Neki Lulaj: Maestro

MAESTRO
Një
kujtim për akademik Gjelosh Gjokajn në dhjetë vjetorin e amshimit

Ka
mëngjese shtatori që nuk zbardhin si të tjerët.
Edhe
kur dielli ngrihet në horizont dhe dita nis udhën e zakonshme, në kujtesën e
njeriut mbetet një hije që nuk largohet. Disa data nuk janë thjesht numra në
kalendar; ato bëhen porta përmes të cilave kthehemi te njerëzit që koha nuk ka
mundur t'i largojë prej nesh.
Për
mua, një datë e tillë është 25 shtatori.
Mëngjesi
i së dielës, 25 shtator 2016, solli lajmin e hidhur se kishte pushuar së
rrahuri zemra e atdhetarit, akademikut dhe piktorit dhe shqiptarit të madh,
Gjelosh Gjokaj.
Ishte
një nga ato lajme që, edhe kur i dëgjon, mendja për një çast nga dhimbja nuk pranon t'i besojë. Njeriu
kërkon ta shtyjë të vërtetën, sikur fjala vdekje të mos mund të hyjë në jetën e
e njeriu aq tinëzisht që ende e ndien të gjallë në kujtesë.
Gjelosh
Gjokaj lindi më 25 07 1933 në fshatin
Milesh të Malësisë së Tuzit. Nga ajo trevë
malësije,e pasur me histori, kujtesë e dhimbje shqiptare, ai do të
merrte me vete jo vetëm kujtimet e fëmijërisë, por edhe një botë të tërë
shpirtërore, të cilën më vonë pa hezitim do ta shndërronte në art.
Gjeloshi
ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe një nga
emrat më të afirmuar të artit pamor shqiptar në Evropë. Ishte profesor
Universiteti në Prishtinë atje edhe i lindi muza për art i cili njihej si " babai i artit
grafik" më vonë jetoj 15 vite Romë të Italisë dhe 25 vite në Gjermani.
Për
artistin nuk jeton vetëm në data e lindjes dhe të vdekjes. Ai jeton në veprën
që lë pas.
Dhe
Gjelosh Gjokaj kishte shumë për të lënë pas.
Në
vitin 1983 ai u vendos në Augsburg të Gjermanisë. Ishte larguar nga vendlindja,
por jo nga ajo. Njeriu mund të ndërrojë vendin ku jeton, por është më e
vështirë të ndërrojë vendin ku i ka rrënjët .Mileshi ishte djepi i thellë qe i
mbeti gjithëmonë në shpirt.
Augsburgu
u bë vendi i jetës dhe i punës së tij, me mbi 50 ekspozita individuale dhe 80
ekspozita të tjera në grupe është opusi i tij krijues, ndërsa kujtesa e
vendlindjes mbeti një nga burimet e pashtershme të botës së tij krijuese.
Në
këtë udhëtim mes dy botësh, Gjokaj nuk ishte thjesht një artist shqiptar që
jetonte në Romë dhe Gjermani. Ai ishte një njeri që e sillte me vete një
kujtesë dhe e përkthente atë në gjuhën universale të artit. Ngjyrat nuk kanë
autorësi as kufij ato janë të te gjithëve.
Por
edhe as arti.Ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga madhështitë e tij: ai nuk u
mbyll në kufijtë e një vendi, por e mori vendlindjen me vete dhe e la të fliste
përmes veprës se tij artistike.
E
kam takuar Gjelosh Gjokajn.
Dhe
ky takim, edhe pse i largët në kohë, vazhdon të jetojë në kujtesën time i
freskët
Ka
njerëz që i takojmë dhe harrojmë sapo ndahemi. Ka të tjerë që, edhe pas shumë
vitesh, vazhdojnë të na shfaqen në mendje me zërin, mënyrën e të folurit,
qëndrimin, buzëqeshjen apo thjesht me atë ndjesinë që lanë pas.
Gjokaj
ishte nga këta të dytët, takimi me të ishte i ngrohtë. Në praninë e tij ndjeje
kulturën e një akademiku, por edhe thjeshtësinë e një njeriu që nuk kishte
nevojë ta shpallte veten të madh. Ishte i kulturuar, komunikues, i afërt.
Dhe në mbrendin e shpirtit të tij kishte diçka të
rrallë: një ngrohtësi njerëzore që nuk vinte nga fjalët e mëdha, por nga mënyra
se si të dëgjonte e si të fliste.
Ndoshta
madhështia e vërtetë e njeriut nuk matet me titujt që mban, por me mënyrën se
si i bën të tjerët të ndihen pranë tij pranë Gjeloshit ndiheshe mirë.
Sot,
kur mendoj për të, më duket sikur ai ende qëndron përballë një pikture grafike.
Ndoshta
ende kërkon një ngjyrë një dritë apo një hije.
Dhe
pikërisht këtu kujtesa bëhet më e fortë se vdekja, sepse një artist i madh nuk
largohet plotësisht. Ai vazhdon të jetojë në veprën e tij.
Pikturat
e tij nuk janë thjesht sipërfaqe të mbuluara me ngjyra. Ato janë gjurmë të një
shpirti që ka kërkuar, diçka te madhe,ka vuajtur, ka ëndërruar dhe ka parë
botën ndryshe nga ne.
Prandaj,
kur një artist ikën, vepra nuk mbetet
bosh ajo bëhet dëshmi, bëhet kujtim
bëhët frymëzim për gjeneratat qe vijnë.
Bëhet
një lloj fjalori i heshtur ku brezat e ardhshëm do të kërkojnë gjurmët e atij
që e krijoi.
Maestro...
Kështu
do të doja ta thërrisja edhe sot, jo për titullin akademik, jo për emrin që
kishte fituar në botën e artit por për atë që ishte. Një maestro i ngjyrës.
Njeriu, që dinte ta kthente heshtjen në figurë dhe ngjyrën në mendim. Sot më
mungon ngjyra, më mungon fjala. Më mungon ajo prani e qetë që e bënte bisedën
më të ngrohtë. Pa ty, disa telajo duket sikur kanë mbetur jetime. Por ndoshta
kjo është vetëm ndjenja ime. Sepse tela jot e tua nuk janë jetime. Ato kanë
mbetur me ty.
Dhe
tani janë ato që flasin. Flasin në vend të autorit.
Kur
një njeri vdes, kujtimet fillojnë të marrin një tjetër dritë. Detajet që dikur
na dukeshin të zakonshme bëhen të çmuara.
Një
takim i shkurtër bëhet një kapitull. Një shtrëngim duarsh bëhet kujtim i
përjetshëm.
Një
bisedë që dikur e mendonim të zakonshme, pas shumë vitesh bëhet diçka që do të
donim ta dëgjonim edhe një herë.
Kështu
ndodh edhe me njerëzit e artit. Ata nuk na lënë vetëm veprat.
Na
lënë edhe një mënyrë tjetër për ta parë botën. Gjelosh Gjokaj na la ngjyrat e
tij.
Na
la heshtjen na la një pjesë të Mileshit. Na la një pjesë të Augsburgut. Na la
një urë mes vendlindjes dhe botës. Dhe mbi të gjitha, na la një vepër që
vazhdon të jetojë përtej tij.
Gjelosh
Gjokaj — Maestro.
Një emër i shkruar jo vetëm në historinë e artit, por edhe në kujtesën e atyre që patën fatin ta njohin.


