Bajram Çeliku - Bali: Kërçova gjatë Perandorisë Osmane
KËRÇOVA GJATË PERANDORISË OSMANE
(Dëshmi,
nga libri: Kërçova nëpër shekuj,
që
së shpejti pritet të dalë në dritë).
Gjatë
luftërave që zhvilluan turqit kundër Fiseve Ilire në Ballkan, të gjitha Trojet
Tona Etnike ranë nën sundimin e rëndë otoman. Edhe Kërçova e pësoi po të
njëjtin fat, por ishte halë në sy për ushtrinë turke, që përmes territorit të
sajë të vazhdoheshin fushatat ushtarake pushtuese në drejtim të Shqipërisë.
Pengesë u bë territori i sajë, edhe atë: fusha e sajë e mbushur me ujë, pra ishte
liqeni natyral që ia kishte dhënë Natyra këtyre banorëve maleve, që ishin trima
të vërtetë, dhe në luftëra gjithmonë dilnin fitimtarë. Kjo sa duket ishte një
trashëgimi e lënë nga të parët e tyre Penestët, që shtriheshin si fis rreth e
për rreth këtij territori të mbushur me ujë në Liqe.
Me
të arritur turqit në afërsi dhe pushtimit të këtyre vendbanimeve Ilire, këtë
territor e quajtën Kërçovë. Që, në gjuhën turke ka kuptimin ,,Tokë e keqe”, apo
në sqarim ,,Kërç - e keqe dhe ,,ovë,” -
tokë. Për të kaluar nëpër këtë tokë të keqe nuk ishte lehtë, prandaj turqit
gjetën zgjidhje, duke shkatërruar një kodër afër Makedonski Brodit, duke
krijuar lumin Treska, e cila duke marrë ujërat e liqenit vazhdoi rrugëtimin ku
afër Shkupit i bashkohet lumit Vardar, dhe duke u derdhur në detin Egje të
Greqisë.
Liqeni
u zbraz dalëngadalë, dhe toka filloi të teret e të shëndrrohet në tokë punuese.
Ushtria turke tani krijoi kushte për të kaluar atë pa asnjë farë problemi,
njëherit u shëndrrua në hambarë buke për banorët të cilët do të pranonin Fenë
Islame. Një numër i madh shqiptarësh, për interesa të veta për tu bë pronar
toke pranuan Islamin, por shumë të krishterë shqiptarë nuk e pranuan këte fe,
dhe u ndanë vëllai nga vëllai, duke akuzuar njëri - tjetrin me fjalët ,,Pse bre
vëlla u bëre turk ehamdurila”? E, ai tjetri me fjalët ,,Po ti bre vëlla, pse
mbete shkja”? Kinëse i pafe, apo e quajti vëllain e tij ,,kaurr”, apo i pafe.
Turku
atyre që pranuan Islamin u ndau tokë të mirë pjellore, prandaj me të dëgjuar
shumë shqiptarë nga vise të ndryshme e pranuan Islamin, dhe u vendosën nëpër
shumë vendbanime të Kërçovës. Shqiptarët e krishterë filluan të lëshojnë trojet
e tyre shekullore dhe vendoseshin nëpër fshara ku dominonte Feja e Krishterë.
Raste të tilla ndodhën kur nga Cërvica e sotme të krishterët shqiptarë u
shpërngulën disa në Llazërovcë, disa në fshatin Osoj e disa të tjerë në rrëzë
të Kalasë së Kërçovës. Nga Kollara disa familje shqiptare të krishtera u
shpërngulën në Milincë, disa në Popojan
afër xhamisë së vjetër, e disa pësuan edhe më keq migruan në Sërbi, ku formuan
fshatin e tyre të ri po me të njejtin emër ,,Kollari”.
Edhe
fshatrat tjerë të krishterë nga territori i Kërçovës nuk patën fat më të mirë,
migruan dalëngadalë e më së shumti gjatë pushtimit serb, kur Kërçova ishte nën
administratën e shtetit serbo-kroato-slloven, por ato migruan në qytetin e
sotëm të Kërçovës. Këto banorë duke ruajtur fenë e krishterë humbën identitetin
kombëtarë, duke u regjistruar si serb, bullgarë apo së fundi, gjatë
Jugosllavisë së Titos edhe si “maqedonas”. Popull, që nuk kishte egzistuar
kurrë në faqen e dheut, asesi në territorin e Kërçovës. Për të vërtetuar këtë
na flasin të dhënat nga regjistrimi i fundit turk, ku nuk përmendet se ka
popullatë “maqedone”, por flasin edhe gjurmët nëpër fshatra, ku thuhet, se: në
to kanë jetuar Ilirët e lashtë të krishterë, e jo “maqedonas”. Pas luftërave të
ashpra të Skenderbeut kundër hordhive turke, shqiptarët e Kërçovës nuk patën
probleme, punonin tokën, paguanin taksat, dhe shërbenin si ushtarë në ushtrinë
turke edhe atë, për shtatë vite me radhë.
Erdhi
edhe koha e Tanzimatit, kur si Sulltan ishte Sulltan Mexhiti një mjekërrzi, ku
kërkohej që shqiptarët të pranojnë që të shërbejnë për shtatë vite në ushtrinë
turke, dhe të luftonin në territore jashtë atdheut të tyre si në Siri, Liban
dhe vise të tjera arabe, por t’i paguanin edhe taksa shtetit turk. Kjo i hutoi
shqiptarët kudo që ishin, e të parët reaguan shqiptarët e Kërçovës kundër
këtyre reformave. Prandaj, thuhet se: Kërçova e para u çua në kryengritje
kundër këtyre Reformave.
Emin
Xhambaz Kërçova, kur dëgjon se sulltan Mexhiti ka nisë një ushtri të madhe në
drejtim të Kërçovës në krye me Hajredin Pashën, mbëledhë 500 Zajazli trima, dhe
i vë pusi Hajredin Pashës në kreshtat e fshatit Sop, në jug-lindje të Kërçovës.
Edhe, fillon një luftë e ashpër, por trimat e Kërçovës edhe pse në numër shumë
më të vogël, i japin leksion Hajredin Pashës, duke ia përgjysmuar ushtrinë. Për
fat të keq trimave kërçovar u mbarohen fishekët, dhe shpejt e shpejt këthehen
në Kërçovë për tu furnizuar me fishekë, dhe për të vazhduar luftën. Por, turqit
duke menduar se i mundën shqiptarët me disa robër të zënë shqiptarë nisen në
drejtim të Manastirit. Ndalen në hanet e Sopotnicës, jo larg manastirit dhe aty
i zen nata.
Emin
Xhambaz Kërçova arrin aty me trimat kërçovarë, dhe sulmon ushtrinë e
përgjysmuar turke, e kush mundi të iki shpëtoi, kush nuk mundi hëngri plumbin.
Robërit e zënë shqiptarë nga turqit i shpëtojnë dhe i këthejnë shëndoshë e mirë
në Kërçovë.
Nuk
shkon shumë kohë më tregonte gjyshi, Emin Xhambaz Kërçova merr ftesë nga
Dervish Cara i Tetovës, që të bashkojnë forcat luftarake në luftë për çlirimin
e trojeve shqiptare, dhe fillojnë me çlirimin e Shkupit e për të vazhduar për
Veles, Prilep e më tej, por në Katllanovë priten nga ushtria turke në krye me
Hajredin Pashën dhe Mefmet Pashë Llatasin një kroat i muslimanizuar. Ndërhyjnë
edhe konzullatat e huaja për të penguar luftën e madhe që do të fillonte së
shpejti, shkruan historiani Aleksandar Matkovski në veprën e tij ,,Kryengritja
e Dervish Carës”, por turqit në pabesi zënë robër udhëheqësit e kryengritjes:
Dervish Carën, dhe Emin Xhambaz Kërçovën. Dervish Carën pasi e robërojnë e
dërgojnë në Stamboll në burg ku edhe ndërron jetë, ndërsa Emin Xhambaz Kërçova,
duke e ditur se koka e tij gjallë a vdekur kërkohej nga Sulltan Mexhiti, vendos
që të mos dorëzohet i gjallë, dhe lufton me një trimëri të paparë në mes
forcave turke.
Krismat
e pushkëve, tregonte gjyshi i dëgjon, Selim Braja me trimat kërçovarë, dhe jep
kushtrimin: ,,Me dorë trima, se na e vranë komandantin,”! Trimat kërçovarë me
një sulm rrëfeje sulmojnë turqit e pabesë dhe shpëtojnë komandantin e tyre i
cili në një luftë të pabarabartë sikur dikur Skënderbeu, kishte marrë disa
plagë të cilat më vonë i shëroi në Kosovë nga një grua shqiptare e cila ishte
specialiste për shërimin e plagëve.
Ushtria
e Kërçovës, duke mos pasur mundësi të këthehet përsëri në Kërçovë, vazhdon
luftën deri në Cetinje të Malit Zi. Edhe atje, zhvillon një luftë kundër
turqëve, duke shpëtuar nga djegëja një manastir nga ana e turqëve. Për këtë na
dëshmon një banorë i Cërvicës, i cili kishte punuar në Cetinje, ku një prift i
një kishe i kishte treguar se, si: Emin Xhambaz Kërçova kishte shpëtuar
manastirin, dhe se këtë e vërteton një ditar ku i jepet mirënjohje këti trimi
kërçovarë nga banorët e këtij vendi.
Afrohet
vjeshta, më tregonte gjyshi dhe situata fillon të qetësohet, trimat kërçovarë
vendosin të këthehen në Kërçovë. Kur i afrohen Dibrës, afër Rekës së Epërme nga
vendasit mësojnë se, Hajredin Pasha me një ushtri të madhe i afrohet Dibrës për
ta djegur e shkretuar, i bashkangjiten ushtrisë së Emin Xhambaz Kërçovës për të
ndihmuar Mustafë Sheh Zerçanin në luftë kundër Hajredin Pashës. Në mesin e
trimave të Rekës, tregonte gjyshi ka qenë edhe djali shtatëmbëdhjetë vjeqar i
Kosum Rekës, kaçaku i njohur Halil Reka i Rimnicës. Që, sa herë që ka qëlluar
në turqit, trimi i Rekës nga një turk e ka rrokullisur përdhe të vdekur.
Turqit
e kishin hetuar, dhe i kishin dalë pas shpine. Këtë dredhi, tregonte gjyshi e
kishte hetuar Emin Xhambaz Kërçova, dhe me disa trima kërçovar i kishte
eliminuar ato ushtarë turq. Për këtë gjest Kosum Reka e kishte bërë mik
shtëpie, dhe ia kishte besuar djalin e tij më vonë si kaçakë mali Halil Rekën.
Me
ndihmën e trimave kërçovarë, Mustafë Sheh Zerqani shkatrron ushtrinë turke në
krye me Hajredin Pashën, ku rapsodi thotë: ,,Hajredin Pashë bre, ku e le
ushtrinë?” E, ai i përgjigjet: ,,Në fushë të Dibrës të gjithë të grimë”. Jo, më
pak se 12.000, kanë mbetë në llogore, e në vorre pa shti”. Kjo na dëshmon se,
trimat e Kërçovës ia çuan lartë emrin Dibrës trime, dhe se bashkimi i forcave
bën fuqi.
Pas
kësaj lufte trimat kërçovarë u shpërndanë në grupe më të vogla kaçakësh, që
vazhduan të luftojnë kundër tagrambledhësve turq, e duke u dalë në ndihmë
banorëve të fshatrave të Kërçovës. Të tillë Kërçova i pati shumë kaçakë, por në
mes tyre mund të dallojmë: Nezir Koxhën, Selim Brajën, Fazli Dën Çelikun e
shumë të tjerë. Jeta kaçake në territorin e Kërçovës vazhdoi edhe gjatë kohës,
kur Kërçova ra nën sundimin e Mbretërisë serbo-kroato – sllovene...












