Sevdail Hyseni: Kompromisi

Sevdail Hyseni
Satirike
Kompromisi
Partitë
pa një plan ideor,
me
muaj, me ditë, me orë.
Shihen
mes veti shtrembër,
sikur
deshët me këmborë.
Qytetari
pret me shpresë,
të
kalojë ky cirk i paparë,
për
të mos u zverdhur vota,
si
trangulli i verës në arë.
Prapë
shtyhet marrëveshja
nuk
arrihet dot ceremonia,
në
këtë valle që s’ka mbarim
qanë
e qesh “demokracia”!.
Investitori
shkon me valixhe
se
është lodhur duke pritur,
në
një vend kur nuk ka rend,
premtimet
plaken pa lindur.
Kompromisi
nuk është turp,
turp
është pritja e qytetarit.
Shteti
s'është plaçkë dasme,
që
ndahet sipas pazarit.
Prandaj,
nëse pajtoheni,
marrëveshja
s’është fitore.
Fitore
është vetëm dita
kur
s’ka pritje n’korridore.
Sepse
populli e di mirë:
mungesa
e kompromisit,
s’e
mban peng Kosovën,
por teprica e egoizmit.
(Karikatura: “Zgjedhjet
në Kosovë”, Imri Musliu.)


