Dorian Koçi: Kontaktet Politike dhe Ushtarake Arbërore-Hungareze Gjatë Motit të Madh

Imazh
i krijuar me ChatGPT
Kontaktet Politike dhe Ushtarake Arbërore-Hungareze gjatë Motit të Madh

Kontaktet
arbërore-hungareze duhet të kenë qenë të hershme, që në momentet kur kurora
hungareze zotëronte territore të gjera të Kroacisë dhe të Bosnjës së sotme.
Dokumentacioni në dispozicion nuk na ndihmon shumë në këtë drejtim, por duke
ditur se prania e arbërve qoftë si qytetarë, apo si tregtarë dhe udhëheqës
ushtarakë të Republikës së Raguzës ka qenë relativisht e madhe, mund të
sugjerojmë se ka pasur një kontakt të ngushtë mes tyre.Gjithësesi këto kontakte
do të marrin një rëndësi edhe më të madhe politike dhe ushtarake sidomos në
shekullin XV, kur territoret e Arbërit dhe të Hungarisë ishin nën kërcënimin e
drejtpërdrejtë të osmanëve. Më 1439 veprimtaritë e trupave osmanne erdhën duke
u intensifikuar në Serbi, pranë kufirit jugor të Hungarisë. Në pranverë të po
atij viti sulltan Murati II sulmoi dhe pushtoi rajonin në lindje të lumit
Morava. Në të njëjtën kohë disa prej vasalëve të osmaneve po shkretonin pjesët
perëndimore të mbretërisë së Serbisë. Sulltani rrethoi kryeqytetin e Serbisë,
Smederevon. Despoti serb Gjergj Bankoviç ia besoi mbrojtjen e kështjellës së
birit, Gregorit, dhe ungjit të tij, Thoma Kantakuzenit, ndërsa për vete u
strehua në Hungari tok me djalin e vogël dhe gjithë çmund të mbartë me këtë
rast. Në shpurën e tij bënin pjesë edhe shumë fisnikë hungarez. Kjo e fundit,
gjatë mbledhjes së Dietës të mbajtur në Bude më 29 maj 1439, vendosi që të
organizojë një fushatë kundër osmanëve për të zhdukur rrezikun që i kanosej
Beogradit, çfarë e bënte jo dhe aq për tu ardhur në ndihmë serbëve. Në të vërtetë
Dieta vendosi që mbreti të shkonte në luftë vetëm me ushtrinë vetjake dhe me
forcat e fisnikërisë së madhe e të prelatëve, pa pasur të drejtë të thërriste
nën armë të gjithë fisnikët, me përjashtim të rasteve tejmase të ngutshme, as
të kërkonte taksa të përgjithshme për të pajtuar mercenar. Është pikërisht ky
momenti kur fillojnë dhe kontaktet e para arbëre-hungareze për të organizuar
një rezistencë të përbashkët. Në thelb, ky bashkëpunim do të mbështetej mbi
sferën e përbashkët kulturore, pasi të dyja territoret përkisnin në nocionin
gjeografik e kulturor të Europës. Familjet fisnike arbëre ishin përfshirë në
atë, çka po përbënte idetë e para të Rilindjes Europiane, një lloj ringjallje
të së kaluarës së lavdishme së kulturës së antikitetit dhe lidhjes së origjinës
së tyre me heronj të asaj periudhe. Familjet fisnike arbëre fillojnë të mbajnë
anale dhe kur botohen veprat e tyre më vonë, si ato të Engjëllorëve, p.sh - një
familje fisnike shqiptare nga Drishti, origjina e tyre do të jetë e lidhur
gjithmonë me trashëgiminë greko-latine dhe legjenda të frymëzuara nga ngjarjet
e mëparshme në rajon. Ky tipar është shumë i rëndësishëm pasi përcakton
përkatësinë e identitetit që këto familje fisnike ndiejnë, por edhe sepse ato
përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të tjera europiane duke
përforcuar kështu idenë europiane të rajonit që zë fill nga miti i lashtë i
Europës, por që ushqehet rrugës edhe me mite të rinj.
Kontaktet
e para diplomatike shqiptaro-hungareze mendohet se janë vendosor për herë të parë
pikërisht në fillimet e epokës së Skënderbejane. Protagonistët kryesorë të tyre
kanë qenë Heroi ynë Kombëtar Gjergj Katrioti Skënderbeu (1405-1468) dhe mbreti
polak Vlladisllavi III (1424-1444) dhe regjenti hungarez, governatori i
Transilvanisë Janosh Huniadi, sundues të shtetit polako-hungarez. Kryeqyteti i
këtij shteti ishte me rotacion, njëherë Krakovi i Polonisë dhe herën tjetër
Buda i Hungarisë. Fillimet e fitoreve të Janosh Huniadit në digën danubiane
përforcuan autoritetin e mbretit polak Vladislav në Hungari dhe ngjallën
shpresat tek popullsitë e Ballkanit që ishin nën zgjedhën osmane. Popullsitë e
krishtera të Ballkanit, e sidomos ato të vendeve kufitare me rajonet që kishin
pushtuar osmanët, vuanin nën arbiritretin dhe dhunën ndaj tokave të pushtuara
që ende nuk kishin pranuar Islamin apo nuk kishin realizuar një armëpushim me
Sulltanin. Në ligjin klasik islamik, ndarjet kryesore tëterritoreve që sundonte
Sulltani ishin si më poshtë: Dar al-islam (territori i Islamit / nënshtrimi
vullnetar i Zotit), duke treguar rajone ku mbizotëronte ligji islamik, dar
al-sulh (lit. territori i traktatit) që tregon - Tokat joislamike të cilat kanë
përfunduar një armëpushim me një qeveri myslimane, dhe dar al-harb (territor i
luftës), që tregon vendet fqinje jo-islamike sunduesit e të cilave thirren të
pranojnë Islamin. Inkursionet e osmanëve, gjithnjë më të shpeshta në atë kohë,
shkatërronin fshatra e qytete dhe me mijëra njerëz ishin shndërruar në
skllevër. Tregtarët u shmangeshin zonave që qenë vazhdimisht të kërcënuara.
Jeta ekonomike ishte e trazuar, skamja sa vinte e rritej. Mund të shtohej edhe
fakti që njerëzit asokohe nuk arrinin ta kuptonin, çfarë do të bëhej e qartë
vetëm falë perspektivës historike, se sundimi osman ushtronte ndikim negativ
mbi jetën e popujve të pushtuar ngaqë osmanët kishin një regjim feudal-ushtarak
i cili nuk merrej aspak me organizimin e prodhimit, nuk merrte masa për ta
nxitur, po vetëm synonte të shfrytëzonte popullsinë e nënshtruar. Ushtria
osmane dhe punonjësit civile qenë të pandershëm dhe të korruptuar, abuzonin
shumë me njerëzit duke e përkeqësuar kësisoj gjëndjen ekonomike dhe duke e çuar
mbrapa kulturën në vend.
Marrëdhëniet
arbëre-hungareze u zhvilluan në harkun e viteve 1440-1460 kur Hungaria nën
udhëheqjen e Janosh Huniadit ndërmorri ofensivën e madhe në brigjet e Danubit,
Serbi e Varnapër të dëbuar osmanët nga Ballkani. Në vjeshtën e vitit 1443 po
përgatitej beteja e madhe e Nishit, midis forcave të Unionit Polako-Hungarez
dhe atyre të Perandorisë Osmane. Në këtë betejë Skënderbeu braktisi forcat
osmane dhe u kthye në Krujë më 28 Nëntor 1443. Marrja e kështjellës së Krujës
shënon fillimine kryengritjes arbëre kundër osmanëve duke ndërtuar tashmë
krahas digës antiosmane të Danubit dhe atë të Adriatikut. Edhe pse në pamjen e
parë mund të duket si një aksion i koordinuar dokumentacioni historik nuk
dëshmon një kontakt të drejtë për së drejt midis Huniadit dhe Skënderbeut. Në
veprën e Marin Barletit, “Historia e Skënderbeut” (1508-1510) përmendet se
Skënderbeu duhet të kishte qenë i informuar rreth ofensivës dhe planeve të
Huniaditdhe Gjergj Brankoviçit dhe në fakt ai duhet të ketë bërë marrëveshje me
ta, por ky konstatim është më tepër një hipotezë e Barletit sesa mbështetet në
një dokumentacion historik. Barleti mund të ketë pasur informacion të besueshëm
por gjithësesi narrativa e tij historike nuk mund të merret si një provë në
vetvete e një marrëveshje mes Huniadit dhe arbërve. Në pranverën e vitit 1444
rezistenca arbëre u institucionalizua me themelimin e Lidhjes së Lezhës (2 mars
1444) dhe në pritje të invazioneve osmane ishte e natyrshme që Skënderbeu të
shikonte për një aleancë të qëndrueshme te Huniadi dhe kurora hungareze.
Skënderbeu, pavarësisht dëshirës së mirë, të shprehur në letrën e tij, nuk
mundi dot t’i bashkohet koalicionit europian, të udhëhequr nga mbreti Vladislav
III në Varnë të Bullgarisë. Barleti njofton se despoti i Serbisë, Gjurad
Brankoviç e pengoi kalimin e arbnorëve drejt Varnës. Në mungesë të dokumenteve,
historia e ka lënë me kaq këtë çështje. Dy fushatat e mëdha të ushtrisë së
krishterë të përbashkët, të përbërë nga elementë të ndryshëm prej kombësive
europiane, nën udhëheqjen e mbretit të Polonisë dhe Hungarisë, Vladislavit III,
të quajtur të Varnës (i biri i Vladislavit II Jagellonit) dhe të vojvodës së
famshëm transilvan, Janosh Huniadit, i nxitëndëshirat e popujve ballkanas për
t’u çliruar, duke sprapsur me luftë të armatosur rrezikun osman. Më 16 tetor
1444 ushtria hungareze mbërriti në Nikopolis dhe pasi ndenji aty tri ditë,
vazhdoi rrugën e vjetër romake drejt bregut të Detit të Zi, duke pushtuar,
grabitur e shkretuar shumë qytete e kështjella. Përballë Varnës kjo ushtri
arriti më 9 nëntor dhe, po atë natë, ushtarët nga larg panë zjarret e ushtrisë
së Sulltanit. Ishin vetëm 16.000 ushtarë të përbërë nga trupat e mbretit
Vladislav, ato të siguruara nga kardinali Cesarini, trupa translivane dhe
rumune, kroate dhe vllahe. Kjo ushtri modeste duhej të mbante shpresën te
përforcimet që duhej të vinin nga zbarkimi i galerave burgunde e atyre papnore.
Sipas planit të Cesarinit, trupat e zbarkuara nga flota do t’u dilnin nga pas
otomanëve, duke i vënë mes dy zjarresh. Mirëpo flota nuk kishte mundur të
mbërrinte në kohë dhe Murati II, i cili qe rikthyer në fron me urgjencë, kishte
mundur që t’i kalonte trupat e tij në kontinentin europian me ndihmën perfide
të galerave gjenoveze. Fatkeqësisht, kryqëzata europiane dështoi dhe mbreti
Vladislav III u vra më 10 nëntor 1444. Burimet historike otomane nuk e fshehin
mendimin se fati i luftës ishte me ushtrinë e krishtere që në fillim të
betejës. Epërsia e saj ia prishi mendjen dhe vetë Sulltanit, që po matej të
kriste e të ikte. Kthesa e betejës në kronikat otomane parashtrojnë ndërhyrjen
e perëndisë në fatin e betejës. Mbreti Vladislav III, i fryrë nga mburrja,
vendosi t’i shkatërronte ai vetë kundërshtarët dhe u vërsul kundër trupave të
Muratit. I gozhduar midis një jeniçeri dhe një azapi, që i vranë kalin, ai
tanimë ishte pa kalë. JeniçeriKoca Hidir ia preu kokën dhe ia dërgoi Sulltan
Muratit. Marcin Bielski, humanisti polak, në veprën e vet, “Mbi Skënderbeun e
Maqedonisë, princin shqiptar” shkruan se Skënderbeu me njerëzit e tij nuk mundi
të ishte në kohë në këtë betejë sepse për të vajtur në Varnë duhet të kalonte
përmes Serbisë dhe Bosnjes dhe Despoti i Serbisë në tokat e tij i krijoi
vështirësi e vonesa të panumërta. Kur dëgjoi se hungarezët u mundën dhe mbreti
mbeti i vrarë, u zhyt në dëshpërim e vajtoi. Tri ditë nuk hëngri e nuk piu dhe
me asnjë njeri nuk bisedoi ngaqë ndiente keqardhje. Ky relacion i Bielskit
konfirmon edhe një herë tjetër letrat e shkëmbyera midis mbretit Vladislav III
dhe Skënderbeut, si edhe dëshirën e të dyve për të ndërtuarnjë aleancë të
ngushtë antiosmane. Por detaji më interesant në këtë libër është pasazhi, ku
shkruhet se ndoshta një pjesë e shpëtuar e ushtrisë së Unionit Polako-Hungarez
gjetën strehë edhe në Shqipëri. Luftëtarët e ushtrisë hungareze, shkruan
Bielski u shpërndanë. Disa shkuan dhe në Shqipëri. Këtu Skënderbeu i strehoi, i
ushqeu, u kuroi plagët, u garantoi siguri, u dha dhurata, pavarësisht cilës
kombësie i përkisnin. Deri më tani nuk ka të dhëna dokumentare të tjera që ta
vërtetojnë këtë fakt, por nuk përjashtohet mundësia që një kontigjent i
shpëtuar i ushtrisë hungarezo- polake të ketë arritur në portet e Arbërisë me
anijet veneciane. Në këtë rast, prania e këtij kontigjenti të ushtrisë polake
do të përbënte edhe vendosjen e kontakteve të para të drejtpërdrejta midis
ushrisë së Skënderbeut dhe ushtrisë hungarezo-polake. Mirëpo pavarësisht këtyre
burimeve të tërthorta historike nuk ka gjurmë në dokumentacion që të shkëmbimit
të ambasadorëve apo dërgatave diplomatike në këtë periudhë dy vjeçare 1444-1446
midis Skënderbeut dhe Huniadit. Vetëm në vitin 1447, në prag të fushatës së
Huniadit në Fushë-Kosovë ka dy burime historike që dëshmojnë për planet e
bashkëpunimit midis dy heronjve të krishtërimit. Burimi i parë historik është
historiani bizantin Chalkokondyles i cili shkruajti në 1460 se Huniadi dërgoi
lajmëtarë tek Skënderbeu dhe Araniti, sepse qëllimi i tij ishte të bashkonte
forcat me ta ndërsa ishin duke depërtuar thellë në Europë. Për këtë arsye ata
(Skënderbeu dhe Araniti) ishin informuar më parë.
Ky
bashkëpunim shikohej në fakt në kuadër të një gjeostrategjie më të madhe
paneuropiane rreth rrezikut otoman sesa një bashkëpunim lokal administrativ
midis Hungarisë dhe Arbërisë. Plani i Janko Hunyadit ishte ti dëbonte osmanët
nga Europa në disa faza. Hapi i parë, i cili duhej të realizohej në vjeshtë të
vitit 1448 me ndihmën e Skënderbeut, ishte pushtimi i Maqedonisë dhe i portit
të Selanikut. Duke marshuar drejt jugut të Serbisë dhe duke bashkuar forcat me
ushtrinë e arbërve, ai kishte për ti ndarë më dysh zotërimet e Perandorisë
osmane në Europë. Duke pushtuar Maqedoninë, Arbëria ishte e mbrojtur nga sulmet
e reja të osmanëve; Selaniku mund të shëndërrohej në një bazë për flotat e
Venedikut dhe të Aragonës me synimin për të bllokuar Ngushticat dhe një pikënisje,
në stere, për të ndërmarrë një sulm vendimtar në drejtim të Adrianopojës. Një
urë lidhëse tepër e rëndësishme midis Arbërisë dhe Hungarisë ishte Mbretëria e
Napolit, shtet që nën udheheqjen e Alfonsit të Aragonës kish zhvilluar një
politikë aktive antiosmane në rajonin e Europës Lindore. Mirëpo kjo politikë
dhe ekspansion i Mbretërisë së Napolit në Europën Lindore zhvillohej në
rivalitet me politikën dhe ekspansionin territorial që kishtë në këto territore
Republika e Venedikut. Vetë konflikti me Venedikun që pati Skënderbeu në 1448
shikohej si një reflektim i këtij rivaliteti ku Princi arbër i zhgënjyer nga
ndihma e deri atëhershme venedikase filloi të ndërtonte themelet e një politike
të jashtme të lidhur ngushtë me Mbretërinë e Napolit. Ishte pikërisht ky
konflikt qëvonoiSkënderbeun dhe fuqitë arbëre që komandonte të bashkoheshin me
fuqitë e Huniadit në Fushë Kosovë. Pavarësisht faktit që në Traktatin e Paqes
së nënëshkruar midis prijësve shqiptarë dhe Venedikut në 4 tetor 1448 sh kruhej
se gjithashtu , mbasi kanë pleqëruar në mes tyre zotërinjtë e sipërshënuar të
Shqipërisë dhe kanë vendosur që i sipërshenuari zoti Skënderbe të shkojë ai
vetë me sa më shumë ushtri që të mundet për t’u bashkuar me zotin Janus(Janosh
Huniadi) i përmenduri zotërim i Venedikut duhet të urdhrojë t’i jepen e ti
dorëzohen të përmendurit Skënderbe, për llogari të shpërblimit të tij, brenda
15 ditëve një mijë e katërqind dukatë që do të zbriten nga shpërblimi i tij
,ushtria arbëre nuk arriti të ishte e pranishme në betejë.
Një
shkak tjetër i pranuar gjerësisht nga historianët ishtedhe neutraliteti i
Despotit Serb George Brankovic (1377 –1456) që pengoi akoma më seriozisht që
forcat arbëre të bashkoheshin me ato hungareze në Fushë-Kosovë. Arsyet e këtij
qëndrimi të Despotit Serb ndaj fushatësantiosmane hungareze shtriheshin sa
diplomatike po aq dhe fetare. Ai nuk i zinte besë plotësisht Hunyadit. Druhej
se pas përpjekjeve për çlirim guvernatori i Hungarisë fshihte synimin për të
nënshtruar popujt e Ballkanit. Frika e tij ushqehej edhe nga ndryshimi i
besimeve. Pas koncilit të Firences në 1439 kur papa ti kishte manifestuar
haptazi qëllimin për të përfituar prej vuajtjeve të popujve të Lindjes për ti
kthyer ata në katolicizëm, serbët – popullsi ortodokse –shpesh shihnin te
ndihma e ofruar nga një vend katolik një orvatje të fshehtë për ti kthyer në
katolicizëm. Madje edhe në këngët popullore serbe rreth Janko Huniadit – të
cilin ata e thërrasin Jank Sibiniani –ngandonjëherë ai na paraqitet si një
kryqtar fanatik që rrihte të kthente me forcë në katolicizëm popujt e çliruar
prej ushtrisë së tij. Fushata e vitit 1448 e ndihmoi luftën e popullit arbër,
edhe pse nuk jemi në gjëndje të pohojmë ekzistimin e një aleancë formale. Aty
nga fundi i pranverës së vitit 1448 i vendosur t’i jepte fund “rebelimit” të
arbërve, sulltani e sulmoi Skënderbeun me një ushtri prej afro 100.000 vetash.
Ai pushtoi disa lokalitete dhe rrethoi Krujën, qendrën kryesore të qëndresës
por nuk mundi ta pushtonte. Lajmet e përgatitjeve të Hunyadit, por edhe arsye
të tjera të mundshme, bënë që sulltani të vendoste ta ngrinte rrethimin e
Krujës dhe gjatë muajit gusht të tërhiqej nga Arbëria . Ushtria hungareze
depërtoi në thellësi të mbretërisë serbe duke mos hasur forca osmane çka e
dobësoi dhe vigjilencën e tyre. Më 28 shtator nisi marshimin në drejtim të
jugut, nga vendi ku lumi Morava shkon e derdhet në Danub. Më pas zbriti në
luginën e lumit Lab dhe në më pak se dy ditë arriti në Fushën e Mëllenjave. Kjo
ka ndodhur më 14 ose 15 tetor 1448. Një gabim që beri Janko Huniadi gjatë
marshimit për më shumë se 300 kilometra në territorin e armikut – pavarësisht
nga përvoja e gjatë – ishte organizimi i keq i shërbimit informativ lidhur me
lëvizjet e osmanëve.Mendohej që Janko Huniadi të takohej me Skënderbeun pa
mbërritur te qafat që të nxirrnin në luginën e Vardarit, drejt Maqedonisë. Ai
qëndroi në mënyrë që ushtria të pushtonte për pak ditë, në veri të Fushës së
Mëllenjave, pranë Prishtinës. Mirëpo osmanët që ishin lajmëruar më parë
nëpërmjet shërbimit të tyre të informimit kishin marrë masat për t’u prerë
rrugën forcave hungareze në Fushë-Kosovë. I përballur me shfaqjen e papritur të
osmanëve, Janko Huniadi kishte dy rrugëdalje: ose tërhiqej drejt jugut, të
përshpejtonte kësisoj bashkimin e forcave me Skënderbeun, ose t’u bënte ballë
në vend, në pritje të ardhjes së arbërve, të cilët nuk mund të ndodheshin larg.
Guvernatori e hodhi poshtë idenë e tërheqjes në drejtim të jugut. Një gjë e
tillë kishte për të qenë demoralizuese për ushtarët kur ta shihnin veten të
ndjekur nga armiku në një territor të panjohur për ta dhe në drejtim që i
largonte edhe më nga vendi i tyre. Në të njëjtën kohë, kishte për të qënë e
vështirë të shmangej një sulm i osmanëve me ushtrinë të rreshtuar në pozicion
marshimi, duke krijuar një situatë që sillte humbje të sigurt. Kundrejt lumit
Sitnica, në krahun e djathtë të ushtrisë osmane, ishin vendosur trupat e
Anadollit, të komanduara nga bejlerbeu i ri, Sgur-pasha me origjinë arbërore.
Beteja u zhvillua e ashpër, por hungarezët humbën, osmanët vranë shumë fisnikë
hungarëzë gjatëtërheqjes dhe vet Huniadi ra rob te zotërimet e George
Brankovic. Humbja ushtrisë hungareze në Fushë-Kosovë në 1448 i privoi forcat e
koalicioneve antiosmane evropiane nga ofensiva e sulmit dhe dëbimit të
otomanëve nga Ballkani dhe tashmë Huniadi do mbronte me sukses zotërimet
hungareze ashtu si dhe Skënderbeu principatën e vet. Vetëm në vitin 1455 pas
shpalljes si Papë të Romës të Papa Kalistit III ideja e një kryqëzate të
organizuar do të zinte vend sërish në mendimin dhe aksionin politik të vendeve
evropiane, ku sërish do kryqëzoheshin fatet e rezistencës arbëre dhe hungareze.
Ai ishte ideatori dhe organizuesi i ndërmarrjes së një kryqëzate, e cila u
quajt "Liber Brevium Callisti III". Kardinalët dhe predikuesit iu
drejtuan turmave popullore, duke u bërë thirrje "të rrokin kryqin"
për të luftuar armiqtë e besimit. Kontigjenti më i madh i kryqtarëve u mblodh
në Gjermani, Bohemi dhe Hungari në sajë të predikimeve të fratit Xhiovani da
Kapistrano. Rezultati i parë i kësaj mbështetjeje qe pjesëmarrja e këtij
kontigjenti forcash në marrjen e Kështjellës së Beogradit nga ana e forcave
hungareze, me në krye Janosh Huniadin më 6 gusht 1456. Më 6 gusht 1456, në të
kremten e shpërfytyrimit të Krishtit, mbërriti në Romë lajmi se turqit qenë thyer
në Beograd. Me këtë rast, papa organizoi festime falënderimi për ushtarët e
kryqëzatës, sepse Beogradi ishte etapa e parë. Tashmë lipsej të marshonte drejt
Konstandinopojës dhe Jeruzalemit. Mirëpo, pavarësisht kësaj ndërmarrje dhe
angazhimi papnor për të mbledhur njerëz për Kryqëzatën duhet pranuar se dukej
se mungonte në angazhimin e vet pothuajse e gjithë fisnikëria, që asaj kohe
zotëronte gati përjashtimisht ndaj shtresave të tjera, profesionin e përdorimit
të armëve; për shembull në betejën e Beogradit ku kryqëtarët luftuan trimërisht
dhe fituan, nuk kishte mes tyre asnjë fisnik, por vetëm artizanë dhe fshatarë.
Në këtë kontekst europian të përpjekjeve të papa Kalistit III për organizimin e
një kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes
maksimal për të pasur pjesë të rëndësishme në të. Skënderbeu pati pësuar
disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe pati luhatje të pushtetit të tij pas
tradhtive të nipërve të vet, Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën
e Modricës më 1456 dhe Hamzait më 1457. Por pas fitores mbi ushtrinë osmane të
udhëhequr nga Isak Bej Evrenozi, (gjenerali osman më me përvojë përsa u përket
betejave me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti), në
Betejën e Albulenës, Skënderbeu fitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të Papa
Kalistit III dhe mbi të gjitha, vlerësimet pozitive në të gjitha oborret e
Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i tërhequr në
politikën e tij antiosmane. Në planin teorik të kryqëzatës, Skënderbeu zinte
një rol kryesor në rreshtimin e forcave: Arbëria dhe forcat e tij gjendeshin në
linjën e parë. Për Shqipërinë u caktua si nunc për kryqëzatën, ipeshkëvi i
Krajës, Pal Engjëll-Dushi, i cili do të vepronte në bashkëpunim me Skënderbeun,
jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dalmaci dhe në Serbi, besojmë, ndoshta për të
mbledhur në të parën ndihma për Shqipërinë, e në të dytën, për të mbështetur
pozicionin e saj të lëkundur e kësisoj, drejtpërdrejt të rrezikshëm për
Shqipërinë.
Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu arriti ta mposhte pushtuesin me zotësinë e tij. Kështu
shembulli i tij, nga motiv ndihmash, u shndërrua në motiv inkurajimi për
princat e krishterë në luftën kundër osmanëve. Ky fakt duket qartë në letrën që
papa Kalisti III i dërgonte mbretit të Hungarisë, Matia Korvinit: Falë fitoreve
të tjera të arritura nga biri ynë i shtrenjtë, fisniku Skënderbe i Shqipërisë
kundër turqve, forcat e armikut duhet të jenë ligështuar në maksimum . Në vijim
Papa Kalisti III flet me superlativa për Skënderbeun, duke e quajtur atë
kavalier trim dhe atlet i Zotit: Në Shqipëri, kavalieri dhe atleti i Zotit,
Skënderbe, forca dhe qëndresa jote shpirtërore, që ti vë në veprim kundër
turqve dhe lëngesat e vazhdueshme që ti duhet të përballosh... I falemi Zotit
për vendin tënd, që të ka vendosur për të qëndruar si një pendë dhe një mur i
fuqishëm, mbi të cilin turren duke u mundur shpesh, për të dhënë lavd e nderim
të jashtëzakonshëm, armiqtë me të cilët lipset të përleshesh edhe trup me trup.
Ah, sikur të kishim edhe të tjerë me vlerën tënde, mes princërve kristianë, për
të mos qenë kaq të ankthshëm e kaq të shqetësuar për mbrojtjen e besimit tonë!
Kjo korrespodencë inkurajuese i drejtohej Matias Korvinit për ta tërhequr në
kryqëzatë, pasi menjëherë pas fitores së Beogradit, nga kufomat e shumta, si
edhe nga mungesa e ushqimeve shpërtheu murtaja. Midis shumë të tjerëve kishte
vdekur dhe Janosh Huniadi më 11 gusht 1456 çka e kishte komplikuar shumë fatin
e kryqëzatës së porsafilluar. Lajmi i vdekjes së Huniadit tronditi gjithë botën
evropiane të krishterë.Madje edhe njeriu që ai e kishte mundur, Mehmeti II, u
prek nga vdekja e Huniadit duke thënë se qysh nga agimi i kohërave nuk kishte
pasur ndonjë burrë që ti shërbente më mirë kauzës së tij. Trupi i heroit u soll
në Transilvani dhe u varros në katedralen katolike në Alba Julia, ku dhe sot
mund të shihet rrasa e bukur e vendosur mbi varrin e tij pas disa vitesh. Edhe
pas vdekjes ai qëndroi në Transilvani, ku edhe ishte ngritur në majat e lavdisë
prej përkushtrimit të njerëzve, të cilët i ranë pas dhe e ndoqën në betejat në
të cilat Huniadi u priu me trimëri dhe zotësi të pashoqe. Pas vdekjes së
Huniadit, djali i tij mbreti Mathias Corvini ndoqi një politikë të përqendruar
më së tepërmi në zotërimet e tij sesa në mbështetje të koalicioneve evropiane
antiosmane. Kjo ishte arsyeja që papa Kalisti III në subvencionet e mbledhura
në Dalmaci urdhëroi të ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet mbretit të
Hungarisë, mbretit të Bosnjës, si edhe Gjergj Kastriotit të Shqipërisë. Mbreti
i Hungarisë, Matthias Corvinus (1458–1490) nga botëkuptimi i përkiste Rilindjes
Europiane: Ai kishte një nga bibliotekat më të pasura në Europë që ia kalonte
vetëm ajo e Vatikanit. Ai kishte arriturnjë administrim të përsosur të vendit
dhe ishte përkrahës e mbrojtës i arteve të bukura. Gjatë kohës së tij, aleancat
dhe vizitat e ndryshme të europianëve rritën interesimin për Europën në këto
territore. Për fat të keq, pas vdekjes së Huniadit, qëndresa hungareze nuk do
të jetë aq e fortë, sa pati qenë nën udhëheqjen e tij dhe pesha e veprimeve
luftarake kundër osmanëve do të përqëndrohet në Arbëri e More, ku jeton një
numër i madh popullsie arvanitase. Mbreti i ri i Hungarisë Matthias Corvinus do
të negociojë me Skënderbeun në 1459 nëpërmjet Vendedikut por gjithmonë me
dëshirën për të përforcuar pozitat hungareze në Kroaci dhe Bosnjë pas
shkatërrimit të Serbisë nga otomanët dhe humbjes së kontaktit të drejtë për së
drejtë me territoret e Skënderbeut. Corvinus nuk gjendej në pozita të favorshme
brenda Hungarisë dhe nuk dëshironte të ndërmerrte aksione luftarake jashtë
mbretërisë së tij. Shpresat për një alencë të re me Skënderbeun u ringjallën
nëvjeshtën e vitit 1464 kur pas përpjekjes së dështuar të otomanëve për të
pushtuar Jajcen në Bosnjë, ai ndërmorri një ofensivë të re për të zgjeruar
territoret e sundimit të tij në Bosnjë. Në fakt Republika e Venecias ishtë për
të dytin vit radhazi në luftë me otomanët dhe në alenca formale me Hungarinë
dhe për këtë arsye ata i kërkuan Corvinusit që nën shembullin e babait të vetë
të bashkonte forcat me arbërit, të hapte frontin e dytë me otomanëtdhe të
lehtësonte në këtë mënyrë venedikasit që ishin të anagazhuar me luftime me
otomanët në More. Matthias Corvinus duket që të ketë kontaktuar sërish
Skënderbeun me një propozim për një aksion ushtarak të përbashkët: qëllimin e
të cilit është e vështirë për ta dyshuar. Si duket ka qenë lajmi i vdekjes së
Papa Piut II në fillim të shtatorit që e bëri atë që ta braktiste planin e
ofensivës së përbashkët me venedikasit dhe arbërit dhe të kufizohej në
mbrojtjen e zotërimeve të tij në Bosnjën e veriut. Mattias Corvinus vazhdoi të
ishte në kontakte diplomatike me Venedikun dhe Skënderbeun por tashmë ishte një
realitet i njohur se qëllimi i tij ishte të përforconte pozitat e mbretërisë
hungareze në Bosnje dhe Hercegovinë. Për këtë arsye është e vështirë të besohet
se ai hyri në një marrëveshje alence me Skënderbeun në vjeshtën e vitit 1466 si
përmendet në një burim historik nga mediavelisti Pall. Asnjë ndihmë efektive
nuk iu dha Skënderbeut dhe në gusht 1466 ishte pothuajse një fakt i njohur në
Itali se Mbreti i Hungarisë nuk do të kalojë lumenjtë Drava dhe Sava në fushatë
kundër otomanëve në këtë vit. Pavarësisht se Mattias Corvinus e la Skënderbeun
ashtu si dhe serbët dhe boshnjakët më parë në fatin e vet qëndresa arbëre do të
vazhdojë deri në fund të shekullit XV, çka do të bëjë që inkursionet osmane
drejt Italisë të mos jenë të sukseshme dhe në kujtesën kolektive shqiptare, kjo
luftë do të hyjë si “Moti i madh”. Në vitet e Rilindjes Kombëtare, motivet
historike, politike e kulturore të kësaj kohe do të bëhen motivet kryesore të
zgjimit kombëtar dhe sëbashku me to edhe të idesë europiane mes shqiptarëve.
Marrëdhënieve arbëre-hungareze do trajtohen në Këngën VIII të “Istorisë së
Skënderbeut” (1898) të Naim Frashërit duke ngulitur në memorien kolektive të
shqiptarëve themelet e një miqësie dhe aleance të ngushtë.


