Gani Pllana: Prof. Dr. Violeta Nushi – arkitekte, pedagoge dhe drejtuese akademike e shquar
PROF. DR. VIOLETA NUSHI - ARKITEKTE, PEDAGOGE DHE DREJTUESE AKADEMIKE E SHQUAR E FAKULTETIT TË ARKITEKTURËS TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Prof. dr. Violeta (Rizvanolli) Nushi lindi më 3 maj
1965 në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Arsimin e
mesëm me drejtimin matematikor, e përfundoi në vendlindje, në vitin 1983. Në
vitin 1984 filloi studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të
Universitetit të Prishtinës, të cilat i përfundoi në vitin 1989 me mbrojtjen e
temës së diplomës: “Parku Botanik”, duke fituar
titullin Inxhiniere e Diplomuar e Arkitekturës.
Pas diplomimit, filloi karrierën profesionale në
Korporatën “Dukagjini Holding” në Gjakovë, ku punoi si inxhiniere përgjegjëse
deri në mesin e vitit 1990. Më pas, deri në vitin 1998, u emërua në Institutin
për Urbanizëm dhe Projektim Arkitektonik si urbaniste dhe projektuese
arkitektonike. Gjatë kësaj periudhe u mor me mësimdhënie në arsimin e mesëm
teknik, duke ligjëruar lëndë profesionale në Shkollën Teknike “Nexhmedin
Nixha” në Gjakovë. Në vitet pasuese u punësua në Zyrën Amerikane në Prishtinë
(US Office), ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2010 punoi në Misionin e
OSBE-së në Kosovë si Inxhiniere-konstruktive.
Studimet pasuniversitare i filloi në vitin 1997 në
Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ku
në vitin 2003 mbrojti me temën e magjistraturës “Guaska betonarme me formë të
paraboloidit hiperbolik”, duke fituar titullin Magjistre e Shkencave Teknike
të Ndërtimtarisë. Gjatë kësaj periudhe, krahas angazhimit profesional në US
Office dhe OSBE, u emërua asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës
në Universitetit të Prishtinës, ku ka dhënë lëndët e fushës së Konstruksioneve
Arkitektonike. Në vitin 2007 filloi punën si mësimdhënëse në të njëjtën fushë në
Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, detyrë të cilën e ushtron me
përkushtim edhe sot.
Studimet e doktoratës i ndoqi në Universitetin
Politeknik të Tiranës, pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku
në vitin 2007 mbrojti disertacionin, me titull: “Arritja e qëndrueshmërisë në
hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës hapësinore”, duke fituar titullin “Doktor
i Shkencave Teknike të Arkitekturës” dhe duke u bërë kështu doktorja e parë e shkencave
në fushën e arkitekturës në Kosovë.
Krahas përgatitjes së saj shkencore, të kurorëzuar marrjen
e diplomave e gradave shkencore në fushën e Arkitekturës (1989), “Magjistër
e Shkencave Teknike të Ndërtimtarisë” (2003) dhe “Doktore e Shkencave Teknike të
Arkitekturës” (2007), zhvillimi i saj akademik vijoi edhe në
avancimin e vazhdueshëm në titujt shkencorë: “Asistente” (2004–2007), “Profesore
asistente” (2007–2012), “Profesore e asociuar” (2012–2018)
dhe, që nga viti 2018 “Profesore e rregullt” në Universitetin e Prishtinës.
Zhvillimi i
vazhdueshëm profesional, certifikimi dhe avancimi i kompetencave
Një ndër karakteristikat dalluese të karrierës së Prof.
dr. Violeta Nushit është përkushtimi i vazhdueshëm ndaj edukimit profesional,
certifikimit dhe zhvillimit të kompetencave, në përputhje me zhvillimet
bashkëkohore në arkitekturë, teknologjinë e ndërtimit, performancën energjetike
të ndërtesave dhe menaxhimin institucional. Krahas veprimtarisë akademike dhe
profesionale, ajo ka ndërtuar një profil multidisiplinar, duke integruar
ekspertizën teknike me aftësitë e udhëheqjes dhe menaxhimit.
Bazat e këtij zhvillimi profesional u vendosën me marrjen
e Provimit Profesional në vitin 1992, i cili e licencoi për udhëheqjen e
proceseve të projektimit dhe mbikëqyrjes së ndërtimit. Më pas, gjatë angazhimit
me detyrë në Misionin e OSBE-së në Kosovë (2000–2005), përfundoi një cikël prej
pesëmbëdhjetë trajnimesh dhe certifikimesh ndërkombëtare në fushat e
menaxhimit, administrimit institucional, komunikimit, menaxhimit të projekteve,
zgjidhjes së konflikteve, rekrutimit të stafit, hartimit të raporteve dhe
teknologjisë informative. Këto përvoja krijuan bazën e kompetencave të saj
drejtuese, të cilat më vonë u pasqyruan në ushtrimin e funksioneve të
rëndësishme akademike dhe menaxheriale.
Paralelisht me zhvillimin e aftësive menaxheriale,
Prof. Dr. Nushi ka avancuar vazhdimisht në rritjen e kompetencave profesionale
në projektimin arkitektonik dhe teknologjinë e ndërtimit. Ajo u certifikua për
përdorimin profesional të ArchiCAD nga Graphisoft, thelloi njohuritë mbi
sistemet teknike të ndërtesave në BIMT – Londër, si dhe përfundoi programe
ndërkombëtare të avancuara të menaxhimit në Amsterdam, të fokusuara në
planifikimin strategjik, menaxhimin e projekteve dhe vlerësimin e performancës
organizative.
Në vitet e fundit, zhvillimi i saj profesional
është orientuar kryesisht drejt arkitekturës së qëndrueshme dhe performancës
energjetike të ndërtesave. Në vitin 2018 u certifikua për Auditimin Energjetik
të Ndërtesave, ndërsa gjatë vitit 2023 përfundoi programe të avancuara
ndërkombëtare, të organizuara nga Fraunhofer Institute for Building Physics
(IBP), University of Illinois, GIZ dhe QEQ-UP, duke u specializuar në përdorimin
e teknologjive Blower Door, Infrared Thermography dhe EPCSoftwareKosovo, si edhe
në auditimin dhe certifikimin e performancës energjetike të ndërtesave.
Në tërësi, rrugëtimi i saj profesional karakterizohet
nga përkushtimi i vazhdueshëm ndaj parimit të mësimit gjatë gjithë jetës
(lifelong learning), duke krijuar një profil që ndërthur arkitekturën,
teknologjinë e ndërtimit, efektshmerinë e energjisë, shndërrimin digjital dhe
menaxhimin strategjik. Këto kompetenca janë zhvilluar më tej jo vetëm në
veprimtarinë e saj si arkitekte, pedagoge dhe hulumtuese, por edhe kontributin
në zhvillimin e programeve studimore, kërkimi shkencor dhe bashkëpunimin
ndërkombëtar në fushën e arkitekturës dhe arsimit të lartë.
Krijimtaria dhe veprimtaria pranë
Organizatave të Punës

Në fazën e
hershme të karrierës profesionale ka qenë përgjegjëse për projektimin dhe monitorimin
e realizimit të objekteve të banimit kolektiv dhe objekteve tregtare, ndër të
cilat veçohen:
·
Banesat kolektive “QERIMI I” dhe “QERIMI II”, Gjakovë;
·
Qendra tregtare “BEZISTANI”, Gjakovë.
Më pas,
veprimtaria e saj profesionale është orientuar në projektimin dhe realizimin e
objekteve me funksione dhe karaktere të ndryshme, ku ka ushtruar detyrën e projektueses përgjegjëse, kryeprojektueses urbaniste.
Ndër projektet më përfaqësuese mund të veçohen:
·
Zgjidhja Detale Urbanistike “Gështenjat e Podit”, Deçan;
·
Zgjidhja Detale Urbanistike “Plani i Nivelacionit”, Gjakovë;
·
Zgjidhja Detale Urbanistike “Rezina Veriore”, sipas konkursit në nivel
komunal, Gjakovë;
·
Projekti kryesor (zbatues) “Bregu i Sarajit”, Gjakovë;
·
Projekti arkitektonik ideor për banesën kolektive “Ellasti i Vjetër”, Gjakovë;
·
Projekti kryesor (zbatues) për banesën kolektive “Ellasti i Vjetër”, Gjakovë;
·
Studime dhe përmbledhje të projekteve kryesore
(zbatuese) për ”Shtëpinë
Tipike”, Gjakovë.
Gjatë punës
si Asistente e Udhëheqësit të
Konstruksionit në Zyrën
Amerikane në Prishtinë (USOP), veprimtaria e saj profesionale është
fokusuar në hartimin e projekteve, përshtatjen dhe rikonstruksionin e objekteve
ekzistuese, si dhe në monitorimin e realizimit të tyre, kryesisht për
shndërrimin e objekteve të banimit në objekte administrative dhe për shërbimet
mbështetëse. Në këtë kuadër veçohen:
·
Monitorimi i ndërtimit të objektit “Consular Section”, USOP,
Prishtinë;
·
Monitorimi i ndërtimit të objektit “Generator Building”, USOP, Prishtinë;
·
Projekti arkitektonik ideor “Residence and Office Space for USOP”, Prishtinë.
Në kuadër të
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim
në Evropë (OSBE), në cilësinë Inxhiniere
së Konstruksionit, është angazhuar në hartimin e projekteve për përshtatjen
dhe rikonstruksion, si edhe në vlerësimin, monitorimin dhe implementimin e
projekteve infrastrukturore. Ndër projektet më të rëndësishme mund të përmenden:
·
Projektimi, monitorimi dhe përshtatja e objektit të
Instituti Gjyqësor të Kosovës (KJI),
Prishtinë;
·
Projektimi dhe monitorimi i përshtatjes së objektit
Institucioni i Avokatit të Popullit,
Prishtinë;
·
Projektimi dhe monitorimi i projekteve për
kompleksin logjistik “OSCE – BBC2
Logistic Compound”, Prishtinë;
·
Projektimi dhe monitorimi i përshtatjes së objektit
“Counting and Results Center (CRC)”, Mazgit,
Obiliq.
Krijimtaria dhe veprimtaria si
arkitekte e pavarur
Si
arkitekte e pavarur, Prof. Dr. Violeta Nushi ka zhvilluar një veprimtari
profesionale të fokusuar në projektimin arkitektonik dhe urbanistik, hartimin e
projekteve ideore dhe zbatuese, projektimin e enterierit, si dhe në revidimin
dhe përshtatjen e objekteve me karakter publik, institucional dhe banimor. Kjo
veprimtari dëshmon për aftësi të saj për të ofruar zgjidhje funksionale,
estetike dhe teknike, të harmonizuara me kërkesat e përdoruesve dhe me standardet
bashkëkohore të projektimit.
Ndër projektet më të rëndësishme të
realizuara në këtë periudhë mund të veçohen:
·
Projekti
urbano-arkitektonik ideor “Varrezat e
Dëshmorëve”, Kaçanik;
·
Projekti
urbano-arkitektonik zbatues “Varrezat e
Dëshmorëve”, Kaçanik;
·
Projekte
arkitektonike ideore dhe zbatuese për objekte individuale të banimit, Gjakovë;
·
Projekte
të enterierit për objekte banimi dhe objekte komerciale, Gjakovë;
·
Revidimi
i projektit arkitektonik zbatues për adaptimin e objektit të ish-Eximkos në ProCredit Bank, Prishtinë;
·
Projekti
arkitektonik zbatues për përshtatjen e objektit të Fakultetit të Edukimit, Prishtinë;
·
Projekti
arkitektonik ideor dhe zbatues për projektin restaurues dhe përshtatës të Teatrit Kombëtar të Kosovës,
Prishtinë.
Kompetencat dhe aftësitë në fushën
menaxheriale
Prof.
Dr. Violeta Nushi ka ndërtuar dhe konsoliduar kompetencat e saj menaxheriale
përmes ndërthurjes së formimit profesional me përvojën shumëvjeçare në pozita
udhëheqëse në arsimin e lartë, administrimin institucional dhe menaxhimin e
projekteve inxhinierike. Aftësitë e saj në planifikimin strategjik, organizimin
institucional, koordinimin e burimeve njerëzore dhe menaxhimin e proceseve
komplekse janë zhvilluar përmes programeve ndërkombëtare të trajnimit, të
organizuara nga OSBE dhe
institucione të specializuara evropiane, si edhe janë përforcuar përmes
ushtrimit të vazhdueshëm të funksioneve drejtuese.
Përvoja
e saj menaxheriale shtrihet në më shumë se dy dekada dhe përfshin drejtimin e
proceseve akademike e institucionale, zhvillimin e programeve studimore,
menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe udhëheqjen e
ekipeve multidisiplinare. Si prodekane
për çështje mësimore dhe, më pas, dekane e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në dy
mandate, ajo ka udhëhequr procese me rëndësi strategjike në fushën e
reformës akademike, sigurimit të cilësisë, akreditimit, ndërkombëtarizimit dhe
planifikimit zhvillimor të institucionit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm
në modernizimin e programeve studimore dhe forcimin e bashkëpunimit
ndërkombëtar.
Kompetencat
e saj menaxheriale janë formësuar gjithashtu përmes përvojës në drejtimin e
projekteve ndërtimore dhe inxhinierike, fillimisht në praktikën profesionale
dhe më pas në organizata ndërkombëtare, ku ka qenë përgjegjëse për planifikimin,
koordinimin, mbikëqyrjen teknike, administrimin e kontratave, vlerësimin e
tenderëve dhe monitorimin e investimeve infrastrukturore.
Kjo
ndërthurje e ekspertizës teknike me aftësitë organizative dhe drejtuese e ka
profilizuar Prof. Dr. Violeta Nushin si një lidere akademike me vizion
strategjik, kulturë institucionale dhe përvojë të dëshmuar në menaxhimin e
proceseve komplekse me ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e arsimit të lartë
dhe profesionit të arkitektit.
Titullare e
lëndëve mësimore
Prof.
Dr. Violeta Nushi, si pedagoge me përvojë shumëvjeçare në arsimin universitar,
ka qenë titullare e një numri të konsiderueshëm lëndësh mësimore në Fakultetin
e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Përmbajtja dhe emërtimet e tyre
kanë evoluar ndër vite në përputhje me proceset e reformimit dhe akreditimit të
programeve studimore, duke ruajtur vazhdimësinë në fushat e teknologjisë së
ndërtimit, konstruksioneve arkitektonike, arkitekturës së qëndrueshme dhe
metodologjisë së kërkimit shkencor.
Ndër lëndët më përfaqësuese që ka
ligjëruar gjatë karrierës së saj akademike veçohen:
1.
Konstruksionet Arkitektonike;
2.
Konstruksionet Ndërtimore;
3.
Mbështjellësi i Objektit dhe Fasada;
4.
Metodologjia e Hulumtimit në Arkitekturë;
5.
Arkitektura dhe Ndërtimi i Qëndrueshëm;
6.
Vlerësimi i Efektivitetit të Energjisë në Ndërtesa;
7.
Strukturat Hapësinore.
Njohuri të
gjuhëve të huaja: serbokroate dhe angleze.
Bashkautore
e kapitujve në botime ndërkombëtare në gjuhën angleze
Prof.
Dr. Violeta Nushi është bashkautore e kapitujve në botime shkencore
ndërkombëtare në gjuhën angleze, të realizuara në kuadër të rrjeteve evropiane
të kërkimit shkencor COST Action,
ku kanë kontribuar studiues dhe ekspertë nga universitete e institucione
kërkimore të vendeve të ndryshme evropiane. Ndër këto botime veçohen:
1.
Birgit Rasmussen, Ed Clark, Patrizio Fausti, Violeta
Nushi et al. COST Action
TU0901 – Integrating and Harmonizing Sound Insulation Aspects in Sustainable
Urban Housing Constructions (kapitull libri).
2.
Jean-Paul Lebet, Violeta Nushi et al. COST Action TU0905 – Challenging
Glass 4 & Architectural Geometries (kapitull libri).
Monografi
dhe dispensa universitare
Veprimtaria
botuese e Prof. Dr. Violeta Nushit përfshin një monografi shkencore dhe disa
dispensa universitare, të hartuara për nevojat e mësimdhënies në Fakultetin e
Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Këto botime kanë shërbyer si
literaturë bazë për studentët e arkitekturës dhe kanë kontribuar në avancimin e
literaturës profesionale në fushën e teknologjisë së ndërtimit dhe
konstruksioneve arkitektonike.
1.
Nushi, V.
Konstruksionet Ndërtimore, dispensë universitare, Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
2.
Nushi, V.
Konstruksionet Arkitektonike 3, dispensë universitare, Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
3.
Nushi, V.
Konstruksionet Arkitektonike 4, dispensë universitare, Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
4.
Nushi, V.
Arritja e qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës
hapësinore, monografi shkencore, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2008.
Aktiviteti
pedagogjik
Përkushtimi
i Prof. dr. Violeta Nushit ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj filloi
menjëherë pas diplomimit, kur për dy vjet ushtroi veprimtarinë mësimore në Shkollën e Mesme Teknike "Nexhmedin
Nixha" në Gjakovë. Ky angazhim shënoi fillimin e një karriere
pedagogjike, e cila më vonë do të zhvillohej dhe konsolidohej në arsimin
universitar.
Punësimi
në Universitetin e Prishtinës i
krijoi mundësinë të zhvillojë një veprimtari të gjerë akademike në Fakultetin e
Arkitekturës, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe
modernizimin e lëndëve të fushës së konstruksioneve arkitektonike, teknologjisë
së ndërtimit, arkitekturës së qëndrueshme dhe metodologjisë së hulumtimit
shkencor. Krahas angazhimit në Universitetin e Prishtinës, ajo ka kryer
veprimtari mësimore edhe në Fakultetin
e Edukimit – Dega në Gjakovë, ku ka ligjëruar lëndë profesionale në
Departamentin e Teknologjisë dhe Informatikës.
Veprimtaria
e saj pedagogjike është karakterizuar nga përkushtimi ndaj cilësisë në mësimdhënie,
integrimit të përvojës profesionale në procesin mësimor dhe nxitjes së mendimit
kritik e krijues te studentët. Gjatë karrierës universitare ka mentoruar
dhjetëra punime diplome në nivelin bachelor dhe master, ndërsa ka qenë oponente
dhe anëtare e komisioneve për vlerësimin e tezave të doktoratës në
Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës. Po
ashtu, ka udhëhequr si mentore një disertacion doktorate dhe ka bashkëudhëhequr
dy disertacione të tjera, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e
kuadrove të rinj shkencorë në fushën e arkitekturës.
Pozita
udhëheqëse dhe angazhimi në organizata profesionale e shkencore
Përveç
veprimtarisë së saj pedagogjike, shkencore dhe profesionale, Prof. dr. Violeta
Nushi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen akademike, zhvillimin
institucional dhe bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar. Gjatë karrierës së saj
ka ushtruar funksione drejtuese në Universitetin e Prishtinës; ka qenë pjesë e
këshillave dhe asociacioneve profesionale e shkencore, si edhe është angazhuar
në projekte të rëndësishme ndërkombëtare të kërkimit dhe zhvillimit.
Ndër funksionet dhe angazhimet më të
rëndësishme mund të renditen:
·
Prodekane për Çështje Mësimore, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës (2016–2020);
·
Dekane e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës
(2020–2028);
·
Koordinatore e Programit për Efektivitetin e
Energjisë, Fakulteti i
Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës (2013–2026);
·
Anëtare e Këshillit Shkencor për fushën Burimet Natyrore,
Energjia dhe Mjedisi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe
Inovacionit (2011–2026);
·
Anëtare e International Association for Life-Cycle
Civil Engineering (IALCCE)
(2011–2026);
·
Nënkryetare e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (2009–2013);
·
Hulumtuese
në projektin shkencor COST Action
TU0905 – Structural Glass: Novel Design Methods and Next Generation Products
(2010–2014);
·
Hulumtuese
në projektin shkencor COST Action
TU0901 – Integrating and Harmonizing Sound Insulation Aspects in Sustainable
Urban Housing Constructions (2009–2013);
·
Koordinatore nacionale dhe hulumtuese në projektin 543782-TEMPUS-1-2013-1-AL-TEMPUS-JPCR – Developing and Adapting Professional
Programs for Energy Efficiency in the Western Balkans (DAPEEWB).
Mirënjohje
dhe dekorata
Veprimtaria profesionale, akademike dhe
institucionale e Prof. Dr. Violeta Nushit është vlerësuar nga institucione
kombëtare dhe ndërkombëtare përmes mirënjohjeve dhe dekoratave, të cilat
dëshmojnë për kontributin e saj në zhvillimin e arkitekturës, arsimit të lartë
dhe shërbimit publik.
Ndër vlerësimet më të rëndësishme
veçohen:
·
Tri
mirënjohje nga Misioni i
OSBE-së në Kosovë, për përkushtimin dhe kontributin profesional në
realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimin institucional;
·
Mirënjohje
nga Policia e Kosovës, për
bashkëpunim dhe kontribut profesional;
·
Dekorata
"Medalja Presidenciale e Meritave", akorduar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, më 30 mars 2026, në shenjë vlerësimi për
kontributin e jashtëzakonshëm dhe afatgjatë në zhvillimin e arsimit të lartë,
kërkimit shkencor dhe profesionit të arkitekturës në Republikën e Kosovës.
Artikuj në revista shkencore
ndërkombëtare
Veprimtaria
kërkimore-shkencore e Prof. dr. Violeta Nushit pasqyrohet në një numër të konsiderueshëm
artikujsh të botuar në revista shkencore ndërkombëtare me proces recensimi (peer-reviewed).
Punimet e saj trajtojnë fusha të ndryshme të arkitekturës dhe inxhinierisë së
ndërtimit, me theks të veçantë në arkitekturën e qëndrueshme, performancën
energjetike të ndërtesave, teknologjinë e ndërtimit, modelimin digjital (BIM),
vlerësimin e ciklit jetësor të ndërtesave, rehabilitimin e strukturave dhe
ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike e kulturore. Këto publikime janë rezultat
i bashkëpunimit me studiues vendës dhe ndërkombëtarë dhe janë botuar në revista
të njohura shkencore të fushës, duke kontribuar në avancimin e kërkimit
shkencor dhe promovimin e rezultateve të tij në nivel ndërkombëtar.
Ndër artikujt
më përfaqësues veçohen:
1. Nushi, V.; Basha Jakupi, A.: “The
integration of “building information modeling” (BIM) in sustainable
architecture and construction education: case study in Pristina University”,
THE CREATIVITY GAME – Theory and Practice of Spatial Planning, 2017, Issue 5,
pp. 52-57.
2. Bajraktari, E.; Nushi. V.; Almeida, M.:
“Cost efficiency of retrofit measures for typical masonry houses in Kosovo”,
International Review of Applied Sciences and Engineering, 2019, Volume 10,
Issue 1, pp. 87-91.
3. Bajçinovci B.; Nushi, V.: “Building
Rating System: literature review and imperative in context”, Journal of
Science, Humanities and Arts, 2017, Issue 5, pp. 52-57.
4. Basha Jakupi A.; Nushi, V.:
“International Aid Community, its Presence in the Post-conflict Reconstruction
and Impact on Urban Legacy–Case Study of Prishtina”, Journal of Spatial and
Sociocultural Development Research: Sociologija i prostor, 2017, 55 Issues 3
(209), pp. 315-332.
5. Nushi. V; Basha-Jakupi, A.:“The
integration of BIM in education: A literature review and comparative context”,
Global Journal of Engineering Education, 2017, 19 Issue 3, pp. 273-278.
6. Nushi, V.; Jashari Kajtazi, T.: “The
use of specific principles and guidelines for effective and efficient
restoration of cultural heritage buildings; case study Jashar Pasha Mosque in
Prishtina”, POLLACK PERIODICA An International Journal for Engineering and
Information Sciences, 2018, Volume 13, Issue 2, pp.219-229.
7. Nushi, V.; Kabashi. N.; Nixha, Sh.:
“Urban Cultural Heritage Quarters in Kosovo and Their Sustainable Urban
Transformation”, Journal of International Environmental Application and
Science, 2015, Volum 10 (3), pp.292-300.
8. Nushi, V.;
Nixha, Sh.; Kabashi, N.: “Quick impact of protecting,
strengthening & repairing and consequences of fired”, COST ACTION C26: Urban Habitat Constructions
under Catastrophic Events. Proceedings of the Final Conference, 2010, Volume 2, pp. 769,
9. Nixha, Sh.;
Nushi, V.: “Remaining
Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability and Sustainability”, Journal
of Literature and Art Studies, 2012, Volume 2/No. 6/pp.651-663.
10.Nushi, V.; Bejtullahu, F.; Jakupi, E.: “BIM role in enabling sustainability and
better asset performance over the life-cycle (comparative context)”, Life-Cycle
of Engineering Systems: Emphasis on Sustainable Civil Infrastructure. Proceedings
of International Association of Life-Cycle of Civil Engineering (IALCCE 2016),
2016, Volume 1, pp. 121, eBook pp. 608-615.
11. Nushi, V.;
Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Berisha, M.: “Long-term
performance analyses of Palace of Youth, Culture and Sports towards sustainable
development of Pristina”, Life-Cycle of Structural Systems: Design, Assessment,
Maintenance and Management. Proceedings of International Association of
Life-Cycle of Civil Engineering (IALCOCE 2014), 2014, Volume 1, pp. 383, eBook
pp. 1995-2000.
12. Nushi, V.; Nixha, Sh.; Basha, R.: “The Importance
of sustainable construction assessment for the development of modern education
in Kosovo”, Central Europe Towards Sustainable Building (CESB), 2013 -
Sustainable Building and Refurbishment for Next Generations, Volume 1, pp. 855-860.
13. Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Life
cycle assessment of historical structures towards sustainable architectural
heritage in Kosovo”, Life-Cycle and Sustainability of Civil
Infrastructure Systems: Proceedings of the International Symposium on
Life-Cycle Civil Engineering (IALCCE 2012), 2012, eBook pp. 477-481.
14. Nushi, V.;
Nixha, Sh.; Kabashi, N.: “Quick
impact of protecting, strengthening & repairing and Consequences of fire
damaged structure”, Journal of Civil Engineeing and Architecture, 2011, Volume
5/No.12 (Serial No. 49), pp.1126-1133.
15. Nushi, V.; Kabshi, N.; Nixha, Sh.: “Appliance of new materials and techniques
for restoration of structures”, (Proceedings), International Conference of fib:
Concrete - Innovation and Design, 2015, pp. 12.
16. Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.:
“Strengthening the concrete columns with the carbon polymer fibres and behavior
under centric loads”, (Proceedings) International Conferernce of fib: Concrete
Innovation and Design, 2015, pp. 393-394.
17. Nushi, V.;
Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Berisha, M.: “Assessment and rehabilitation of RC
Construction of Palace of Youth, Culture and Sports in Pristina”, (Proceedings)
Improving Performance of Concrete Structures, The Fourth International
Federation for Structural Concrete (fib) Congress 2014, pp. 74-77.
18.Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Hadri, R.;
Nushi, V.; Dautaj, A.: “Serviceability benavior of Reinforcement Concrete Beams
with polypropylene and steel Fibers”, Advanced Materials Research, 2015, pp.
298-303.
19. Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.:
“Analysis and Behaviour the Concrete Columns Strengthening with Carbon, Polymer
Fibres”, Civil Engineering and Architecture, 2014 pp.317-322.
20.
Nushi,
V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Arapi, N.: “Cultural Heritage and Sustainable
Urban Transformation of urban quarters in Kosovo”, (Proceedings) Protection of
Historical Construction (PROHITECH)14, 2014, pp. 813-819,
21. Nixha, Sh.; Nushi, V.; Arapi, N.:
“Challenges and Opportunities toward Definition of Appropriate Practices in
Sustainable Conservation of Cultural Heritage in Kosovo”, (Proceedings)
Protection of Historical Construction (PROHITECH)14, 2014, pp. 791-797.
22.
Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.:
“Achievement of some of properties of concrete using waste materials from TEC –
Kosovo”, (Proceedings) Improving Performance of Concrete Structures, The Fourth
International Federation for Structural Concrete (fib) Congress 2014, 2014, pp.
690-692.
23.
Nushi,
V.; Komoni, V.; Qelaj, M.: “Evaluation of Energy Efficiencyin University Buildings
– Case study: FCEA, FEEC, FMI”, (Proceedings) Academy of Science and Arts of
Kosovo, Scientific Conference - Energy and Environment for Sustainable
Development, 2013, pp. 455-471.
24.
Zejneli,
Sh.; Nushi, V.; Jakupi, E.: “Comparative analysis of monolith and semi-precast
mode of construction of industrial structures and structures with large spans”,
(Proceedings) International Symposium of Macedonian Association of Structural
Engineers (MASE) 15, Struga, Macedonia, 2013, Volume 1, pp.31-32.
25.
Nushi,
V.: “Urban – architectural Sustainability of Prizren's League Complex”,
(Proceedings) Academy of Science and Arts of Kosovo, Scientific Conference
“Albanian and Kosovo lmpendency -100 years later”, 2012.
26.
Nixha,
Sh.; Nushi, V.: “Remaining Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability
and Sustainability”, (Proceedings) International Conference, ICAUD 2012, EPOKA
University, Department of Architecture, Tirana,Albania, 2012, Volume 1,
pp.565-575.
27.
Nushi,
V.; Bejtullahu, F.: “Importance of Green Construction Rating System for
Sustainable Management of Constructions in Kosovo”, (Proceedings) International
Conference, ICAUD 2012, EPOKA University, Department of Architecture, Tirana,
Albania, 2012,Volume T5, pp. 1223-1234.
28.
Nushi,
V.; Jakupi, E.; Bejtullahu, F.: “Sustainable
Construction-Ecological Efficiency of Contemporary Multi- story Concrete
Structures v.s. Timber Buildings”, (Proceedings) Macedonian Association of
Structural Engineers (MASE) 14, 2011,Struga, Macedonia, Volume 1, pp. 218-226.
29.
Nushi, V.; Bejtullahu, F.: “Role of
Codes for sustainability of Construction assessment”, (Proceedings) COST Action
C25 - Final Conference, 2011,Volume 1, pp. 175-183.
30.
Nushi, V.; Nixha, Sh.: Designing the
guidelines for the usage of ‘smart material’ on the conservation of historical
buildings”, (Proceedings) FP7 & COST Prohitech, 2009, Volume 2, pp. 1051
31. Nushi, V.: “Forma Arkitektonike dhe
perceptimi i saj sipas Teorisë Gelshtal”, Akadedemia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë,
Revista: “Kërkime”, 2006, Nr. 14, pp. 99-108.
32.
Nushi,
V.: “Perceptimi i thellësisë dhe Strukturat Hapësinore. Perceptimi i thellësisë
dhe Strukturat Hapësinore”, (Proceedings) International Seminar, University of
Pristina, Kosovo, 2005, Volume 1, pp.120-126.
33.
Nushi,
V.; Selmani F.: “Arkitektura dhe Logjika e Strukturave”, Association of Civil
Engineers, International Seminar, Macedonia, 2005, Volurme 1, pp. 480.
34.
Nushi,
V.: “Arkitektura dhe Intelegjenca Hapësinore”, Association of Civil Engineers,
International Seminar, Macedonia, 2005, Volume 1, pp.516.
35.
Nushi, V.; Kabashi, N.: “Rehabilitation
Interventions in Masonry Construction”, Conference Abstract - in process of
final paper submission, PROHITECH 2017, International Conference, 2016.
36.
Nushi,
V.; Rychtarikova, M.; Goxha L.; Sarmardzioska, T.: “The Impact of Noise
Annoyance and Communication Problems at Workplace: Educational Setting”,
Conference Abstract - in process of final paper submission, 2013.
37.
Nushi,
V.; Stacric, M; Bejtullahu, F.: “Sustainable Glass Envelopes and Façade
Engineering”, Conference Abstract - in process of final paper submission, 2013.
38.
Gemert,
D.V.; Kabashi, N.; Nushi, V.; Basha, R.: 1st Kosova Seminar on
Polymersin Concrete, University of Prishtina, Faculty of Civil Engineering and
Architecture Kosovo, (Proceedings) Editor, 2013.
Ligjërata, prezantime shkencore dhe
ligjërata të ftuara
Veprimtaria shkencore e Prof. dr.
Violeta Nushit është shoqëruar me një angazhim të vazhdueshëm në prezantimin
dhe promovimin e rezultateve të kërkimit shkencor në konferenca, simpoziume, seminare
pune kombëtare e ndërkombëtare. Në cilësinë e autores, bashkautores dhe
ligjërueses së ftuar, ajo ka prezantuar punime shkencore dhe ligjërata
profesionale në universitete, akademi shkencash dhe forume prestigjioze
ndërkombëtare, duke trajtuar tema nga arkitektura e qëndrueshme, performanca
energjetike e ndërtesave, modelimi digjital (BIM), teknologjia e ndërtimit,
rehabilitimi i strukturave, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe inovacioni në
arsimin arkitektonik.
Ndër prezantimet dhe ligjëratat më përfaqësuese mund
të përmenden:
1. Nushi,
V.: “Sjellja ndaj zjarrit të fasadave të ventiluara: analiza termofluidike e
efektit
oxhak
dhe roli i barrierave”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026.
2. Nushi,
V.: “International Conference On Energy And Sustainabilitylity”, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, 2025.
3. Nushi,
V.: “Energy solutions in architecture”, Teaching Mobility - (Spring School
2016), 7-8 March 2016, Univerisity of Applied Sciences and Arts, FB
Architecture Dortmund, Geramny;
4. Nushi,
V.: “Sustainability of Historic
Buildings Cultural Heritage and Sustainable Urban- Architectural
Transformation”, Teaching Mobility-(CEEPUS), 20-26 April 2015, Slovak
University of Technology in Bratislava, Institute of Management, Slovakia;
5. Nushi,
V.: “Analysis of Energy Efficiency in Buildings Case study Technical
Factulties’ building”, Punëtori Ndërkombëtare (Ecoweek 2014), 12-19 Oct. 2014,
UP-FNA, Prishtinë, Kosova;
6. Nushi,
V.: “Building Information Modeling (BIM). BIM role to Enable Sustainability and
Better Performance of Building
Environment, Punëtori Ndërkombëtare,
10-25
Sep. 2016, UP-FNA, Prishtinë, Kosova;
7. Nushi, V.: “Employment of energy
efficiency professionals in Kosovo”, Konference Ndërkombëtare (TEMPUS_DAPEEWB),
12 Oct. 2016, Universiteti POLIS,
Tiranë, Shqipëri;
8. Nushi, V.: “Report of master
professional in Energy Efficiency (EE), Critical view”, Seminar Ndërkombëtarë
(TEMPUS_DAPEEWB), 30 Sep. 2016, UP-FNA. Prishtinë, Kosovë;
9. Nushi, V.: “Rëndësia e vlerësimit të
konstruksioneve për rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore (VK - QM) në regjion”,
Konferencë Ndërkombëtare e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, 4-5 Dec.
2012, MASHT, Prishtinë, Kosovë;
10.Nushi, V.: “Kërkime në fushën e
ndërtimit të qëndrueshëm dhe trajtimet akustike në ndërtesat shkollore”,
Konferencë Ndërkombëtare (MASHT_Step by Step to Better School Buildings), 1-2
April 2011, Grand Hotel, Prishtinë, Kosovë, 30 Sep. 2016, UP-FNA, Prishtinë,
Kosovë;
11. Nushi, V.; Nixha, Sh.; Basha, R.: “Implementation of sustainable building
principles into education in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (CESB 2013),
26-28 Jun 2013, Czech Technical University, Prag, Czech Republic;
12. Nushi, V.; Kabashi, N.; Nixha, Sh.:
“Appliance of new materials and techniques for restoration of structures”,
Konferencë Ndërkombëtare (fib. 2015), 18-20 May 2015, Technical University of
Denmark, Copenhag, Danmark;
13. Nushi, V.;: Kabashi, N.; Krasniqi,
C.: “Strengthening the concrete columns
with the carbon polymer fibres and behavior under centric loads”, Konferencë
Ndërkombëtare (fib. 2015), 18-20 May 2015, Technical University of Denmark,
Copenhag, Danmark;
14. Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.;
Arapi, N.: “Cultural Heritage and Sustainable Urban Transformation of urban
quarters in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (PROHITECH 2014), 7-9 May 2014,
Bogazici Univeristy, Antaly, Turky;
15. Nushi, V.; Nixha, Sh.; Arapi, N.:
“Challenges and Opportunities toward Definition of Appropriate Practices in
Sustainable Conservation of Cultural Heritage in Kosovo”, Konferencë
Ndërkombëtare (PROHITECH 2014), 7-9 May 2014, Bogazici Univeristy, Antaly,
Turky;
16. Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.;
Arapi, N.: “Treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm kulturor për zhvillimin e
qëndrueshëm shogëror-ekonomik: Rasti studimor – Pallati Kulturës, Rinisë e
Sportit (PKRS) në Prishtinë”, Konferencë Ndërkombëtare (Alb-Shkenca, TAKIMI
IX), 29-31gusht 2015, Prishtinë, Kosovë;
17. Nushi, V.; Bejtullahu, F.; Jakupi, E.:
“Roli i BIM p?r ndërkombëtarizimin e teknologjisë arkitektonike të Kosovës”,
Konferencë Ndërkombëtare, Shkup, Maqedoni;
18.Nushi, V.; Bejtullahu, F.: “Role of
Codes for sustainability of construction assessment”, Konferencë Ndërkombëtare
(COST Action C25), 3-5 Feb 2011, Innsbruck, Austria;
19. Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Designing the
guidelines for the usage of ‘smart material’
on the conservation of historical buildings”, Konferencë Ndërkombëtare
(PROHITECH / COST Action FP7 ), 21-24 Jun 2009, Rome, Italy;
20.
Nushi,
V.; Komoni, v.; Qelaj, M.: “Evaluation of Energy Efficiency in University
Buildings-Case study: FCEA, FEEC, FMI”, Konferencë Kombëtare (ASHAK), 30 tetor
2013, ASHAK, Prishtinë, Kosovë;
21. Nushi, V.: “Urban-architectural
Sustainability of Prizren’s League Complex”, Konferencë Kombëtare (ASHAK),
13-14 shtator 2012, Prishtinë, Kosovë;
22.
Nushi,
V.; Nixha, Sh.: “Remaining Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability
and Sustainability”, Konferencë Ndërkombëtare (ICAUD 2012), 19-21 April 2012,
Epoca Univeristy, Tirana, Albanaia;
23.
Nushi,
V.; Nixha, Sh.: “Importance of Green Construction Rating System for Sustainable
Management of Constructions in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (ICAUD 2012),
19-21 April 2012, Epoca Univeristy, Tirana, Albanaia;
24.
Nushi,
V.; Jakupi, E.; Bejtullahu, F.: “Sustainable Construction-Ecological Efficiency
of Contemporary Multi-story Concrete Structures v.s. Timber Buildings”,
Konferencë Ndërkombëtare (MASE 2014), 28 Sep.-1 Oct. 2011, Strugë, Maqedoni;
25.
Nushi,
V.: “Perceptimi i thellësisë dhe Strukturat Hapësinore”, Seminar Kombëtar
(Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës), 2005, Prishtinë, Kosovë;
26.
Nushi,
V.; Selmani, F.: “Arkitektura dhe Logjika e Strukturave”, Seminar Kombëtarë
(Asociacioni i Inxhinierëve), 2011, Tetovë, Maqedoni;
27.
Nushi,
V.: “Arkitektura dhe Inteligjenca Hapësinore”, Seminar Kombëtarë (Asociacioni i
Inxhinierëve), 2011, Tetovë, Maqedoni.
Përfundim
Prof. Dr. Violeta Nushi përfaqëson një ndër figurat
e mirënjohura të arkitekturës bashkëkohore në Kosovë, duke ndërtuar një
karrierë të dalluar që ndërthur në mënyrë të natyrshme praktikën profesionale,
kërkimin shkencor, mësimdhënien universitare dhe udhëheqjen akademike. Përgjatë
më shumë se tri dekadave, ajo ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj
avancimit të arkitekturës, teknologjisë së ndërtimit dhe arsimit të lartë, duke
kultivuar një qasje të mbështetur në profesionalizëm, inovacion dhe përgjegjësi
institucionale.
Rrugëtimi i saj akademik dhe profesional është
karakterizuar nga ndërthurja e dijes shkencore me praktikën projektuese dhe
menaxhimin institucional. Në vitin 2007 fitoi titullin Doktore e Shkencave
Teknike të Arkitekturës, duke u bërë doktorja e parë e shkencave në fushën e
arkitekturës në Kosovë dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë
e zhvillimit të kësaj disipline në vend. Përmes angazhimit në projekte
kombëtare e ndërkombëtare, botimeve shkencore, reformimit të programeve
studimore dhe proceseve të sigurimit të cilësisë, ajo ka dhënë një kontribut të
rëndësishëm në modernizimin e arsimit arkitektonik dhe në forcimin e
bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës.
Një dimension të veçantë të veprimtarisë së saj
përbën formimi i brezave të rinj të arkitektëve dhe inxhinierëve. Si pedagoge
dhe mentore, ajo ka promovuar kulturën e dijes, mendimin kritik, etikën
profesionale dhe përgjegjësinë shoqërore, duke ndikuar në përgatitjen akademike
dhe profesionale të shumë specialistëve që sot ushtrojnë profesionin në Kosovë
dhe jashtë saj.
Veprimtaria e saj është vlerësuar edhe nga
institucione vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa dekorimi me Medaljen Presidenciale të Meritave nga
Presidentja e Republikës së Kosovës përbën një nga vlerësimet më të larta për
kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe
profesionin e arkitekturës.
Me veprimtarinë e saj profesionale, shkencore,
pedagogjike dhe institucionale, Prof.
Dr. Violeta Nushi zë një vend të nderuar ndër personalitetet që kanë kontribuar
në zhvillimin e mendimit arkitektonik, arsimit inxhinierik dhe kulturës së
ndërtimit në Kosovë. Vepra dhe angazhimi i saj përfaqësojnë një dëshmi
të vlerave të dijes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj shoqërisë, duke mbetur një
referencë e rëndësishme për zhvillimin e arkitekturës dhe frymëzim për brezat e
ardhshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve.
Burimet dhe
dokumentacioni
1.
Nushi,
V. Konstruksionet Ndërtimore. Dispensë universitare. Botues: Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
2.
Nushi,
V. Konstruksionet Arkitektonike 3. Dispensë universitare. Botues: Universiteti
i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
3.
Nushi,
V. Konstruksionet Arkitektonike 4. Dispensë universitare. Botues: Universiteti
i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
4.
Nushi,
V. Arritja e qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës
hapësinore. Monografi shkencore. Botues: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2008.
5.
Dokumentacion
nga arkivi i Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,
2025.
6.
Curriculum
Vitae e Prof. dr.
Violeta Nushit (versioni i përditësuar), 2026.


