Bejtullah Sadiku: Idetë, jo vetëm të lëvizin botën
Idetë,
jo vetëm të lëvizin botën, por edhe të ndryshojnë proçeset!
Nga Bejtullah Sadiku
Duke shfletuar sot shtypin ditor dhe elektronik, më dhanë idenë për të konkluduar në formë konkluzionesh edhe këte; – Tradhëtia nuk bëhet brenda natës, por as patriotizmi nuk bëhej as brenda një dite/nate; – akuzat e tepruara dhe të paverifikuara flasin dhe thuan: të them, sa s´më ke thënë; – punët e mira, po edhe të këqia, po i tham unë, ti , e ai, dihet se nuk janë as aq të mira, por jo ndoshta edhe aq të këqia. Pse? Sepse shihen dhe duken vetë; – mëshira e Zotit për ndonjë falje gabimi ndaj njeriut, padyshim se është e madhe, por mëshira e njeriut ndaj njeriut, mendoj se duhet të jetë shumë më e madhe; – hiperbolizimi, zmadhimi, prozhektimi, ngatrresa, insinuata etj. mund të jenë vese apo virtyte negative psikopatalogjike e individëve psikofob, që kërkojnë trajtim të duhur e të domosdoshëm mjeksorë, ngase damin që mund ta bëjnë, pos vetes dhe rrethit të ngusht, ka tendencë dhe gjasa për reflektim shumë më të largët.

