Blerim Rrecaj: Valëbardha jonë

27.08.2025, 04:33 PM (GMT)

Blerim Rrecaj

Valëbardha jonë

Qofsh valëbardhë Shqipëri

Qofsh e gjelbëruar

E luleshumë

E mrekullueshme je

O kopsht harmonie

Më e bukur mund të jesh

Më të bukur mund të bëjmë

Ditë për ditë

Detaj deti

Duke ecur shoh

Një pendë shpendi

Dhe e marr

Pastaj bëhem

Se kinse po shkruaj

Mbi fletën tënde

O det