Gani Pllana: Prof. Dr. Ruzhdi Sefa – pedagogu që nuk u gjunjëzua asnjëherë
PROF. DR. RUZHDI SEFA PEDAGOGU QË NUK U GJUNJËZUA ASNJËHERË DUKE MBROJTUR UNIVERSITETIN E PRISHTINËS NË KOHËRAT MË TË VËSHTIRA

Prof. dr. Ruzhdi Sefa lindi më 1 nëntor
1952 në Gjakovë. Shkollën fillore (1967) dhe gjimnazin (1971) i kreu në
Gjakovë. Krahas suksesit të shkëlqyeshëm në mësime ka shfaqur interesim të
theksuar për aktivitete teknike (si anëtar i Shoqatës së Teknikëve të Kosovës).
Në vitin 1970 në Garat Federative të
Teknikëve të Rinj (ish-Jugosllavi), si përfaqësues i Kosovës, ka zënë vendin e
parë në fushën e aeronautikës. Në
vitin akademik 1971/72 u regjistrua për studime universitare në Fakultetin
Teknik, Seksioni i Elektroteknikës të Universitetit të Prishtinës. Studimet i
përfundoi në vitin 1976, si studenti i dalluar, i pari në gjeneratë, me
rezultate shumë të larta, duke mbrojtur punimin e diplomës, me titull: “Zgjidhja e problemeve tredimensionale të
fushës elektrostatike”. Po atë vit, në kuadër të Këmbimit Ndërkombëtar të
Studentëve ka qëndruar në SHBA në kohëzgjatje prej tre muajve. Pas kthimit
është punësuar në KNI “Dukagjini” në Gjakovë e më vonë është emëruar asistent
praktikant në Fakultetin Teknik, Seksioni i Elektroteknikës në katedrën “Elektroteknika Teorike” dhe nga viti
akademik 1976/77 ka mbajtur ushtrime nga lëndët e katedrës: “Bazat e elektroteknikës I”, “Bazat e
elektroteknikës II”, “Elektromagnetika” dhe “Përhapja e valëve elekromagnetike dhe Antenat”. Në vitin 1980 mban
ushtrime dhe ligjëratave në lëndët mësimore: “Analiza e sistemeve elektroenergjetike” dhe “Elektroenergjetika”.
Në vitet akademike 1977/78 dhe 1978/79,
pa shkëputje nga puna në Fakultet, ka vijuar studimet pasuniversitare në
Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb (Republika e Kroacisë) dhe brenda afatit
ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull: “Llogaritja e rezistencës së përtokëzuesve në tokën johomogjene” në
dhjetor 1979.
Temën e disertacionit, me titull “Analizë e ndikimit të strukturës elektrike
johomogjene të tokës në rezistencën e përtokëzimit” e ka mbrojtur në janar
të vitit 2000 në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.
Ngjarjet e vitit 1981 dhe angazhimi i
tij për mbrojtjen e kauzës së drejt kombëtare bëri që të bie ndesh me vijën
partiake. Në kohën kur Universiteti i Prishtinës cilësohej “Kështjellë e
nacionalizmit shqiptar”, parimi profesional dhe këmbëngulja e tij për të mos
lejuar cenimin e autoritetit të Fakultetit Teknik dhe Universitetit të
Prishtinës, rezultoi me një incident me një koleg serb, po ashtu ligjërues në
Fakultetin e Elektroteknikës, gjë që u bë shkas që të diferencohet ideo-politikisht.
Angazhimi legal i tij nuk mbeti pa u rënë në sy përgjuesve kujdestarë të
sistemit dhe së shpejti privohet nga liria. Në procesin e montuar politik
dënohet për vepër penale të rrezikimit
kundërrevolucionar të RSFJ (neni famëkeq 114 i LPJ).
Pas
vuajtjes së dënimit (1982-1984), një kohë të gjatë nuk i është lejuar punësimi në asnjë institucion a ndërmarrje
shoqërore. Me themelimin e Entit për Urbanizëm dhe Projektime në Gjakovë, falë
solidaritetit të kolegëve, ish studentëve, të cilët nuk konkurruan, punësohet
në këtë Ent ku ka punuar deri në vitin 1989, duke u arritur deri në postin e
projektuesit përgjegjës. Në vitin 1989 ka kaluar në Industrinë e Bashkuar të
Tekstilit IBT “Emin Duraku” në Gjakovë,
në sektorin e Investimeve dhe Zhvillimit. Gjatë kësaj kohe me qëllim përsosje
dhe përfitimi të përvojave nga sistemet e mëdha ekonomiko-industriale ka
qëndruar në Slloveni, B.H. dhe në Kroaci, ku ka ndjekur shkollimin për
menaxher sistemi në Slloveni.
Në vitin akademik 1991/92, kur Universiteti i Prishtinës u shkëput nga pushteti serb dhe u depolitizua, Këshilli Shkencor-mësimor i Fakultetit të Elektroteknikës në Prishtinë i ka bërë ftesë për të ndihmuar studentët e kolegët, duke e angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm për nevoja të Universitetit. Duke vazhduar me punë në IBT, në vitin akademik 1991/1992, pra, pas dhjetë viteve që ishte larguar nga Fakulteti i Elektroteknikës, kthehet sërish në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë për të mos e ndërprerë angazhimin në procesin mësimor. Krahas punës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë është angazhuar si bashkëpunëtori i jashtëm edhe në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë dhe në Fakultetin e Edukimit me drejtim të Teknologjisë Informative duke dhënë të njëjtat lëndë mësimore.
Aktiviteti pedagogjik i Prof. Dr. Ruzhdi Sefës

Aktiviteti
shkencor i prof. dr.
Ruzhdi Sefës
Gjatë punës së tij ka fituar të gjitha
gradat dhe titujt shkencorë: Inxhinier i diplomuar (1976), magjistër i
shkencave elektroteknike (1979) dhe doktor i shkencave teknike (2000).
Titujt akademikë: “Asistent” (1976-1981),
“Ligjërues” (1991-1992), “Profesor asistent (2001-2006), “Profesor
i asociuar” (2007-2011) dhe “Profesor
i rregullt” (2011).
Njohuri
të gjuhëve të huaja: serbokroatisht, anglisht dhe rusisht.
Angazhime
jashtë procesit mësimor
Në vitin 1989 ka qenë i angazhuar në
“Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Shqiptarëve në Kosovë” me
seli në Lubjanë e më vonë edhe në “Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive të Njeriut në Kosovë”, themeluar me 19 dhjetor 1989 në Prishtinë.
Gjatë vitit 1990-1998 është aktivizuar në
Shoqatën Humanitare “Nëna Tereza” në Gjakovë, anëtar i Kryesisë së parë të LDK,
Dega në Gjakovë.
Pas luftës së fundit në Kosovë (qershor
1999), me ngritjen e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, i është përgjigjur
ftesës për të dhënë kontributin e tij profesional dhe në Ministrinë për
Rindërtim dhe Zhvillim, ku ka punuar deri me 31 janar 2000, kur me vendimin e
UNMIK-ut u shuan të gjitha institucionet tona, pra, edhe QPK.
Në vitin 2001 me shumë
ekspertë/profesionistë është angazhuar në Kolegjiumin e Ekspertëve, ngritur në
kuadër të AAK-së, si koordinator i Bordit të Kolegjiumit në kuadër të
bashkëpunimit me Kryesinë e AAK-së. Me ngritjen e Institucioneve të Përkohshme
Vetëqeverisëse të Kosovës (2002) është angazhuar në degën ekzekutive (Ministria
e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) ku ka punuar gjerë në vitin 2002.
Mobiliteti
i prof. dr. Ruzhdi Sefës
· 1979-1981: Universiteti i Zagrebit,
Fakluteti i Elektroteknikës, Zagreb, Kroaci;
· 1991-1999: Universiteti Politeknik i
Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Tiranë, Shqipëri;
· 1999: “Safe Engineering Service &
Technologies Ltd”, Canada;
· 2008-2010: University for Business and
Tehnology, Prishtinë.
Tekste
dhe dispensa universitare
1.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I”, Tekst universitar, FIEK UP, Prishtinë (1982);
2.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I-Elektrostatika”, Dispensë, Prishtinë, (Fakulteti i
Elektroteknikës, 1981);
3.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I-Elektrokinetika”, Dispensë, Prishtinë, (Fakulteti i
Elektroteknikës, 1981);
4.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga
Elektromagnetika-Fusha magnetike stacionare dhe kuazistacionare”, Dispensë,
Prishtinë, (Fakulteti i Elektroteknikës, 1979);
5.
Sefa, R.:
“Bazat e Elektroteknikës- Përmbledhje
detyrash”, Dispensë, Prishtinë, (Fakulteti i Elektroteknikës 1980).
Tekste
profesionale të përkthyera në gjuhën shqipe
1.
Nikoliq,
J.: “Transmisionet elektrike”, për
shkolla të mesme elektroteknike, ETMM, Prishtinë (1977)
2.
Glenn W.
Stagg & Ahmed H. El-Abiad: “Analysis of Power System Stability” (Prishtinë,
1978).
Anëtar
në shoqata dhe akademi profesionale
· Shoqata e Inxhinierëve të Kosovës;
· Shoqata Rajonale e Inxhinierëve dhe
Teknikëve;
· Anëtar i “World Scinetific and
Engineering Academy and Society”;
· Anëtar në “Forumi Mbarëkombëtar i
studiuesve shqiptarë ALB-Shkenca”.
Përvoja
menaxhuese, angazhimet profesionale dhe udhëheqje në hulumtim
· 1973-1976: Anëtar-student i Pleqësisë
së Fakultetit Teknik, UP;
· 1977-1979: Anëtar i Pleqësisë së
Universitetit të Prishtinës;
· 1976-1981: Anëtar i Këshillit
Mësimor-Shkencor të Fakultetit Teknik, Prishtinë;
· 1992-1994: Zëvendës i shefit të
Katedrës “Elektroteknika teorike”, Fakulteti i Elektroteknikës, Prishtinë;
· 1992-1994: Zëvendës i kryetarit të
Pleqësisë së Fakultetit Elektroteknik UP, Prishtinë;
· 1991-1998: Anëtar i Këshillit
Mësimor-Shkencor të Fakultetit Elektroteknik UP, Prishtinë;
· 1999-2017: Anëtar i Këshillit
Mësimor-Shkencor të FIEK UP, Prishtinë;
· 2006-2009: Anëtar i Senatit të
Universitetit të Prishtinës;
· 2005-2007: Udhëheqës i Departamentit të
“Elektroteknikës Industriale” FIEK UP, Prishtinë;
· 2007-2010: Udhëheqës i Departamentit të
Lëndëve Bazike Inxhinierike, FIEK UP, Prishtinë.
· 2009-2017: Përkrahje në udhëheqje të
tezave për magjistratura dhe për doktoratura.
Përvoja
në mësimdhënie universitare
· 2008-2009: “Softueri inxhinierik”, Studimet master, FIEK UP, Prishtinë;
· 2007-2017: “Shkathtësi komunikimi”, FIEK UP, Prishtinë;
· 2005-2017: “Analiza e Sistemeve Elektroenergjetike”, Studimet master, FIEK UP,
Prishtinë;
· 2006-2008: “Bazat e Elektronikës”, Fakulteti i Edukimit, Gjakovë, UP, Gjakovë;
· 2005-2007: “Bazat e Elektroteknikës I” dhe “Bazat
e Elektroteknikës II”, FSHAT UP, Mitrovicë;
· 2007-2017: “Bazat e Elektroteknikës” dhe
“Qarqet Elektrike”, FIEK UP, Prishtinë;
· 1993-2007: “Bazat e Elektroteknikës I” dhe
“Bazat e Elektroteknikës II”, FIEK UP, Prishtinë;
Projekte
profesionale
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa është autor dhe bashkëpunëtor
në projekte të ndryshme, si në vijim:
1.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe
mbikëqyrja në ekzekutim të objekteve industriale në kuadër të agrokompleksit
KBI “Ereniku” në Gjakovë, Deçan dhe
Dragash-Sharr;
2.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe
mbikëqyrja në ekzekutim të repartit kirurgjikale në QM “Isa Grezda” në Gjakovë;
3.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe
mbikëqyrja në ekzekutim të shkollës fillore Nr.6, në Gjakovë;
4.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe mbikëqyrja
në ekzekutim të objektit të Stacionit të Autobusëve, në Deçan;
5.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe
mbikëqyrja në ekzekutim: Çerdhe e Fëmijëve Gjakovë dhe Deçan;
6.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe
mbikëqyrja në ekzekutim të objekteve të banimit kolektiv dhe individual;
7.
Projektimi i instalimeve elektrike dhe mbikëqyrja
në ekzekutim të Qendrave Tregtare dhe Zejtare (Deçan, Malishevë,
Dragash-Sharr);
8.
Projektimi i Rrjetave elektrike të
Planeve Urbanistike në detaje për disa Qendra komunale;
9.
Projekti i sanimit të sistemit të
kompensimit të energjisë reaktive në TS të kompleksit “M & Sillosi”, Xërxë.
Pjesëmarrje në projekte dhe konferenca
shkencore
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa është autor dhe
bashkautor dhe këshilltar profesional në projekte të ndryhme, si në vijim:
1.
“Zgjidhja
e problemeve të fushave me metoda numerike” (Bashkautor).
Bashkësia Krahinore për Punë Shkencore, Prishtinë, 1981;
2.
“Vlerësimi
i kapitalit të ndërmarrjeve në Kosovë në pronësi shoqërore”
(Bashkautor). Instituti i Menaxhmentit, të Marketingut dhe Ndërmarrësisë,
Prishtinë, 2000;
3.
“Projekti
i American Uraniunn Corporation INC” (Këshilltar profesional), California,
USA për komunat e Kosovës, 2002-2003;
4.
“Privatizimi
në Kosovë-Përvojat e Europës Qendrore dhe Lindore. Mundësitë dhe pengesat”
(Anëtar i Grupit Punues të Projektit), organizuar nga OEK dhe Qendra Shqiptare
për Kërkime Ekonomike-Tiranë. Financuar nga “Friedrich Erbert Stiftung” dhe
“Swisscontact” Konferencë Ndërkombëtare, 2002;
5.
“International
Workshop for Transnational Strategic Project Development”,
Konferencë Ndërkombëtare për Projekte Strategjike Zhvillimore Transnationale,
organizuar nga “Federal Chancellary of Austria”, Prill 2002;
6.
“4
Task Force for Implementation of the Regional Environmental Reconstruction
Programme For South Easter Europe under the Stability Pact”,
organizuar nga Pakti i Stabilitetit , në Bruksel, Prill 2002;
7.
“Projektet
e Asistencës Teknike për Sektorin e Energjisë (ESTAP)”
(Kontribute shkencore), organizuar nga UNMIK, Prishtinë, korrik 2002;
8.
“Vlerësimi
i Ndikimit Mjedisor I Prodhimit të Energjisë në Kosovë” (Kontribute shkencore), mbështetur nga Agjencioni
Evropian për Rindërtim (AER) dhe IPVQ të Kosovës, Prishtinë 2002;
9.
“Strategjia
dhe Politika Energjetike e Kosovës” (Kontribute shkencore në projekt),
organizuar nga Shtylla e IV/ BE dhe IPVQ të Kosovës (“Letra e Bardhe”),
Prishtinë, shtator 2003;
10.“Politikat
Kombëtare për Integrim në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë”,
Konferencë Ndërkombëtare Organizuar nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
dhe Grupi kosovar për Promovimin e Procesit të Bolonjës, Prishtinë, mars 2007;
11. “Ngritja e bazës së të dhënave për
statistika dhe bilanc energjetik të vendit dhe dizajnimi i informatorëve për
publikim” (Konsulent me kontratë), Realizuar nga: Instituti për
Hulumtime Zhvillimore "RIINVEST", Prishtinë, shtator-dhjetor 2008;
12. “Dinamika
e problemeve energjetike në Kosovë dhe mundësitë e kooperimit me sistemin
energjetik të Shqipërisë” (Bashkautor i kumtesës shkencore në Konferenca
Ndërkombëtare për Monitorimin e Ndotjeve dhe Zhvillimeve Energjetike në Kosovë
dhe Shqipëri), Prishtinë, 28-29 gusht 2008;
13. “Forumi
mbi Politikat Ekonomike” (Panelist: “Qasja Alternative për Energjinë”),
organizuar nga: “Friedrich-Ebert- Stiftung” Prishtina Office dhe “Instituti për
Hulumtime Zhvillimore “RIINVEST INSTITUTE”, Prishtinë, qershor, 2011.
Punimet
profesionale-shkencore
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa me ndikimin
shkencor dhe citimet e publikimeve shkencore në nivel ndërkombëtar
1.
Abazi,
A.; Sefa, R.: “Efektet jolineare te sfera
dhe elipsoidi rrotullues në fushën elektrostatike homogjene”, Konferenca e
XVI-të jugosllave ETAN, Maribor 1979;
2.
Abazi,
A.; Sefa, R.; Berisha, F.: “Llogaritja e
thjeshtësuar e efekteve jolineare te sfera dielektrike në fushën elektrostatike
homogjene", Përmbledhje Publikimesh FET nr.1, Prishtinë,1980;
3.
Sefa, R.;
Abazi, A.: “Ndikimi i johomogjenitetit të
tokës në rezistencën e tokëzuesve”, Revista: “STUDIME” Libri I, ASHAK,
Prishtinë, 1980;
4.
Hamiti,
E.; Ahma, L.; Sefa, R.: “Krahasimi i
karakteristikave transmetuese të linjave planare në bazë të analizës numerike
dhe relacioneve të gatshme si dhe shqyrtimi i konvergjencës së këtyre
karakteristikave”, Revista: “KËRKIME” Nr. 9, ASHAK, Prishtinë 2001;
5.
Ibrani, M.; Ahma, L.; Hamiti, E.; Sefa,
R.: “Exposure assessment in the the
vicinity of 900 MHz GSM bose station
antenna”, "World
6.
Scientific and Engineering Academy and
Society” (WSEAS) Conferences CSCC 2007, Greece, July 2007;
7.
Sefa, R.: “Shqyrtimi i kushteve gjeoelektrike në zonën industriale të Kosovës”, Revista:
“KËRKIME” nr. 15, ASHAK, Prishtinë, 2007;
8.
Sefa, R.: “Analizë e kushteve gjeoelektrike në zonën industriale termoenergjetike
të pellgut thëngjillmbajtës të Kosovës”, Konferenca e Dytë Shkencore,
Sesioni: Teknologji dhe Informatikë, Instituti ALB-Shkenca, Prishtinë, gusht
2007;
9.
Ibrani, M.; Ahma, L.; Hamiti, E.; Sefa,
R.: “Human exposure assessment in the
vicinity of 900 MHZ GSM base station
antenna”, "World Scientific and Engineering Academy and Society”
(WSEAS) Transaction on Communications, Issue 4, Volume 7, April 2008;
10.Muriqi, A.; Bunjaku, J.; Muhaxhiri, M.;
Sefa, R.: “Analiza e proceseve në kullat
e ftohjes”, Konferenca Ndërkombëtare për Monitorimin e Ndotjeve dhe Zhvillimeve Energjetike në Kosovë
dhe Shqipëri, Prishtinë, 2008;
11. Kokaj, J.; Casati, D.; Sefa, R.;
Kamishi, B.: “Hulumtimi i makro dhe
mikrovetive optike të filmave të hollë: trajtimi klasik dhe kuanto-mekanik”,
Aktet e Institutit ALB-Shkenca, Vëllimi III, Nr. 2, 2010;
12. Sefa, R.; Maraj, A. Sh.; Maraj, A.: “Analysis of transmission lines matching
using quarter-wave transformer”, 5th WSEAS Int. Conf. on
COMPUTER ENGINEERING and ANALICATIONS (CEA 2011), Puerto Morelos, Mexico,
January 29-31, 2011;
13. Kokaj, J.; Makdisi, Y.; Sefa, R.: “Atomic and nanoscopic studies using lasers
(latest development)”, Konferenca e VItë Institutit AlB-Shkenca, Prishtinë,
1-3 shtator 2011;
14. Sefa, R.; Maraj, A.: “Analysis and design of microstrip to
balanced stripline transitions", 10th WSEAS International
Conference on TELECOMMUNICATIONS and INFORMATICS (TELE-INFO 2011) Lanzarote,
Canary Islands, Spain May 27-29, 2011;
15. Sefa, R.; Maraj, A.: “Design of back-to-back tapered line
transition”, 10th WSEAS International Conference on
TELECOMMUNICATIONS and INFORMATICS (TELE-INFO '11) Lanzarote, Canary Islands,
Spain May 27-29, 2011;
16. Sefa, R.; Maraj, Sh. A.; Maraj, A.: ”Studying of microstrip transmission lines
parameters using SONET software”,
WSEAS TRANSACTIONS ON COMMUNICATIONS, Transactions ID Number: 53-763,
Number of paper pages: 10, submitted 32 June 2011;
17. Sefa, R.; Tefiku, F.; Maraj, A.: “Analysis of Arrays of Printed Strip Dipole
Antennas”, The 19th International Conference on Software,
Telecommunications and Computer Networks. SoftCOM 2011, Split - Hvar -
Dubrovnik, Publisher: IEEE Computer Society, September 15 - 17, 2011;
18.Osmanaj,
R.; Sefa, R.: “Zbatimi i minimizimit të
hapësirës memoruese dhe i numrit të operacioneve me rastin e ekzekutimit të
softuerit gjatë operimit me fusha të mëdha dhe të rralla në analizën e
sistemeve elektroenergjetike (ASEE)”, Konferenca e VI-të Institutit
Alb-Shkenca, Prishtinë, 1-3 shtator, 2011;
19. Osmanaj, R.; Sefa, R.: “Cilësia e furnizimit me energji elektrike
në Kosovë-rasti i distriktit të Gjakovës”, Konferenca e VI-të Institutit
Alb-Shkenca, Prishtinë, 1-3 shtator, 2011;
20.
Sefa, R.;
Tredhaku, I.: “Ndikimi i punës së
turbinave të erës në Golesh në punën e transmetuesit të RTK”, Konferenca
Kombëtare e Shkencës, Tiranë, tetor 2011;
21. Sefa, R.; Fondaj, F.: “Menaxhimi softuerik i procesit të prodhimit
të produkteve të mishit në Industrinë e mishit ‘Floren’ Therandë”,
Konferenca Kombëtare e Shkencës, Tiranë, tetor 2011;
22.
Sefa, R.;
Abazi, I.: “Analiza e sistemeve elektroenergjetike (ASEE) me pakon softuerike
‘Gredos’ dhe pakon softuerike ‘Power Factory’”, ASHAK, Prishtinë, 2011;
23.
Sefa, R.;
Abazi, I.: “Gjetja e zgjidhjeve në përmbushjen e standardeve të IEC në
Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës Përmes Pakove Programuese/Softuerike”,
Buletini FIEK, Prishtinë,2011;
24.
Sefa, R.:
“Burimet alternative të energjisë elektrike instaluar në Kosovë”,
Revista: “Liria International Review”, 2011.
Përfundim
Prof. dr. Ruzhdi Sefa që nga fillimet e
punës në Institucionet Universitare e deri në pension ka qenë ndër pedagoget më
të vlerësuar dhe përherë në mbrojte të Universitetit, edhe pse ishte larguar
disa vite nga procesi akademik nga sistemi i atëhershëm serb, duke vuajtur edhe
burg në mbrojte të arsimit shqip (1982-1984). Pas vuajtjes së dënimit
(1984) një kohë nuk i lejohet punësimi në asnjë institucion apo ndërmarrje
shoqërore Ajo që e karakterizon
punën e tij është pragmatizmi, kreativiteti në iniciativa, mbrojtja e vlerave
dhe të drejtave të njeriut, këmbëngulësia në realizimin e objektivave që ia
parashtron vetes, vetëflijimi i jashtëzakonshëm, por edhe veti tjera njerëzore
dhe shumë fisnike. Suksesin personal dhe prestigjin në shoqëri e ka matur jo me
pasuria materiale, por me kontributet e individit për komunitetin.
Prof. dr. Ruzhdi Sefa ka qenë i angazhuar në mësimdhënie edhe në kushtet e
jashtëzakonshme për arsimin shqipe, në objekte të improvizuar “shtëpi-shkolla”
jashtë objekteve universitare në vitet 1991-1999. Kualifikimet plotësuese të
realizuara në qendra e programe prestigjioze në vendet e Europës dëshmojnë për
një kuadër të kompletuar edhe në dimensione të tjera të një intelektuali,
eksperti dhe menaxheri të jashtëzakonshëm.
Prof. dr. Ruzhdi Sefa rezultatet e
punës i ka të mishëruara në mënyrë aktive në shumë konferenca ndërkombëtare (në
cilësi të Këshilltarit profesional, bashkëpunëtor), duke qenë edhe organizator
sesionesh plenare në konferenca ndërkombëtare. Ai ka përvojë të spikatur përmes
vizitave dhe bashkëpunimit me universitetet europiane dhe rajoni, sidomos në
projektet që kanë të bëjnë me Arsimin e Lartë dhe posaçërisht në përsosjen e
punës në mësimdhënie dhe menaxhim.
Prof. dr. Ruzhdi Sefa ka kryer shumë
funksioneve në Fakultetin e Elektroteknikës dhe në Universitetin e Prishtinës,
duke treguar aftësi për udhëheqje akademike. Ka përvojë në mbikëqyrjen e tezave
të studimeve pasdiplomike (magjistratura shkencore, mastera dhe doktorata). Ka
realizuar dhe udhëhequr një numër të madh projektesh profesionale kombëtare dhe
ndërkombëtare, duke pasur aftësi për punë ekipore dhe ndjesi bashkëpunimi në
hulumtime dhe projekte, si edhe duke i inkurajuar dhe mbështetur hulumtuesit e
rinj.
Bibliografia
1.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I”, Tekst universitar, FIEK UP, Prishtinë;
2.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I-Elektrostatika”, Dispensë, Prishtinë;
3.
Sefa, R.:
“Përmbledhje detyrash nga Bazat e
Elektroteknikës I-Elektrokinetika”, Dispensë, Prishtinë;
4.
“Fjalor enciklopedik”, ASHAK, Prishtinë, 2020;
5.
Dokumentacion
nga arkivi i FIEK UP, Prishtinë, 2025.


