Blerim Rrecaj
Çaste fundviti
Dielli u ndal
Mbi kokën e një bredhi
Dritarja e mbush me xixëllonja
U ndala dhe unë
Veç te shenjat e dritave
Të tjerat lashë anash
Veç të mirat e këtij viti i kujtova
Dërgo