Blerim Latifi: Edgar Morin - 'Ndërhyni me trupa tokësorë në Kosovë'

“Ndërhyni
me trupa tokësorë në Kosovë”
Ngase kishte mbushur mbi një shekull jetë,
filluan ta quanin “babëgjyshi intelektual i Francës”
Në
moshën 105-vjeçare, Edgar Morin, qenka shuar, duke lënë pas një trashëgimi
filozofike prej 90 veprash. Deri vonë, ai vazhdonte të shkruante, të merrte
pjesë në debatet publike dhe të komentonte ngjarjet e ditës.
Një
mendje briliante që dukej sikur kishte thyer ligjet e biologjisë.
Libri
i tij “Të mendohet Europa” është realisht, në mos më i miri, njëri ndër
tre-katër librat më të mirë të shkruar mbi idenë e Europës.
Në
vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, Edgar Morin u bë anëtar i Komitetit
të Kosovës në Paris, klubit të intelektualëve francezë që mbronin çështjen e
Kosovës në politikën dhe opinionin publik francez, që tradicionalisht anonin
nga qëndrimet proserbe.
Në
vitin 1999, gjatë ditëve të bombardimeve të NATO-s, kur dukej se Millosheviqi
nuk po thyhej prej tyre, Edgar Morin shkruante se “ndërhyrja e shpejtë dhe e
fuqishme tokësore është e domosdoshme dhe sa më shumë që vonohet kjo ndërhyrje,
rritet rreziku që Kosova të zbrazet krejtësisht nga shqiptarët”.
Ishte
ajo kohë kur, derisa ne po mundoheshim të qëndronim dhe të luftonim kundër
makinerisë ushtarake serbe që e kishte kthyer Kosovën në tokë të djegur,
mendimtarët më të mëdhenj në Perëndim po luftonin me publikun e vendeve të tyre
për ta bindur në drejtësinë e kauzës sonë.

__________
Protestat
kundër investimit në Zvërnec, nga sa kuptoj, pritet që në ditët në vijim të
shtrihen edhe në Europë, fillimisht në Bruksel dhe Milano.
Kjo
është një dëshmi po aq e qartë sa drita e diellit se këto protesta janë të
nxitura nga faktorë të jashtëm, sepse e ashtuquajtura shoqëri civile në
Shqipëri nuk ka kapacitete të tilla organizative.
E
thënë shkurt e shqip: po kërkohet që shqiptarët të ngrihen kundër një investimi,
pas të cilit qëndron dhëndri i Trumpit. Pra, duhet bërë çmos që amerikanët të
pengohen nga një zbarkim ekonomik në bregdetin shqiptar. Njësoj siç u veprua në
Kosovë me investimet e ofruara nga amerikanët.
Fort
jam i bindur se gjithë kjo është pjesë e një vizioni më afatgjatë antishqiptar:
largimi i amerikanëve nga trojet shqiptare, si kusht që serbët të mund të
rimarrin Kosovën, ndërsa Shqipëria të mbetet ekonomikisht dhe politikisht e
dobët.
Dhe
në të gjithë këtë lojë të ndyrë, plehrat lleftiste në Shqipëri dhe Kosovë po e
kryejnë me përkushtim të madh këtë punë tradhtie kombëtare. Ashtu siç kanë bërë
edhe shumë herë të tjera në të kaluarën.
__________
Shpesh
hulumtuesit gjejnë në librat e së shkuarês shenja dhe paralajmërime të kohës
sonë. Lista e këtyre librave është e gjatë, por ndoshta njeriu që e pa më qartë
atë që po vinte ishte filozofi amerikan Harry Frankfurt. Në esenë e tij të
famshme "On Bullshi", ai bëri një dallim të rëndësishëm midis
gënjeshtrës dhe bullshit-it.
Gënjeshtari,
thotë Frankfurti, është dikush që ende e respekton të vërtetën, sepse përpiqet
ta fshehë atë. Ndërsa prodhuesi i bullshit-it, bullshiteri, nuk ka asnjë raport
me të vërtetën. Atij nuk i intereson nëse ajo që thotë është e vërtetë apo e
rreme. Ai nuk brengoset fare për këtë dallim. Ai jeton përtej së vërtetës dhe
gënjeshtrës. Qëllimi i tij i vetëm është efekti i fjalëve, i imazheve, i
gjesteve dhe i veprimeve të tij komunikative.
Në
këtë pikëpamje, Harry Frankfurt është një paralajmërues i kohës sonë: i një
kohe ku hapësira publike është e mbushur me diskurs të prodhuar jo për të
shpjeguar realitetin, por për të manipuluar emocionet, për të krijuar
përshtypje dhe për të marrë vëmendjen me çdo kusht.
Politika,
mediat sociale, teknologjitë e propagandës dhe marketingu funksionojnë gjithnjë
e më shumë mbi këtë logjikë. Hiq nuk ka më rëndësi çfarë është e vërtetë.
Rëndësi ka çfarë qarkullon, çfarë bëhet virale, çfarë prodhon ndikim të
menjëhershëm.
Prandaj
eseja e Frankfurtit nuk është thjesht një satirë filozofike mbi gjuhën e kontaminuar.
Ajo është një diagnozë e epokës sonë. Një epokë, heroi i së cilës është
bullshiteri.









