Gani Pllana: Prof. Doc. Agim Bejleri – shkëlqeu si inxhinier
PROF. DOC. AGIM BEJLERI-SHKËLQEU SI INXHNIER-SPECIALIST I TERMOCENTRALEVE E KALDAJAVE TË AVULLIT DHE NË AUDITORËT E UNIVERSTITETIT TEKNIK TË DURRËSIT E TË TIRANËS

Prof. doc. Agim Bejleri lindi më 13 prill
1927 në qytetin e Libohovës, në jug të Shqipërisë. Shkollën fillore e mbaroi në
Gjirokastër, kurse gjimnazin prestigjoz të Shkodrës. Në Shkodër prof. doc. A.
Bejleri u lidh me Grupin e Shkodrës duke iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste, por
në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u zbulua dhe e dërguan në Kampin gjeman të
Prishtinës nga ku shpëtoi duke u arratisur përpara se gjermanët të pushkatonin
njëqind e pesë shqiptarë të internuar në këtë kamp famëkeq. Me t’u kthyer në
Shqipëri prof. doc. Agim Bejleri i bashkohet Brigadës së njëzet e shtatë
sulmuese dhe gjithë periudhen e Luftës Nacional-Çlirimtare e kaloi në veri të
Shqiperisë.
Pas Luftës (1945), prof. doc. Agim
Bejleri kthehet në Shkodër dhe mbaroi gjimnazin me diplomë “shkëlqyeshëm” në
vitin 1946 dhe menjëherë, në vitin 1946 shkoi në Pragë, Çekosllovaki për
studime të larta në Universitetin e Pragës për inxhnieri mekanike, me bursë nga
shteti shqiptar, ku edhe diplomohet në vitin 1951 në degën e termoteknikës së përgjithshme,
me temë diplome: “Gjeneratorët e avullit
për prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe termike". Pasi u
kthye në Shqiperi, me diplomën çekosllovake, në vitin 1951 u emërua si Drejtor
i TEC-it të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë, kurse në vitin 1956 u emërua si
Drejtor i Inspektoratit shtetëror për kaldajat industriale dhe për pajisje nën trysni
pranë Ministrisë së Industrisë dhe vazhdoi në këtë detyrë deri në vitin 1968,
kur e transferuan si Drejtor i TEC-it të Fierit dhe më vonë si kryeinxhnier.
Veprimtaria shkencore-akademike e prof. doc. Agim Bejlerit
Prof. doc. Agim Bejleri në vitin 1972 ka
mbrojtur me sukes disertacionin, me titull: “Studim mbi djegien e qymyreve të dobëta në pëzierje me sasi minimale
të mazutit", për gradën shkencore “Kandidat
i shkencave teknike” para Katedrës së
Termoteknikës në Universitetin Shtetëror të Tiranës me udhëheqës shkencor prof.
dr. Burhan Jukniun. Të gjitha analizat e qymyreve të disertacionit të tij u
kryen në laboratorin e TEC-it të Tiranës, falë diturive të inxhinieres-kimiste
Liljana Bejlerit (bullgare) me të cilën ishte martuar prof. doc. Agim Bejlerit
gjatë studimeve në Pragë, e që ishte e vetmja specialiste në atë kohë në
Shqiperi, që kujdesej për zbutjen e ujit të kaldajave të industrisë shqiptare
dhe për largimin e gurit të kazanit nga kaldajat që nga pakujdesia kishin zvogëluar
prodhimtarinë e avullit.
Titujt/gradat shkencore:
Inxhinier (1951); titullin“Docent” e
fitoi në vitin 1972
Laboratori kimik i TEC-it të Tiranës qendër shkencore dhe
praktike për
industrinë e vendit

Prof. doc. Agim Bejleri si pedagog i jashtëm i USHT në
Durrës dhe në USHT
Prof. doc. Agim Bejleri në 1972 u shkëput
nga prodhimi dhe filloi punën si pedagog i jashtëm i USHT në Durrës dhe nga
viti 1974 filloi të jepte leksione si pedagog i jashtëm edhe në USHT të Tiranës
pranë katedrës së termoteknikës me shef katedre prof. Burhan Jukniun, ku
vazhdoi punën si pedagog deri në vitin 1990.
Largimi i prof. doc. Agim Bejlerit nga Shqipëria
Prof. doc. Agim Bejleri në vitin 1991 u
largua nga Shqipëria dhe u vendos në Sofje, Bullgari, ku ishte vendosur më parë
bashkeshortja e tij Liljana Bejleri dhe djali i tij Srebren Bejleri, i cili atë
kohë mbronte aspiranturën me bursë nga shteti bullgar dhe punonte në
Universtitetin Teknik të Sofjes. Pas vitit 2005 Prof. doc. Agim Bejleri emigroi
në SHBA te vajza e tij Zana Bejleri, që atë kohë punonte si pedagoge në një
kolegj amerikan, dhe ku e mesoi shumë shpejt dhe
perfekt gjuhën angleze ne L.A. California, USA.
Njohuri perfekte të gjuhëve të huaja: çekosllovakisht,
bullgarisht, rusisht, anglisht dhe italisht.
Veprimtaria pedagogjike në arsimin e lartë universitar
Eksperienca shumëvjeçare e prof. doc.
Agim Bejlerit në TEC-et shqiptare u bë baza e veprimtarisë së tij pedagogjike. Më
pas kaloi në arsimin e lartë, ku dha mësim në institucionet e arsimit të lartë
në Durrës dhe në UPT (ish-USHT), në degët e inxhinierisë mekanike dhe
energjetike ligjëroi lëndët mësimore, si në vijim:
Termodinamikë teknike;
Termoteknikë;
Termoenergjetikë;
Termocentrale;
Kaldaja industriale;
Proceset e djegies;
Instalime termoteknike;
Prodhimi i energjisë termike.
Veprimtaria shkencore e prof. doc. Agim Bejlerit
Punimet e prof. doc. Agim Bejlerit u
përqendruan në:
përmirësimin e djegies së qymyreve
shqiptare;
rritjen e rendimentit të TEC-eve;
uljen e konsumit të mazutit gjatë
ndezjes dhe stabilizimit të djegies;
optimizimin e proceseve
termoenergjetike;
analizën termodinamike të impianteve
energjetike.
Fushat kryesore të specializimit të prof. doc. Agim Bejlerit
Termoteknikë;
Termodinamikë teknike;
Termoenergjetikë;
Termodinamikë teknike;
Transmetimi i nxehtësisë dhe masës;
Kaldaja industriale dhe gjeneratorët e
avullit;
Termocentralet dhe impiantet
termoenergjetike;
Termocentrale me avull (TEC-et);
Kaldaja industriale dhe gjeneratorë
avulli.
Turbina me avull;
Instalimet termoteknike dhe sistemet e
ngrohjes;
Efiçienca energjetike dhe shfrytëzimi
racional i energjisë;
Djegia e lëndëve djegëse dhe
teknologjia e proceseve termike;
Ventilim dhe klimatizim industrial.
Veprimtaria profesionale: Projektim, montim dhe shfrytëzim i
impianteve termoteknike
Zbatim i teknologjive termoenergjetike
në industri;
Lidhja e mësimdhënies universitare me
praktikën e termocentraleve shqiptare;
Kontribut në zhvillimin e disiplinave
të termoteknikës dhe termoenergjetikës në Shqipëri;
Konsulencë teknike për sisteme të
prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë termike;
Specialist në projektimin, shfrytëzimin
dhe mirëmbajtjen e termocentraleve (TEC-eve) në Shqipëri;
Analizimi i proceseve të djegies;
Optimizimi i punës së kaldajave
industriale;
Specialist për rritjen e rendimentit të
impianteve termoenergjetike.
Veprimtaria botuese e prof. doc. Agim Bejlerit
Prof. doc. Agim Bejleri si inxhinier i diplomuar
në Pragë, i specializuar në ish-BRSS, dhe me përvojën e tij në TEC-e e paraqiti
këtë përvojë në tekste dhe punime shkencore shumë të nevojshme për studentë dhe
inxhinierë rë rinj. Po i paraqesim dis botime më kryesoret, si në vijim:
Tekste universitare
Bejleri, A.; Agolli, H.: “Ventilatorë dhe kompresorë” (adaptuar
nga Agim Bejleri dhe Hysen Agolli), 228 f., Botues: Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, 1964.
Bejleri, A.: “Lëndët djegëse të vendit”, 211 f., Botues: Universiteti i Tiranës,
1975.
Bejleri, A.; Demneri, I.: “Termoenergjetika: impiantet
termoenergjetike”, Dispensë, 181 f., Botues: Universiteti i Tiranës,
Tiranë, 1982.
Bejleri, A.; Demneri, I.; Voshtina, L.:
“Termoenergjetika: impiantet
termoenergjetike”, Dispensë, 234 f., Botues: Universiteti i Tiranës,
Tiranë, 1983.
Punime shkencore
Bejleri, A.: “Karakteristikat
termoteknike të qymyrit të Manzës”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 2, f.
53-65, Tiranë, 1975.
Bejleri, A.: “Mbi
normativat e harxhimit të lëndëve djegëse”, Buletini i shkencave teknike,
Nr. 3-4, f. 65-74, Tiranë, 1973.
Bejleri, A.; Vasili, L.; Zeko, F.: “Karakteristikat termoteknike përfaqësuese të qymyrit të Vllashit”,
Buletini i shkencave teknike, Nr. 2, f. 73-80, Tiranë, 1982.
Bejleri, A.; Vasili, L.; Zeko, F.: “Për një standardizim më të saktë dhe më të kontrollueshëm të qymyreve
të vendit”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 2, f. 31-40, Tiranë, 1978.

Prof. doc. Agim Bejleri me
bashkëshorten mjeke dhe inxhiniere-kimiste Liljana
Bejleri (bullgare) gjatë studimeve në Pragë (1951)
Medalje dhe dekorata
Prof. doc. Agim Bejleri për angazhimin
e tij në rini gjatë LNÇ për mbrojtjen dhe çlirimin e Atdheut është dekoruar:
Dekoratë “Medalje e kujtimit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSH, për periudhën e LNÇ, Tiranë, më 23 nëntor
1954, dekreti nr. 1970.
Dekoratë me “Medaljen e trimërisë” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSH,
për çlirimin e Atdheut, më 23 nëntor 1954, dekreti nr. 1970.
Dekoratë me “Medaljen e çlirimit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSH,
per clirimin e Atdheut, me 23 nentor 1954, dekreti nr. 1970.
Prof. doc. Agim Bejleri është dekoruar gjithashtu
me medalje tjera, si:
Me
“Medaljen e Novatorit të Punës Socialiste”;
Me “Medaljen
e Racionalizatorit të Industrisë”;
Me “Medaljen
e shkencetarit të Republikës”.
Përfundim
Prof. doc. Agim Bejleri ishte një nga
inxhinierët shqiptarë i formuar si inxhinier në Pragë (Çekosllovaki), një nga
qendrat më të njohura europiane për inxhinierinë mekanike dhe energjetikë. Pas
diplomimit u angazhua në projektimin, shfrytëzimin dhe studimin e impianteve
termoenergjetike shqiptare, ndërsa më vonë zhvilloi një veprimtari të gjatë
pedagogjike dhe shkencore.
Prof. doc. Agim Bejleri ishte ndër
pedagogët e rrallë që sollën në auditor përvojën praktike të termocentraleve
shqiptare dhe të perdorimit efikas të lëndëve djegëse në energjetikë. Ai lidhi
teorinë me praktikën industriale dhe kontribuoi në përgatitjen e shumë brezave
të inxhinierëve mekanikë dhe energjetikë. Veprimtaria e tij ndikoi në forcimin
e shkollës shqiptare të termoenergjetikës, veçanërisht në fushën e djegies së
qymyreve dhe funksionimit të termocentraleve. Punoi si pedagog në institucionet
e arsimit të lartë në Durrës dhe më pas në Universitetin Politeknik të Tiranës,
ku ligjëroi lëndë të profilit termoteknikë dhe termoenergjetikë.
Prof. doc. Agim Bejleri ka punuar në
sektorin e prodhimit të energjisë elektrike dhe termike, duke u marrë me
problemet teknike të kaldajave, turbinave me avull dhe sistemeve
termoenergjetike.
Prof. doc. Agim Bejleri ishte një
shkencëtar i mirëfilltë në fushën e termoteknikës dhe ishte ithtar i prodhimit
të kombinuar të energjisë elektrike në Shqipëri. Për punën e tij si inxhnier i
termoteknikës dhe në fushën e energjisë ka marrë vlerësime të larta nga Bota
Akademike Ndërkombëtare, sidomos pas specializimit që kishte kryer në Akademinë
e Shkencave të ish-BRSS. Një pjesë e madhe e disertacionit të tij i kushtohej
edhe levërdisë së madhe ekonomike për vendin që do të sillte fuqizimi i TEC-it
krahas prodhimit të energjisë nga HEC-i. Ai e kishte argumentuar me nje studim
të mirëfilltë tekniko-ekonomik para Këshillit të Ministrave se Shqipëria gjatë
periudhës së verës dhe të vjeshtës importonte energji në sasira të
konsiderueshme në shifra shumë të larta dollarësh, çdo vit, madje në periudha
thatësire të vazhdueshme shifra rritej në përmasa të pa përballueshme për
shtetin dhe këto humbje ekonomike mund të zgjidheshin duke prodhuar energji
elektrike me lëndët djegëse të vendit; të ngurta, të lëngëta ose gaz natyror, të
cilat Shqipëria i kishte me bollëk dhe cilësi të lartë. Për këtë prof. doc.
Agim Bejleri i rekomandonte Komisionit të Ekonomisë pranë Këshillit të
Ministrave, në atë kohë, që të planifikonte ndërtimin e të paktën pesë TEC-eve
me qymyre dhe mazut vendi, në zona të ndryshme të Shqipërise, në mënyrë që të
ndërpritej importi nga jashtë dhe të evitoheshin humbjet në valutë për buxhetin
e shtetit. Propozimet tekniko-ekonomike dhe idetë e paraqitura nga prof. doc. Agim
Bejleri për prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe termike të
nevojshme për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin me bazë shkencore dhe të
dobishme për vendin, por nuk u kuptuan drejt nga liderët e kohës të Partisë dhe
të Shtetit, megjithate janë aktuale dhe me vlera të larta deri më sot.
Bibliografia
Bejleri, A.; Agolli, H.: “Ventilatorë dhe kompresorë” (adaptuar
nga Agim Bejleri dhe Hysen Agolli), Botues: Universiteti i Tiranës Fakulteti i
Inxhinierisë, Tiranë, 1964.
Bejleri, A.: “Lëndët djegëse të vendit”, Universiteti i Tiranës, 1975.
Bejleri, A.; Demneri, I.: “Termoenergjetika: impiantet termoenergjetike”,
Dispensë, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1982.
Bejleri, A.; Demneri, I.; Voshtina, L.:
“Termoenergjetika: impiantet termoenergjetike”, Dispensë, Botues: Universiteti
i Tiranës, Tiranë, 1983.
Buletini
i shkencave teknike, Tiranë (1973-1990).


