vizionin tonë për të mos kuptuar ciklin kohor të antroponimisë me të cilat njihemi aktualisht. Pavarësisht ndërrimit antroponimi të emrave, i pa ndryshuar mbetet gjaku, gjuha, zakonet, traditat, antropologjia.  Kjo duhet të kuptohet dhe të rrënjoset fort në mendjen dhe ndërgjegjen e shqiptarëve, arbëreshëve, arvanitëve etj. Nëse arrihet të karfoset (mbërthet) kjo e vërtetë nga të gjithë pasardhësit e familjes “Mëmë”, gjithshka vjen në normalitet.

Dëgjojmë Ndre Mjedën:

Geg' e tosk, malsa, jallia (1) jan' nji komb, m'u da, s'duron, fund e maj nji a Shqipnia

e nji guh' t'gith' na bashkon.

Po ashtu të zhduket vizioni i cekët ku siç thoshin rilindasit: “Njëri thot jam turk, tjetri latin…”, por të gjithë duhet të kemi një antroponimi. Jemi gjithë vëllezër shqiptarë. Shqiptarë, arbëreshë, arvanitas të gjithë jemi rrjedhë e familjes "Mëmë". Respekti për Mëmëdhenë/Atdhenë, janë mbi të gjitha.!

Shënim (1): fusharakë.

Fahri Dahri .Tiranë më, 05/01/2026.-

7

DOSJA SEKRETE E ÇAMËRISË

Nga “gjurmë shqiptare”-Dosja sekrete e Çamërisë, dt.11.01.2026 në Top Channellë, lidhur me “Dosja sekrete e Çamërisë”, shtron:

Cilat janë dokumentat e fshehura për masakrat në Çamëri?

Përse u zhduk dosja e N. Zervës? Të dhëna e dëshmi ekskluzive.

???

Tema prek një problem të rëndësishëm ndërshtetëror. Trajtimi i këtij problemi me ngjarje, fakte sakta dhe paanshme, të cilat i pasqyron z. Mema, është i një rëndësia të veçantë, pasi lidhet drejtpërdrejtë me karakterin, dhe temperamentin e individit, grup njerëzve dhe në rastin tonë me banorët autoktonë të rajonit të Çamërisë, me shtetin grek dhe shtetin shqiptar. Çëshja është nëse shqiptarët e ra jonit të Çamërisë a morën pjesë si bashkëpunues me okupatorin gjatë L2B kundër shtetit Grek?

Një akuzë që përdoret padrejtësisht vend e pa vend, për gati 9 (nëntë) dekada nga mashtruesit, dhunusit, vrasësit dhe rrëmbyesit e pasurive të çamëve nga shteti grek, nuk mund të mbetet e pa denoncuar si akuzë e sajuar, e pavërtetë.

Si intelektual i atij komuniteti dhe njohës i karakterit dhe temperamentit të banorëve dhe paraardhësve të tyre, më duhet të bëj disa sqarime:

Është vërtetuar bashkëpunimi gjermano-grek, si Napoleon Zerva me gjeneralët gjermanë dhe shteti grek i kohës përkrahës i nazi-fashizmit në kohën që ndodhi genocidi, masakrat greke ndaj banorëve autoktonë. Këto dihen dhe janë të dokumentuara.

ripërsëriten mirë bëhet.

Problemi këtu qendron se cili duhet ta vendosë për tu thënë saktë, qartë dhe

përfundimisht se: Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë bashkëpunuar me okupatorin gjerman kundër shtetit Grek gjatë viteve 1939-1945”. Gjithashtu të dënohet shteti grek, i cili vazhdon përdorimin e mashtrimit të neveritshëm me shpifjen: “Çamët bashkëpunuan me gjermanët kundër shtetit grek”.

Për korrektësi me përgjegjshmërinë shtetërore ndaj mbrojtjes qytetarëve kombit, hedhjen poshtë të sajesës greke duhet ta bëjë shteti shqiptar me dekret ku të theksohet se: Shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët kundër shtetit grek gjatë viteve 1939-1945”.

Për të realizuar dekretin, i drejtohem partive politike shqiptare t’i kërkojnë shtetit shqiptar për ta dekretuar siç u dekretua njohja e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë. Ligji 7839, datë 30/06/1994 “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe dekreti nr. 885, datë 12/07/1994.

Kohë më parë e kam kërkuar, por është zë i vetmuar, i pafuqishëm dhe nuk e duan ta dëgjojnë.

Me realizimin e këtij dekreti, mbyllet kapitulli i mashtrimit grek dhe Bota e qytetëruar do kuptojë se shteti grek ka një shekull që mashtron politikën si të Bashkimit Europian dhe më gjërë, me ndikim të rëndë në vetë ekzistencën e një protopopullsie.

Krahas me shpalljen e dekretit nga shteti shqiptar, problemi i kalohet për zgjidhje Partive politike shqiptaredomosdo BE-së, nëpërmjet krijimit të një komisioni ndërkombëtar për hetim, ku të dalë e vërteta ose jo e këtij mashtrimi që mban në ankth e dëshpërim një komunitet pafajshëm, cilit me përdorimin e vetos dhe egos ogurzezë nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i janë mohuar të gjitha të Drejat Universale të Njeriut. Shtojcë. Nga hulumtimet në kërkim të gjetjes të së vërtetës së qendrimit të palës çame gjatë kryerjes së masakrave dhe genocidit grek ndaj tyre, rezulton një mungesë e theksuar e njohjes së gjeopolitikës rajonale nga pala çame e kohës. Për ta vërtetuar mosnjohjen gjeopolitike të tyre, ndërmjet shumë rasteve, po sjell shembull mos takimin e palës çame me C.M. Woodhouse.

Në dhjetë kapitujt e Librit: C.M. Woodhouse, me titull: “The Struggle for Greece 1941-1949 (With a newIntroduction by Richard Cloog).

Hurst&Company, London. (“Lufta për Greqinë 1941-1949 (Me një hyrje të re nga Richard Cloog). 9 Hurst & Company, Londër. Në këtë libër me 291 faqen, ku trajtohet lufta për Greqinë nga viti 1941-1949, nuk rezultoi asnjë takim me ‘të nga përfaqësues të Çamërisë, si ata të djathtë dhe të majtë. Mos realizimi i takimit nga pala çame me përfaqësues anglo-amerikanë, ku të prezantohej Çamëria dhe banorët e saj, natyrshëm kuptohet mos njohja gjeopolitike nga pala e çamëve. Kjo mundësoi palën greke të mashtronin anglo-amerikanët duke i prezantuar çamët herë mbështetës të partizanëve, herë mbështetës të nazi-fashistëve. C.M.Woodhouse ishte kreu i Misionit Ushtarak Aleat. Më tej: I arsimuar në Oksford, ku lexoi klasikët dhe fitoi dy herë çmimin e parë së bashku me çmime të tjera, ai shkoi në Shkollën Britanike në Athinë me qëllim që të kthehej në një karrierë akademike në Oksford.

Me shpërthimin e luftës, u regjistrua në Artilerinë Mbretërore dhe, për shkak të njohurive të tij të greqishtes moderne, të mësuara gjatë qëndrimit në Athinë, u dërgua në Greqi si anëtar i Misionit Ushtarak Britanik. Ai fillimisht ishte në Athinë dhe më pas në Kretën e pushtuar nga gjermanët”.

A i dinin çamët në atë kohë këto marëdhënie kishe misionari britanik me shtetin grek?

Kush ishin çamët për atë misionar? Kush duhej t’ja bënte të njohur? Pyetjet duhej të

ishin zgjidhur atë kohë. Nëse përfaqësuesit e çamëve i kanë ditur marëdhëniet dhe afërsinë e misionarit britanik me shtetin grek, duhej me patjetër ta kishin takuar! Kanë kaluar tetë-nëntë dekada, kë të pyes? E pse ti pyes! Ata duket kanë takuar vetëm njëri-tjetrin dhe siç është deklaruar prej tyre, organizonin takime me palën greke si në Janinë dhe në Athinë (madje me nëpunës të pa rëndësishëm grekë) tek ata që kishin dekada që krijonin kurthe që çamët ose do te asimiloheshin, ose të zhdukeshin nga trojet e tyre. Dakort. Nuk mohohen përpjekjet e disa përfaqësuesve të palës çame, por ishte i pa qartë orientimi i tyre për të shpëtuar rajonin dhe banorët e rajonit. C.M.Woodhouse duke mos njohur realitetin për situatën e popullsisë çame, nuk tregoi interes ndaj tyre. Kjo ishte rrjedhojë e mos nformimit nga pala u masakrua nga njëra anë dhe nga ana tjetër informimi mashtrues e mëkonte atë pala greke. atë situatë, siç ka deklaruar më vonë Woodhouse, lejoi që popullsia çame të bëhej pre e masakrave nga shtetit grek gjer në spastrimin e plotë etnik të Çamërisë.

Studjues Fahri Dahri.  Tiranë-15/01/2026.-

8

JEMI GJITHË SHQIPTARË GEGË, TOSKË, ARBËRESHË, ARVANITAS, ARNAUTË!

Disa ditë më parë dëgjova një ?bisedë televizive ku tregonte se një shqipëtar me fëmijën e tij ishte Greqi dhe po blinte diçka një dyqan. Vajza e vogël foli shqip. Tregtari, ishte një arvanitas.

Të folurit shqip të vajzës e habiti arvanitasin dhe filloi dialogu:

Arvanitasi e pyet shqiptarin:Ju flisni arvanitshe?. Ku e keni mësuar!?. Shqipatari: Jo ne flasim shqip. Kjo është gjuha jonë dhe e juaja. Jemi vëllezër, të një gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin kombëtar, si dhe coptimin e trojeveshqiptare.

Kjo bisedë tepër interesante, e mahnitshme, më tërhoqi vëmëndjen ndaj po e trajtoj shkurt.

Nuk komentoj sepse fragmenti, është i qartë dhe tregon se me kombin shqiptar veç sulmeve të rënda duke na copëtuar me vendosjen e kufijve politikë, duan të na shkatërrojnë me shpërbërje vëllazërore, për tu bërë dy, tre a 500 kombe! Me këtë rast përshëndes gjithë shqiptarët kudo ndodhen, arvanitasit, arbëreshët, arrnautët, se pavarësht nga besimet fetare, të gjithë ne, së bashku me këto emërtime jemi vëllezër, të një race, etnie, gjaku, gjuhe, zakoneve dhe traditave. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, besimin, bashkëpunimin, së bashku të veprojmë me përkushtim për rritjen e unitetit dhe ndërgjegjen kombëtare.

Qoftë i mbarë e i begatë 2025 e vitet që do vjjnë.

9

NJË TELEFONATE NGA HISTORIANI I ÇAMËRISË

mbrëmjen e shtunës 21 Dhjetorit 2024, në orën 18.10, ra zilja e telefonit dhe një zë i ëmbël, plot dashuri dhe me mall më përshëndeti. Ishte zëri i birit të Çamërisë, historiani rrëzanjot, i cili ka bërë një punë të madhe, të vërtetë, të saktë për njohjen e historisë Rajonit Çamërisë dhe të banorëve asaj treve. Ishte Hajredin Isufi, bashkëfshatari e mik me Dahrinjtë. Unë e vlerësoj jo vetëm si patriot, por si krijues, hulumtues, studjues i zellshëm, me plot vullnet për të bërë të njohur, të panjohurën e diktuar nga gjeopolitika e kohës, mbi 110 vjeçare. Biseduam pak gjatë sepse na pëlqente të dëgjonim zërin e njëri- tjetrit, kishim mall, na bëhej sikur zërat vinin nga Rrëzanji, nga Vatani ku kemi lindur dikur para 8 -9 dekadave. Kishin kaluar plot 20 vjet (2004) pa u takuar dhe pa u dëgjuar mes nesh. Në nderim dhe respekt të këtij historiani që edhe pse në kushtet e një ambienti aspak dashamirës, Hajredini shkruante historinë e rajonit dhe të prindërve tanë. Kurajoz, tepër i kujdeshëm, i saktë dhe i vërtetë.

Në dijeninë time, Hajredini është ndër të parët historianë me origjinë nga Thesprotia për 70 vjet i është kushtuar me përgjegjësi të lartë historisë së vendlindjes së tij dhe të të parëve tanë. 80 vjet parë, dy ne, moshat 6 dhe 10 vjeçare, bashku me familjet tona dhe banorët e rajonit morëm rrugën e mërgimit (në drejtim të pa ditur), lamë mbrapa krahëve vatrat tona, por jo ngrohtësinë që japin vatrat e shpirtrave dhe zemrave prindërore ndër mijëvjeçarë. Sot, të dy, në moshat e treta, qytete ndryshme, flasim në telefon dhe krahas përshëndetjeve, qintat apo në të mijërat e sekondave, kujtohen rrugëtimet tona tetëdhjetë vjeçare, me mirat dhe vështirësitë e llojeve nga veçantat që i ndodhin njerëzisë. Është kjo arësyeja që më shtyu për t’a ndarë me ju këtë telefonatë, të nderuar miq. Jemi kushërinj me Hajredinin dhe komshi në fshatin tonë të lindjes. Si të tillë dhe si patriotë që jemi, i uroj jetë të shëndetshme, mirësi dhe me lutje të shpejtojë të shkruajë gjetjet e reja për ndodhitë e Çamërisë, arbëroro-epirote. Miq të mirë! Ju uroj: “Gëzuar vitin e Ri 2025. Sjelltë mirësi dhe begati në familjet tuaja”.

Tiranë, 29 //12/2024.-


(Hajredin Isufi/Fahri Dahri)

10

MIRËNJOHJE PROFESOR

FATMIRIT PËR “FJALA E LIRË”

Njeriu është i paisur me komplekse, si qenie e tillë për veprimtarinë e tij në jetë vlerësimet, apo qendrimet ndaj njëri-tjetrit kanë vlera të rëndësishme sociale. Sipas Roger Scruton

(filozof, shkrimtar anglez), shkruan: “Duke folur në vetë të parë ne mund të bëjmë deklarata mbi veten, të japim përgjigje dhe të angazhohemi në arësyetime dhe këshilla në mënyra tejkalojnë gjitha metodat normale të zbulimit. Si rezultat, ne mund të marrim pjesë në dialogë të ngritur mbi sigurinë se, kur unë dhe ti flasim sinqerisht, se ajo që themi është e vërtetë: ne po flasim “sipas mendjes sonë”. Kjo është zemra e kontaktit Unë-Ti.”.

Nisur nga sa sipër, do ndalem tek shkrimi i profesor Fatmir Terziut, publikuar tek revista „Fjala e Lirë” datë. 22/11/2024. “Tre libra dhimbjesh për Çamërinë”.

E vërtetë, njohja jonë është virtuale dhe e arrirë në saje të punës tuaj të ndritur me portalin “Fjala e Lirë”.     Kam vite që ndjehem komod me ndihmesën tuaj në botimin e shkrimeve mia. Nuk do zgjatem me historinë fatkeqe ndalimit shkrimit shqip, që edhe në rajonin etnik shqiptar të Çamërisë, siç dihet tashmë ndër shekuj nuk ishte i lejuar shkrimi dhe këndimi shqip. Kështu ishte me romakët, bizantët, osmanët, me grekun dhe serbin. Mbas vitit 1990 u çliruam nga skllavëria dhe me zell u fillua të shkruhej për ato që ndaloheshin të shkruheshin. Ndaj boshllëqeve shekullore, kërkohej zbulimi i të vërtetave historike të kombit shqiptar dhe, në rastin konkret të shqiptarëve të Çamërisë.

Ishte një domosdodhmëri për plotësimin e Amaneteve të të parëve tanë, të cilëve siç u tha nuk u lejohej as shkrimi, as këndimi shqip.

Përpara kësaj situate të rëndë historike, morëm përsipër të hulumtojmë nëpër raftet e historisë për të zbuluar dhe informuar të vërtetat e kombit dhe të atyre rajoneve shqiptare që ligësia tepër e madhe europiane i ka shkëputur qëllimisht për të asimiluar këtë popull të lashtë.

Nuk duhet hallakatur për qendrimin armiqësor të Greqisë ndaj banorëve të Çamërisë. Masakrat dhe genoci i kryer ndaj tyre nga shteti grek i kohës, nuk ishin çastit, ato ishin strategi afro 200 vjeçare dhe si rrjedhojë:

a)- Hapësira territoriale e rajonit të Çamërisë me banorët e tij, siç shprehet populli ynë, ishin “denbabaden” etnos shqiptarë. Ky fakt ishte ankth dhe shqetësim i madh për Greqinë.

b)- Në vitet 1600 klerikët ortodoksë të udhëzuar nga Patriarkana e Stambollit, në rajonin e Çamërisë kryen vrasje, masakra, digjnin të gjallë banorë të rajonit që të konvertoheshin nga kripto paganë dhe katolikë, në ortodoksë dhe jo në myslimanë. Aksionet fetare vrasëse, i udhëhiqte Dionis Filozofi. Kujtojmë Revoltën e vitit 1611 e pergatitur nga Dionisi Metropolit (peshkop) i Larisës. Kryengritje (1611) që i kushtoi jetën disa qindra çamëve që nuk pranonin konvertimin në besimin e ortodoksisë greke po ashtu dhe disa qindra janinjotëve. Qendrimin armiqësor mbi baza fetare mbi 400 vjeçare e kurorëzoi kisha dhe shteti grek në vitin 1944 - mars 1945.

c)- Shteti grek e realizoi misionin e tij vrasës, shfarosës katër shekullor ndaj banorëve autoktonë Çamërisë i favoruzuar nga

qendrimet e “Boshtit” dhe të “Aleatëve”, që shtetin grek e ndihmuar me dhënien e fitores EDES-it, kur ELLAS-i ishte prag fitores (partizanëve).

Një kompromis mes Boshtit dhe Aleatëve. Në atë situatë gjeopolitike, le ta themi Botërore, banorët e rajonit të Çamërisë, të pa mbrojtur, të harrur nga të gjithë, ishin jashtë kritereve humane si të Boshtit dhe Aleatëve, të cilët mendonin për realizimin e influencave të zonave mes tyre .

Të fituarit e të drejtës së lirisë së fjalës, të çliruar nga censurat armiqësore, të pa besa dhe idiote; intelektualët tanë u përfshinë në misionin historik, atdhetar, human dhe me vullnet, me preokupim kontribuojnë për të nxjerrë në dritë të vërtetat. Janë shkruar e po shkruhet historia e fshehur, e varrosur në librat e historisë, të zhdukura nga bibliotekat, nga gjeografia, arkeologjia, të ndaluarit e folklorit, shkollave, etj.

Ka shumë autorë të nderuar që me risk për jetën e tyre, para viteve nëntëdhjetë nuk heshtën, me atdhe dashuri, me kurajo dhe me shumë kujdes mblodhën folklorin, mitet, përrallat, legjendat, dëshmitë e masakrave, genocidet që fqinjët veriorë e jugorë kanë shkaktuar ndaj kombit tonë. Nuk kanë munguar intelektualët me origjinë shqiptare që kanë shkruar për egërsitë e të huajve ndaj nesh, (nuk e shoh të nevojshme të citohen, mbasi njihen botërisht). Megjithatë rendisim disa intelektualë nga Shqipëria e Çamëria, si ndër më të shquarit para 1990-tës: Qamil Izet Çami; Musa Demi; Mehmet Sejko; Rasih be Dino; Bilal Xhaferri, Fatos Mero Rrapaj.

Botime të tjera me vlera historike, shkencore, mbas tyre në kohë, kanë realizuar shkrime ku trajtojnë vërtetat për Çamërinë dhe banorët e saj: Hajredin Isufi; Hekuran Halili; Arben Iliazi; Selman Sheme; Namik Selmani; Resmi Osmani; Fahri Dahri; Bedri Myftari; Enver Kushi; Hyqmet Zane; Ilirian Dahri; Ildije Xhemali; Natasha Dahriu, Luela Myftari; Sildi Koqini; Hidajete Xhelo; Shefki Hysa, Arben Kondi; Sali Bollati; Alket Veliu; Enkel Demi dhe shumë të tjerë.

Pa mëdyshje dhe me bindje themi se censurat shekullore të ndalimit të shkrimit dhe leximit shqip me vendosjen e alfabetit në Kongresin e Manastirit, 22/11/1908, kanë mbushur boshllëqet duke nxjerrë në dritë të fshehtat, të heshturat, të vërtetat e kombit tonë. Çdo ditë e më shumë, rrjedhojë e punës hulumtuese, studjuese, po rritet e zgjerohet njohja, respekti, për shqipëtarët të cilët në kohë e vende shumta kanë dhënë kontribute të çmuara në rang botëror.

Sot Shqipëria është zgjuar nga gjumi i detyruar dhe jep kontribut në instancat më të larta Botërore. Pse ndodhi kjo? Sepse e vërteta sado mbulohet, vjen një kohë dhe vëndin që meriton. Arritjet sigurohen me arsimim, me dije, me studime, me shkrime të bazuara në të vërtetat dhe vetëm në ‘to. Këto mundësi realizohen edhe me ndihmesën e portaleve të ngritura nga personalitete të përgjegjshëm, të përkushtuar ndaj historisë së Atdheut dhe popullit të tyre. Një vend me rëndësi parësore ka dhënë dhe jep portali “Fjala e Lirë” e drejtuar me mjeshtri artistike dhe me ndjenja të larta atdhetare nga Profesor Doktor Fatmir Terziu; apo “Zemra Shqiptare”; Revista “Drini”; pa mohuar edhe portale të tjera, që për çudi shumica veprojnë jashtë Shqipërisë!.

Artikulli mori shkasë nga shkrimi i profesor

Fatmirit, botuar tek “Fjala e Lirë”, siç u tha në fillim. Profesor Fatmirin e falenderoj për konsideratat dhe i uroj gjithëmonë suksese e mirësi. Respekte.

Fahri Dahri, 25/11/2024.-

11

REFLEKETIME BASHKËBISEDIM VËLLAZËROR ME

PROFESOR HAJREDIN ISUFI

(Në facebook, datë 20 Janar 2026).

I.-Hajredin Isufi: I dashuri Fahri, faleminderit shumë për fjalët e ngrohta dhe për të përzëmërta që shkruan për mua në profilin tënd. Fahri, unë nuk kam ndonjë gjë veçantë, por përveç pasionit për të folur për vatrat tona, rrugët tona, shtëpitë tona që qajnë për njerëz dhe nuk njohin pjestarët e familjes. Ne, brezi jonë përfshirë edhe ty, i mbajmë mend rrugët dhe rrugicat e fshatit, mbajmë mend lagjet: Hoxhenjtë, Çuçat, Zekat etj.

Të gjitha këto na shtojnë mallin dhe mua më janë bërë ushqim dhe pasion sa jem gjallë ta përshkruaj fshatin tim dhe të gjithë Çamërinë. Kam një merak se komuniteti ynë ka harruar gjithçka, madje edhe vendin, Çamërinë. Këtë e nis nga brezi më i ri që është sot, deri nga njerëzit e mi më të afërt që pak përkushtim dhe interesim kanë për trojet e të parëve të tyre, të baballarëve të gjyshërve e stërgjyshërve. Sot në Shqipëri jeton brezi i pestë i çamëve, nuk dua ti hyj temës sa p ujiërkushtuar janë brezi i tretë, i katërt, i pestë, megjithat ti mbetesh një shembull i mirë që dashurinë për vendin e trojet e të parëve tanë ja ke shtirë në zemër femijeve të tu. Kaq për sot…Ti mbetesh njeriu im i dashur. Dua të të kujtoj se me datë 29 janar, tek 15 katëshi ora 17:00 promovohen dy vëllime historike për Çamërinë me dokumenta 1913-1945, në shqip, turqisht dhe anglisht. Po gjete mundësinë me nipat e tu do bësh mirë.

Të përqafoj e të fala fëmijëve e zonjës! Mirëupjekshim!

II.-Fahri Dahri. Mirëmbrëma vëlla. Gjithçka që ke shkruar janë leksione historike dhe të vërteta. Është kënaqësi për mua kur komunikojmë sëbashku. Vërtet mbajmë mënd dhromet, shtëpitë, lagjet e fshatit, lumin Thyamis (Kalama), Aheron, Potamenë, Dulgën, etj. Kishin kaluar plot 60 vite nga koha kur u mërguam nga shtëpitë tona. Në vitin 2004 mu dha mundësia për të shkuar në vatrënn time.U ndjeva i kënaqur që erdhi ai rast i pritur gjithëmonë për ta rifreskuar. E vizitova rajonin. Ishte ajo vizitë që më ringjalli dhe më nxiti të shkruaj për ç’farë dija, për ato që u ndesha gjatë jetës dhe që hulumtova.

Gjithmonë vetëm për të vërtetat. Pa u zgjatur edhe ky shkrim i juaji flet shumë, jo për mua dhe për ty, por për ata që janë pas nesh dhe pas atyre. Për veprimtarinë tuaj janë pak ato që kam shkruar. Botimet tuaja janë thesare historike, gjeografike, demografike, social-kulturore. Është memorja jonë kolektive.

duhet jem i qartë me miqtë tanë lexues. Zotërinj! Unë dhe Hajredini aktualisht jemi në të nëntëdhjetat, si të tillë nuk kemi ambicje për lëvdata, as për poste, as për të mira materiale, ne shkruajmë për ju; brezat që do pasojnë; për Çamërinë tonë; për prindërit tanë; për vuajtjet e banorëve të asaj treve që nga koha kur u çmëndën Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk morën parasysh as ligjet e nxjerra prej tyre. Shkruajmë për ju që keni gjak dhe zemër për vendin e parëve tanë. Lëvdata për ne, është kënaqësia nëse kemi arritur që me trajtimet tona, ato çfarë kemi parë, dëgjuar nga prindërit, të cilët u përballën gjatë jetës së tyre me AntiKrishtin, të kuptohen dhe të mos harrohen, të vlejnë për sigurinë e jetës ndër breza. Të kuptohen mashtrimet; shpifjet (të

rrëmet); të jeni të përgaditur për t’u përballur me sukses ndaj kurtheve, censurave, pabesive e dredhive që kanë ndodhur, të cilat vazhdojnë edhe sot kundër kombit tonë, në veçanti të rajonit të Çamërisë dhe prindërve tanë të shekullit XX. Respekte për të gjithë! Tiranë më 20 Janar 2026.-

12

DY KOMENTE PËR TEMËN: “KOHA PËR TU KTHYER NË ÇAMËRI

Në intervistën për temën e mësipërme, intervistuesit përmendën qendrimet e tyre

ndaj “Çështjes Çame”. Nuk ndalem në ç’farë kanë trajtuar. Është e drejta e tyre. Duke mos qenë në ato intervista, jap qendrimin tim, si bashkëkohës i atyre ngjarjeve përgjakshme; të një fatkeqësije tronditëse në përmasa të mëdha, ku ndaj rajonit të Çamërisë dhe banorëve autoktonë të fisit thesprot/çam, veproi egërsisht shteti grek ndaj një populli të pafajshëm ligjërisht, por të padëshiruar etnikisht e fetarisht nga kushtetuta greke e quajtur “Megalloidea”. Për ato trajtime temës: “Koha për tu kthyer në Çamëri”, postova dy komente në dy kohë dhe

konkretisht:

a)-Një vit më parë: Nuk humbet vendi i të parëve tanë. Ajo ka qenë dhe do jetë tokë shqiptare dhe atje do jetojnë pasardhësit tanë derisa të shuhet Bota.

b)- Sot me datë 22 /01/2026, dëgjova përsëri bisedat rreth genocidi grek ndaj çamëve.

Ne, çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi (mbas 1913 na kaluan Fuqitë e Mëdha në pakicë kombëtare). Ishim pasardhës të thesprotëve, të zotët e vendit, kur nuk kishte Greqi dhe as Romë. Ishim popull autokton denbabaden.

Në atë intervistë u fol se në atë kohë u paska diskutuar dhe mundësia e shpërnguljes së çamëve autoktonë nga Çamëria për t’u vendosr në Dropull dhe minoriteti grek, jo autokton në Dropull të vendosej në Çamëri.

Në formimin tim atdhetar, ajo ide e hedhur nëse realizohej do përbënte një tradhëti kombëtare të rëndë.

Politikat janë pjellë kuçedrave (1) vetëm shkatrrojnë. Çamëria është tokë shqiptare siç është dhe Dropulli tokë shqiptare. Ndërsa çamët ishin etni shqiptare dhe në vendin e tyre autokton, nuk mund të njësoheshin me banorë etnive jo shqiptare dhe jo vendin e tyre.

Nëse në atë periudhë do të bëhej trajtimi i këmbimit, siç u deklarua në këtë intervistë, do të konsiderohej tradhëti e pastër kombëtare.

Del e qartë se në atë supozim këmbim banorësh, ku toka është në të dy rastet shqiptare, ndërsa banorët nuk janë të një gjaku, as të një gjeografie.

Në ato kushte krijohej pabarazia, inferioriteti shtetëror, tjetërsoheshin territore, do krijoheshin probleme të rënda ndërshtetërote dhe shoqërore.

Ishin në ato kushte pabarazie, të cilat përballeshin me tradhëti ndaj Atdheut, të cilat nuk e bënin të mundur si këmbimin e territoreve ashtu dhe banorët. Mendoj kjo do të ishte arësyeja e vërtetë dhe jo ndërhyrja angleze. Veç kësaj duhet theksuar se mes atyre territoreve ka dallime mëdha lidhur me antikitetin, me vlerat e lashta historike, me relievin gjeografik, me trashëgimi historiko-kulturore dhe sociale.

Nuk mendoj se kërkoj shumë, kur lutem që çdo kujt i bie mundësia të flasë për trevën e Thesproti/ Çamërisë, të mbajë mirë parasysh përdorimin e llogjikës, kjo mbasi të ketë marrë informacion të saktë nga historia e antikitetit, mesjetës dhe modernes.

Po ashtu kur ndokush merr përsipër të zhvillojë temën e një këmbimi pamundur, të përdorë llogjikën. Po e mbyll këtë pjesës flet për Çamërinë me një thënie të Bertold Brecht-1898 -1956, poet, shkrimtarë, dramaturg, gjerman: “Ai që nuk njeh të vertetën, është thjeshtë budalla. Por, ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel”. "(Cit, ub3, fq-79)! ”(fb,dt. 25/01/2026).

Shënim (1): Përfytyroheshin si gjarpërinj shumë të mëdhenj, me 7 shtatë deri 12 kokë, hanin njerëz dhe bënin dëme dhe këqija.

Tiranë, 28/01/2026.-

13

ÇDO FILLIM KA DHE MBARIM.

Me përfundimin e këtyre ngjarjeve, shkrimi: “Ndëgjjegjësimi për genocidin grek ndaj çamëve, memorje e paraardhësve zgjidhet me sukses, nëse “Çështja Çame” do merret seriozisht problem kombëtar”, si një dhuratë nga “Fjala e Lirë” ishte botuar shkrimi i profesor Fatmir Terziu, ku jepej, po e quaj kështu, oponenca për tre botimet e mia mbi Çamërinë. Mbasi e lexova, ndjeva se duhet të reflektoj. Duke përfshirë edhe këtë oponence në botim, duhet të mbyll me nder misionin në plotësimin e Amanetit të të parëve tanë.

Njihemi me Oponencën profesor Fatmir Terziut: Fatmir Terziu: Identiteti Çam, mes shkrimeve, studimeve dhe botimeve të Fahri Dahrit. Në hapësirën e ndërlikuar të diskurseve mbi Çamërinë, ku historia, kujtesa kolektive, politika dhe e drejta ndërthuren shpesh në mënyrë konfliktuale, emri i Fahri Dahrit zë një vend të veçantë. Ai nuk është thjesht një autor i çështjes çame, por një dëshmitar i drejtpërdrejtë i saj, një zë që vjen nga përvoja personale, nga rrënjët dhe nga trauma historike, për t’u shndërruar në një projekt të qëndrueshëm shkrimi, studimi e dokumentimi. Identiteti çam, në veprën e Dahrit, nuk trajtohet si një kategori e mbyllur etnike, por si një realitet historik i mohuar, i dhunuar dhe i shtrembëruar ndër shekuj. I lindur në Risian (Rrëzanj) të rrethit të Gumenicës, në zemër të Çamërisë, më 18 dhjetor 1937, Fahri Dahri bart në vetvete përvojën e brezit pa shpërnguljen, dhimbjen dhe fshirjen e dhunshme nga hapësira e vet natyrore. Përvoja personale, e kombinuar me formimin e tij akademik në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe me një jetë pune në institucione shtetërore, i jep shkrimeve të tij një karakter të dyfishtë: emocional dhe racional, dëshmitar dhe studiues njëkohësisht. Banimi i tij mes Tiranës, Bergamos dhe Londrës e ka ndihmuar shohë çështjen çame jo vetëm nga këndvështrimi lokal, por edhe në raport me diskurset europiane mbi drejtat e njeriut, minoritetet dhe kujtesën historike.

Në librin “Realitete që vuvosin (mbyllin gojën) akuzat greke (Tiranë, 2016), Dahri ndërton një tekst kompleks, që lëviz mes studimit historik, analizës politike, polemikës publike dhe reflektimit personal. Këtu, identiteti çam shfaqet si objekt i një politike të qëndrueshme asimilimi dhe përjashtimi, ku lakmitë territoriale dhe armiqësitë etnofetare kanë prodhuar viktimizimin e një popullsie autoktone shqiptare. Autori ndalet veçanërisht te roli i kishës ortodokse greke, te racizmi etnofetar dhe te manipulimi i burimeve historike, duke e konsideruar “çështjen çame” jo si një episod të mbllur, por si një plagë të hapur që kërkon seriozitet, transparencë, pendim, dëmshpërblim dhe falje. Në këtë libër, Fahri Dahri shfaqet si polemist i drejtpërdrejtë, por edhe si arkivist i kujtesës, duke përfshirë letra të hapura, mesazhe publike, komente dhe reflektime që e vendosin Çamërinë në një kontekst më të gjerë të normalitetit dhe jo normalitetit shoqëror shqiptar.

Ndërsa “Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë” (Botimet Vllamasi, 2017) e thellon këtë diskurs në një plan më shpirtëror dhe narrativ. Që në parathënien e cilësuar si “Enciklopedia e shpirtit çam”, libri shndërrohet në një mozaik zërash, dokumentesh, rrëfimesh, analizash dhe teksteve letrare. Këtu, identiteti çam nuk është vetëm histori e dhunës, por edhe kulturë, këngë, legjendë, ndjenjë dhe rezistencë morale. Referencat ndaj ditarëve të oficerëve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, trajtimi i genocidit grek ndaj çamëve, reflektimet mbi kombin dhe ndërgjegjen kombëtare, si dhe përfshirja e tregimeve artistike si “Këmisha e Agushit”, e kthejnë librin një hapësirë ku dokumenti dhe letërsia bashkëjetojnë. Kjo bashkëjetesë e zhanreve tregon se për Dahri-n, identiteti çam nuk mund kuptohet vetëm me gjuhën e ftohtë të arkivit, por kërkon edhe gjuhën e dhimbjes dhe kujtesës gjallë. Kulmi i këtij projekti intelektual mund të shihet te Enigma e Çamërisë” (Bergamo–Tiranë, 2019), ku autori përpiqet të sistemojë dhe sintetizojë gjithë problematikën çame në një kornizë historike, gjeografike dhe kulturore të gjerë. Duke nisur nga hartat administrative të Thesproti -Çamërisë, nga lashtësia pellazgjike dhe nga roli i Dodonës, Fahri Dahri e vendos Çamërinë një vazhdimësi historike sfidon narrativat zyrtare greke. Ai polemizon hapur me fetishizimin e ortodoksisë, me frikën institucionale greke ndaj Çamërisë dhe me përpjekjet për të relativizuar të vërtetën përmes demagogjisë dhe marrëveshjeve politike. Te ky libër, identiteti çam shfaqet si enigmë vetëm për ata që nuk duan ta shohin të vërtetën, sepse, siç sugjeron autori, e vërteta mund venitet, por nuk shuhet.

Në tërësi, vepra e Fahri Dahrit përbën një corpus të gjerë dhe të larmishëm, ku identiteti çam trajtohet si histori e mohuar, si çështje e pazgjidhur politike, si traumë kolektive dhe si pasuri kulturore. Librat e tij nuk synojnë vetëm të informojnë, por të zgjojnë ndërgjegje, të sfidojnë heshtjen dhe të ruajnë kujtesën. Në këtë kuptim, Fahri Dahri nuk është thjesht kronikan i Çamërisë, por një ndërtues i kujtesës së saj moderne, ku fjala e shkruar bëhet akt rezistence dhe identiteti çam shndërrohet nga objekt i mohimit subjekt të historisë. Ky projekt i qëndrueshëm i shkrimit dhe studimit e vendos Fahri Dahri-n në një pozitë të veçantë brenda autorësisë shqiptare mbi Çamërinë: ai nuk shkruan nga distanca akademike e ftohtë, por as nuk mbetet peng i një diskursi thjesht emocional. Në veprën e tij, identiteti çam artikulohet si ndërthurje mes faktit historik, kujtesës familjare dhe përgjegjësisë morale të brezave. Kjo e bën shkrimin e tij shpesh polemik, herë-herë të drejtpërdrejtë dhe sfidues, por gjithnjë të orientuar drejt ruajtjes së një të vërtete që rrezikon të tretet në harresë ose të deformohet nga interesat politike. Një element thelbësor i mendimit të Dahrit është këmbëngulja se Çamëria nuk është një çështje e kaluarës, por një realitet i pazgjidhur që vazhdon të o ndikojë marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe vetëdijen kombëtare shqiptare. Ai e kundërshton fort idenë e “këmbimit” të historisë me integrimin europian, duke theksuar se anëtarësimi Bashkimin Europian nuk mund ndërtohet mbi  heshtjen e krimeve, mbi fshirjen e toponimeve, mbi mohimin e pronës dhe mbi zhdukjen e identitetit etnik. Në këtë prizëm, identiteti çam bëhet provë lakmusi për seriozitetin e Europës ndaj parimeve të saj themelore të drejtësisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e veprës së Dahrit është lufta kundër asimilimit kulturor dhe historik. Përmes trajtimit të toponimeve, njësive administrative, këngëve popullore, legjendave dhe rrëfimeve lokale, ai përpiqet të dëshmojë vazhdimësinë shqiptare të Thesproti-Çamërisë. Këto elemente nuk shërbejnë thjesht si zbukurim etnografik, por si argumente identitare, kundërshtojnë

narrativat zyrtare për një hapësirë “pa histori shqiptare”.Kështu, identiteti çam shkrimet e Dahrit shfaqet si një strukturë e gjallë kulturore, që mbijeton përmes gjuhës, kujtesës dhe traditës, edhe kur territori fizik është humbur.

librat e tij vërehet gjithashtu një reflektim i vazhdueshëm mbi rolin e elitave politike dhe intelektuale shqiptare. Dahri nuk kursen kritikën ndaj mungesës së qëndrueshmërisë, ndaj heshtjes institucionale dhe ndaj përdorimit sporadik të “çështjes çame” për interesa momentale. Për të, identiteti çam nuk mund të reduktohet në slogan apo përvjetor përkujtimor, por kërkon një strategji afatgjatë, të bazuar në studim serioz, dokumentim shkencor dhe diplomaci të përgjegjshme. Në këtë sens, shkrimet e tij marrin edhe funksionin e një thirrjeje morale, drejtuar shoqërisë shqiptare për mos e braktisur këtë pjesë vetes historike. planin stilistik, Fahri Dahri lëviz lirshëm mes analizës, eseistikës, publicistikës dhe rrëfimit letrar. Kjo shumësi zhanresh pasqyron vetë natyrën e identitetit çam, i cili nuk mund të shpjegohet me një diskurs vetëm. Herë fjala e tij është e ashpër dhe akuzuese, herë meditative dhe introspektive, herë narrative dhe simbolike. Pikërisht kjo larmi e bën veprën e tij një arkiv të hapur, ku studiuesi, lexuesi i zakonshëm dhe dëshmitari i historisë mund të gjejnë secili një hyrje të vetën. Si rrjedhim, identiteti çam, ashtu siç artikulohet në shkrimet, studimet dhe botimet e Fahri Dahrit, shfaqet si një identitet i qëndresës. Ai është identitet i dhimbjes, por jo i dorëzimit; i kujtesës, por jo i nostalgjisë sterile; i kërkesës për drejtësi, por jo i urrejtjes. Vepra e Dahrit mbetet një dëshmi se fjala e shkruar mund të shndërrohet në mjet mbijetese kulturore dhe morale, duke e ruajtur Çamërinë jo vetëm si një hapësirë të humbur gjeografike, por si një pjesë të gjallë dhe të pandashme të identitetit shqiptar. këtë vijimësi mendimi, Fahri Dahri shfaqet gjithnjë e qartë si një autor që e kupton identitetin çam jo vetëm si trashëgimi të dhimbshme, por si përgjegjësi të së tashmes. Ai i rikthehet vazhdimisht idesë se kujtesa, nëse nuk strukturohet dhe nuk artikulohet në mënyrë të ndërgjegjshme, rrezikon mbetet thjesht një arkiv emocionesh. Për këtë arsye, veprat e tij synojnë ta shndërrojnë kujtesën në argument, dëshminë në provë, rrëfimin në dokument. Kjo qasje e vendos Çamërinë një diskurs modern drejtësisë tranzicionale, ku e shkuara nuk kërkon hakmarrje, por njohje dhe përgjegjësi. Një dimension i veçantë i shkrimeve të Dahrit është përpjekja për ta çliruar çështjen çame nga izolimi nacionalist.

Ai këmbëngul se kjo çështje duhet të lexohet edhe në gjuhën universale të të drejtave të njeriut, të konventave ndërkombëtare dhe të praktikave europiane të ballafaqimit me krimet historike. Në këtë kuptim, identiteti çam shndërrohet nga një problem bilateral shqiptaro-grek në një çështje parimore, që prek vetë koherencën morale të Europës bashkëkohore. Kjo është arsyeja pse Dahri u drejtohet shpesh institucioneve, mediave dhe opinionit publik ndërkombëtar, duke kërkuar seriozitet dhe besueshmëri në trajtimin e fakteve historike.

Po aq domethënës është raporti i autorit me brezat e rinj. Në shumë nga shkrimet dhe reflektimet e tij, Dahri shpreh shqetësimin se identiteti çam rrezikon të mbetet i panjohur ose i fragmentuar për brezat që nuk e kanë përjetuar drejtpërdrejt traumën e dëbimit. Për këtë arsye, librat e tij marrin edhe një funksion didak0tik: ata synojnë të ndërtojnë ura mes kujtesës brezit dëshmitarëve dhe ndërgjegjes së brezit të pasardhësve.

Identiteti çam, në këtë prizëm, nuk është vetëm kujtim i shkuarës, por edhe formësim i vetëdijes qytetare të së ardhmes. Në disa tekste, veçanërisht në reflektimet mbi demokracinë, zgjedhësit dhe të zgjedhurit, si dhe mbi rolin e vlerave morale në qeverisje, Dahri e lidh fatin e Çamërisë me gjendjen e përgjithshme të shoqërisë shqiptare. Ai sugjeron se një shoqëri që nuk di të mbrojë të vërtetën e vet historike vështirë se mund të ndërtojë institucione të qëndrueshme dhe një demokraci funksionale. Kështu, identiteti çam shndërrohet në një pasqyrë kritike, përmes së cilës mund të lexohet niveli i ndërgjegjes kombëtare dhe qytetare.

Në planin narrativ dhe simbolik, Dahri shpesh përdor figura të dhimbjes së mbetur pezull, të vdekjes “të mbetur gjallë”, të amanetit të pashkruar. Këto figura nuk janë vetëm metafora letrare, por forma artikulimit të një identiteti të përjashtuar, që jeton në ndërmjetësi: mes atdheut të humbur dhe atdheut përkohshëm, mes heshtjes dhe fjalës, mes harresës dhe kujtesës. Kjo gjendje ndërmjetësie e bën identitetin çam, veprën e Dahrit, një identitet hapur, pambyllur, që kërkon vazhdimisht ripohim dhe njohje. Në këtë mënyrë, korpusi i shkrimeve, studimeve dhe botimeve Fahri Dahrit mund lexohet si një projekt i gjatë rezistence kulturore. Ai ndërton një narrativë i kundërvihet zhdukjes simbolike, duke e kthyer Çamërinë në një hapësirë të gjallë diskursive. Identiteti çam, ashtu siç del nga veprat e tij, nuk është vetëm kujtesë e një padrejtësie, por edhe kërkesë për drejtësi, dinjitet dhe barazi. Dhe pikërisht këtu qëndron vlera më e qëndrueshme e kësaj vepre: ajo e mban të hapur dialogun me historinë, me të tashmen dhe me të ardhmen, duke refuzuar mbylljen e një çështjeje ende nuk ka marrë përgjigjen e saj morale e institucionale. Në mbyllje, kur lexohet në tërësi vepra e Fahri Dahrit dhe veçanërisht tri librat themelorë “Realitete që vuvosin akuzat greke”, Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë dhe Enigma e Çamërisë”, bëhet e qartë se nuk kemi të bëjmë me tri botime të ndara, por me një trup të vetëm mendimi, një arkitekturë të qëndrueshme reflektimi dhe qëndrimi moral. Secili libër mban peshën e vet tematike dhe metodologjike, por bashku ata ndërtojnë një vizion koherent mbi identitetin çam, mbi fatin historik të Çamërisë dhe mbi detyrimin e shoqërisë shqiptare për ta mbajtur këtë çështje hapur dhe dinjitoze.Te Realitete vuvosin akuzat greke”, Fahri Dahri vendos themelet e argumentit racional dhe dokumentar. Ky libër funksionon si një akt-akuzë e ndërtuar mbi fakte, analiza historike, polemika publike dhe ndërhyrje qytetare. Këtu, identiteti çam shfaqet si subjekt i një padrejtësie të strukturuar dhe të vazhdueshme, ku mohimi, asimilimi dhe viktimizimi nuk janë aksidente historike, por politika të menduara. Autori e sfidon hapur diskursin zyrtar grek dhe njëkohësisht denoncon mungesën e seriozitetit institucional, duke e kthyer librin në një thirrje për transparencë, përgjegjësi dhe ballafaqim me të vërtetën. Ky është libri ku mendimi i Dahrit merr formën e një qëndrimi të prerë qytetar dhe kombëtar.

Ndërsa “Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë” e zhvendos këtë qëndrim në një plan më të thellë njerëzor dhe kulturor. Në këtë vepër, identiteti çam nuk është më vetëm objekt studimi apo polemike, por bëhet përvojë e jetuar, kujtesë e mishëruar në rrëfim, këngë, legjendë, tregim dhe reflektim moral. Këtu, Dahri i jep shpirtit çam, duke e ruajtur atë nga rreziku i ftohjes arkivore Dhembja dhe

“moshkalli” nuk janë vetëm metafora të vuajtjes, por shenja të një qëndrueshmërie morale që ka mbijetuar përmes brezave. Ky libër e plotëson dimensionin racional të veprës së tij me një dimension emocional dhe etik, pa cilin identiteti çam do mbetej i cunguar. Me Enigma e Çamërisë”, Fahri Dahri arrin1 një fazë sintetizuese dhe konceptuale të mendimit të tij. Këtu, Çamëria trajtohet në thellësi historike, gjeografike dhe qytetëruese, duke u vendosur një vazhdimësi shkon nga lashtësia pellazgjike te sfidat bashkëkohore europiane. Autori nuk mjaftohet më vetëm me denoncimin e padrejtësisë, por kërkon ta çmontojë mitin e “enigmës” duke treguar se ajo ekziston vetëm aty ku mungon vullneti për të njohur të vërtetën. Ky libër është përpjekja më e qartë për ta sistemuar identitetin çam sifakt historik, si realitet kulturor dhe si çështje politike ende e hapur, duke e nxjerrë atë nga periferia e diskursit publik.Të marra së bashku, këto tri vepra përfaqësojnë tërësinë e mendimit të Fahri Dahrit: një mendim që lëviz nga dokumenti te kujtesa, nga polemika te reflektimi, nga dhimbja te kërkesa për drejtësi. Identiteti çam, në këtë korpus, nuk është një relike e shkuarës, por një substancë e gjallë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Dahri nuk kërkon vetëm rikthimin simbolik Çamërisë në hartën e kujtesës, por edhe rivendosjen e saj në një kornizë morale dhe juridike që i përket kohës sonë. fund, vepra e Fahri Dahrit mbetet një testament i qëndrueshmërisë intelektuale dhe etike. Ajo dëshmon se fjala e shkruar, kur mbështetet në përvojë, dije dhe ndershmëri morale, mund të shndërrohet në formë rezistence ndaj harresës dhe shtrembërimit historik. Përmes këtyre librave, Çamëria nuk mbetet vetëm një kujtim i dhimbshëm, por shndërrohet në një kërkesë të vazhdueshme për dinjitet, njohje dhe drejtësi, një kërkesë që, falë mendimit të Fahri Dahrit, vazhdon të artikulohet me këmbëngulje dhe përgjegjësi në hapësirën shqiptare dhe përtej saj.

Fahri Dahri. Trajtimi që ju profesor i bëni botimeve të mia për Çamërinë, tregon se intelekti shqiptar është një veçori tjetër ku shoqërinë njerëzore e sheh si domosdoshmëri bashkëjetese, larg ecurive shekullore ku kanë mbretëruar luftërat, urrejtjet, mëllefet, zilitë dhe ndasitë etno-fetare. Ju, me vlerësimet që keni ndjerë, veç përforcimit të largimit nga armiqësitë ndërkombëshe, i tregoni lexuesave tanë shpirtin, karakterin paqësor shqiptar.

Unë, nuk e fsheh, ndjehem shumë i nderuar për konsideratat e vlerësimet që ju, profesor Fatmiri lartësuat një pjesë të territoriit shqiptar, përfshi dhe banorët autoktonë të atij rajoni. Nderime dhe respekt! Ju faleminderit juve dhe "Fjalës së Lirë" që keni hapur dyert për të treguar të vërtetat tona. Shqipëria etnike, do të eci përpara sëbashku me dardano-arbëroro-epirotët. Tiranë, më 28 Janar

2026.-

PJESA E DYTE

VUAJTJE FIZIKE, MATERIALE DHE SHPIRTËRORE SHQIPTARËVE ÇAMËRISË

1

RETROSPEKTIVË (Prapavështrim)

Largimi nga vendlindja moshë feminore dhe qëndrimi larg saj për 60 vjet, pa patur asnjë informacion, asnjë lloj komunikimi, madje i

ndaluar rrept?sisht për t’u vizituar, i mbyllur me porta të padukshme, por të hekurta nga njëra anë. Nga ana tjetër plot strese, trysni, nënvleftësime, shpifje, trajtime të diferencuara herë të drejtpërdrejta dhe herë të tërthorta. Të gjitha këto, ndikojnë në shtimin dhe dëndësimin e mjergullës shpie drejt shuarjes së imazhit, fshirjes nga kujtesa të relievit, deri në hutimin gati-gati të plotë për vendndodhjen e qytetit, fshatit, shtëpisë ku ke lindur.

Njerëz janë ata që ndërtojnë strategjira për të siguruar lumturi në kurriz të skllavërisë, vuajtjeve dhe mjerimit të të tjerëve, por edhe këta që lëndohen janë po ashtu njerëz!. Është kjo arësyeja që të gjithë njerëzit duhet të jenë vazhdimisht vigjilentë, ditë e netë pa pushim, qoftë dhe kur mendohet se gjithçka është nën kontroll.

Kështu më ndodhi në Qershorin e vitit 2004, ku mbas plot 6 dekadash u krijuan mundësitë për të shkuar në vendin me të cilin ishin prerë, këputur të gjitha llojet e lidhjeve që nga korriku 1944.

Me pamjen e parë nga deti më dukej sivend i huaj, diçka e brendshme më ngjallte hare, gezim dhe pa e fshehur ndjeja një krenari, e cila padyshim ishte fryt i dhururar nga pema e vendit që të lind. Ndërsa trageti voziste duke krijuar valë të lehta në detin e kaltërt të gjirit të Gumenicës i cili po bënte gjysëm rrotullimin për ankorim, na u shtuan emocionet dhe kujtimet.Pas pak do të shkelnim në tokën e vendlindjes, ngjarje që e prisnim prej 60 vitesh, zemra më gufonte, gjaku levizte më shpejt se herë tjetër, të paktën kështu më dukej.

Thonë se Çamëria nuk ekziston! Çamëria u gjet, ajo u shkel e tëra, pothuaj të gjitha fshatrat e qytetet.

U muar takim me vendlindjen, me Dheun që na kishte rënë koka. Çamëria u njoh, u pa, u gjet, ekziston, nuk është më e humbur, as e padukshme si efekt i mjergullave tejet të dëndura, apo që ishte gati e tretur në kujtesë. Pavarësisht dekadave larg saj, ajo tashmë është përsëri e gjallë, ekziston, është zgjuar dhe po zbukurohet, përgaditet për pritje të mëdha, për gëzimet madhështore. Thesprotia dhe komuniteti i saj çam, nuk shkon drejt shuarjes, por drejt përtëritjes! Pema, me rrënjët mijëvjçare e Çamërisë, e cila në vitet 1944-1945 kishte rreth 28 mijë degë me lule që u këputën nga dora gjakatere e shtetit dhe e kishës së atëhershme greke, nuk u tha, por jetoi, është shumëfishuar, është më e përtërirë, tani ajo ka mbi 250 mije degë të reja në Shqipëri, lulezojnë dhe përhapin aromën e këndshme, sikundër aromizonin jetën e këtij vendi në vitet dhe shekujt para 1913-tës Për mundësinë e realizimit të rikthimit, të rinjohjes së vendlindjes, duke shkuar disa herë, falënderoj djalin që mori guximin dhe realizoi këtë mrekulli, b?ri realitet një ëndërr shumëvjeçare. Vizita e parë dha mundësinë e fillimit të shkrimeve të para për mrekulitë e asaj krahine dhe vazhdimin gjërësisht të shkrimeve të shumta në të githa gjinitë letrare, nga autorë të shumtë, duke bërë të mundur jo vetëm njohjen e saj, por ringjalljen, rifreskimin e dashurisë, ngrohtësisë amëtare, si dhe besimin e palëkundur për kthimin në Identitet të Çamërisë.Falenderoj të gjithë autorët, të cilëve u jam referuar gjatë shkrimeve të librit “Amaneti Çam”, pasi më kanë ndihmuar në trajtimin me objektivitet të problemit të pakicës çame në Greqi.

I ndërgjegjshëm dhe i detyruar nga mungesa e bashkëbisedimit me ‘ta, kam cituar edhe fjali të marra nga shkrimet e tyre, duke i përshtatur dhe saktësuar të pa vërtetat e disa tezave apo përcaktimeve qellimshme ose jo, për të arritur vetëm tek e vërteta. Mallkim nënëshkruesve të vendosjes së kufijve në vitin 1913, që çamët nga zot, autoktonë të vendit të tyre, i kthyen në pakicë kombëtare dhe si rjedhojë shteti dhe kisha Greke i therën, i vranë, i dëbuan nga vendlindja. Akt terrorist, po afron shekulli i pa gjykuar dhe i pa dënuar! Autorëve, të prezantuar me anë të shkrimeve, që më dhanë mundësinë për t’u njohur me mendimet e tyre, u shpreh mirënjohje, qoftë dhe atyre që janë angazhuar për të kundërtën. Mbasi u njohëm me shkrimet e disa prej tyre kuptuam sa të varfër janë me argumentat, madje arrin deri sa nuk dinë se ç'farë të thonë, por mjaftohen me kamuflimet duke thënë se:"Ne grekët jemi zëmërgjerë, harrojmë shpejt, bëhemi si kalamajtë”, ose "çamët janë otomanë thelb"', "Ata janë vrasës dhe shejtanë budallenj’’, etj, etj, shprehje që nuk tregojnë asgjë, por thellë thellë nënkuptohet e kundërtën. Sot mbas 82 viteve vërtetohet se si harrojnë grekët. Le tua kujtojmë me mbajtjen në fuqi të Ligjit të luftës; me veton ndaj anëtarësimit Shqipërisë në BE, me mos lejimin e të moshuarvee të sotëm çamë për të vizituar shtëpitë e tyre të lindjes, etj. Kuptohet ata duan të mbulojnë krimet e paraardhësve të tyre që e kanë damkosur shtetin dhe kishën Greke me "Turpin më të madh të kohës". Do të vijë dita që krimet do gjykohen. Historikisht kështu ka ndodhur!.

Falënderoj Prof. Resmi Osmanin, i cili jo vetëm si mik e shok i vjetër, por dhe si një ish fëmi çam që mbeti jetim, se baba Taipin ia vranë grekët, bashkë me të kthyerit e tjerë (Dhjetor-Shkurt 1944-45); poetin, shkrimtarin Namik Selmani; shkrimtarin, poetin, Arben Iliazi, q? me sugjerimet e tyre më ndihmuan në performancën dhe rritjen e vlerave botimit të librit “Amanti Çam” nga ku është shkëputur ky fragment.

Është privilegi që emrat e këtyre patriotëve janë prezent n? "Amaneti Çam". Së fundi shprehem se do të isha i qetë në ndëjegjen time nëse kam aritur nëpërmjet shkrimit të këtij Libri, të kem nxjerre në dritë jeshile të vërtetën e madhe, ngjarjeve kobshme të kryer nga shpirtzinjtë, nga harbutëria e kusarët; sjelljen arrogante dhe brutale shtetërore ndaj pakicave; me faktet reale dhe të vërteta. Dëshiroj të kem aritur të kuptohen kasaphanat dhe masakrat ç’njerëzore që ushtruan ekstremo- nacionalistët dhe racistët etno-fetar me genocidin shteteror dhe kishtar Grek, ndaj banorëve myslimanë të Çamërisë. Gjithashtu dëshiroj që analizat e argumentet e sjella në librin "Amaneti Çam" të shërbejnë për përdorimin e tyre nga Institucionet e drejtësisë Shqiptare e Ndërkombëtare, për të realizuar "Akt-Akuzën” kundër genocidit grek dhe jetë i vlefshëm si dokument dëshmues në Gjyqin e Madh: “Në mbrojtje të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut”.

Akuzoj, mbasi jam një nga ata fëmijë që kam parë me sytë e mi tmerret e asaj kasaphane, kam jetuar vuajtjet e vazhdueshme që na shkaktoi genocidi. Njoha pasojat e shpërnguljes me dhunë. Jetova mohimet, heshtjet, censurat, shkeljet e të drejtave dhe liritë themelore të njerëzimit të kryera nga ekstremo-nacionalistët dhe nga racizmi etno-fetar Grek. Përvojat e jetës time më kanë mësuar të jemi kurdoherë të kujdeshëm, të vigjëllojmë dhe të

nderojmë. Tiranë, më 23/11/2010- Fahri Dahri. Amaneti ÇAM- fq. 308-311.

2

REFORMA AGRARE E GREQISË QË U ZBATUA NË ÇAMËRI

Kush ishte qëllimi i Reformës Agrare që u zbatua në mënyre selektive vetem në krahinën e Çamërise, dekadën e dytë shek. XX. Qeveria Greke nëpërmjet Reformave Agrare selektive, filloi shpronësimet arbitrare, realizonte sanksione të rënda ekonomike ndaj pakicës çame, luftë raciale deri në braktisjen dhe lënien në injorancën më të ulët, organizonin inkurajimin e ndasive fetare kundër banorëve myslimane Çamërisë etj.

Veprimet e mësipërme tregojnë qartë qëllimet e Qeverive Greke kundrejt çamëve myslimanë gjatë periudhës 32 vjeçare nën regjimin shovinist grek. Si rrjedhoje e këtyre shtrëngimeve dhe metodave nga më ç’njerëzoret, herë pas here shumë familje çame detyroheshin të braktisnin vëndindjen dhe për të gjetur qetësi shpirtërore mërgonin në Shqipëri, Turqi, Amerikë, etj.

Gjatë periudhës 25 Qershor 1925 deri në 19 Korrik 1926 kur Teodor Pangallos ishte kryeministër i Greqisë, një komision që përfaqësonte banorët e Gumenicës dhe të Margllëçit, i ështe drejtuar atij daten 26 Janar 1926 me një memorandum ku i këkrohej ndërhynte për vënien zbatim me korrektësi të Reformes Agrare, mbasi me atë Reformë nëpunësat e ngarkuar gjatë zbatimit të saj kryenin veprime tepër arbitrare dhe trashanike. Citojmë disa nga shkeljet që bëheshin prej zyrtarëve lokalë, të mirë instruktuar nga eprorët e tyre:

1)- Vendosja dhe përqëndrimi i emigrantëve që erdhën nga Azia e Vogël (sipas marveshjes Turko-Greke, për shkëmbimin e popullsisë, sipas besimit fetar) në atë kohë, u realizua veçanërisht fshatrat myslimane Çamërisë, madje ata i vendosën edhe në fshatrat ku arat mezi mjaftonin për vetë banorët që ishin te zotët e tokave ose për vetë pronarët. Gjithashtu për strehimin e tyre u rekuizuan edhe shtëpitë e çamëve, duke i nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre. Rrjedhojë e ketyre shtrëngimeve (detyrimeve), familjet çame përdorën për strehim kasollet e kafshëve dhe zaireve i përdornin përpara se të vinin aziatikët. Sqarojmë se shteti grek, emigrantët e ardhur nga Turqia, jo vetëm që i stabilizoi në Çamëri, por mori edhe masa ekstreme si për shpronsimin e çamëve nga pronat edhe nxjerrjen jashtë shtëpive, duke futur emigrantët brënda shtëpive çamëve, kjo me arësyetimin gjoja sepse ata (emigrantët) ishin “muhaxhirë të shkretët", ndërsa për çamët që ishin të zotët e vendit, jo vetëm që nuk patën mëshirë, por ata i priste kasaphana, ata do bëheshin pre e masakrave të pa shembullta me të cilat do të njihemi në vijim. (Mbas 20 vitesh shpifën se çamët bashkëpunuan me okupatorin!) Shteti Grek zgjodhi pikërisht Çamërinë për të sjelle orthodoksët e Turqisë, sikur nuk kishte hapësira banimi krahinat e tjera të territorit Grek. Janë këto masa dhe ato që do trajtohen më poshtë, që Fuqitë e Mëdha nuk i mësuan, ose nuk donin ti mësonin për ti ardhur në ndihmë një komuniteti të vogël, autokton në vendin e tij por i mbetur si ishull në mes të egërsirave.

Vetë qeveritarët grekë dhe tellallët e tyre, më pas deklaronin se: "Vërtet janë bërë disa gjëra të vogla, por kjo erdhi se çamët urreheshin nga grekët dhe bashkëpunuan me germanët".

Harrojnë kalendarët e ngjarjeve pasi u mungojnë argumentet! Vërtetohet

katërcipërisht se Greqia ndaj çam?ve, ishte betuar në “Megalloidenë” për t'i zhdukur dhe shfarosur. Çamët zotëronin toka shumta

pjellore, hapësira detare, histori lashtë dhe të pasur me mite, legjenda e kulte pellazgjike, ekspansionizmi grek i lakmonte, pasi duhej pasuronte mungësën historike tij.

2)- Në kundërshtim me çdo të drejtë ligjore, madje edhe me vetë kërkesat e Reformës Agrare, u imponua shpronësimi edhe për çamët pronarë të vegjël të tokave duke u a dhënë të ardhurve nga Azia e Vogël dhe banorëve të tjerë vendas (jo çamë) që banonin rreth fshatrave çame myslimane. Sekuestrime të tilla të jashtëligishme u kryen në të gjitha fshatrat e Çamërisë, por sidomos me të theksuara ato ishin në Nihor, Mininë, Koriqan, Gurrëz, Pjadhul, Petrovicë, Dhragumi, Picar, Karbunar, Paramëthi, Margëlliç etj.

3.- Krahas shpronësimit të detyrueshëm të pronarëve të tokave, për vlerësimin e tyre zbatohej një çmim krejtësisht i padrejtë, i pa llogjikshëm. Kështu në mallrat e sekuestruara si në prefekturën e Prevezës, Koçonopullo, Kravari, Sintikël, etj, ku vlera e tokave duhej të llogaritej, sipas çmimit në tregun e kohës me 120 dhrahmi për stremë (dynymë), shpronësimi i tyre u llogarit me çmimin 7 dhrahmi/dynymi, me një vleftë tepër të ulët, qesharake. Qeveria Greke me Ligjin Nr. 2521, u a la në kompetencë caktimin e çmimit organeve inferiore (vendore), cilët gjatë vendosjes se çmimeve treguan ligësinë e tyre duke vlerësuan vlerën reale sipërfaqeve tokave, siç u tha më lart. Ata vepronin si të donin mbasi askush nuk ndërhynte.

4.-Vlerësimet e tokave u bënë me çmime 15 deri 20 herë më të ulta nga çmimet në tregun e kohës, por krahas këtij vlerësimi ishte edhe një tjetër vleresim qesharak, u aplikua në sasinë e tokave (në madhësi sipërfaqeve) që sekuestroheshin, duke zvogluar gjatësinë dhe gjërësinë e atyre pronave. "Gabimet" ishin jo me qindra dynymë më pak, por shumë më tepër. Për sqaruar këto vlerësime, fakt ishin vetëm grabitje, përmendim disa raste si ato në fshatin Gorricë ku arat për shpronësim u llogaritën nga 7.000 dynymë u vendosën për shpronësim sikur të ishin 1.400 dynymë (pra u pakësua artificialisht 5.600 dynymë); fshatit Janur nga 5.000 dynymë, në 1.500 dynymë; fshatit Trikoplak nga 5.500 dynymë në 1.500 dynymë; fshatit Koronopull nga 3.000 në 1.200 dynym?; fshatit Kanallaqi nga 8.000 dynymë, në 1.800 dynymë etj.

Këto gërshëra në pakësimin e tokave, (bëheshin që të dëmshpërbleheshin çamët sa më pak, megjithse nuk u dëmshpërblyen asnjeherë) ishin aq skandaloze sa dhe vetë ata që i përftonin i kundërshtuan në zyrat e rregjistrimit (etablissment) kur u kërkua më vonë deklarimi i tokave të punuara (pasi donin që tapitë e tyre të ishin të sakta, për të mos patur probleme që mund të cënonin pronësinë në të arthmen).

5.- Veç vlerësimeve mospërfillse si më sipër, për çmimin e sipërfaqes së tokave dhe në sasinë e saj, nji tjetër vleresim tepër qesharak ishte dhe ai i prodhimit nga tokat e mbjella.

Kështu sasia e grurit të prodhuar u llogarit me 30 lefta/oka (para greke të kohës); ndërsa misri me 1 lefta/oka që nuk arrinte as në një të tretën e çmimit të vërtetë të kohës.

6).- Në kundërshtm me Ligjet e Reformën Agrare, u përfshinë në shpronësimin e tokave edhe çifiqet në 20 fshatra të qarkut të Fanarit të prefekturës së Prevezës, të cilët nuk duhej të quheshin të tillë, pasi shumica e tyre kishin jo më tepër se 300 dynymë (30 ha) tokë. Të 60-70 familjet Margëlliçiote që zotëronin këto prona, asnjëra prej tyre nuk kishte sipërfaqe toke që të kapërcente kufirin që lejonte ligji, por pavarësisht nga kjo, këto toka u a morën dhe u a kaluan në favor atyre qe banonin për rreth, të cil?t u bënë çifligarë me 120-140 dynymë, ndërsa pronarët e vërtetë u detyruan të bëhen argatë në ish pronat e tyre!

Në Çamëri rreth 70 familje ishin pronarë t poë mëdhenj tokave, ndërsa 80 -85 përqind e familjeve zotëronin sipërfaqe që kategorizoheshin në grupin e pronarëve të mesëm të tokave; pjesa jetër e familjeve ishin pronarë të vegjël të tokave, por dhe këta, me aktivitete të tjera siguronin një jetesë më se normale, më të mirë se banorët e disa pak fshatrave greke afërsi fshatrave çame.

Sipas disa të dhënave statistikore (jo të plota), vetëm prefekturat e Filatit, Gumenicës, Margelliçit e Param?thise rezultonin mbi 1.840.000 stremë (dynym) toka buke, kopshte dhe kullota, ose mbi 184 mijë hektarë. Ne raport me numurin e popullsisë të periudhës 1944-1945 (treth 27.600 frymë) çdo personi i takonin rreth 7 hektarë tokë buke, kopësht dhe kullotë; ose 36,7 ha për familje (5.020 familje). Sipas statistikave të cunguara (jo të sakta), vetëm në perfekturën e Filatit,

Gumenicës, Marg?liçit e Param?thisë kishte mbi 481.000 rrënjë ullinj që i takonin rreth 100 rrënjë ulli çdo familje dhe rreth 18 rrënjë ullinj për frymë. Këto të dhëna statistikore, megjithëse të cunguara, tregojnë më së miri nivelin e jetesës të asaj popullsie, pa përmendur këtu të ardhurat familjare nga pasuritë e tjera të paluajt?shme dhe të luajtëshme të familjeve çame.

7).- Qeveria Greke nuk mbrapsej lidhur me shtimin e vuajtjeve të familjeve çame, ajo megjithëse me veprimet e mësipërme i çoi banorët e krahinës në mjerim të plotë, nuk ngopej por vendosi që dhe ndaj të ardhurave (tepër të krasitura) që mund të merrnin si dëmshpërblim nga shpronësimet (theksojmë se vlerësimet për shpronësimet, jo vetëm që nuk u llogaritën, por nuk u pagua kurrë asnjë dhrahmi), duhej ti paguanin shtetit nga një hane (për çdo familje), sipas ligjeve të vjetra të Turqisë (megiithëse këto ligje kishin qindra vite që nuk ishin vënë në zbatim) edhe:

Një të pestën e tokave t? reja, e cila quhet pronë e shtetit. Tokat e Çamërisë u quajtën nga shteti grek, "Toka të vendeve te Reja", sepse në atë kohë i kaluan asaj, ndërsa përpara vitit 1913, territori i Çamërisë nuk ka qënë tokë greke, kjo ishte e vërtetë, mbasi ato ishin nën pashallëkun e Janinës që i takonte Shqipërisë. Këtë e vërteton plotësisht edhe vënia në zabtim e këtj Ligji, me të cilin më në fund vetë shteti grek pranon dhe vërteton se para vitit 1913-tës, Çamëria nuk ishte tokë e Greqisë.

Një të katërtën e asaj që mbetet nga demshpërblimi, që u cungua e ricungua me mënyra shumëfishuara, kalon favor te arkës së stabilizimit, që u krijua posaçërisht për herë të parë.

8).- Fshatar?t që banonin në afërsi të fshatrave myslimane, duke patur mbrojtje nga institucionet shtetërore, po thuaj kishin zaptuar edhe malet që ishin pronë shekullore e çamëve dhe pavarësisht tapive dispononin (të cilat nuk merreshin parasysh), ankimimi ndaj dëmtuesve jo pronarë duhej të bëhej në gjyq, dihejt se gjyqet ishin të njëanshme.

Çamët për mbrojtur pronën ishin të detyruar të shkonin në gjyqe, megjithëse dihej q? nuk do e fitonin, ata shpresonin në ndonjë drejtësi dhe shpenzonin para për zhvillimin e gjyqeve. Edhe pronat e vakëfeve u përfshinë në veprimet e sipërme. Si rrjedhojë fukarallëku, varferia u fut gjithë damarët e shoqërisë dhe duke qenë varfëri, nuk mund të kishte qetësi, as mundësi për të kryer qoftë edhe ritet e besimit përkatës, pra indirekt shteti grek ndërhyri edhe në pengimin e ushtrimit të besimit fetar, nëpërmjet formave ekonomike që sollën mungesën e mjeteve materiale e financiare.

9).- Në dëm të pronarëve çamë myslimanë, u aplikua edhe Ligji 1073 i vitit 1917, me anën e të cilit u zaptuan tokat ato u quajtur si të abandonuara, megjithëse banorët çame (pronarë të ligjshëm të atyre tokave) ishin prezent dhe për kohën ishin nënshtetas grekë, por ligj nuk e merrte në konsiderat? këtë fakt, mbasi kishte plan për t'i quajtur tokat, mallin dhe pasuritë e Çamerisë abandonuara, sikur nuk kishin pronarë dhe se ishin të përfituara si “Toka të Reja”.

10.- Shpronësime të padrejta, duke i quajtur ato si çifliqe, u aplikuan edhe në të gjithë Qefalohorine (fshatrat që banoret ishin pronarë të vegjël të tokave, me prodhimet që merrnin përballonin vetëm nevojat e familjeve të tyre).

U zaptuan të gjitha livadhet e kullotat, të cilat, gjoja sipas reformës agrare, ishin përjashtuar nga shpronësimi, me pretendimin se do tu jepeshin atyre që nuk kishin, por në të vërtetë nëpunësat përkatës i mbajtën për vehte ato.

Ne Reformën Agrare, shteti grek për të ligjeruar vjedhjen, grabitjen e tokave të Çamärisë, sanksionoi edhe ndalimin e shitjes së tokave pavarësisht se pronat ishin me tapi tërregullta të popullsisë së Çamërisë. Ndalimi i shitjies tokave u me qëllim edhe ndonjë çam po donte ta shiste e largohej në një vend tjetër, të mos përfitonte para, por toka ti grabitej dhe t'ju shpärndahej pa shpërblim grekëve. Në të gjithë shtetet ku prona private është e shenjtë, ruhet e drejta e pronës, sipas ligjeve ndërkombëtare ajo blihet, trashëgohet, shitet, dhurohet, jepet me qera etj. Të drejta këto që çamëve ju hoqen me Reformëtn Agrare. Çamëria u rrembye, u vodh, u grabit me ligje shtetërore. Çamët për pronat e tyrenuk u dëmshpërblyen me asnjë lefta (para) për pasuritë e tyre të trashëguara mjaft të vlefshme dhe të çmueshme, ato u tjet?rsuan me gjyqet e dhunës dhe të harbutërisë.

Dinakëria Greke, apo pabesia janë të ngritura në art. Ata ndryshe nga sa nënshkruan në traktatin e Lozanës, ku Greqise ju ndalua këmbimi i popullsisë çame, pasi u vërtetua se ata nuk ishin turq por shqiptarë, shteti grek vazhdoi ti trajtonte jo vetëm popullsinë çame si të tillë, por ajo e shtriu gënjeshtrën e turpshme edhe tek pronat e palujtshme duke i konsideruar ato si toka të ish Perandorisë Turke, pavarësisht se ishin me tapi toka të çamëve, por që i kaluan me dhurim nga Fuqitë e Mëdha padrejtësisht Greqisë; ndërsa për tokat greke nuk u vendosën kritere të tilla, megjithëse edhe ato (po të ecim me llogjikën Greke) para vitt 1830 ishin toka nën sundimin e Perandorise Osmane, ashtu si dhe tokat e Çamërisë. Del qartë qendrimi me dy standarte ndaj të njëjtit problem. Ja pra sa larg shkoi fantazia e pushtetarëve greke.

Me veprimet e jashtëligjshme të kryera me gjoja Reformën Agrare, siç u parashtrua më lart, detyrimisht arrihet në qendrimin që duhet mbajtur dhe konkretisht:

"Kur të vijë dita e kthimit në identitet të Çamërisë, çamt jo vetëm që nuk do ta njobin atë Reformë (e cila nuk ishte glë tjetër, veçse dokument i paligjdhëm i hartuar për shkatërruar gjithçka në këtë krahin?), duhet të mos harrojnë kërkojnë prerazi, pa as më të voglin lëshim, zbatimin e nenit 6 të Konventës midis Turqisë e Greqisë të nënëshkruar Athinë me datë 1/14 Nëntor 1913, ku shteti Grek është i detyruar të "njoh? të drejtat epron?sis? mbi pronat agrare të paluajtshme të zoteruara nga persona privat?, sipas dokumenteve të lëshuara nga Sbteti Osman (të cilat i disponon Greqia), para aneksimit të krahinës së Çamërisë nga Greqia vitin 1913. Eshte pikërisht neni i Konventës q? shteti Grek nuk duhej të nxirrte ligjin për Reformën Agrare të më sipërme.

Është po ky nen i Konventës që e bën të pavlefshme atë Reformë Agrare të shtetit Grek".

Janë këto të vërtetat e qëllimeve greke, për shfarosjen e popullsisë çame dhe jo bashkëpunimi me këtë apo atë forcë politike, me këtë apo atë armik. Filozofia greke ka në qendër të saj bërjen e "ditës - nate". Akuza Çame ndaj Fuqive të Medha, do qëndrojë deri në vendosjen e drejtësisë për këtë fenomen unik, duke dënuar genocidin e pastërt etnik e fetar të kryer nga Greqia ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë, kthimin, njohjen dhe dhënien e të drejtave të plota të tyre.

Këto ishin disa nga shkeljet e rënda, ndaj qendrimit të pronave çame, të gjoja Reformës Agrare dhe zbatimit të jashtëligjshëm të saj në praktikë. Kjo ishte rruga e ndjekur nga qeveritë greke për ta shpronësuar popullsinë çame myslimane dhe për të përgatitur terrenin që pas kjo popullsi, duke qenë para faktit të skamjes, si efekt i shpronësimit të pronave, përbuzjes, trysnive, diskreditimeve të vazhdueshme nga të gjitha drejtimet, të bëhej pré e gjakëpirsave, vjedhësve, vrasësve, përdhunuesave, zjarrvënsave, e njerëzve të dhunshëm, për realizuar dëbimin nga trojet e veta me egërsi ç’njerëzore, sepse kjo ishte strategjia dhe amaneti i të parëve të Greqisë që nga viti 1844, me krye ish minitrin e Carit të Rusisë (me origjinë greke), Ioannis Kapodistria pas u Presidenti i parë pas pavarësisë së Greqisë, pavarësi të cilen e fitoi falë edhe ndihmës së shumicës të kapedanëve suliotë, agallarëve të Çamërisë, arvanitësve dhe shqiptarëve. Pasojat e reformës agrare.          Ioannis ishte ideatori i "Megall Ides?" (Idea e Madhe), që synonte dhe synon për të përfshirë në shtetin grek gjithë hapësirat e ish perandorise Bizantine, pasi sipas tyre ajo ishte e përfaq?suar nga Greqia, kur dihet mjaft mirë se Perandoria Bizantine ishte një përzierje kombesh, shumë- kombësh dhe Greqia një pjesë esaj.

Sipas historianit bizantin, Prokopi i Cezaresë të shekullit të VI të erës tonë  "Bizantët nuk e ndjenin aspak veten grekë”.

Drejtimi në Perandorinë Bizantine bëhej me dinasti që përfaq?sonin herë pas here kombe të ndryshëm, periudha të caktura kjo perandori është drejtuar edhe nga dinastitë greke, por historia na tregon se Perandoria Bizantine ka patur edhe 20 perandorë me origjinë ilire, si: Perandori Aurelian (270-276), perandori Diokleciani në fund të shekullit të IlI, ose në fllim të shek.IV pasardhës i perandorit Aurelian, që të dy me origjinë Ilire etj. Mendoj se Greqia e di këtë fakt. Po kujtoj k?tu se Iliria i ka dhënë njerëzimit edhe disa Papë, si: Shën Eleuterin, Papa i parë Ilir, i cili ishte nga Çamëria. Në afèrsi të fshatrave Kastri ndodhet dhe fshati me emrin Eleuterio. Ai u vendos në Romë në vitet 179-180 e.s. dhe ka vdekur në vitin 193 e.s. Titullin "Pape” e mbajti për dy vjet. Pas tij ka patur edhe të tjerë Papë shqiptarë si: Gjon Françesku, Papa Klementi XI (1700-1721), etj. Gjithashtu kujtoj se edhe dita 26 Maj është dita e kujtimit të Shën Eleuterit Pap?s Çam. Këto të vërteta besoj, tregojnë se Perandoria Bizantine ishte shumë kombëshe dhe jo vetëmGreke, Shqiptare, apo Bullgare etj. Gjithashtu mendoj se kisha greke i ka këto të dhena! Ishte pikërisht kjo strategjia vepronte në Greqi kundër çamëve myslimanë, prandaj Memorandumit që përmëndëm në fillim, nuk mund ti kthehej përgjigje nga ish Kryeministri Pangallos (megjithëse ky kryeministër pranoi ekzistencën e minoritetit çam në Greqi) apo edhe kërkesave të tjera të bëra herë pas here deri sot. sofrën politike, ekonomike, sociale e ushtarake greke ishte shtruar banketi, ceremonia e qëndrimit ndaj pakicës shqiptaro-çame dhe ky qendrim ishte vulosur dhe arshivuar teorikisht: “Çamët myslimanë, ose do të iknin nga Çamëria, ose do të vdisnin të gjithë”.    Ky qëndrim i prerë, filloi të niste zbatmin hap pas hapi në terren, sa u realizua në vitin 1945.

I papranueshëm konfuziteti dhe naiviteti i kësaj popuIlate, sidomos nga "më diturit?', që nuk arritën gjenin variantn mirë në zgjidhjen përfundimtare Çështjes Çame. I pa konceptueshëm është edhe veprimi që pas 22 vjetësh, dmth Shkurt 1946, një nga katër personat që na qenkan thirrur nga disa drejtues, deklaron se në vitin 1923, një komision grek i përbërë prej Anastas Sotirit kryetar i Bashkisë së Filatit; Kosta Pulidhi kryetar i Bashkisë Gumenics; senatori Petro Bebi dhe një person i zyrës politike me qendër në Athinë, i paskan thirrur duke ju kërkuar këtyre personave nga Filati, të hiqnin dore nga kundërshtimi për këmbimin e popullsisë, për këtë veprim do ti paguanin këtyre gjithë pasurinë dhe po donin të rrinin, mund qendronin ose mund iknin në Shqipëri, me kusht deklaronin që pjesa tjetër e çamëve janë tur?, më tej deklarata vazhdon, se më pas e kishte thirrur guvernatori i Janinës Bethaqi duke i propozuar se: "Çfarë kërkoni nga qeveria Greke, na e thoni dhe ne do u a japim, mjaft që të hiqni dorë nga kundërshtimi (ishte fjala për të pranuar që ishin turq dhe jo sh?iptarë), mbasi vëndin tuaj (kupto: Çamëri) qeveria do vendosi muhazhirët e shkrete" që kanë ardhur nga Turqia". Këto propozime, këta nuk i paskan pranuar, sigurisht veprim i drejtë dhe i saktë. Por nuk mund të justifikohen mos veprimet e tyre, të cilët duhej të mblidhnin kreret e Çamërisë nga të gjitha fshatrat e qytetet, hartonin një strategji konkrete, duke e trajtuar me komunitetin çam nëpër kuvënde, si dhe bashkërenditej strategjia me ndërkombëtarët dhe me qeverinë Greke, pavarësisht se ajo e kishte vendosur strategjinë e saj, e cila ishte për përfshirjen në shtetin e saj të gjithè Epirin, qe në të vërtetë nuk i takonte as edhe një metër katror tokë epirote, gjë u trajtua shkurt pak lart.

Masakrat tragjeditë e Çamërisë, nuk duhej të kishin ndodhur, ato duhej ishin parandaluar. Kjo gjëndje e mjeruar që kishte pushtuar Çamërinë, vihet re dhe nga shqetësimet e disa politikanëve të ndërgjegjshëm grekë, siç është thirrja që ka bërë deputeti i Janinës Jorgos Spiro Sakkos, i cili në atë kohë i drejtohej qeverisë greke:

"Uri dhe mjerim ka mbërthyer popullin e Çamërise.        kohë parë qeveria Greke vuri në

zabtim Ligjin e Reformes Agrare duke shpronësuar toka të mëdha të çamëve myslimanëve me qëllim për ti shpërblyer. Tokat u a shpronësuan, por çamët mbeten me duar bosh.      Trokitën dyerve të qeverisë të trëmbur,

por u ngopën me premtime dhe tani pa shpresë kanë varur kokat dhe presin fatin.         emër popullit të uritur, në emër të së drejtës dhe njerëzimit, në emër të ndihmës shoqërore e të ndihmës reciproke, kërkoj ndërhyrjen e menjëhershme shtetit dhe i lutem kryetarit të qeveris? të ndihmojë këta të mjerë bashkatdhetarë, vllez?rit tanë me të cilët na ndan feja, por na bashkojnë zakonet e njëjta të së kaluarës dhe e njëjta histori… Le të mendojë qeveria e përsërisim dhe le të urdhërojë krytari z. Metaksas shpërblejë sa shpejt qoftë dhe me gjysmën e drejtës si paradhënie, sepse nuk do gjej për pak kohë, veçse skelete dhe fantazma”. Kjo ishte situata gjithpërfshirëse e banorëve të Çamërisë, e konstatuar nga deputeti grek. Situatë e krijuar nga shteti grek i kohës, prej vitit 1913- mars të 1945 për shtetasit e tij.

Fragment nga Libri: “Amaneti Çam”- fq.62-

75.’Bot. Viti 2011.

3

DËMET EKONOMIKE TË ÇAMËVE NGA EKSODI I DETYRUAR.

(Si model po llogaris dëmet fshatin tim-Rrëzanjin. Të dhënat nuk jsnë të plota).

Largimi i menjëhershëm i rrëzanjotëve, ishte aftësia e pleqësisë arriti gjejë datën të favorshme për shpërnguljen e banorëve nga fshati. Rrëzanjotët shpëtuan nga vrasjet, therjet apo përdhunimet, ata ikën natën nga fshati të gjithë tok, tamam si vllezër që ishin, duke arritur në fushën e Vasilikoit në Konispol. Fshatrat Rrëzanj, Dramës e Dhërmicë në të vërtetë nuk u përballën me zervistët, por shpërngulja e diktuar, vuajtjet, uria, sëmundjet dhe vdekjet i shoqëruan gjatë gjithë udhëtimit si tek të gjithë çamët që emigronin. Mbas datës që rrëzanjotët u larguan nga fshati, rezultoi se zervistët zbarkuan në fshatrat përrreth, vranë e dogjën Dolanin, Sollopinë, Muzhakën, Picarin, etj. Nga disa të dhëna statistikore jo të plota, sepse nuk ishte i mundur intervistimi i të gjitha familjeve rrëzanjote, në kohën e largimit nga fshati rezulton të kenë lënë veç tokës bujqësore, prodhimeve bujqësore të mbjella e të pa korrura apo të pa vjelura, trojeve, kopshteve, kullotave, rraheve, pyjeve, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, për të cilat mungon burimi i të dhënave, gjendja pjesore e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme paraqitej si vijon: Plugje 25 copë me vlerë

17.500 dhrahmi, vegla pune 198 copë me vlerë

6.000 dhrahmi, parmenda 20 copë me vlerë

4.000 dhrahmi, vegla të tjera 40 copë me vlerë

1.200 dhrahmi etj, të cilat përafërsisht kapin shumën 28.700 dhrahmi. Ndërtesa të ndryshme, shtëpi banimi, ndërtesa për strehimin e kafshëve etj, afërsisht ishin 87 ndërtesa që arrinin një vlerë 6.988.500 dhrahmi (llogaritur me dhrahmin e para luftës), 11 ndërtesa bujqësore me vlerë

107.500 dhrahmi, sende ushqimore me vlerë 42.000 dhrahmi dhe manifaturë 15.000 dhrahmi, dyqane 4 me vlerë 161.000 dhrahmi, cilat baashku kapin shumën 7.314.000 dhrahmi. Pemë të lëna në fshat (ullinj, pemë frutore dhe agrume) rezultonin: Ullinj 1.152 rrënjë me vlerë 1.127.550 dhrahmi, pemë të tjera 1.922 rrënjë me vlerë 396.900 dhrahmi, agrume 213 rrënjë me vlerë 217.350 dhrahmi, bashku kapin shumën 1.741.800 dhrahmi. Gjithashtu mbetën në fshat pa zot, gjedhë 152 krerë me vlerë 456.000 dhrahmi, kuaj 70 krerë me vlerë 350.000 dhrahmi, mushka 23 krerë me vlerë 161.000 dhrahmi, gomerë 10 krerë me vlerë 23.000 dhrahmi, dhën 1.321 krerë me vlerë 660.500 dhrahmi, dhi 552 krerë me vlerë 220.000 dhrahmi, bletë (mjalca) 200 zgjoj (koshere) me vlerë 100.000 dhrahmi, shpendë 400 krerë me vlerë 20.000 dhrahmi, të cilat kapin shumën rreth 1.990.500 dhrahmi. Vetëm me vlerën e ndërtesave, dyqaneve, sendeve ushqimore, manifaturës dhe pemëve që kapin shumën prej 9.055.800 dhrahmi si dhe vleftën e bagëtive, të veglave të punës etj, që arrijnë rreth 2.019.200 dhrahmi, total rezulton shuma prej 11.075.000 dhrahmi. Çdo rrëzanjot i larguar nga fshati në korrik të vitit 1944, është dëmtuar mesatarisht me rreth 30.000 dhrahmi për frymë (në llogaritjet e sipërme është marrë vlera e dhrahmis që kishte para lufte). Me 30 mijë dhrahmi, më atë kohë mund të bliheshin 60 kokë dele, ose 10 gjedhë, ose 5.000 okë drithra buke nga çdo pjesëtar i familjes, ose një familje me 5 persona mund të blinte 300 kokë dele( me çmimet e tregut të asaj kohe). Krahasime jepen për t'u kuptuar një pjesë e dëmeve ekonomike, që përfaqësojnë 55 përqind dëmit përgjithshëm, për shkak të statistikave jo të plota. Katundi Rrëzanj, me banorët e tij autoktonë, u nda natën e premtes datës 22.07.1944, në bazë të një mirëorganizimi për largimin e detyruar!.

Këto dy artikuj ribotohen për arësye të rëndësisë dhe mundësi për më shumë lexues.

(Fragmenti është shkëputur nga libri:“Të

njohim vetveten”, fq 77-80 - Bot. vitit 2012.-

4

NJË BASHKËBISEDIM PËR ÇAMËRINË.

Dje (30/03/2026), mora një ftesë për bashkëbisedim lidhur me plagën e pa mbyllur, të ndodhur që nga viti 1913 dhe që u përkeqësua në përmasa mjaft çnjerëzore gjatë viteve 1944-mars 1945.

Tashmë dihet mirë nga të gjithë dhe nga ata që e krijuan dhe e lejuan, të cilët duhet ta kishin shëruar plagën e thellë kombëtare shqiptare, që njihet si “Çështja Çame” (shkëputja nga trojet Amë -1913, persekutimi moral, fizik, ekonomik, politik, ndëshkim pasuror, demografik).

Bashkëbisedimi u krye me gazetaret Luela Myftari dhe Sildni Koqini. Ishte i ngrohtë, i sinqertë, i mirëkuptueshëm, me ndjenja të thella në kërkim të mbrojtjes së “Çështjes Çame”.

U dskutuan dhe u hodhën mendime për mundësitë e zgjidhjes në përputhje me ligjet, konventat dhe rregullat ndërkombëtare.

Nëpërmjet Bashkimit Europian dhe SHBA të krijohet një komisioni hetimor, me objekt nxjerrjen e përgjegjësisë, shkaqet dhe shkaktarët e kryerjes genocidit grek ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë, në këndvështrimin tonë.

bashkëbisedim u trajtuan disa probleme me interes të përbashkët mes fqinjësive shtetërore dhe më gjërë.

Ishte aftësia profesionale e gazetareve të nderuara që krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe lehtësuese në zhvillimin e bisedimit. Në përfundim të takimit, më dhuruan tre libra të autorëve me origjinë nga Çamëria.

Sot lexova njërën prej tyre me titull: ODE (Për tempujt që nuk harrohen), të autorit Luan Rama. Libri i kushtohet tragjedisë, masakrave greke ndaj popullsisë së Çamërisë. Në libër, autori e merr lexuesin dhe e shoqëron në rrugëtimin e vdekjes dhe të vuajtjeve të tej skajshme të banorëve të besimit mysliman të Çamërisë. Trajton me vërtetësi, nëpërmjet gërshetimit të dëshmive si ngjarjet e individëve dhe të atyre kolektive. Të sakta ngjarjet e kryera, të rrënqethet trupi. Krime monstruoze, veprime ç’njerëzore, kafshëri e kafshëve të lloit të egërsive.

Një veçanti në mënyrën e tregimit nga autori, i cili ka zgjedhur informimin e tragjedisë nëpërmjet hijeve të atyre të gjallëve që u vranë, u masakruan, u dogjën furrat e zjarrta, u përdhunuan, të vrarëve ë mbetën të varur nëpër degët e pemëve, në puset e ujit, në sheshet e dasmave, në ambjentet e shkollave, kuvendimeve.

Kam lexuar shumë shkrime, dëgjuar këngë dhe shikuar valle. Njoh ecurinë e vuajtjeve të atyre banorëve, të cilët u bënë pre e “Megalloidesë” vitit 1844, ku është shpalosur dhe vulosur strategjia e shtetit grek për shtrirjen e helenizmit edhe në popujt dhe trojet e të tjerëve, nëpërmjet pushtimeve dhe nënështrimeve. Por prap se prap, duke lexuar këtë botim shkrimtarit Luan Rama, më bëhet sikur i kexoj apo i dëgjoj për herë të parë. Ju faleminderit i nderuar Luan!

Mbresa nga takimi. Gazetarja, znj. Luela Myftari para regjistrimit të bashkëbisedimit më shumë dashamirësi më ofroi një bllok për të shënuar konsideratën time për veprimrarinë e “Çamikos”. Më erdhi keq që nuk i plotësova kërkesën, jo se nuk duhej, por më pengonte dridhja e duarve, rrjedhojë e viteve te mia. U mirëkuptuam. Kërkesa u plotësua gjatë bashkëbisedimit. Në momentin e largimit i pyeta gazetaret se si lindi idea e “Çamikos”.

Më sqaruan. Ishte rrjedhojë e ndjenjave për vendlindjen e të parëve. Ishte Amaneti për të mbetur gjallë Çamëria me historinë, trojet, gjakun, zakonet dhe traditat e saj.

Të kuptohet nga të gjithë dhe kudo se Çamëria ekziston. Është e gjallë dhe kërkon të drejtat e saj legjtime. Në përgënjeshtrim të atyre që e kanë dashur dhe e duan të vdekur. Të atyre që çirren se “Çamëria nuk ekziston”. Mes tjerash u shprehën se “Çamikon” e kishin hedhur si ide vite më parë me përfaqësues të një partie politike. Përgjigja e tij ishte e se nuk ishte ide e mirë edhe për faktin se:”Çamët nuk dinë flasin”. Vërtet mbeta i shtangur. Përgjgjja ishte jashtë çdo llogjike, aspak e saktë.

Thënësi i kësaj përgjigje ose nuk i njihte konkluzioni a nuk e çamët, ose ishte nën trysninë e para nëntëdhjetës ku mbretëronte censura e vendosur me urdhër nga brenda dhe jashtë. Ai harroi kush ishte Homeri, Akili, Hasan Tasini, Dora d'Istria, (pseudonimi i Dukeshës Helena Koltsova- Massalskaya), e lindur Elena Ghica (Gjika) (22/01/1828), ishte shkrimtare me origjinë shqiptare; Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë Idromeno (lindur 15/08/1860), artist shumëplanësh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt; Abedin Dino; Osman Taka; Musa Demi; Ali Demi; Bilal Xhaferri, Teme Sejko; Qamil Buxheli e shumë e shumë të tjerë që kanë shkëlqyer me mendjet dhe dituritë e tyre, jo vetëm në Çamëri e Shqipëri por Europë dhe Azi.

Sot me “Çamikon”, e cila ushtrron emisionin e saj të sukseshëm, tepër të frytshëm, flasin bukur, pastër, me ndjenja edhe ata rinjtë e të rejat, dëshmitarë okularë dramës çame, që sot janë të thinjur, me rudha, me syze, por plot energji, dëgjohen me shumë vëmëndje pavarësisht mimikave të fytyrës, rrudhave dhe lotëve që u rrjedhin nga sytë, flasin me shumë dashuri për vendlindjen e tyre. Dhe këto të folura nga çamët e lindur atje, na i bëjnë të mundura dy mbesa pramthiote e lopsiote.

Besoj se edhe ai/ajo që u shprehën se“çamët nuk dinë flasin”, nëse e thanë, kushedi sepse e thanë, do jenë gëzuar nëpërmjet “Çamikos” morën vesh që çamët dinë të flasin. Por duhet të dinë edhe se “çamët dinë të flasin në vende dhe në kohën që duhet folur”. Falenderoj përzëmërsisht dy gazetaret e nderuara Luela Myftari, Sildi T. Koqini dhe z. Alket Veliun, të cilët kontribuojnë suksesshëm vërtetën se “Çamëria ekziston, është gjallë dhe kërkon të drejtat legjitime të saj”. Ju uroj udhëtim mbarë misionin e shenjtë të përkushtimit ndaj vendit të paraardhësve tanë.

Shënim: “Në shekujt XX e XXI, shekuj cilët, në një mënyrë apo në një tjetër i jetojmë dhe i njohim mirë. Si efekt i njohjes vrehet se shoqëria njerëzorere ka rrëshqitur në një humnerë, në errësirë që synon zellshëm në konfliktualitet, në përçarje. Janë bërë ndjeshëm pranishme mohimet, shpifjet, zilia dhe lakmia. E frikshme gjithashtu është përparësia e padrejtësisë.

Fahri Dahri - 31/03/2026.-

5

DISA DETAJE PËR PIRRON E EPIRIT

Lidhur me shkrimet për origjinën e Pirros së Epirit, e ndjej detyrim të bëj disa sqarime shtesë, krahas të tjerave edhe si bir i lindur në ato troje. Për mbretin Pirro i Epirit ka shumë shkrime, para dhe pas Krishtit. Pirro nuk është grek, ka shumë të dhëna që e vërtetojnë:

Nëse do ishte grek, do shkruhej para dhe pas Krishtit “Pirro i Greqisë” dhe jo Pirro i Epirit. Sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është origjina e tij.

Gjithashtu Epiri, sipas gjithë shkrimeve të lashta dhe pas Krishtit, ka qenë tokë e fiseve pellazge të kaonëve, thesprotëve, mollosëve dhe sot është tokë e lebërve, çamëve (dihen qendrimet greke me masakrat ç'njerëzore ndaj popullsisë autoktone thesprote e mollose gjatë 200 viteve) dhe janinjotëve me rrethinat e saj. Epiri, Arbëria dhe Dardania, tre krahina mëdha, kanë qenë të zotëruara nga banorë autoktonë pellazgë, sot quhen shqiptare. Nuk mundet të pretendohet se popullsia e sotme në këto troje është 100% e një etnie, por 100% (qind përqind) këto troje kanë qenë të fiseve pellazgo-iliro-epirote dhe jo greece). Që Mbreti Pirro nuk është grek, veç studimeve shkencore, historisë, kemi dhe disa fakte, logjike, konkrete. Ashtu siç thuhet, ai kur ishte foshnjë u dërgua për tu mbrojtur tek mbreti Ilir, në Durrës dhe jo, fjala vjen në Athinë tek grekët. Tjetër, gjithë pikënisjet apo vendi ku mbështetej ishte Epiri, jo Greqia, etj.

ç). I lëmë studimet shkencore dhe historinë, sepse trajtimet e tyre, dihen nga të gjithë që Pirro ishte djalë dhe mbret i Epirit. Këto nuk i lënë shteg asnjë abuzimi për identitetin e tij, duke patur parasysh mospërfilljet e tjetërsimit të tij nga manipuluesit, mashtruesit, të cilët shikojnë errësirë ditën dhe mënxyrë natën.

d).Në Thesproti, sot Çamëri, ndodhet fshati Rizian (Rrëzanj). Kjo qendër banimi është një nga 7 qendrat e para, më të lashta të Thesprotisë. Sipas kërkimeve kryera vitin 2004, nga një qendër arkeologjike franceze, Rrëzanji rezulton që nga neoliti i mesëm. Para vitit 1944, Risiani kishte 80 shtëpi. Ishte i ndarë në 7 mahalla (lagje). Njëra prej tyre emërtohej "Mahallaj i Pirrenjëve", sepse banorët e asaj lagjeje rridhnin nga fisi i Pirros. Në ato vite kam njohur më të vjetrin e "Pirrenjëve", Xhemali Karafilin. Xhemaliu ishte pasardhës i fisit të Pirros së Epirit; i urtë, ezmer, trupgjatë dhe trim. Fjalë pak, shumë miqësor. E mbaj mënd që rrinte shumë i mendueshëm! Këto cilësi i njoha unë. Ai vinte shpesh për vizitë në shtëpinë tonë, takonte kushurirën e tij, gjyshen time (Nanë Rubën, fisi i Balinjarëve). Pirro vendlindjen e ka në fshatin "Ledhëz", në afërsi të qytetit të sotëm të Gumenicës. (Emri Ledhëz, është fjalë shqip, në dialetin çam, murit i thonë - ledh). Detajet theksohen për të treguar fakte reale, të dukshme, bindëse për vërtetësinë e origjinës së Pirros nga Epiri. E pashë të arësyeshme që këto detaje t'ja bëj të njohura lexuesve dhe nëse i shërbejnë historisë të vërtetat, le t'i përfshijë. Fahri Dahri. Studiues i trevës së Thesproti/Çamërisë.

6

NGA DEFTERËT E PERANDORISË OSMANE

Në përpjekje t? realizimit te hulumtimeve tona, me synimin e prejardhjes dhe autoktonisë së banorëve thesprotë ndër shekuj. Krahas shkrimeve të ndryshme historike, kujdes i kemi kushtuar edhe përdorimit hartave gjeografike dhe politike të krahinës së Thesproti/Çamërisë. Në këtë këndvështrim, nga një hartë e kohës së Mesjetës së hershme rezulton se krahina jonë, para pushtimit otoman ishte e ndarë në 8 njësi bashkësish të brendshme fisnore të periudhave të hershme. Këtu do trajtoj dy prej tyre:

Parakalamo. Përkundrejt Lumit Kalama) përfshin hapësirat territoriale nga Sajadha deri sipër Mininës afersi te fshatit Raveni, ose nga veriu i lumit Kalama deri Konispol.

Dagavi. Në hapësirën territoriale "Dagavi"= "Agenjëve", p?rfshihen fshatrat: Arvenicë, Skopionë, Salicë, Koshovicé Kurtec, Vrastova

Globoçar, Pllatare, Grikohor, Gravv? (Gumenicë) dhe p?rfundon nè fshatin Rr?zanj, ose nga veriu i lumit Akheron deri n? kufi me Lumin Kalama. Termi"Dagavi", simbolizonte shtresën e "agenjëve ". Gjithashtu nga relievi malor, ka qënë e njohur edhe si zona e "Malesisë".76).

Arritjet e studiuesave të huaj saktësojnë se: Në Çamëri është bërë konvertim i banorëve dhe nuk është kolonizuar krahina me myslimanë të ardhur nga vise t? tjera. Konkluzion që tregon se banorët e Çamërisë, si ata t? besimit kristian dhe ata të besimit mysliman, janë autoktonë dhe se Çamëria nuk ka qënë ndonjëherë territor grek, por ka qënë dhe mbetet territor thesprot, epirot dhe shqiptar.

Më tej studiuesit na informojnë edhe për një ngjarje historike, e cila daton në mars të vitit 1560, ku banorët e fshatrave të Varfanjit, Shulashit (Agios Vlasis), Dramësit, si dhe banorët e fshatrave në afërsi, té Rrëzanjit, Dolanit kanë ngritur krye, refuzuan paguanin taksën e sheshtë dhe të gjitha taksat e tjera.

Sultani urdhëroi arrestimin e "ngatërrestarëve" (sipas tyre) dhe transferimin e tyre në Stamboll për të punuar në burgje. Kjo mosbindje, ndaj autoritetit osman në atë kohë, nxitej dhe mbështetej nga prania venedikase n? rajon.

Gjithashtu, po në vitin 1560, u bë përforcimi i rojeve në kalanë e Margëlliçit me burra nga kalatë e tjera të sanxhakut të Janinës, për shkak të kërcenimit nga Venedikasit dhe aleatët e tyre. Disa vjet më vonë, n? vitet 1565 deri 1566, banorët e Parakalamos rrokën armët dhe nuk pranuan t? dorëzonin të vegjlit e tyre p?r taksën mbi fëmijët (acemio?lan). Më pas burrat çamë "ngatërrestarë" që ishin transferuar n? Stamboll, u kthyen përsëri në vendet e tyre. Kryengritjet apo rebelimet e fshatrave Rajonit bëheshin krahas refuzimit të pagimit të taksave, edhe kundër ndërrimit të besimit nga katolik? ishin deri atë kohë, në myslimanë. Në prefekturën e Parakalomo (Filat- Gumenicë), në vitin 1551 kishte 48 fshatra, dhe 4047 tatim pagues; ndërsa vitin 1613 kishte 53 fshatra dhe 6125 tatim pagues. Në bazë të rregjistrimit të vitit 1551 (TT- 273) Tapu Tahrir (rregjistri i tatimpaguesve 273) në nahinë e Parakallamoit përfshiheshin 48 fshatra të gjithë të besimit kristian; ndërsa në rregjistrin e vitit 1613 (TT-608) janë shtuar 5 fshatra: Karjani, Kizilkaja-Kokkinolithari, Lista, Riziani (Rr?zanji) dhe Sollopia duke shkuar në 53 numuri i fshatrave. Nga 53 fshatrat, 38 ishin konvertuar besimin mysliman; nd?rsa 15 fshatra ishin me popullsi kristiane besimit ortodoks, pra 72% e popullsisë krahinës Parakallamo ishte konvertuar besimin mysliman dhe 28% ishte e besimit kristian dhe ndodheshin në pjesën malore të anës së djathtë të rrjedhjes së lumit Kalama, që identifikoheshin të tilla edhe në vitet 1944-1945 kur banorët e fshatrave myslimane u dëbuan me dhunë. Në nahinë e Margëllëçit (Mazrekut) vitin 1856 përfshihej edhe fshati Rrëzanj, i cili kishte 50 familje dhe në vitin 1895 kishte 60 familje. Shënim: “Për përfundimin e këtij libri, jam duke pritur një material që pres të më dërgohet nga Turqia.

Materiali do informojë për emrat dhe mbiemrat e banorëve të fshatrave të Çamërisë. Do përqëndrohemi tek emrat dhe mbiemrat e fshatit Rrëzanj. Synimi për t’u thelluar në rrënjët e familjes time duke arritur deri shekm XV. Mbetemi pritje. Shpresojmë!.

7

FRIKSHMËRITË E VETMISË ÇAMËRISË

Mbas shumë hulumtimeve, informacioneve dhe realitetit tonë jetësor, si një obligim intelektual për përcjelljen e ngjarjeve jo vetëm historike, të ndodhura në farë e fisin çam, pasardhës i thesprotëve, arrita të shkruaj rrugëtimin tonë, jo si historian por tregimtar i të vërtetave. Rajoni i Çamërisë dhe banorët autoktonë të saj, që nga viti 1878, ndjenë në trupin e tyre bisturinë e coptimit, shkëputjes dhe vetmisë. E thënë qartë janë plot 248 vite që kjo hapësirë me banorët e saj është bërë hasha nga të gjithë. Me disa fraza të veçanta, po shtjelloj përmbledhtas disa vërtetësi të frikshme të vetmisë së Çamërisë.

Përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio-Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën. "Është e pamundur lejohen shhiptarët barbarë jetojnë pavarur djepin e

qytetërimit grek”. Ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër ndaj shqiptarëve. Ndërsa z. Eduart Grey, ish Ministër i Jashtëm i Briranisë madhe në interpelancën e vendimeve për kufijt e Shqipërisë, mes tjerash deklaroi ”.    Jam i bindur se kur dihen gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vendin dhe që e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por, duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflik midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes në Europë. Me argumentin e mësipërm fatkeq, hapësira territoriale e Shqipërisë etnike u copëtua, duke i kaluar padrejtësisht territore shqiptare shteteve të Greqisë, Maqedonisë Serbisë e Malit të Zi. Me mbylljen e kapitullit për kufijt territoriale shqiptare, shtetet përfituese filluan nga strategjitë fatkeqe ndaj pakicave shqiptare në trojet e tyre, por nën shtetet e tjera. [Kujtojmë se në konferencë mungonin zërat shtetërorë të Shqipërisë]

Greqia, mbas eksodit çamëve, cilët para dëbimit i quante turq, ndryshoi përcatimin, pranoi dhe e njohu origjinën e tyre në Thesproti. Këtë njohje eargumentoi mbi bazën fetare duke i konsideruar: "Grekët e lashtë (lexo çamët e lashtë) që tradhëtuan kombin e tyre me konvertimin myslimane në shkallë të parë dhe duke identifikuar veten me një komb alien në sekondë". Ndyshimi i qëndrimit grek mbas eksodit për çamët i duhej shtetit grek mbasi “Territori u pohua përmes popullsisë saj, e cila epokën e parimit kombësive u qasja normative". Pra, çamët, banorë autoktonë në Thesproti, nuk mund të ishin të etnive të tjera, por vetëm grekë, ndryshe territory nuk mund të quhej territor grek. Por meqë çamët u konvertuan në islamë dhe u deklaruan etni jogreke, për shtetin dhe kishën greke, nuk mund të jetonin në vendin e grekëve, sepse kështu urdhëronte “MegalloIdea”. Është për tu theksuar që në fillim se kjo përmbledhje e ngjarjeve tërësore greko-çame, siç do të

njiheni tregon qartë “Mitin e sizifit" sipas Albert Camus (Alber Kamy (Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957), është një mënyrë e volitshme për të shënuar lëvizjen, nëpërmjet së cilës një mendim mohon vetveten. Shkurt kjo ishte arësyeja që shteti grek ndaj çamëve myslimanë ushtroi masakra në vazhdimësi nga 1913 dhe në vitin 1944-mars 1945 i dëboi tërësisht nga vendi i tyre. Thëniet si: “bashkëpunëtor të okupatorit”, apo tradhëtarë të kombit grek, etj.janë përralla nga të soroit (ndjesë për palo fjalën) !.

Me interpretime qëllimisht të dyfishta, me forcën e pushkës, duke përparësuar edhe përcaktimit të kombit mbi baza fetare, bazuar në strategjinë e "MegalloIdese", Republika e Greqisë arriti të mbi dyfishojë sipërfaqen dhe mbi katërfishoje popullsinë, pavarësisht se përbërja e saj është etnikisht e përzier, ata quhen grekë. Me strategjinë spekullative shteti Grek ka arritur të tjetërsoi historinë edhe me përdorimin vend e pa vend të vendosjes së prapashtesës "greece" të vendbanimeve të pushtuara, të ngjarjeve historike, të heronjëve, personaliteteve, krijuesave, historianëve, figurave të shquara, si ata të lashtësisë dhe vazhdimisht më pas. Diktohen ndërrimet e emrave të personave me besim tjetër të kushtëzuara me dhënie favoresh dhe me masa të ndryshme shtrënguese.

Dikush e ka trajtuar apo e trajton qendrimin e popullit tonë si dobësi, inferioritet, apo mungesë trimërie. Por historia, të paktën dymijë vitet e pas Krishit (pa anashkaluar periudhën liro-epirote me strategë botërorë) historikisht janë të shumtë personalitetet e etnisë shqiptare që kanë drejtuar perandori, institucione botërore të besimeve fetare, dijetarë me veçori të dallueshme, po ashtu edhe gjatë Mesjetës kanë qenë shumta rastet kur shqiptari thirrej për të luftuar, pasi dallohej per trim?ri, guxim etj. Historikisht frika dhe inferioriteti nuk kanë qenë karakteristikë e shqiptarit, kjo një e vërtetë e konsoliduar ose më bindshëm është "aksiomë-logjike"

Njihemi me qendrimet e disa prej intelektualëve grekë lidhur me të vërtetat e “Çështjes Çame”. Lambros Baltsiotis në librin: “The Muslim Chams of Northwester Greece”.

Tezën se dëbimi i çamëve myslimanë nga Epiri Perëndimor (Çamëria -FD) gjatë pjesës së fundit të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945 nga forcat guerile EDES, duke i rezistuar pushtimit italo-gjerman, ndodhi në kundërshtim me urtësinë konvencionale, jo vetëm si rezultat i bashkëpunimit të çamëve me forcat e pushtimit, por më tepër si rezultat i politikës shtetërore, politikë e ngulitur në ideologjinë mbizotëruese nacionaliste të periudhës së ndërmjetëme, shkëmbimeve. Ne argumentojmë se pas shkëmbimeve të mëparshme greko-turke dhe greko-bullgare të popullisive, dëbimi i çamëve myslimanë ishte pjesë e një politike të shtetit grek për të ushtruar të drejtën e tij të pretenduar për dëbuar jogrekët nga territori i tij (shteti grek. Çamërinë e quantr territor të tij, pasi ja kaluan Fuqitë e Mëdha, duke coptuar territorin e Shqiptarisë -FD!). Brenda parametrave të këtij kuadri ideologjik, legjislativ e praktik dhe ndërkombëtar, duhej pakësuar dukshmëria e çamëve myslimanë.

Synimi ishte minimizimi i pranisë së tyre fizike nëpërmjet pakësimit numrit dhe zvog?limit të dallueshmërisë së tyre si grup i veçantë fetar e gjuhësor". Më tej profesori grek vazhdon: "Qeveria dhe burokracia shtetërore përdorën në qasje nxitëse për të rritur urrejtjen ndërmjet komuniteteve për të arritur me suksess qëllimet e lart përmendura". Kështu shkruan pedagogu, historiani dhe shkencëtari grek.

Ka plot fjalë të urta popullore që i ilustrojne të vërtetat. Njëra prej tyre është: "Pema frutore, pa fruta nuk shigjetohet; ajo plot me fruta shigjetohet". Ose: "Dijetari nuk ka forcë në shpatë, por mbështetet tek dijet; ndërsa “trimi” nuk përdor gjykimin, llogjikën, por mbështetet tek shpata”.

Në vitin 1914 "EleuthériosVenizélos, u a prishi mendjen anglezëve me premtimin: "Ne do i japim Anglisë Qipron dhe ishujt e e Mesdheut do ti vëmë në dispozicion të flotës angleze vetëm na jepniVorio-Epirin". Ky premtim ka qenë në tavolinë edhe pas L1B; në Konferencën e Paqes dhe pas L2B në 1946 po në Konferencën e Paqes në Paris. Anglia i mbështeti pretendimet e Greqisë, sepse në thelb ishte interesi politik të kontrollonte Mesdheun.

Kryekrimineli, gjenerali Napolein Zerva, në amanetin e tij, tregon qartë dhe saktë arësyen e vërtetë të kryerjes së masakrave greke ndaj shqiptarëve të çamërisë. Në pragvdekjen tij në vitin 1953, i shkruan mikut të tij nga Popovi, Jani Danit: “I dashur Jani. Tani po gjej kohën të të shkruaj me dorën time, vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, të marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t’u rikujtojmë bashkë atdhetarëve tanë se kush e çliroi Çamërinë nga shqiptarët, prej pesëqind vitesh shkelnin në qafë helenizmin”.

Me tej vazhdon: "Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulerima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin ne furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do t? flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë".

Kështu ka deklaruar Napoleon Zerva për realizimin e amanetit të kishës dhe shteti ortodoks grek.

Kryeministrit të Greqisë, në vitin 2008 Kostas Karamanlis ka deklaruar: "Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ta bëjnë dhëmbin kaq nuk futen në BE, pa zbatuar agjendën tonë kombëtare”.

Para Luftës së dytë Botërore (1940). Kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar haptazi shqiptarët myslimanë çamë, deklaronte se: "Ju myslimanët e Çamërisë, prisni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë, ne grekërit jemi 7 milionë e gjysmë dhe nuk do të Iëmë asnjë çam të gjallë. Ne do t'ju therim të gjithëve.

[AQSH, F.161, v.1940, D.1202, fl.16].

Kronisti i Napoleon Zervës, Mihal

Miridhaqi në librin: “Agones tis filisi-Ethiqi Antistasi Edes-Oea 1941-1944, Athinë 1952, faqe 280, e deklaron pjesmarrjen e djemëve çamë kundër okupatorit, edhe librin e autorit grek, (Miridhaqi, EdesEoea "Agones 1941- 1944" fq.191). Fakt tjetër çërgënjeshtron akuzën greke ndaj çamëve dhe vërteton bashkëpunimin e Napoleon Zervës si me anglezët ashtu dhe me gjermanët dëm të çamëve. Kjo del e qartë në shënimet e Miridhaqit, kronistit të Napoleon Zervës, i cili shkruan: "Gjermanët filluan t'u mbledhin armët çamëve, që Zerva t'i gjente të çarmatosur". Në ditarin e Rashid Dinos, thuhet se armët e çamëve u grumbulluan nga gjermanët, me urdhër direkt Hitlerit dhe ju dhanë ushtarëve Zervës. tilla fakte tregojnë të vërtetën mbi atë quhet "Çështja Çame", ka shumë, si nga pala e viktimës dhe nga pala e vrasësve. Edhe me këto pak fakte, sqarohet paafajsia e çamëve, bien poshtë akuzat pa bazë të shtetit Grek. Personalisht e shoh të realizuar në favor të çamëve argumentin e fallsitetit të akuzës greke se çamët ishin bashkëpunëtor me okupatorin.

Akuza greke është përgënjeshtruar edhe nga historianë, shkrimtarë, profesorë dhe studiues të ndershëm të palës vrasëse.

Por ngurtësia refraktare greke na kujton thënien e Volterit: “Është e vështirë të kesh të drejtë kur të mëdhenjtë e kanë gabim”.

Dredhi greke ndodhën edhe me shkëmbimin e popullsive sipas besimit fetar (bëhet fjalë për traktatin e Lozanës lidhur me këmbimet e popullsive sipas besimit fetar!). Në Lozanë u vendosndërkombëtarisht për mos këmbimin e çamëve, pasi u vërtetua se ishin etnikisht shqiptarë dhe Kaklamanos premtoi se nuk do të zbatohet "shkëmbimi i detyrueshëm për muslimanët me origjinë shqiptare”.

pas shteti Grek, si inteligjent në kamuflimin e interpretimeve, shtoi “pyka” në ligjin e Lozanës se ajo masë do të zbatohej kur çamët të vërtetonin origjinën e tyre etnike në menyrë që të mbeteshin në Greqi". Sipas pretendimeve greke të cilat u prezantuan nga vetë E. Venizellos në administratën lokale në Epir, thuhej se “mund të qëndrojnë n? Greqi vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri, ose baballarët e cilëve janë lindur Shqipëri” duke i përjashtuar kështu çamët e mirëfilltë të rajonit të Çamërisë”.

Ky interpretim në mënyrë tinzare, synonte të ligjëronte se rajoni i Çamërisë ishte tokë vetëm greke dhe jo shqiptare etnikisht.

Në shkrimet greke thuhet: "Shumica e komunitetit mysliman çam nuk kishin asnjë ide të origjinës së tyre etnike, apo preferencat e tyre nuk kalonin përtej përkatësive fetare lokale, e konsideronin veten thjeshtë myslimanë”.

Një manipulim që bie poshtë lehtësisht vetëm duke lexuar historinë e lashtësisë; atë të Mesjetës si shembulln shekujt XIV-XV. I harrojnë princat shqiptarë, Pjetër Losha;, Gjin Bua Shpata; Zguro Bua Shpata; Murik Bua Shpata; Gjon Zenebishi; apo Ali pashë Tepelenën; heronjtë e Sulit krijuan shtetin e Arberise (Me vone te Greqisë); diplomatin Abedin Dino; At Stathi Melani; rektorin Hasan Tahsini; Kol Idromenon (mjeshtër shumë

dimensional i Artit); Dora D’iskra (Dora d'Istria, pseudonimi i Dukeshës Helena Koltsova- Massalskaya, e lindur Elena Ghica (Gjika); heroin e populit Ali Demi dhe shumë e shumë kapedanë të cilët flisnin gjuhën e thesprotëve kur greqishtja e re ishte ende e pa lindur.

Vite pas dëbimit të dhunshëm, nga pala greke çamët u cilësuan: “Pasardhësit e rremë, bashkëpunëtorë të djeshëm me forcat pushtuese dhe kriminelët e luftës së sotme, të shefave të bandave komuniste".

Pasardhës rremë, kështu i quante pala grekë çamët ishin Shqipëri vitet e para të migrimit. Kjo shpifje u kuptua më vonë nga pala greke se dëmtonte interesat territoriale të ortodoksisë greke, prandaj devijuan rrugën dhe i quajtën "çamët grekë të lashtë" (siç do shihet poshtë). Ndërsa cilësimi "kriminelë luftës sotme shefave të bandave komuniste", ishte një radhë tjetër shpifje, pa asnjë bazë sepse dihet se shefat komunistë për çamët, veç trajtimit të tyre të dorës së tretë, sajuan edhe grupin tradhëtar të çamëve (viti 1961) me Teme Sejkon në krye!.

Ku vranë dhe burgosën gjithë intelektualët çamë në Shqipëri. Deri në vitin 1999, për komunitetin çam ishte ndërtuar një sistem censure, heshtje dhe përndjeke. Ndërsa si "pasardhës të rremë", kuptohet se gjoja çamët nuk janë pasardhës të fisit thesprot. Akuzë të hedhur poshtës me kryerjen e ADN, ku kam shkruar artikullin përkatës me titull: "Autokton edhe me ADN".

Me bërjen e ADN time rezultova 100 përqind shqiptar, si nga nëna dhe babai, autokton dhe në vendin tim të lindjes-Çamërinë. Pala greke çamët i ka cilësuar sipas teorive: "Për një tendencë natyrale kriminale". Kjo përdoret për justifikim të spastrimit të përgjakshëm të minoriteteve, grekët kanë kryer historikisht.      Në vijim do sjell fakte historike se kush e ka tendencën natyrale kriminale çamët apo greket!.

Lapsaxhinjtë grekë argumentojnë se shkatërrimi ekonomik i çamëve gjatë dy luftërave Botërore dhe Ballkanike "ishte rezultat i përtacisë së çamëve". Grekët harrojnë se ata çamë jetonin atje para grekëve. Nuk e them për përçmim, por deri vonë, në bujqësi, blegtori dhe në ndërtim shërbenin argatët grekë tek çamët. Po ashtu grekët justifikoheshin se "mos arsimimi i çamëve", ishte: "rezultat i mos pëlqimit të arsimimit prej tyre". Bëjnë sikur harrojnë që shteti grek dhe para tij perandoria otomane, ajo bizantine, u a kishin ndaluar shqiptarizmës, jo vetëm shkollat në shqip por edhe të folurën në gjuhën shqipe. Nëse ndokush nuk e di, informoj se edhe sot shteti grek, për të mos u dënuar për krimet e kryera, thërret dhe çirret me drithërima se "Çështja Çame nuk ekziston". Ndërsa për shqiptarët ortodoksë (çamët), të cilët i quan grekë, u a ka ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe. A nuk është për tu tallur me pretendimin grek se "çamët nuk e pëlqenin arsimimin?. Unë jam i qartë, madje edhe pse këto marrëzira greke, gjejnë përkrahje nga BE-ja. Po. Grekët vitet e fundit hapën shkolla, por ishin shkolla t'u mësonin fëmijëve të çamëve gjuhën greke dhe jo gjuhën e Mëmës së tyre.

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio-Epirit, por dhe jashë saj. Dy tre shembuj: Në fshatin Kuqar ushtria greke, në masakrën e Përmetit më 25 shkurt të vitit 1914 theri gjithë fëmijët; ndërsa burrat i mbylli kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan: "Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta". Të tilla masakra janë kryer gjatë fillim shekullit XX, jo vetëm në Çamëri por në të gjithë Shqipërinë e jugut nga pala greke. Historia nuk harron vrasjet greke në Panarit, Voskopojë, në të gjithë jugun shqiptar. Mirëpo bëjnë sikur harrojnë dhe guxojnë të akuzojnë çamët se kanë prirje “për një tendencë natyrale kriminale". Manipulatore ndërmijëvjeçarë; por të besuar tek disa të fuqishëm të thekur vetëm për interesa vetiake!

Sipas politikës greke në zonë, gjatë dy viteve të para pas aneksimit të Çamërisë në shtetin grek, thuhet: "Për hir të interesave kombëtare greke, çamët duhej të ishin shkëmbyer kohë më parë". Kjo nuk është deklaratë e sajuar nga çamët, por thuhet nga politologët grekë dhe konkretisht shih Eleftheria Nikolaido, tek Organizmi Shtetit për të çliruar Epirin, Dodona, XVI 1987, fq. 497-

609). Kështu shteti grek nuk e shihte veten komod, kur në kufi me shtetin shqiptar të banonte një komunitet, ndërkombëtarisht i njohur i etnisë shqiptare dhe i besimit ndryshe nga ai grek.

Greqia është e betuar në përmbushjen e strategjisë së “Megalloidhesë” për shtrirjen e helenizmit përtej kufijve të saj natyrore.

Për situatëm në Çamëri në vitin 1942, ku Greqia pretendon se çamët paskan bashkëpunuar edhe me pushtuesit italianë, do citoj disa shkresa në të cilat rezulton e kundërta, ku vërtetohet se në Çamëri bashkëpunimi ishte midis Italisë dhe Greqisë në qeverisjet vendore. Nuk kishte pjesmarrje të çamëve në qeverisjen vendore as me italianët, as me grekërit.

Njihemi me disa letëra këmbimesh zyrtare: “Komanda e Xhandarmërisë së Thesprotisë (Zyra e sigurisë publike) e Gumenicës, me dy. 27/02/ 1942, me shkresën nr. Prot.16/22/1a, i drejtohej Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së Epirit (zyra e konfidencës) në Janinë "Rreth situatës në Thesproti pas vrasjes së prefektit".

disa nga letra këmbimet mes Komandës së Xhandarmërisë së Thesprotisë me Komandën e Lartë të Xhandarmërisë së Epirit, kuptohet qartë bashkëpunimi italo-grek:

Me shkresën nr. prot. konf. onf. 271, Ministria Brendshme e xhandarmërisë në Ministri, në Athinë, 2 Maj 1942. atë shkresë i është drejtuar drejtuar.Drejtorisë së shkresë, mes të tjerash shkruhet: ".         të merren masat e

nevojshme për përballimin me efektivitet të situatës të trazuar nga pikpamja e sigurisë, që është krijuar në Thesproti". Urdhër ministri: Sekretar i Përgjithshëm L. Batrinos. Ndërsa Drejtoria e Xhandarmërisë, Drejtoria e Personelit, në Ministrinë e Brendshme të Greqisë, i dërgon Komandës së Pergjithshme të Epirit në Janinë, shkresën nr. 9/526/116, ku shkruhet: "Kemi nderin.     t’ju bëjmë të ditur që kërkuam miratimin e Autoriteteve Italiane për përforcimin e komandës së Xhandarmërisë së Thesprotisë me 10 nënoficerë dhe 60 xhandarë. Gjithashtu urdhëruam inkuadrimin e 100 xhandarëve, pa shërbim të detyruar në këtë komandë. Me anë të urdhri tjetër nga ana jonë, u autorizua që kjo komandë të inkuadrojë edhe 90 xhandarë të tjerë. Kështu që kjo forcë do të plotësohet”.

Gjenerali grek Rallis, komandanti i forcave pronaziste, më pas kryeministër i Greqisë, dhe kolonel Tavullavis ministër i Brendshëm, kanë nënëshkruar urdhërin: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nën urdhërin e nazistëve gjermanë”. Si këto shkresa ka plot që vërtetojnë bashkëqeverisjen italo-greke në Çamëri. Gjë tregon bashkëqeverisje mes

“okuptatorit dhe shtetit grek”.

Në atë periudhë kuptohet qartë që për punësim në administratat shtetërore nga çamët nuk pipëtinte njeri! (por sipas grekeve, camet paskan bere naming, megjithese nuk kishin asnje gje ne dore!) (Hedh budallai një gur në lumë dhe 100 veta nuk e gjejnë dot)!.

Kështu e kemi hallin edhe ne. Shpifësi thotë se çamët bashkëpunuan me okupatorin, kemi afro një shekull dhe nuk e çbëjmë dot!. Dihen qendrimet zyrtare greke ndaj:

Banorëve myslimanë të rajonit të Thesproti/Çamërisë,

Bashkëpunimi mes Italisë (gjoja pushtuese) dhe shtetit Grek (gjoja të pushtuar) dhe,

Përgënjeshtrimi i pastërt i mashtrimeve greke me akuzat e gjoja bashkëpunimit të çamëve me italo -gjermanët.

ç) librin e Nikiforoz G. Kossivaqis, me titull: E vërteta e Tretë, botuar në Athinë më 2001, autori hedh dritë mbi bashkëpunimin e Napoleon Zervës me oficerin e lartë italian Eduart Ferlaco për shitjen e ushqimeve në tregun e zi të Athinës. Napoleon Zerva, bashkë me vëllanë e tij Perikliun grabitnin ushqimet në Artë fshatarëve dhe me ndihmën e ushtarëve italiane i çonin në Athinë për ti shitur në tregun e zi me çmime të larta.

A ka të vërteta në akuzën greke të bashkëpunimit të çmëve me gjermanët?. Shumica e cilësuar e banorëve autoktonë të rajonit të Thesproti/Çamërisë, gjatë L2B, ku Italia dhe Gjermania i shpallën luftë Greqisë në tetor 1940 me vazhdimësi deri në vitin 1945, është dokumentuar dhe vërtetuar se qendroi neutrale. gjuhën e folur brezit u masakrua, e vërteta duhet thuhet është:          "Ata banorë shikonin punën dhe hallet e rënda 35 vjeçare i u kishin rënë nga sjelljet dashakeqe shtetit ortodoks grek. Nuk e kishin mendjen tek asnjë parti, asnjë dinakëri, apo "vëllazëri" ofiqesh". Konferenca e Londrës i dha mundësitë shtetit grek i shndërroi çamët nga zengjinë, hallexhinj.

Si çdo popullsi me etni tjetër brenda një shteti të huajt, është nën administrim si të njerkës për fëmijët e gjetur të burrit. Ata fëmijë, jetimë nga Nëna, ranë pre e keqtrajtimit të frikshëm të njerkës, e cila përfitoi nga mbetja pa mbrojtje prindërore dhe nga vetmia e tyre.

Janë teori të njohura strategjitë dhe taktikat përdoren nga shtete agresive për të pushtuar e nënështruar popujt të ndryshëm etnikisht e fetarisht.

Dihet, Bota e shtrember sot bëhen përpjekje të ndryshme mediokre me pretendimet se Pellazgjia nuk ka ekzistuar. Me zell të pa parë deklarohet nga pala greke se “Çamëria nuk ekziston”, as “Problemi çam nuk ekziston”. Këto thirrje, për mos ekzistenca realizohen duke përdorur teoritë ogurzeza: Shuarje veprash, objektesh, toponimet, më pas shuhen vetë kulturat e historitë e popujve sot civilizimit modern i shkaktojnë dhimbje”.

Gjatë rrugës së ikjes, familjet çame, ashtu si mos më keq nga gjëndja e tyre tërësore, turma-turma arritëm në Qafë Botë" (Vendkalimi nga Çamëria në Shqipëri). Po. Shkak i shqetësimit ishte se "Napoleon Zerva, në strategjinë e tij kishte vazhdimin e sulmit kundër popullsisë çame (që largohej për ti shpëtuar vrasjeve), edhe në brëndësi të territorit shqiptar". Këtë strategji shfarosëse greke kundër çamëve, e denoncoi hapur Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ shqiptare pranë aleatëve, duke i u përgjigjur në të njëjtën mënyrë kërcënimit të EDES. Ishte ky fakt strategjik grek që "në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius (Edward Reilly Stettinius Jr. October 22, 1900) kuptoi se çfarë po i kanosej komunitetit çam, prandaj theksoi: "Ne mendojmë se nga informimi rreth situatës katastrofike, nuk duhet të lejojmë forcat e armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë ose asgjësuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të tolerohen". U zgjodh rruga e tretë e shpëtimit-rruga për të shkuar në Shqipëri. Dhe karvani i atyre njerëzve të drobitur, të lodhur, të bërë skelet, të sëmurë, të uritur, aritën të kalonin "Qafë Botën", me shpresë e besim se i shpëtuan vdekjeve. Por gjëndja shëndetësore, ekonomike, shpirtërore, jo të gjithëve u a siguroi jetesën. Atje në hapësirën territoriale Konispolit, Xarrës, të Muzinës, Kllogjerit, ndërruan jetën 2,700 veta, fëmijë, gra dhe burra që gjenden nën atë dhe. Atje janë emrat dhe shpirtërat e tyre. Atje është jeta dhe vdekja. Është e vërteta dhe mashtrimi. Ai memorial sfidon qendrimet ndaj parimeve demokratike të BE-së. Sfidon deklarimet falso "Të të Drejtave Universale të Njeriut". Atje dhe atë vend u ndal vdekja dhe lindi jeta për "Farë e fisin thesprot”.

Lexojmë pjesë nga Ditarët e luftës të oficerëve gjermanë, për veprimet e tyre në rajonin e Çamërisë.

Nga studimi i “Ditarëve të luftës të oficerëve gjermanë” rezulton se forcat gjermane në rajonin jugperëndimor të Greqisë (në rastin tonë në rajonin e Çamërisë), kanë qenë prezent për rreth 16 muaj (23.06.1943 der më 10 tetor 1944). Me përcaktimin e kohës së prezencës së forcave gjermane në rajon, arrijmë tek synimi për njohjen me (mos) veprimet luftarake tyre, dhe me rastet (mos) bashkëpunimit banorëve rajonit përkatës, të çamëve!. Veprimet e forcave gjermane në rajonin e Thesprotisë në dt. 05/10/1943, me kapitullimin e ushtrisë Italiane dhe çarmatimin e njësive ushtarake Italiane në Greqi, Komanda gjermane në Epir vendosi ndërprerjen e aktiviteteve partizane në këtë zonë. Përshtatur me situatën reale të betejave në terren si dhe ndarjen e madhe ideologjike midis trupave Zervës dhe njësive komuniste të ELAS-it, i u propozua Napoleon Zervës një armëpushim me njësitë gjermane. Njiheshin mirë nga diplomacia e kohës dhe të përcaktuara saktë nga një ish diplomat i Ambasadës Ameriakane në Athinë, i cili ka shkruar: "Bashkëpunëtorët grekë e rishpikën veten, ndërruan flamurin, duke u shndërruar në anti komunistë të ashpër. Çamëve nuk i u dha ky shans". Sipas ditarit të Rexhep Dines, Zerva nuk guxonte të hynte në çarmatimin e banorëve të Çamërisë, prandaj u kërkoi autoriteteve gjermane të pushtimit që të çarmatosej popullsisa çame. Dhe ashtu ndodhi, çarmatimi u krye nga gjermanët me urdhër direkt të Hitlerit. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që dihen. Këto vitet e fundit, albanologu i shquar, Robert Elsie, në një pjesë studimiy të botuar më titullin “Shqiptarët çamë të Greqisë sipas dokumenteve panjohura", shprehet: "Forcat britanike, për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, lejuan komandantin vendas Zerva të pushtonte rajonin". Ka dhe intelektuslë grekë që kanë shkruar për të vërtetat e ndodhivevtë asaj kohe.

Jani Sharra në librin "Istorias tis Periohis Igumenicas (Historia e zonës së Gumecës), f. 642 (viti 1985), thotë: "...Nuk kemi sot drejtë të mos zbulojmë disa të vërteta të pa kundër shtueshme dhe siç duam të dënojmë vrasjet dhe krimet e pushtuesit e të myslimanëve keqbërës, aq më shumë do të na duhet të dënojmë krimet e vrasjet e fuqive të ashtuquajtura të çlirimit si dhe keqbërjet e elementeve kristianë" (f. 629). Jani Sharra shpreh edhe një zhgënjim italianëve, cilët mendonin se çamët do t'i kishin në krahë. Ai thotë: “Italianët u zhgënjyen me minoritetin shqiptar Greqi. Shumë pak çamë u rreshtuan në njësitë fashiste italiane", (f.603-4) kurse çamët u rreshtuan me forcat e ELLAS-i (forcat e majta greke).

Jani. G. Sharra, në fq. 668 të po atij libri, shkruan: “Më 27.6.1944 andartët hynë në Paramithi; bishat përbërëse tij u vërsulën bishërisht mbi popullatën e pambrojtur. Të nesërmen e gjëmës në Paramithi (27.6.1944), ????-sitët hynë fshatin Karbunar. As atje s'lanë kënd të gjallë nga sa zunë. Tërë çamërit që u gjetën në Karbunar u vranë dhe u hodhën nëpër hendege (kanale-FD)... "Pas dy ditësh EOE-istët arritën në Margëllëç; "e plaçkitën egërsisht. “Masakrat Paramithi dhe thellimi i keqbërësive nuk linin asnjë dyshim se, po të donin të mbijetonin si popull, duhej të çrrënjoseshin". Ndërsa në fq. 670 të libtit shkruan: "Kush donte të jetonte, duhej të linte truallin atdheun e vet, shtëpinë, pasurinë e të merrte rrugën mergimtarit". (Jani G. Sharra.,"Istoria tis...", në fq.8 670 të veprës së tij të përmendur Sharra shkruante:

"Në Çamëri u shkelën ligjet e njerëzimit dhe u njollos historia e saj nga këto hordhi njerëzish të egër"; ndërsa në fq. 672 vëren: "Këto ishin përfundimet e politikës së urrejtjes së fesë dhe politikës së çmendur të EDES, ata pasi vulosën me gjak, lot e rrënime fatim e të dy bashkësive patën si përfundim çrrënjosjen e çamo-shqiptarëve nga toka e të parëve të tyre, nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre...".

Studiuesi i njohur grek Nikos Zhango shkruan: "Ato nuk janë karakterin tonë. Le të shohim veten pasqyrën e historisë... Ç'tmerr, ç'neveri! Shtazëri e padëgjuar, jashtë çdo logjike njerëzore"! Po Niko Zhangu, në veprën e vet "Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945", shkruan: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjitha fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame". Duke folur mbi masakrat në Paramithi, ndër të tjera ky autor vëren: "Barbarizëm në Paramithi. Historia ditët që vijuan fsheh fytyrën e vet nga turpi". Niko Zhangu shënon: ".. kapeshin nëpër fshatra, kaloheshin në thikë; nuk bëhej përjashtim as për fëmijët, gratë e të sëmurët. Shpëtonin vetëm ca të pakët që kishin shumë para dhe lira flori, me të cilat riblenin jetën e tyre dhe iknin drejt kufirit. Paturpësitë e poshtërsitë e EDHES-itëve vunë kudo vulën e njollës së zezë".

Kronisti i Zervës Mihal J. Miridhaqi, në librin "Agones tis Filisi i ethniqi Antistasi" (kundërshtitë dhe miqësitë e rezistencës kombëtare), EDES-EQEA 1941-1944 Tomos B.

J. Sidherisi", Athinë 1952, tregon disa të vërteta p.sh: "Forcat e divizionit X kishin porosi pastronin Çamërinë dhe njoftuan se si fillim ia arritën qëllimit, duke zënë Paramithinë" (f.191). "P?r pastrimin e përgjithshëm nga çamët u ngarkua regjimenti i 40-të nën komandën e Agoros dhe Gallanit dhe 11 batalione të komandës së përgjithshme" (f.191). Më 7 gusht 1944, forcat e Divizionit X zunë fshatrat Margëllëç dhe Mazrek, ishin mbështetja kryesore e turko-çamëve" (f.192). "Këto operacione spastrimi i vëzhgonin përfaqësuesit e shtabit të Mesdheut pranë Zervës, togeri skocez Graham" (f.192).

"Më 11 gusht 1944. Repartet EO e EDAS spastruan kryesisht Çamërinë nga forcat e armatosura të turko-çamëve" (f.193-4).

Mihal Miridhaqi na njeh edhe me bashkëbisedimin e bërë në Athinë, të Napoleon Zervës me ish kryeministrin Plastria: Napoleon Zerva: Ne këtu kryetar, bëmë EDES-in, ngritëm dhe trupat andarte të EDES-it. Nuk e di nëse jeni dakord për të gjitha këto? Plastira përgjigjet: Shërbimin politik (dmth EDES-in) duhej ta bënit dhe mirë bëtë e bëtë, por trupat andarte ama e dëmtuan Greqinë....

Napoleon Zerva i habitur përsëri e pyeti: “Ne e dëmtuam Greqinë?".

Plastrira i u përgjigj: EDAS-i, ju dhe të tjerët, sepse dogjët edhe fshatrat, vratë dhe njerëz" (f.291-92").

Ndërsa vetë krymasakruesi, Napoleon Zerva, me anën e një letre që i dërgon nga spitali një miku, krenohet për mizoritë e tij ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Sipas S. Muselimi, në veprën. "Istoriko Peripato ana ti Thesprotia",

Janinë, 1974, Napoleon Zerva, në letrën që i shkruante mikut tij Jani Dani Popovitit, m? 4 gusht 1953. Përmbajtja e letrës u citua më lart.

Në një studim të pedagogëve grekë në Universitetin "Pandio" të Greqisë, pranohet genocidi grek ndaj popullsisë çame.

Ata deklarojnë se vrasjet e çamëve të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre. Po ashtu edhe 50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga ushtria revolucionare çlirimtare greke (EDES-forcë e djathtë greke), gjatë Luftës së Dytë Botërore". Deklaratat e studiuesave krijuan kundërshtime dhe irritime, por pavarësisht nga kundërshtimet, studiuesi Llambros Buliçioti u tha: "Ky është thjesht një studim, që nuk tenton të futet në politikë, përsëri salla nuk u qetësua, u desh efhe ndërhyrja e studiuesit z.

Konstandinos Tsitselikis, i cili shtoi: "nuk po flasim për çështje kombëtare, por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim.

Studim tjetër që pranon gjenocidin grek ndaj çamëve, është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili ndër tjera shkruan:    "ky rast është padyshim një gjenocid".

Shteti grek, për siguruar mos ekzistencën e "Çështjes Çame" urdhëroi institucionet zyrtare greke që të zhduknin çdo dokument që lidhej me çamët dhe Çamërinë, kete e vërteton Ish kryeprokurori i Janinës Xhavella, i cili la deklaruar për urdhërat e marra nga Ministria e Drejtesisë Greke për të zhdukur të gjitha dokumentat ku flitet për problemet e çamëve. Veprime që flasin qartë për fshehjen e të vërtetave lidhur me manipulimet, gënjeshtrat, shpifjet e ndërthurura nga pala greke ndër dekada, vazhdojnë bëlbëzohen edhe sot nga drejttuesit e shtetit dhe kishës greke. Kjo gjë dihet dhe nuk tregon habi, janë bërë rutinë, e veçanta është se duke përdorur të njëjtat shprehje, gënjeshtra dhe shpifje dhe kur ato nuk shoqërohen me fakte konkrete, mendoj se duhen kuptuar disa qendrimet. Ata bëhen qesharakë dhe plotësisht pabesueshëm. Ata. grelët e dinë që mbështesin të pavërtetat, por i përmbahen strategjisë së "Megalloidesë". Veprojnë me ndërgjege, pasi mbështeten tek filozofia e gënjeshtrave, duke akuzuar të tjerët për ligësitë e bëra prej tyre.

Ish kryeministrit Metaksa (1936- 1941), i cili vitin 1936 disa drejta njohura kohën e ish kryeministrit grek Teodoros Pangallos, u a hoqi çdo të drejtë çamëve dhe deklaroi se: "Sa kemi çamë myslimanë në kurriz, kemi një thikë zëmër"!. Ndërsa Prefekti i Epirit vitin 1923 ka deklaruar para çamëve: "Ne do 'ju dëbojmë qoftë dhe me dhunë"!

Këto qendrime, në vitet shumë më përpara sesa akuza për bashkëpunimin e çamëve me gjermanët, janë dëshmi të qarta për të kuptuar sajesën: "çamët bashkëpunëtorë me okupatorin".

Ish kryeministri Andreas Papandreu ka sqaruar hapur arësyen e mos heqjes dhe mbajtjes sa gjatë “Ligjit Luftës me Shqipërinë”. Për këtë Ligj ai më 3 mars 1986 ka deklaruar: "Heqja e Ligjit të Luftës do kishte pasoja vepruese për çamët myslimanë dhe gjithë atyre që synojnë rivendosje të mundëshme në Greqi. Qeveria jonë nuk ka asnjë gatishmëri që të bëjë tërheqjen më të vogël në këtë çështje”.

Para mbylljes së shkrimit, për të gjithë diplomatët e Greqisë, sjell në kujtesë edhe disa qendrime të pavarura, që vërtetojnë mos bashkëpunimin e çamëve me gjermanët:

Historiania ruse.N.Smirnova dhe etnografia

J. Ivanova në studimet e tyre kanë theksuar: “Dëbimi i çamëve nga trojet e tyre ka qënë një plan i hartuar që në vitet 1920 nga borgjezia shovene greke dhe për ta kryer me sukses, më 1944 pranë forcave të Zervës ishte krijuar një repart i veçantë “Anestohios Kohos", në përbërje ishin kriminelë profesionistë".

Po kështu komisionerit anglez, gjenerali Roy Hodgson, ka raportuar se: "Çamët u detyruan të largohen nga persekutimi i ushtrisë naziste greke". Duhet besohet tek zgjimi ndërgjegjeje njerëzore të dhoqërisë greke. Këtë fillim zgjimi e shohim edhe tek zonja Tulla Stefaniu në veprën    "To Margariti", e cila shprehet e ndërgjegjshme për të vërtetën e marrëdhënieve të grekëve në Çamëri dhe të çamëve autoktonë. Ajo ka deklaruar: "Me çamët kemi jetuar si vëllezër në të mira e të këqia. Mallkuar qofshin ata që bënë këtë tmerr mbi ta"! .

Në tetor të vitit 1944 kur gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë, Zerva kishte në dispozicion vetëm 8 mijë trupa, me trupat e mbetur Zerva mori Janinën, e cila ishte e braktisur tashmë. Gjatë betejës që forcat zerviste zhvilluan me komunistët (partizanët e ELLAS-it), të cilët kishim superioritet në numër 3 me Zerva pësoi shumë humbje.

Nëpërmjet shtjellimit ngjarjeve asaj periudhe, të cila na paraqiten nga "Ditarët”, arrihet edhe konkluzionin e ndryshimeve të qëndrimeve të palës greke, ku sipas situatave luftarake në terren, herë bashkohen me okupatorin (forcat pushtuse gjermane) dhe herë me forcat Aleate (anglo-amerikane) Ndërsa qëndrimet e EDES-it, e cila operonte kryesit në jug dhe në perëndim të Greqisë (në rajonin e Çamërisë), dalin shumë të qarta, pasi po thuaj për gjithë periudhën e prezencës gjermane rajon ekzistojnë marëveshje mos sulmimi mes palëve dhe bashkëluftim kundër forcave komuniste (Ellasit)

Nga 05 tetori 1943 deri në 05 korrik 1944, dmth 9 muaj kishte marëveshje mos sulmimi mes tyre. Kjo u ndërpre për 22 ditë, nga 05 Korrik deri më 27 korrik 1944, por rifilloi deri në tetor 1944 me tërheqjen e forcave gjermane nga Çamëria.

Thuhet për pemën legjendare të ullirit dhe vajin e nxjerrë nga kokrrat e tij, se e kanë shoqëruar prej mijëvjeçarësh historinë e njerëzimit. Vaji i ullirit ndodhej prej më shumë se tetëmijë vjetësh tavolinat tona. Po kështu mendohet se uthulla është prodhuar dhe përdorur nga njerëzit për nijra vjet. Gjurmët e uthullës janë gjetur rreth viteve tremijë p.k. Pra, rezulton se Vaji dhe uthulla kanë qenë të pranishme tek njerëzimi mbi 5 deri 10 mijë vitesh më parë.

Gjenia e hershme (mbi 10 mijë vjet) e fisit thesprot fenomenin e natyrës, që sot e quajmë “ylber”, thesprotët e lashtë dhw sit pasardhësit e tyre, çamët, e quajnë "uthulla me val", Valle kush popull tjetër ka një emërtim të tillë që fenomenin natyror e krahason me sendet, mjetet apo ushqimet?.

Një emërtim tepër i lashtë vjen tek ne dhe na tregon se pellazgët nuk janë zhdukur"!.

Sigurisht ka dhe të tjera fjalë të marra nga objektet natyrore, me të cilat është krijuar gjuha e folur nga njerëzimi. E tillë është edhe fjala shqipe "qiellza". Fjalë e përshtatur ngjasuar me qiellin në trahtën e përkëdgelur të zvogëluar "qiellza". Kjo vjen nga pellazgjishtja, qielli natyror është përshtatur me "qiellzën" në gojën tonë.

Jemi njohur edhe me një material, ku z. Mithat Frashëri, rolin e kryetarit tëPartisë Balli Kombëtar i Shqipërsië, rezulton se nga muaji maj i vitit 1944 është tërhequr nga mbojtja e bashkëkomasve çame, ose u paska dorëzuar. Njihemi me dokumentin (Mithati, Zervo dhe Çamët", Marrë nga gazeta "Dita" dt. August 7, 2018). "Në Arkivin e Shtetit janë gjetur dokumentet se si Mithat Frashëri, në emër të partisë Balli Kombëtar që kryesonte, i drejtohet Partisë Nacionaliste Greke për marrëveshje, ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë me partinë nacionaliste jugosllave të Mihaillovicit. Krahas të tjerash në shkrimin e postuar nga kjo gazetë lexohet: "Implikimin e tij deri në kolaboracionizëm të hapur, Balli Kombëtar e thelloi akoma më tepër, kur në emër të antikomunizmit, u përpoq të nënshkruante marrëveshje me qarqet më antishqiptare të vendeve fqinj".

Për t'u lidhur me nacionalistin grek Napoleon Zervas u bënë vetëm në maj 1944, kur u dërgua në Greqi Dhimitër Fallo, i cili duhej të bisedonte për një marrëveshje përgjithshme. Por kjo skemë dështoi kur Fallo, bashkë me dokumentet përkatëse, u kap nga partizanët shqiptarë dhe u pushkatua."Dokumenti, që i u kap Dhimitër Fallos si dhe shkresa përcjellëse, me të cilën ai autorizohej nga udhëheqja e Ballit Kombëtar, e posaçërisht nga kryetari i saj, Mithat Frashëri, flitej për të lidhur dhe nënshkruar marrëveshjen me Partinë Nacionaliste Greke, e formuluar në Tiranë dhe e përbërë prej 9 pikave.

Në dokument është hedhur ideja e krijimit të Konnfederatës Greko-Shqiptaro-Turke, ku "do të ruhet sovraniteti i palëve", por në rast lufte,"komanda e përgjithshme ushtarake ngelet në dorë të Greqisë ” dhe në Konferencën e Paqes "palët do të përkrahin politikën e shoku-shokut."

Njihemi me shkresën e Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, të datës "Shqipëria e Lirë", 11.5.1944, me të cilën "Zoti Dhimitër Fallo është i ngarkuem nga Komiteti Qendror i Organizatës Nacionaliste "Balli Kombrar" të lidhi marrëveshje me Partinë Nacionaliste Greke (EDES-in, Partia e Napoleon Zervës-FD), në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të një Komisioni të caktuem për këtë qëllim".

Shkresa është nënshkruar nga Kryetari i Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar Mithat Frashëri. Në letrën shoqëruese, midis porosive të tjera z. Mithat paraqet pikat mbi cilat do të bazohej marrëveshja e mundshme shqiptaro-greko -turke. Nga pikat e projektuara për marrëveshjen tërheq vëmëndjen pika 3, ku theksohet: "Kufijt greko-shqiparë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939-tës" (ku rajoni i Çamërisë, Janina. Konica etj. ti mbeteshin Greqisë-FD)).

Ndërsa në pikën 8, shkruhet: "Greqia do të angazhohet të mbështesë rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibres..." Platforma politike e Partisë Nacionaliste Shqiptare i a dorëzonte rajonin e Çamërisë Partisë Nacionaliste të Greqisë, EDES-sit. Kjo parti është ajo që mbas 47 ditësh, më 27 qershor 1944, filloi kasaphanën, ndaj një komuniteti shqiptar, i cili mbeti pa asnjë mbrojtje apo përkrahje, jo nga një anë, por nga të gjitha anët. Shif: "Gazetën "Dita" 7/08/, 2018 24. )Mbasi u njohëm edhe me këto qëndrime, ku me vullnet të plotë Mithat Frashëri e sakrifikonte rajonin etnik shqiptar të Çamërisë, krijohet një mjergull historike, politike dhe atdhetare. Me keqardhje ajo projekt marrëveshje, krijon zhgënjim, pabesi, nënështrim të palogjikshëm. Ai qëndrim i kundërt, i menjëhershëm dhe i pakuptueshëm, tregoi se banorët farë e fis autoktonë të rajonit të Thesproti/Çamërisë, pavarësisht nga dy besimet fetare, filluan të trajtohen si fëmijët e gjetur tek burrat e dytë; të dy shtetet filluan të luajnë rolin e njerkave grifshë. Këto ngjarje dhe të vërteta historike mendova ti trajtoj në këtë libër me dëshirën për të informuar sa më shumë lexuesit dhe opinionin publik shqiptar, grek dhe më gjërë.

Ishte Kongresi anti demokratik i Berlinit, shpërfillës i ndjenjave kombëtare të shqiptarëve. Kongresi i Berlinit u mbajt më 13 qershor 1878 me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën Stefanit. me pjesëmarrjen e Fuqive Mëdha Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia dhe Italia. Punimet e Kongresit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark. Me gjithë përpjekjet e bëra nga Abdyl Frashëri, kryetar i delegacionit shqiptar për ta bindur kryetarin e Kongresit kancelarin Bismark, për përfshirje në rendin e ditës çështjen e kombit shqiptar, ai nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “Nuk ka një komb shqiptar". Ky mentalitet shovinist fetar, është mbartës i të gjitha pengesave dhe vështirësive që kanë shoqëruar dhe shoqërojnë shqiptarët në shekuj.

Shqipëria ishte Provincë e perandorisë otomane, si shumë vende të tjera, por puna tejet e përkushtuar e intelektualëve patriotë të kohës me krye Ismail bej Qemalin, arritën të realizojnë pavarësinë e saj, megjithëse, tepër e cunguar vetëm në 31% të sipërfaqes së saj territoriale (28.000 km 28 Nëntor të vitit 1912 Shqipëria u bë e Pavarur. Sipas statistikave osmane, Shqipëria në vitin 1910 kish një sipërfaqe prej 90,187 km², sipas vilajeteve paraqitej:

Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 10,887 km2;

Vilaje Kosovës kishte 32,900 km2;

Vilajeti i Manastirit kishte 28,5 km2,

Vilajeti i Janinës 17,900 km2.

Gjithësej të katër vilajetet shqiptare, në vitin 1910 kishin 3,804,000 banorë. Në struktrë shqiptarët zinin 66%, ndërsa popullsia e përzier e maqedonasve, vllehëve dhe bullgarëve ishte 16%, serbët rreth 5%, grekët rreth 4%. Edhe në këtë momen historik, Fuqitë e Mëdha nuk morën në konsideratë strukturën përbëse të popullsisë, ku shqiptarët zinin mbi 66%, por i dhanë përparësi parimeve të përkatësisë fetare në formimin e shteteve, ashtu siç ndodhi edhe me vendimet e Kongresit të Berlinit.

Në Konferencën e Versajës, Shqipëria u mbrojt nga Lordi Sesil, i cili parashtroi për miratim kërkesën e Shqipërisë duke u shprehur se: "Shqipëria duhej të pranohej, pasi paraqiste të gjitha karakteret e një kombi krejtësisht të formuar ishte vuajtur po aq sa kombet e tjerë të Ballkanit, prandaj duhej që ti vinin në ndihmë”. Kërkesa për Anëtarësim e Shqipërisë u pranua me 35 vota pro dhe asnjë kundër në Lidhjen e Kombeve me datë 17 Dhjetor 1920.

Letra e dërguar nga pala çame për Shefqet Peçin (komisar dhe komandant i çetave dhe batalioneve të para partizane në Zonën e Parë Operative Vlorë- Gjirokastër-viti 1943), gjatë masakrave greke ndaj çamëve, në të cilën i kërkohej përfaqësuesit politik të forcave partizane që operonin në jugun e Shqipërisë, për të bashkëpunuar për mbrojtjen e Çamërisë dhe banorëve të saj, pavarësisht nga bindjet politike.

Me gjykimin e sotem, mos kthimi i pergjigjes se letres, pasqyron dy fenomene tepër të rëndësishme:

Pala e shqiptarëve të Çamërisë vinte para së gjithash interesat për mbrojtjen kombetare. Për fat të keq ajo letër nuk mori përgjigje!

Sipas ideologjisë politike kohës, Partia komuniste shqiptare përparësi kishte

postulatin: “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”. Pra, para kombit të saj ajo njësonte proletarët. Ndihmoi forcat

“demokrate” greke, të cilat ishin në krah të sistemit komunist, duke anashkaluar bashkëatdhetarët. Edhe sot ky fenomen po ndodh rëndom arenën Ndërkombëtare ku përparësi i jepet mbështetjes së popujve që aderojnë për parimet “demokratike”. Përvoja historike, sidomos e popullit tonë, tregon se për një shoqëri të vërtetë, të pastër ideoligjikisht, pavarësisht rendeve shoqërore, fuqia dhe siguria e zhvillimit bazën e gjen tek konsolidimi i familjes, dijeve dhe zhvillimit natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

Ngjarjen që vijon po e përfshi në këtë libër për dy arësye:

Për të kuptuar sjelljen e Byrosë Politike të Shqipërisë ndaj emigrantëve shqiptarë,

Për të përgënjeshtruar shpifjet dhe mashtrimet greke se emigrantët çamë në Shqipëri ishin: “Pasardhësit e rremë, bashkëpunëtorë djeshëm me forcat

pushtuese dhe kriminelët e luftës së sotme, të shefave të bandave komuniste".

Sa i goditur është ky përcaktim i grekëve ndaj çamëve e thotë “proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së 26 mars 1949, ku rezulton se nga pala greke i ishte kërkuar shtetit shqiptar, për të rekrutuar djem dhe burra refugjatë çamë për ushtrinë demokratike Greke. Plotësimin e kërkesës së palës greke, Byroja Politike e mori në shqyrtim me datë 26 mars 1949. Gjatë diskutimeve rezultori se pala shqiptare kishte punuar që grekëve tu njihej e drejta e mobilizimit të djemve dhe burrave refugjatë çamë, mbasi ata vazhdonin të ishin shtetas grekë.

Masakrat dhe shpërnguljet me dhunë kryera ndaj tyre nga shteti Grek, për anëtarë e Byrosë Poltike nuk përbënte problem, por i druheshin reagimit ndërkombëtar nëse bëhej mobilizimi. Papërgjegjshmëri kombëtare dhe akt tradhëtie ndaj popullit, u vulos në atë mbledhje të kupolës qeverisëse, e cila për t’u shmangur përgjegjësive ndërkombëtare, vendosi refugjatët çamë mobilizoheshin me aksion të fshehtë natën dhe ti dorëzoheshin palës greke, mjaftonte mos dukej dora e shtetit shqiptar!!. Nëse edhe kjo masë nuk do të realizohej, për burrat çamë të cilët nuk do pranonin mobilizimin, byroistët konkluduan

që: ”Këta (çamët-FD) të arrestohen dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan, ku është vendi shumë i përshtatshëm”. (AQSH, fq14/AP, V.1949,D,16, fleta 14).

Burrat dhe djemtë emigrantë çamë nuk pranuan rekrutimin dhe nuk shkuan të luftonin për llogari të forcave të majta greke

për tu bërë “mish për top”. Si rrjedhojë shumë prej tyre u internuan në Lozhan, disa u dënuan, disa u përjashtuan nga partia komuniste e Shqipërisë.

Shënim: Këtë ngjarje pala greke e ka shtrëmbëruar duke thënë se çamët pranuar dhe u bashkuan me demokratët grekë. Kështu është vepruar nga pala greke, e cila interpretonte në të kundërt për çdo ngjarje që lidhej me shqiptarët myslimanë Çamërisë.

Arvaniti Aleksandër Pali në vitin 1907 kërkoi që gjuha arvanite të bëhet gjuhë zyrtare në Greqi, të ndërtohet Universiteti Arban në Athinë ose Korfuz”. Profesori arvanit, duke e njohur mirë lojën përçarëse të fuqive të huaja që përdornin fenë për të ndarë shqiptarët e grekët, i u drejtua drejtpërdrejt edhe shqiptarëve të besimit mysliman. Pali bëri një apel për mendjehapësi dhe bashkim kombëtar përtej dogmave fetare: “…nëse qëllon të tjerët kenë fe tjetër, kjo nuk duhet na bëjë ne t’i konsiderojmë tjerët si qen dhe pabesë.”     Apel i

profesorit arvanit, mbi një shekull më parë, shpreh qartë sesa i drejtë është përcaktimin shqiptar ndërshekullor i kombit në bazë të zhvillimit natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

8

NJË E VËRTETË E THJESHTË

E vërteta e kombit tonë dihet, por janë faktorë të fortë subjektivë që dominojnë në gjetjen e mekanizmës për unifikimin identitar.”. Gjatë mbretërimit të perandorit romak, Maurice (582-602), për shkak të sulmít të përhapur avarosllavëve që përmbytën Ballkanín, síç dëshmohet nga hístorianí sirian i shekullit të VII pas Krishtít, Evagri Scholastís: “Godítjarfundímtare vrau popullsínë greke erdhí në vítín 746 pas Krishtít, me epídemínë gjíthëpërfshirëse që asgjësoj grekët e mbetur.

Ngjarja është konfirmuar nga perandorí bízantín Konstandín Porfyrogeniti (905-969 pas Kríshtít), í cílí e rrëfen líbrín “Thematíka”. Po ashtu për tu kuptuar edhe më qartë po shkruaj konkluzkonin e historianit britanik.“Greqia u krijua nga arvanitët, sepse ata jetonin në atë territor në 1831 dhe kudo flitej shqip”.

Këto përfundime dhe shumë të tjera si këto, vërtetojnë se arvanitët ikën dhe u ngulën diku. Atje ngritën bujtinat. Flisnin gjuhën e tyre arvanite (e ruajtën siç flisnin në vendlindjen e tyre).

U bashkuan në mbrojte të territorit të ri. Ai territor nuk kishte emër si shtet, ndaj formuan shtetin e tyre “Ne Albania”/“Shqiperia e Re”. Ngulimi i atyre emigrantëve një territor pa emër duhej pagëzuar. Ndaj e pagëzuan me “Ne Albania”. Në ato kohë kishte hapësira të pabanuara, siç ishte Thesalia, kohë u krijua nga migrimi i një pjese popullsisë nga Thesprotia. Pak vite pas hamorigat-dosëzat (Megalloidea) ja ndryshuan emërin në: “Shteti Grek”. Me këtë emër irredentistët e megalloidesë dhe naçertanasit në veri të Shqipërisë mbollën fatkeqësitë në gadishullit tonë. Fatkeqësi që u ndjenë thellë në trupin e pellazgjisë e të Ilirisë dhe që e trashëgojnë sot arvanitasit, çamët dhe shqiptarët.

Përvojat, hulumtimet, niveli kulturor, pranojnë realitetin dhe përfundimin që kaq e thjeshtë duhet të jetë historia jonë dhe ajo e krijimit të shtetit të arvanitasve e vitit 1830.

Fahri Dahri. 06/06/2026.

9

Një koment.

Nga leximi i tregimit të profesor Fatmir Terziut (fb dt. 28/05/2026) “Më ngecën sytë tek sytë e tu. Po ti kush je?

Monolog

Prekësa. Pak fjalë, por që therin në zemër. Jo pak shqiptarë, por shumë, shumë që nga nëntëdhjeta e këndej. Sot ata djem e vajza, janë bërë prindër dhe neve jemi edhe prindër por edhe gjyshër. Po.Vërtet ashtu ndjehemi ngandonjëherë ashtu siç thotë tregimi- në fund të ndonjë autobuzi, por për herë në divanët “memece” në shtëpi, ku nuk ndjehen zërat e dikurshëm. Jo se mungojnë ata zëra, ata vazhdojnë, por larg nesh, në vende të tjera dhe të shumuar me nipat e mbesat tona.

Respekte profesor Fatmiri”.

10

MESAZHE NË MBËSHTETJE TË PROBLEMIT ÇAM

Janë të shumtë mesazhet në mbështetje të zgjidhjes së problemit çam, duke e trajtuar si problem të madh kombëtar. Paraqes disa komente që mbështesin pa hezitim të drejtën për zgjidhjen e “Çështjes Çame”:

Mesazh nga miku ynë z. Faruk Myrtaj. dt. 27/01/2026.-Tërë problemi, historia e ndodhur përballë se shkruarës jo saktë, momentet kryesore, ato që do duhej t'a prinin përpjekjen, nëse vijnë rrethanat dhe individët e duhur shfaqen përgjegjshëm. pak fjalë gjithcka... Respekte Fahri Dahri. Prej lëndës së ofruar del edhe kumti: padyshim vetëdija çame, në memorie të paraardhësve por do bëhej e pamundur, nëse Çështja Çame të mbetej vetëm e tyre. (F.M, më 27/01/2026).-

Mesazh në “Zemra Shqiptare”, nga z. Ismet Hasani - Suedi, 09/11/2024:

“I respektuari Fahri Dahri!

Në portalin ZSH , të cilin portal e udhëheqë i respektuari Gëzim Marku, lexova me kujdes shkrimin e juaj, të cilin e përmbyllni me fjalët, po citoj: "...për termin e "Vorio-Epirit", megjithëse ishte sajesë në vitin 1914, dmth 30 vite përpara gjenocidit grek ndaj çamëve, përmendet me zell. Hipokrizi e shëmtuar!

Antishqiptarëve (të jashtëm e të brendshëm) u pëlqejnë sajesat e shekullit XX, ndërsa të vërtetat historike mijëra vjeçare, për ata nuk kanë vlerë! Nuk zgjatem më tepër pasi kuptohet se është qendrim i qartë antikombëtar dhe aspak human." Shkrimi juaj bëri përshtypje, më rikthej në histori, ndaj vendosa të japë koment. Ju lumt mendja dhe dora! Po theksoj se: “Çështja Çame” dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ja aneksoi Greqisë.

Shkrimtari dhe mendimtari i njohur libanez Khalil Gibran ka thënë: "Mos pyet çfarë bëri Atdheu për mu', por ç”bëra unë për Atdheun!" Andaj po bëj pyetje: -"Çfarë bëri Shqipëria për Çamërinë dhe çamët?!" dhe vetë po përgjigjëm: Asgjë! Me respekt, Ismet M. Hasani, Suedi.

Hidajete Xhelo. Ka bërë këtë koment në përgjigje të komentit tim për ditëlindjen e mbesësë saj. Shënim: Unë me babain e saj, të ndjerin Hajredin Manari ishim shumë miq për kohën punoja NB Belsh. respekt të babait të saj dhe për mirënjohje të familjes Hidajetes, i përfshiva këto dy komente këtë libër, për mos u harruar njerëzit e mirë dhe të nderuar për kohën e tyre nga shoqëria përkatëse.

Hidajete Xhelo: “Fahri Dahri faleminderit fisnik e ti kesh me jet e shëndet yjet tuaj. Jeni nga njerëzit e rrallë vëmendshëm urimet i jepni me zemër e plot dashuri. Ju jam miënjohëse për çdo fjalë dhe ju vlerësoj për mënçurinë e fisnikërinë që tregoni në çdo shkrim tuajin. Njerëz si ju janë pasuri kombëtare për vlerat njerëzore e atdhetare që përcillni vazhdimisht në librat tuaja. Respekt e Zoti ju bekoftë patrioti e miku i ngushtë i babait tim.

- F.D. “Urime për ditëlindjen e mbesës. Qoftë e shëndetshme, të ketë jetë, mirësi e begati. Sa bukur e shprehni që dashuritë janë pa fund. Pas nesh lindin motra, vëllezër, ne na shtohen njerëzit duam. Vazhdon jeta dhe lindin nipër, mbesa, përsëri na shtohen dashuritë për 'ta. Ja kjo është lumturia dhe dëshira për të qenë mes njerëzve i duam dhe na duan. Edhe një herë jetë të gjatë mbesës tuaj. Respekte për ju, familjen tuaj”.

Për intervistën “Çamiko”. “Një

bashkëbisedim për Çamërinë”, po përfshi disa komente nga dashamirës të Çamërisë.

Z. Alket Veliu. I dashur Fahri! E ndoqa me vemendje intervisten. Ishte sa me ndjenjë aq edhe me gjykim të ftohtë. Më pëlqeu! Të falenderoj që ishe pjesë e Çamiko.

Elmaz Alushi. Mirëmbrëma.Të dëgjova me shumë vëmendje dhe me kënaqësi. Ishte një bisedë shumë e plotë dhe me argumente bindëse. Unë u kënaqa. Të uroj përzëmërsisht për kontributin tuaj. Përqafime.

Kreshnik Dahri. Bravo. Shpjegim shume i saktë dhe i drejtë.

Ilirian Dahri. E ndoqëm bashkë me mamin intervistën. Shumë i saktë nga ana historike me data dhe vite. Një super intervistë..

Hekuran Halili. Urime sonte tek Pdcasti. Ti je Njeriu Çam. Do të ndjek me shumë kënaqesi. Të fala Luelës! Suksese!

@shemsietahiri14253 days ago. Uroj shëndet zotit Fahri shëndet dhe jetë të gjatë që të shkruajsh për Çamëtinë tonë të dhëmshur dhe paharruar. Jam nga Cërriku e kam pasur ekonomist dhe komshi.

) Daman Sinani. E ndoqa me vemendje të veçantë Intervistën në “ÇAMIKO” të mikut tim të veçantë z. Fahri Dahri..madje për hir të vërtetës e ridëgjoj herë pas here sepse këtë PODCAST… ndërthuren mjeshtërisht e shkuara e gjakosur dhe e tashmja e dashur, por e veshur me pluhurin e harresës që në brendësi qendrojne interesat meskine të një politike të verbër për problemin Kombëtar në të tashmen, për të ardhmen flet “memecëria" Fahri Dahri i përket një familje nga Rrëzanji i Gumenicës, me emer.. donjitoze.. patriote dhe shumë Atdhetare. Është i biri i Mulla Behos, që ishte Myftiu i Rrëzanjit, Dramsit, Bedelenit, Picarit, Sollopisë dhe Dhërmicës të Gumenicës. Është vëllai i Enver Dahrit, që së bashku me Znj. e nderuar Shpresa, (bijë nga Gurrëza-bsashkëshorten e tij), nuk ju ndanë deri në fund Çamërisë. Enveri mori edhe drejtimin e saj, kur të tjerët na brektisën deri sa erdhi Ilmi Saqe. E ajo Shpresa e nderuar edhe fëmijët i priste e i përcillte shkolla nga zyrat e SHPAÇC. (Nuk kam parasysh moshën e shkrimtarit te ri Iirian Dahri). Vëllai i trete është Ademi, një nga heronjtë legjendar të UÇK, që sot po e barbaris drejtësia Europiane (fjala është për qendrimin e BE ndaj shtetit të Kosovës-FD).

Fahriu është jo vetëm kolegu Im si ekonomist. Ai ka qenë drejtori dhe drejtori i përgjithshëm më kohëgjatë i Drejtorisë së Financës dhe kontrol-revizionit Ministrinë e Bujqësisë dhe Udhqimit. Ka punuar edhe Ministrinë e Financave, në drejtorinë e financimit të ekonomisë popullore. Më duhet të them që me burra si Fahri Dahri, krenohet Çamëria e pse jo edhe kombi.

Përgëzoj me shpirt gazetaren tonë mendje artë e zërin e saj që depërton zemra... për këtë intervist, me intelektuale si Fahri Dahri, që siç e kam deklaruar edhe në intervistën me znj. e nderuar Luela Myftari dhe zj. Sildi Koqini, në radhët tona e si plejadë e më pas brezat nxjerrin figura si z. Allket Veliu e të tjerë që po shkruajnë historinë. Ju përgëzoj!.

Fahri Dahri. I nderuar z. Daman. Të falënderoj për konsideratat ndaj familjeve tona. Babai im kur erdhëm në Shqipëri, nga viti 1945 deri në vitin 1949 u strehua në fshatin Qerret të Durrësit, me banorë shumicë absolute të ardhur nga Kosova. Atje banuam 4 vite. Në shtëpinë tonë erdhën dy miq te babait nga fshati Çermë Biçak. Biseduan me babanë dhe ranë dakort që familja jonë të bashkohej me familjet që jetonin atje. Ashtu u bë. Ne erdhëm në atë fshat. Ishin 30-35 familje të gjithë të ardhur nga Çamëria, shumica nga fshati Dramës. Atje kaluam 9 vite. Ato vite unë dhe ju Daman, u njohëm me vuajtjet dhe vështirësitë e mërgimit nga vatani. Por në ato vite, njohëm nga afër traditat, zakonet, gjuhën tonë. U rritëm Daman atje, bashkë me modhatarët tanë bashkë, me dashurinë për ata njerëz të mrekullueshëm, mësuam si të sillemi, si ti duam e respektojmë njerëzit. Atje ndoqëm shkollat që, pavarësisht vështirësive dhe kushteve minimale të jetesës, prindërit tanë sakrifikuan shumë, na ndihmuan të vazhdonim shkollat. Falenderim dhe përulje për jetë ndaj prindërve tanë. I shkrova këto pak kujtime nga jeta jonë për të treguar vëllazërinë që kishin prindërit tanë si atëhere kur ishin Rrëzanj dhe Dramës, vazhduan edhe pas mërgimit, në fshatin Çermë-Biçak. Ne nuk i harrojmë kurrë ato sakrifica dhe mbi të gjitha atë vëllazëri që nuk e ndërpreu dot as greku e as censura që nuk i u nda gjithë komunitetit tonë. Në ato kushte si mundet të mos shkruajmë për vendin tonë për prindërit tanë, për vëllazëri dhe besnikërinë që kishin ata dhe shyqyr Zotit i trashëguam edhe ne, bijtë e tyre. Shembull i tillë është dhe bashkëbisedimi që po bëjmë sëbashku.

Respekte i nderuar Daman.

Nexhmije Mehmetaj

Qershor 2026 Në 10:55 pm. Teksti i studiuesit Fahri Dahri paraqet një qasje të guximshme dhe polemizuese ndaj historisë së Çamërisë, Arvanitëve dhe formimit të shtetit grek. Autori mbështetet në referenca historike, kronika bizantine dhe interpretime të studiuesve të ndryshëm për të argumentuar vazhdimësinë e elementit shqiptar në territoret e sotme të Greqisë dhe për të theksuar kontributin vendimtar të arvanitasve në krijimin e shtet grek modern.

Vlera e këtij shkrimi qëndron përpjekjen për të nxjerrë në dritë aspekte të historisë që shpesh janë lënë në hije ose janë trajtuar në mënyrë të njëanshme nga historiografitë zyrtare. Autori ngre pyetje të rëndësishme mbi identitetin historik të popullsive të Ballkanit, mbi proceset e migrimeve dhe mbi rolin e shqiptarëve në zhvillimet politike të rajonit.

Njëkohësisht, teksti fton lexuesin të reflektojë mbi nevojën e studimeve të vazhdueshme shkencore dhe dokumentuara, pasi çështje të tilla historike kërkojnë trajtim të kujdesshëm, mbështetje në burime të shumta dhe analizë kritike. Pikërisht këtë dimension qëndron rëndësia e punës së autorit: nxitja e debatit akademik dhe e kërkimit të së vërtetës historike përmes argumenteve dhe dokumenteve. Mesazhi përmbyllës i autorit lidhet me nevojën për vetëdije kombëtare dhe për kapërcimin e pengesave subjektive që vazhdojnë të ndikojnë në unifikimin identitar të shqiptarëve. Në këtë kuptim, libri i tij pritet të sjellë një kontribut të vlefshëm në pasurimin e literaturës mbi Çamërinë dhe historinë shqiptare në përgjithësi.

Fahri Dahri.

Qershor 2026 Në 7:23 am. Përshëndetje e nderuar Nexhmije. Ju falenderoj që mbështesni kërkimet shkencore për historinë e kombit tonë.

Është e saktë që ndaj shqiptarisë për 2000 vitet e pas Krishtit jemi sulmuar me të gjitha mënyrat dhe metodat për të na shfarosur si etnitet. Sot ne duhet të ndërgjegjësohemi për unifikimin e etnisë tonë kudo ndodhemi.

Jemi shumë vonë, por duhet vendosur që, sëbashku me elitat intelektuale të etnisë tonë, të njësojmë emrat e ndryshëm të diktuara nga shkaqe subjektive. Të zgjedhim një emër që të përbashkojë në tërësi arvanitët, arbëreshët, çamët, shqiptarët.

Të gjithë flasim, shkruajmë, debatojmë dhe e kuptojmë e keqja na ka ardhur kryesisht nga jashtë. Na kanë coptuar territoret tona, na kanë ndarë në emërtime, na kanë luftuar dhe përçarë me besimet fetare, na ndaluan të shkruanim dhe flisnim gjuhën tonë. Na kanë ndërruar emrat gjeografik në fshatra, qytete, male e fusha e dete deri dhe tek emrat tanë. Dhe tash po kërkojnë dhe vazhdojnë të na asimilojnë si komb. Koha për reflektim dhe veprim për ruajtjen e identitetit tonë.

Ju falenderoj për mbështetje. Respekte. Uroj më të mirat për të gjithë!.

***

V.O. Të gjitha botimet e mia, i kushtohen kryesisht vendlindjes time dhe historisë së fisit thesprot-çam. Krijimtaria është produkt i hulumtimeve, realitetit kohor, vështirësive dhe trysnive të jetuara gjatë 89 viteve të mia dhe familjes prindërore. Në përkushtim të këtyre të vërtetave dhe sakrificave specifike të prindërve të mi, të gjitha botimet nuk kishin synim për të fituar të ardhura, asnjë libër nuk është shitur, ato janë një investim intelektual për Çamërinë dhe fisin e lashtë thesprot, etnikisht i prejardhur me rrënjë pellazgjike!.

PËRMBAJTJE

Emërtimi…         fq

Ngjarje duhen njohur dhe zbatohen…         4

Mirënjohje të përjetshme Kongresit të Manastirit…      13

Ç’farë  kuptohet  me  Nocionin  komb…         17

Një shekull me shpresë

drejtësi…       26

Shqiptarët e Çamërisë janë përballur me sulme ballore Prej gjithëve…  30

Antroponimia pas Ilire…    35

Dosja sekrete e Çsmërisë    42

Jemi të gjithë shqipëtarë, gegë, todkë, arbëreshë,    çamë,    arvanitas,  arnautë… 48

Një telefonatë nga historiani

i Çamërisë…       49

Mirënjohje professor Fatmirit për

“Fjala e Lirë”.    52

Reflektim. Bashkë bisedim me profesor Hajredin Isufi…        58

Dy komente për temën:

“Koha për tu kthyer Çamëri”  61

Çdo fillim ka dhe mbarim   64

Pjesa e dytë

Retrospektivë… 78

Reforma agrare e Greqisë

u zbatua vetëm Çamëri       84

Dëmet ekonomike çamëve

mbas eksodit të detyruar… 101

Një    bashkëbisedim    për  Çamërinë…       105

Disa detaje për Pirro Burrin        110

Nga   defterët   e   perandorisë  Osmane…     113

Disa nga frikshmëritë e

Vetmisë së Çamërisë…         116

Një e vërtetë e thjeshtë…    157

Një koment- meditim…       159

Mesazhe mbështetje

problemi çam… 160