Gani Pllana: Prof. Dr. Ekrem Beqiri – një erudit dhe figurë poliedrike
PROF. DR. EKREM BEQIRI NJË ERUDIT DHE FIGURË POLIEDRIKRE

Prof. dr. Ekrem Beqiri lindi më 11 maj 1944 në
Pejë. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Pejës në vitin 1962 me rezultate
shumë të larta.
Studimet e larta i kreu në Fakultetin e
Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Beogradit në Beograd
(1962-1967), në drejtimin e Inxhinierisë kimike, duke mbrojtur punimin e
diplomës me titull: “Aplikimi i metodës
së diferencave të fundme në zgjidhjen e problemeve të inxhinierisë kimike”
në Universitetin e Beogradit në vitin 1967.
Pas kryerjes së studimeve universitare, në vitin
1968 është punësuar në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, së pari si asistent,
kurse në vitin 1969 në cilësinë e pedagogut të Shkollës së Lartë, duke vijuar
më tej në Shkollën e Lartë Ekonomike-Komerciale në Pejë, po ashtu si pedagog.
Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Fakultetin e
Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Beogradit (1969-1972), në
drejtimin e Inxhinierisë kimike, duke mbrojtur punimin e magjistraturës, me
titull: “Veçoritë fluido-dinamike të
shtresës së fontanuar konike sferat e qelqit-uji”, në vitin 1972.
Që nga viti 1972 është angazhuar në Fakultetin e
Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku në vitin 1983 punësohet në këtë fakultet, duke
patur titullin “Docent” për lëndën “Operacionet teknologjike”.
Punimin e doktoratës e ka përgatitur gjithashtu në
Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Beogradit, me
titull: “Modeli fluido-dinamik i
vrushkullit turbulent bosht-simetrik në shtresën e fluidizuar” dhe e ka
mbrojtur në vitin 1982.
Titujt/gradat
shkencore: “Inxhinier i diplomuar i Inxhinierisë
kimike” (1967), “Docent” (1983), “Profesor i asociuar” (1987), “Profesor” (2001).
Karriera
pedagogjike
Pas përfundimit të studimeve të larta u emërua si pedagog
në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë
në muajin tetor 1968 deri në muajin tetor 1975.
Nga muaji tetor 1972 deri në muajin tetor 1982 ka
vijuar punën si pedagog bashkëpunëtor dhe profesor i asociuar, në Fakultetin e
Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë.
Në periudhën tetor 1975 deri në muajin qershor 1982
ka punuar si profesor në Shkollën e Lartë Ekonomiko-komerciale në Pejë.
Njohuri
të gjuhëve të huaja: serbokroatisht,
anglisht dhe frëngjisht.
Mobiliteti
i prof. dr. Ekrem Beqirit
·
1966 (dy muaj: korrik-gusht): Për qëllime të ndryshme
profesionale, nëpërmes IASTE ka qëndruar në Poloni;
·
1974 (gjashtë muaj): Qëndrim studimor në Institutin e
Fakultetit Politeknik në Napoli, Itali;
·
1987-1988: Studime pasdoktorature, bursist i fondacionit
Fulbraight-it në Institutin Politeknik Rensslear, Troy, New York, USA.
Pozitat udhëheqëse në Universitet dhe anëtarësimi në
organizata profesionale
1. Udhëheqës
i Studimeve Pasuniversitare në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë,
Mitrovicë;
2. Instituti
RIINVEST, Nënkryetar i Këshillit Kërkimor;
Fondacioni Soros në
Kosovë, Kryesues
Konsulent-kualifikimet kryesore:
·
Inxhinieri e proceseve
dhe mjedisit;
·
Analizë
socio-demografike;
·
Analizë e arsimit;
·
Zhvillim i kapaciteteve
njerëzore;
·
Çështje të të drejtave
të njeriut;
·
Konsultim dhe zhvillim i
komunitetit (1997-2001).
Udhëheqës i ekipit RIINVEST / UNDP
Udhëheqës i ekipit për
Raportet e Paralajmërimit të Hershëm për Kosovën, në kuadër të një projekti të
rëndësishëm që trajtonte stabilitetin politik, stabilitetin ekonomik,
marrëdhëniet ndëretnike dhe sigurinë publike (janar 2002- dhjetor 2006),
Prishtinë, Kosovë.
Fushat
e ekspertizës në RIINVEST Institute, Prishtinë
·
Inxhinieri kimike;
·
Teknologji kimike;
·
Proceset teknologjike;
·
Arsimi universitar dhe kërkimi shkencor;
·
Veprimtaria shkencore.
RIINVEST / Fondacioni SOROS
·
Udhëheqës i ekipit të
projektit “Ndihmë për Agjencinë Kundër
Korrupsionit të Kosovës”. Qëllimi i projektit ishte mbështetja e Agjencisë
Kundër Korrupsionit të Kosovës (AKK) në procesin e themelimit të saj dhe në
vlerësimin e gjendjes aktuale të korrupsionit në Kosovë (janar 2006-shtator
2006), Prishtinë, Kosovë.
RIINVEST / Ministria e Energjisë dhe Minierave
·
Udhëheqës i ekipit të
projektit “ESTAP III – Plani për Zhvillim dhe Pjesëmarrje të Komunitetit në
Sektorin e Minierave”. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Banka
Botërore dhe ka synuar arritjen e përfitimeve të balancuara për palët e
ndryshme të interesit në sektorin e minierave të Kosovës (shtator 2006-shtator
2007), Prishtinë, Kosovë.
Veprimtaria
botuese e prof. dr. Ekrem Beqirit
Tekste
dhe dispensa universitare
1. Beqiri, B.: “Kursi i lartë i transmetim të nxehtësisë”:
Dispensë, Prishtinë, 1966.
2. Beqiri, E.: “Operacionet teknologjike I- Operacionet
mekanike”, Prishtinë, 1977.
3. Beqiri, E.; Ivoviq, S.: “Teknologjia me njohjen e mallit”, Botues:
SHLEK, Pejë, 1978.
4. Beqiri, E.: “Operacionet difuzive”, Botues: ETMM të
Kosovës, Prishtinë, 1988.
5. Beqiri, E.: “Rrymimi turbulent i fluidit të shtypshëm”:
Dispensë, Prishtinë, 1997.
6. Beqiri, B.: “Operacionet teknologjike II- Operacionet
teknike”, Prishtinë, 1999.
Punime
shkencore
1. Vukoviq, S. ; Beqiri,
E.: “Veçoritë
e shtresës së fontanuar konike
sferat e qelqit-uji”, KJKA, Lubjanë, 1972.
2. Beqiri, E.: ”Shpërndarja e shpejtësive të vrushkullit
turbulent në shtresën e fluidizuar”, BSHKT të Kosovës, Prishtinë, 1982.
3. Beqiri, E.; Vukoviq, S.:
“Shpërndarja e shpejtësisë maksimale të
vrushkullit bosht-simetrik në shtresën e fluidizuar”, Kongresi i VII-të i
Kimisë dhe Teknologjisë, Novi Sad, 1983.
4. Beqiri, E.: “Mundësitë potenciale të kontributit të
inxhinierisë kimike në zhvillimin e ekonomisë së vogël”, Simpoziumi i II-të
i Inxhinierisë Kimike, Beograd, 1984.
5. Beqiri, E.: “Modeli i bartjes së energjisë termike
ndërmjet vrushkullit turbulent dhe shtresës së fluidizuar”, Këshillimi i
II-të i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1984.
6. Beqiri, E.; Vukoviq, S.:
“Shpërndarja radiale e presionit dinamik
të fazës fluide të vrushkullit turbulent në shtresën e fluidizuar”, Revista:
XEMK, Prishtinë, 1985.
7. Beqiri, L.; Beqiri, E.: “Ndikimi i shkallës së aktivizimit të
bentonitit të Karaqevës në absorbimin e blu-metilenit”, Revista: XEMK, Prishtinë, 1986.
8. Beqiri, E.; Bytyqi, Sh.:
“Modeli i konvertimit katalitik të rendit
të parë në reaktorin me shtresë të fluidizuar”, Këshillimi i III-të i
Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1986.
9. Beqiri L.;. Beqiri, E.: “Përcaktimi i përafërt i përbërjes
mineralogjike të bentonitit nëpërmjet korrelacionit të analizës rentgenografike”,
Këshillimi i III-të i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1986.
10.Vukoviq, S.; Beqiri, E.:
“Shpërndarja e shpejtësisë maksimale të
fazës fluide të vrushkullit bosht-simetrik në shtresën e fluidizuar”, Revista:
XEMK, Prishtinë, 1986.
11. Beqiri, E.: “Analiza teorike e ndikimit të vrushkullt në
shtresën e fluidizuar”, Revista: XEMK, Prishtinë, 1986.
12. Beqiri, E.: “Resurset natyrore dhe njerëzore në funksion
të zhvillimit të ardhshëm kombëtar”, Shekulli XXI, Gjonlekaj Publ, New
York, 1986.
13. Beqiri, E.: “Fenomenet e bartjes së energjisë termike në
vrushkullin turbulent”, Kongresi i II-të i Inxhinierisë Kimike, Dubrovnik,
1987.
14. Beqiri, E.; Vukoviq, S.:
“Modeli i bartjes së nxehtësisë nga
vrushkulli turbulent në shtresën e fluidizuar”, Revista: XEMK,, Prishtinë,
1987.
15. Beqiri, L.; Beqiri, E.: “Përcaktimi i llojeve të montmoriloniteve në
bentonitet e Kosovës”, Kongresi i VIII-të i Kimistëve dh Teknoogëve,
Prishtinë, 1988.
16. Beqiri, E.; Littman,
H.: “Struktura
fluido-dinamike e hapësirës fillestare të shtresës së fontanuar”, Kongresi
i VIII-të i Kimistëve dhe Teknologëve, Prishtinë, 1988.
17. Beqiri, E.: “Qasje teorike e zgjerimit të vrushkullit
turbulent në shtresën e fluidizuar”, Kemija u industriji, Zagreb, 1988.
18.Rugova, M.; O. Leci, O.;
E. Beqiri, E.:” The heavy metals
monitoring in the river Sitnica and some aspects of discrepancy between expected
and obtained results”, VII International Conference on Chemistry for
Protecion of the Environment, Poland, 1989.
19. Beqiri, E.; Leci, O.; Daci,
N.: “Mathematical model for the
self-purification capability of the river Sitnica”, VII International
Conference on Chemistry for Protection of the Environment, Poland, 1989.
20.
Beqiri, E.; Daci, N.; Ahmeti, Xh.: “Modelimi i aftësisë vetë pastruese të rrjedhës së lumit Sitnica”, ENPROKOS,
Prishtinë 1990.
21. Beqiri, E.; Vokshi, Sh.:
“Pastrimi biologjik i ujërave të ndotura
të tharësve të linjitit”, ENPROKOS, Prishtinë 1990.
22.
Beqiri, E.: “Cilësia
e valorizimit të pasurive natyrore të Kosovës”, Konferencë shkencore, 1-2
nëntor 1996, ASHAK, Prishtinë.
23.
Beqiri, E.: “Aspekte
të etikës në biznesin e tanishëm kosovar”, Konferenca e Riinvestit mbi
iniciativën private, ndërmarrësinë dhe partneritetin në Kosovë, 30-31 tetor
1997. Prishtinë.
24.
Beqiri, E.: “Roli i
industrisë procesore në nxitjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme”, RIINVEST, Prishtinë, 1998.
25.
Rizaj, M.; Beqiri, E.: “Potenciali i konsaltingut për nxitjen e zhvillimit teknologjik të
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, RIINVEST, Prishtinë, 1998.
26.
Beqiri, E.: “Çështje
të arsimimit dhe aftësimit për biznesin familjar në Kosovë”, RIINVEST, Prishtinë,
1998.
27.
Beqiri, E.: “Vendosja
e demokracisë dhe liberalizimi i ekonomisë-sfidë për shoqërinë kosovare të
pasluftës dhe bashkësinë ndërkombëtare”, Simpoziumi i Riinvestit, 2-3
korrik 1999, Prishtinë, 1999.
28.
Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Beqiri, E.: “Analiza e shkallës së djegies të flakët
rrethore simetrike”, Konferenca I e SH.T.SH., Tiranë, dhjetor 1999.
29.
Beqiri, E.: “Setting
up of democracy and liberalization of economy-a challenge for the post-war
Kosovar society and international community”, RIINVEST symposium, 2-3 July
1999, Pristina.
30.
Beqiri, E.: “Socio-demographic
features of Kosovar families following the war”, RIINVEST, Pristina 1999.
31. Beqiri, E.: “Reconstruction of Kosova's mining and
industry in social ownership”, RIINVEST, Prishtinë, 2000.
32.
Rizaj, M.; Murati, N.; Beqiri, E.: “Mbrojtja e veshjes zjarrduruese me formimin e shtresës mbrojtëse nga
bramca e ngurtë në furrën elektroreduktuese”, ASHAK, Revista: Kërkime nr. 8,
Prishtinë, 2000.
33.
Beqiri, E.: “Reforma
e Universitetit të Prishtinës në frymën e Deklaratës së Bolonjës-përparësitë
dhe mangësitë”, Mbledhja konstitutive e Unionit të Biznesmenëve kosovarë,
Prishtinë, 2000.
34.
Beqiri, E.: “Zhvillimi
i Kosovës nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshmërisë teknologjik”, Konferencë
shkencore, Prishtinë, 2002.
35.
Dobruna, B.; Beqiri, E.: “Cost-benefit analiza e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme”, Konferencë
shkencore, Prishtinë, 2005.
36.
Lajqi, V.; Makolli, V.; Beqiri, E.: “Riqarkullimi i aglomerateve mbeturinore gjatë procesit të prodhimit të
detergjentit pluhur”, Konferencë skencore, Prishtinë, 2005.
37.
Rizaj, M.; Kastrati, S.; Peja, F.; Luci, K.; Beqiri, E.: “Metallurgical activity in Kosova till
medieval”, Sozopol,
Bulgaria, 2005.
38.
Rizaj, M.; Dushi, A.; Beqiri, E.: “Zgjedhja e materialeve sipas kritereve të riqarkullimit”, Simpoziumi
VI-të: Materialet dhe përdorimi i tyre, Tiranë, 2006.
39.
Rizaj, M.; Terziqi, A.; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: “Concentration and distribution
characteristics of valuable metals on the shaft furnace slag of ‘Trepça’
corporation”, EMC-2007, Düsseldorf.
40.
Murati, A. N.; Rizaj, M.; Beqiri,
E.; Ibrahimi, I.: “Research on Possible
use of the Ferronickel electrical furnaces’ slag for production of construction
materials”, 14th International Metallurgy-Materials Congress, Istanbul,
2008.
41. Rizaj, M.; Terziqi, A.;
Beqiri,E.; Kamberaj, N.: “Concentration
and distribution characteristics of valuable metals on the shaft furnace slag
of ‘Trepça’ corporation”, ERZMETAL, World of Metallurgy, 2/2008, Clausthal-Zeller
Feld, Germany.
42.
Rizaj, M.; Deva, N.; Beqiri, E.; Murati, A. N.: “Substitution of mazuts with coal powder in
rotary furnaces of ‘ferronickel’ corporate in Drenas (Kosovo)”, V Congress
of the Metallurgists of Macedonia, 0hrid, 2008.
Projekte
shkencore
·
1987: “Hulumtaimi i
strukturës kristalore-kimike të bentonitit të Kosovës”, Projekt i financuar
nga BVI-ja për punë shkencore, anëtar i ekipit, Prishtinë,1987;
·
1987-1988: “Përgatitja
e kaolinës së Kamenicës në industrinë e gomës”, Projekt i financuar nga
BVI-ja për punë shkencore, anëtar i ekipit, Prishtinë, 1988;
·
1988-1989: “Environmental
Project of Kosova”, Projekt i financuar nga UNDP ja, anëtar i ekipit,
Prishtinë, 1989.
Përfundim
Prof. dr. Ekrem Beqiri ka qenë një nga profesorët dhe studiuesit më të shquar në fushën e inxhinierisë kimike, teknologjisë dhe arsimit të lartë. Ai ka qenë intelektual shumëdimensional i profilit të lartë, me një kulturë të gjerë, punonte i

Prof. dr. Ekrem Beqiri ka qenë aktiv edhe në fushëveprimet e tjera, ku trajtoi dukuritë e ndryshme të jetës shoqërore dhe politike të Kosovës. Ishte njëri ndër themeluesit e Komitetit Kosovar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe nënkryetar i këtij komiteti; kryetar i Bordit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur. Ai bashkërendoi punën e intelektualëve kosovarë për hartimin e raportit të parë për zhvillimin njerëzor për UNDP. Më se katër vjet udhëhoqi projektin e rëndësishëm të Sistemit të paralajmërimit të hershëm duke krijuar katërmbëdhjetë raporte RPH me një përkujdesje dhe sukses të jashtëzakonshëm.
Prof. dr. Ekrem Beqiri
ka udhëhequr projektin lidhur me ndikimet e shfrytëzimit të xeheve në
zhvillimin e komunitetit i punuar për nevojat e Bankës Botërore. Për këtë është
vlerësuar shumë lart në promovimin e praktikave të avancuara të përfshirjes
aktive të komuniteteve në konsultimet për zhvillimin e minierave dhe në
përfitimet nga shfrytëzimi i tyre.
Prof. dr. Ekrem Beqiri u
inkuadrua aktivisht në përgatitjen e lartësimit të Universitetit RIINVEST si
ideator, bashkëpronar dhe anëtar i Bordit Drejtues.
Prof. dr. Ekrem Beqiri
udhëhoqi grupin e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve të luftës në Kosovë, në
kuadër të ekipit të ekspertëve për ekonomi e financa dhe mori pjesë në njërën
nga raundet e bisedimeve në Vjenë lidhur me aspektet ekonomike. Ai ka qenë
një nga kontribuuesit më frytdhënës në “Forumi 2015”. Aftësi të shquara ka pasur
në fushën e dizajnit, duke fituar në një numër të konsiderueshëm të konkurseve
për logo të institucioneve dhe organizatave të ndryshme. Është autor i logos së
parë të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës dhe i logos së
Trupave të Mbrojtjes të Kosovës.
Bibliografia
1. Beqiri, E.: “Operacionet teknologjike I- Operacionet
mekanike”, Prishtinë, 1977.
2. Beqiri, E.; Ivoviq, S.: “Teknologjia me njohjen e mallit”,
Botues: SHLEK, Pejë, 1978.
3. Beqiri, E.: “Operacionet difuzive”, Botues: ETMM të
Kosovës, Prishtinë, 1988.
4. Beqiri, E.: “Rrymimi turbulent i fluidit të shtypshëm”:
Dispensë, Prishtinë, 1997.
5. Beqiri, B.: “Operacionet teknologjike II- Operacionet teknike”,
Prishtinë, 1999.
6. Dokumentacion nga Arkivi
i Institutit RIINVEST, Prishtinë, 2025.


