Dhimitri Pojanaku: Stinë të çmendura

15.06.2019, 07:50 AM (GMT+1)

Dhimitri Pojanaku

STINË TË ÇMENDURA

Dimri,

Shiritzi në krahun e djathtë,

Qan si grua shtegut të dhive.

Pranvera,

Tëmthave,

Thinjet.

Vera,

Kokëqethura e çmendinës,

Luan mbi varre,

Krejt lakuriq.

Vjeshta,

Ndërkryer,

Dhjetë pash nën dhe'

Floririn fsheh.