Përparim Hysi: Unë, Zeneli i Migjenit dhe kosovari Sherif!
Unë, ZENELI i MIGJENIT dhe KOSOVARI SHERIF!

Nga
Përparim Hysi
Shtysën
për të shkruar këtë tregim të jetuar, ma ka dhënë së pari , FAN NOLI që ka thënë:"
Përpiquni të shkruani mbi ato që kini provuar vet në jetë, por pa fshehur
asgjë, sepse librat më të mirë që janë
shkruar deri sot, janë pikërisht librat autobiografikë". Dhe ja edhe një porosi tjetër. Këtë radhë
flet teologu, poeti dhe aktivisti social amerikan, THOMAS MERITON. Ky
shkruan:" Çdo moment dhe ngjarje e jetës të çdo njeriu mbi tokë, mbjell
diçka në shpirtin e tij". Dy shtysa janë shumë dhe ja, ç'më ka ndodhur.
*
Unë
me profesion jam mësues dhe, për çdo lexoni më poshtë, ka ndodhur nga marsi i vitit 1991 deri në
tetor të po këtij viti. Kisha 32 -vite në arsim dhe në vitin
shkollor 1991-1992, isha drejtor në shkollën 8-vjeçare në fshatin tim MBROSTAR-URA në rrethin e FIERIT. Ndërkaq, sa qe përmbysur pushteti i
vjetër, unë qeshë aktivizuar në rreshtat e PARTISË DEMOKRATIKE dhe qeshë një
nga kandidatët për deputet të PD në zonën time elektorale. Nuk fitova as unë
dhe asnjë nga 19 të tillë që kishte FIERI. Kryesia e PD në FIER, në votimet
pluraliste për pushtetin lokal, më emëroi KRYETAR të KOMITETIT EKZEKUTIV
PLURALIST për Rajonin nr.1 në FIER. Unë përfaqësoja PD dhe në zyrë me mua,
sekretarja që përfaqësonte Partinë Socialiste.
Është vendi këtu që të them fjallën time për sekretaren. Sado opozitare
qe shumë luajale. Jo vetëm e justifikonte detyrën, por meriton që ta përmend me
emër: ADELINA, sado nuk e di se ku je,
të paftë ZOTI në çdo çap të
jetës!
Zyra
jonë e punës ishte në pallatin ku ishin zyrat e fermës apo
ND.B."ÇLIRIMI", një nga më të mëdhatë e vendit. Pa u futur mirë në
zyrë, vërshuan nevojtarët. Kërkesat e tyre qenë jetike: kërkonin punë, truaje
për të ndërtuar dhe kërkesa më akute:shtëpi. Disa nuk kishin shtëpi fare dhe
disa se jetonin dy familje të ndryshme në një hyrje. Kishte dhe alabakë rrugësh
apo ish të burgosur ordinerë që në emër të demokracisë shfrynin, ofendonin apo
kërcënonin dhe me jetë sikur unë dhe ADELINA aq e mirë, t'i kishim burgosur apo
të kishim mbyllur dy familje në një hyrje?! Sado "banale" disa nga
kërkesat apo ankesat, mos u mërzisni nëse do rrreshtoj disa na ato.
-
Ti je kryetari?
-Po.
Unë jam.
-
Ma ha...
Tjetri,
çau kordonin e nevojtarëve dhe, sa më pa mua dhe ADELINËN, tha:- Dilni nga zyra
se që tani e tutje kjo zyrë është imja(sikur t'ia kish lënë babai).Në dorë
mbante një dryn të madh sa një patkua kali. Dilni, -urdhëroi, U mundova t'ia zbutë disi urdhërin. I thashë
se zyra është e shtetit;në të ka
dokumente dhe një arshivë të tërë, por"kapoja" i preu drutë shkurt:-
Ore ti nuk më njeh, por unë rrobat i kam atje në burg, lidhu me degën( kimisariati
tani) dhe të thonë kush jam unë. Dil, - tha mos të mbyll me atë çupën e botës
brenda që të lëshë kokrrën e namit.
-Dil
ti.i them ADELINËS dhe"kapoja" hyri brenda. Pas një orë debati, iku. Po nuk mbaroni
presionet: njëri o do më japësj shtëpi, ose do të vrasë. Tjetri qe më i
"butë":- Shtëpi a do të zë me fllacka në mes të qytetit?
Ditët
kalonin, por "samari i halleve" mbi kurrizin tim, nga dita në
ditë, shtohej,
Sa
të drejtë ka patur STENDALI, kur
shkroi:" Pushteti të lë pa kohë të
lirë dhe të prishë gjumin". Unë u binda që e bleva belanë me para, kur
pranova këtë detyrë.
Sado
që prisha zyrat e fermës dhe strehova disa familje;sado që ndërtesën e
konviktit në shkollën bujqësore e ktheva
në banesa familjare, trysnia e kërkesave i ngjante një lumi gati në vërshim.
Një herë bukë nuk po haja rehat dhe gjumin po e bëja me copa.
*
Po
ç'hyn ZENELI i MIGJENIT në tregimin tim
jetësor? MIGJENI ka qenë gjeni. Ai e ka
parashikuar të ardhmen e nxënësit ti tij, ZENELIT. Ndodhi që gjatë jetës, në regjimin tjetër, rinjihemi me ZENELIN e MIGJENIT. Ky paska
marrë pjesë në luftë për çlirimin e vendit dhe partia e ka dërguar si student
në shkollën e partisë në Tiranë. Përkon që mësues letërsie në këtë shkollë
është një PROFESOR ne emër:PROFESORi i shquar NONDA BULKA. Atë ditë PROFESORI
po fliste për MIGJENIN (profesori shquhej për humorin e vet) dhe thotë;-Sot do
flasim për ZENELIN e MIGJENIT dhe, sa hedh sytë mbi regjistër, ngre studentin ZENEL. Ngreu dhe na i lexo
"skicën". Studenti, u ngrit, po në vend të kexonte, u mbyt me lot.
-Profesor,
- ndërhyri dikush, - po ky është vetëdora, ZENELI MIGJENIT!!!
Tani
qau PROFESORI me këtë përkim dhe, për ta përjetuar, shkroi skicën
letrare"DY ZENELAT". Dhe më tej:ZENELI është ZENEL ISLAMI nga PUKA,
për të cilin MIGJENI thotë: "...pjesa ime fataliste e ndërgjegjes më
thotë:-Lëne ZENELIN të bëjë jetën e tij stërgjyshore, se me ba vaki me ardh në
pushtet dhe nuk mujt me i ndihmue njerëzit e shtresës sëvetë, ka me u hedhë në greminë"!!!
Fatkeqësisht, kështu ndodhi. ZENELI I MIGJENIT alias ZENEL ISLAMI që në krye të
pushtetit në ELBASAN dhe, kur festohej 10-korriku, si DITA E KRIJIMIT të
USHTRISË POPULLORE, vrau veten. I biri,
BEDRI ISLAMI, shkrimtar e gazetar, thotë që e vranë. Unë nuk hyj
në"hulli" të tjera, por më alarmon
ky përkim kaq tragjik.
*
Ka
kaluar mbi katër muaj me kërkesa, me kërcënime e presione dhe, dalëngadalë, po
mendoj të jap dorëheqje. Trokiti dera dhe, sa thashë :-Hyr, dha ballë një burrë rreth 60-70-vjeçar,
Fytyrën e kish brazda-brazda, si një çopë tokë e pluguar rëndë.
-
Urdhëro, - i them. Përsa je munduar?
Më
tha:- Jam Sherifi dhe qeshi pak si trishtueshëm.
Mirë
Sherif, përse ke ardhur?
Tani,
tjetri, u pematua dhe tha:
-Po
unë jam SHerifi! Jam SHerifi i"shahut"!!!
Tanimë
nuk e doja veten. KY, SHERIFI i"shahut" është kosovar dhe shok imi
për 4-vjet në Shkollën Pedagogjike"LUIGJ
GRAKUQI" në ELBASAN. Kur
ishte në shkollë, qe kampion i shahut në
shkollat e mesme dhe veç shahut që si akrobati
i lindur. Më kujtohet që në Palestrën e Shkollës sonë, ato kohë, vinte
bënte stërvitje MJESHTRI i SPORTIT, BUJAR BUJARI, që i vinte notën pesë ( pesa ishte nota më e
lartë në vlerësim) Sherifit. Unë e shoh tani pas 32-vjetësh të shpërfytyruar
sa dukej jo 50-vjeç sa ishte, po afër 70-vjeç.
.
Nuk e fala veten për kujtesën shterpë,
por siç mora vesh, ai sapo kish
dalë nga burgu ku e kishin tortuar dhe
dhunuar aq, sa nuk kish mbetur qoftë dhe një dëshmi nga ai kosovari bukurosh si
mjehtërshahu e akrobat i lindur. E kishin futur në burg Se"mund të
arratisej" se qe"agjent" i dërguar UDB-ja. Kishte ardhur këtu,
qe pa plangë e shtëpi, dhe kërkonte punë. I tregova se isha në ikje e sipër dhe
dukej sikur dhe unë kisha faj për atë që i kish ndodhur,
Sa
u ndava me të, futa një letër të bardhë
mbi makinën e shkrimt dhe shkrova me gërma kapitale:-JAP DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME"! I vura firmën dhe
drejt dhe tek KRYETARI i PD në
rreth. Ky u orvat të ma kthente, por i
thashë:- Kam mallkuar veten që pranova
një punë që nuk e bëj dot. Pushteti për mua është kalë që më hipën mbi
shpinë. Kam shtyllëlurrizore të brishtë dhe"kali i pushtetit" ma
theu. U ktheva në arsim dhe shpëtova nga "andrallat". Më çuditin
pushtetarët që nuk japin dorëheqje dhe ca më shumë ata që kanë qenë në pushtet dhe tentojnë të ulen prapë në
karriken e pushtetit.
* veç emri i kosovarit
nuk është i vërteti, për etikë.
Tiranë, 25 korrik 2026


