Blerim Rrecaj: Në Çarshinë e Gjakovës

09.06.2025, 05:21 PM (GMT)

Blerim Rrecaj

Në Çarshinë e Gjakovës

Në një të diel maji

Në Çarshinë e Gjakovës

Në ca lokale pijnë kafe njerëz

Shijojnë këtë ditë të bukur me diell

Pjesa tjetër e Çarshisë e zbrazët

Ku pushon kalldrëmi e artizanët

Veten e ndien të çuditur

Si në ndonjë skenë filmi uestern

Në Çarshinë e Gjakovës së bukur

Një dallëndyshe mrizon në një hardhi

Të lë t'i afrohesh e merr disa poza

Cicërimë e saj bëhet melodi

Fluturim i saj bëhet poezi...