Enver Bytyçi: Paqja nuk vendoset më me dialog me kriminelë të formatit të Aleksandër Vuçiç!

Paqja nuk vendoset më me dialog me kriminelë të formatit të Aleksandër Vuçiç!
Nga
Enver Bytyçi
Sot
Kosova është në zi! Nderohet vepra dhe emri i heroit më të ri të saj, Afrim
Bunjaku! E gjithë Kosova sot e për të ardhmen duhet ti falet gjakut të Afrimit
dhe aktit të jashtëzakonshëm të policisë së saj për ardhmërinë e saj! Duhet ti
falet edhe vendosmërisë së qeverisë, presidentes dhe institucioneve të saj!
Por
Afrim Bunjakun do duhet ta kujtojnë një ditë edhe serbët e veriut të Kosovës!
Ata do ta kuptojnë se gjaku i tij do të sjellë më shumë paqe në Kosovë. Më
shumë mirëkuptim midis serbëve dhe shqiptarëve, derisa serbët e Zveçanit dhe të
veriut nuk pranuan tu bashkohen terroristëve të Beogradit kundër policisë së
Kosovës!
Aleksandër
Vuçiç u përpoq të fajësojë Albin Kurtin dhe serbët e Kosovës për vrasjen e
Afrim Bunjakut dhe ngjarjet e djeshme! Kjo do të thotë se prej sot duhet të
ketë një marrëdhënie të tjetër midis qeverisë, instirucioneve të Kosovës dhe
banorëve të përkatësisë serbe në veri e kudo. Marrëdhënie mirkuptimi të
ndërsjelltë dhe bashkëpunimi të frytshëm për ndërtimin e shtetit të së drejtës
dhe forcimin e paqes sociale midis palëve!
Eshtë
koha kur marrëdhëniet me Beogradin të ngrihen deri në njohjen e shtetit të
Kosovës nga ana e Serbisë dhe të niset një marrëdhënie e re me serbët e
Kosovës, të gatshëm të kontribuojnë për shtetin dhe ardhmërinë e jetës së
familjeve të tyre!
Paqja
nuk vendoset më me dialog me kriminelë të formatit Aleksandër Vuçiç!











