Bedri Tahiri: Ali Peci – mësues i dijes dhe i qëndresës
Nekrologji
ALI PECI- MËSUES I DIJES DHE I QËNDRESËS
(U
shua një pishtar i arsimit dhe atdhetarisë)

Sot,
më 3 korrik 2026, në moshën 93-vjeçare, në Londër, pushoi së rrahuri zemra e
një veprimtari të heshtur, por të palëkundur të çështjes kombëtare- Prof. Ali Xhemë Peci- Zhazha, mësimdhënës i devotshëm dhe
i burgosur politik.
Jeta
e tij ishte një rrugëtim i mbushur me përkushtim ndaj arsimit, dashurisë për atdheun
dhe qëndresës përballë padrejtësive. Ai edukoi breza të tërë me dijen dhe
shembullin e tij, ndërsa për idealet e lirisë e të dinjitetit kombëtar pagoi
edhe me burg, pa u përkulur kurrë.
Me
vajtjen e Tij në përjetësi, Zhazha,
Shala, Kosova dhe mbarë Shqiptaria humbën një bir të denjë, një mësues të urtë
dhe një atdhetar të pathyeshëm, ndërsa kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të
mbetet frymëzim për brezat që vijnë.
Ngushëllimet
më të sinqerta familjes Peci, të afërmve, miqve, bashkëluftëtarëve të idealit
dhe ish-nxënësve të tij.
Ali PECI- u lind më 12 korrik 1933, në
fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Shkollën fillore e mbaroi në Boletin, kurse
Progjimnazin në Mitrovicë. Në pranverën e vitit 1921, xhandarët e Kralevinës e
rrethojnë Kullën e qëndresës kombëtare në Zhazhë, dhe në luftime me shkije e me
shërbëtorët e tyre, bien dëshmorë duke luftuar heroikisht: Fazli Smajli, Sadri
Smajli, Hajriz Mustafa, Sylë Polaci, Bardhec Klladërnica (nip), kurse vdes si
pasojë e torturave me kripë Ali Smajli, në verën e vitit 1921. Korbat e Krajlit
me servilët e tyre, bënë çmos për të vrarë edhe Xhemën 12 vjeç e Hajdarin 9
vjeç, në mënyrë që ta shuanin tërësisht këtë familje atdhetare, por falë Zotit,
ata shpëtuan duke u strehuar në fshatin Vllahi të Shalës.
Ramadan Çerkin Peci, është dëshmori më
i ri i kësaj familjeje, i cili u vra në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës,
më 27 maj 1999. Ramadani është biri i nacionalistit Çerkin Hajdar Peci, i
dënuar tri herë për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, nga regjimi
terrorist titist.
Më 21 shkurt 1947, Ali Pecit forcat
ushtarake barbare serbe ia pushkatojnë babain Xhemën-luftëtarin e paepur dhe
Dëshmorin e Shqipërisë Etnike, pak metra larg shtëpisë së tij në Zhazhë, në
moshën 38 vjeçare.
Më 1. 9. 1950, si 17 vjeçar u pranua
mësues në Tugjec, ku punoi deri më 1 mars 1955. Në vjeshtën e vitit 1953, së
bashku me shokët Shaban Shala, Emrush Bejta e Selim Buzoku, formojnë
Organizatën ‘Balli Kombëtar.’
Më 1955 punon si mësues në Kaçanik,
Vllahi të Shalës, e Shajne të Sharrit.
Më 19 shkurt 1955 kapet me tradhti në
Malin Koritnik, në përpjekje për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar e për të
dalë në Shqipëri.
Më 12 prill 1956, në Gjyqin e Qarkut në
Gjilan, dënohet me 8 vjet burg, duke e vuajtur një pjesë të dënimit edhe në
Burgun e Nishit e të Goli-Otokut.
Më 1 mars 1962 burgoset për herë të
dytë, duke u arrestuar pas mesnate në fshatin e tij të lindjes, Zhazhë, për
shkak të shpërndarjes së Flamurit kombëtar shqiptar, pa ylli. Më 29 qershor
1962, në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, në mungesë të fakteve, lirohet nga
burgu.
Në fillim të marsit burgoset për herë
të tretë në Mitrovicë, dhe lirohet nga Burgu i Mitrovicës, më 30 maj 1981.

Nga data 1 shtator 1970 deri më 4
qershor 1973, punon si arsimtar në Progjimnazin “Nonda Bulka”, kur edhe e
përjashtojnë nga arsimi si i papërshtatshëm ideo-politikisht për regjimin
juogosllav.
Më 1981, për dy muaj punon si përkthyes
në RTK, prej ku përjashtohet nga serbofilët, si i papërshtatshëm për regjimin.
Nga data 1 shtator 1973 deri më 19
shkurt 1991, punon si përkthyes në sipërmarrjen “Kosovosirovina”, prej ku edhe
pensionohet.
Më 1968/1970 mbaron studimet në
Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, pa shkëputje nga puna, si dhe studimet
në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, më 2. 3. 1973, ku merr titullin
Profesor, me temën “Krijimtaria poetike dhe atdhetare e Hilë Mosit”, përpara
Komisionit të përbërë nga profesorët: Latif Berisha, Enver Gjerqeku dhe Isak
Shema.
Më datën 8 qershor 1998 më fund udhëton
në Shqipëri, ku çmallet me atdheut e ëndërruar aq shumë. Më 8 dhjetor 1998
udhëton për në Londër.
Si i biri i nacionalistit të
pushkatuar, dhe si i pjesëtar i një familje atdhetare të dëshmuar, ai u ndoq
shpesh si i dënuar politik dhe u persekutua nga regjimi titist jugosllav.
Ideali i tij mbetet Shqipëria Etnike, e
Ribashkuar dhe e qeverisur sipas parimeve të elitës më mendjendritur të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për një shtet gjithë shqiptar në Gadishullin e
Ilirisë.
Ky burrë katërqind dërhemë, në këtë
përvjetor, na solli edhe dy dhurata të çmuara, dy margaritarë, dy lapidarë
përjetësie, dy flakadanë të pashuar lirie, dy monumente kulture, që rrezatojnë
përherë atdhedashuri e aromë lirie! Janë këto dy kryevepra të qëndisura me fije
argjendi nga dora e tij mjeshtërore, të cilat ia sigurojnë Pavdekësinë:
1. Shaban
Shala- Hero i Shqipërisë Etnike dhe
2. Xhemë Zhazha- Dëshmor i Shqipërisë Etnike
Lavdi
jetës dhe veprës së Ali Xh. Pecit!
I
përjetshëm qoftë kujtimi për Të!


