Blerim Rrecaj: Flutura

29.10.2022, 06:51 PM (GMT+1)

Blerim Rrecaj

Flutura

Duke ecur në drejtim

Për në stacion të trenit

Vogëlushi e pa

Fluturën krahëlënduar

Në rrugë skaj trotuarit

Para rrotave të kamionetës së ndezur

Që mund të nisej nga çasti në çast

E morëm fluturën perandorake

E vendosëm mbi murin e gjallë

Duke i dëshiruar më të mirën

Vazhduam rrugën

Aty e lamë…