Fahri Dahri: Një e vërtetë e thjeshtë

NJË E VËRTETË E THJESHTË
Nga
Fahri Dahri
E vërteta e kombit tonë
dihet, por janë faktorë të fortë subjektivë që dominojnë në gjetjen e mekanizmave
për unifikimin identitar.
Gjatë
mbretërimit të perandorit romak Maurice (582-602), për shkak të sulmit të
përhapur të avarosllavëve që përmbytën Ballkanin, siç dëshmohet nga historiani
sirian i shekullit të VII pas Krishtit, Evagri Scholastis:
“Goditja përfundimtare
që vrau popullsinë greke erdhi në vitin 746 pas Krishtit, me epideminë
gjithëpërfshirëse që asgjësoi grekët e mbetur.”
Kjo ngjarje është
konfirmuar nga perandori bizantin Konstandin Porfyrogeniti (905-969 pas
Krishtit), i cili e rrëfen në librin “Thematika”.
Po ashtu, për t'u
kuptuar edhe më qartë, po shkruaj konkluzionin e historianit britanik:
“Greqia u krijua nga
arvanitët, sepse ata jetonin në atë territor në 1831 dhe kudo flitej shqip”.
Këto
përfundime dhe shumë të tjera si këto vërtetojnë se arvanitët ikën dhe u ngulën
diku. Atje ngritën bujtinat. Flisnin gjuhën e tyre arvanite (e ruajtën ashtu
siç flisnin në vendlindjen e tyre). U bashkuan në mbrojtje të territorit të ri.
Ai
territor nuk kishte emër si shtet, ndaj formuan shtetin e tyre “Ne Albania” /
“Shqipëria e Re”. Ngulimi i atyre emigrantëve në një territor pa emër duhej
pagëzuar. Ndaj e pagëzuan me “Ne Albania”.
Në
ato kohë kishte hapësira të pabanuara, siç ishte Thesalia, e cila me kalimin e
kohës u krijua nga migrimi i një pjese të popullsisë nga Thesprotia.
Pak
vite më pas, hamorigat-dosëzat (Megalloidea) ia ndryshuan emrin në: “Shteti
Grek”.
Me
këtë emër, irredentistët e Megalloidesë dhe naçertanasit në veri të Shqipërisë
mbollën fatkeqësitë në gadishullin tonë. Fatkeqësi që u ndjenë thellë në trupin
e Pellazgjisë e të Ilirisë dhe që i trashëgojnë sot arvanitasit, çamët dhe
shqiptarët.
Përvojat, hulumtimet dhe
niveli kulturor pranojnë realitetin dhe përfundimin se kaq e thjeshtë duhet të
jetë historia jonë dhe ajo e krijimit të shtetit të arvanitasve të vitit 1830.
[Pjesë nga libri në botim:
“Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë”]
Fahri Dahri
06/06/2026






