Gani Pllana: Prof. Dr. Nexhat Orana – figurë qendrore në matematikë, elektroteknikë dhe pedagogji

2h më parë

PROF. DR. NEXHAT ORANA- FIGURË QENDRORE ME PROFIL TË NDËRTHURUR:

MATEMATIKË – ELEKTROTEKNIKË DHE PEDAGOG SHUMË I VLERËSUAR NË FORMIMIN BAZË TEORIK TË INXHINIERËVE TË RINJ NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Nga Gani S. Pllana, Prishtinë

Prof. dr. Nexhat Orana lindi më 15 korrik 1930 në Gjilan, në një familje tregtare, e cila shquhej për arsim dashje dhe për përfshirje në lëvizje kombëtare. Familja Orana kishte prejardhje nga vendbanimi Orana i Sanxhakut të Nishit, prej nga ishte dëbuar nën presionin dhe dhunën e pushtetit serb, duke u vendosur në Gjilan, çka shënonte që në fillim dimensionin e dhunës strukturore në biografinë e tij. I ati, Ibrahimi, dhe vëllai më i madh, Halimi, u ekzekutuan pas Luftës së Dytë Botërore nga pushteti komunist për shkak të veprimtarisë së tyre liridashëse dhe kombëtare. Kjo traumë familjare, e pranishme edhe në shënimet biografike, e vendos familja Orana në një traditë familjare të rezistencës politike, e cila më vonë reflektohet në qëndrimet e tij ndaj diskriminimit dhe në solidarizimin me lëvizjet gjithëkombëtare të viteve 1980-1990.

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa në gjimnaz u regjistrua në Prishtinë, ku u dallua shpejt për talent të veçantë në shkencat ekzakte, sidomos për matematikë. Në qershor 1948, kur ishte në klasën e shtatë të progjimnazit, tri ditë para mbarimit të vitit shkollor, u përjashtua nga shkolla bashkë me vëllain Xhelalin dhe disa shokë për shkak të bindjeve kombëtare dhe demokratike; klasën e përsëriti në gjimnazin e Mitrovicës dhe, pasi u kthye në Prishtinë, e kreu gjimnazin në vitin 1950.

Formimi universitar dhe studimet

Pas përfundimit të maturës, i riu Orana u regjistrua në Fakultetin Elektroteknik në Beograd, në degën e telekomunikacionit dhe elektronikës, një prej degëve më të vështira dhe më selektive të kohës. Pas vitit të dytë, me miratimin e Fakultetit Elektroteknik, u regjistrua paralelisht në grupin e matematikës të Fakultetit të Shkencave Natyrore?Matematike, duke studiuar njëkohësisht dy fakultete, një praktikë shumë e rrallë e asaj kohe. Ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore?Matematike në janar të vitit 1956 dhe në Fakultetin Elektroteknik në korrik të viti 1957, duke fituar bazë të gjerë matematikore dhe teknike, që do ta shoqëronte gjatë gjithë karrierës si pedagog universitar dhe studiues. Nga korriku 1955 deri në shtator 1956 punoi në Gjimnazin e Gjilanit si mësimdhënës i matematikës dhe fizikës, duke hyrë shumë herët në rolin e pedagogut dhe duke dhënë kontribuar në arsimin e mesëm në një mjedis periferik përballë qendrave federale. Formimi matematikor i dha bazë të fortë teorike, ndërsa studimet në elektroteknikë i mundësuan që këtë bazë ta zbatojë në problemet konkrete të inxhinierisë elektrike.

Puna e hershme dnë radio?televizion

Pas shërbimit ushtarak, në vitin 1958 i riu Orana filloi punën në Radio?Shkup si inxhinier për televizion dhe teknikë të valëve ultra të shkurtra (UKT/VUSH). Kjo përvojë e vendosi në fazën e parë të zhvillimit të televizionit në Jugosllavi, ku teknologjitë e reja të transmetimit kërkonin ekspertizë të avancuar në elektromagnetikë dhe sistemet e antenave.

Në vitin 1959, pas hapjes së Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ai kaloi në këtë institucion si udhëheqës i ushtrimeve laboratorike të fizikës, pastaj si mësimdhënës i matematikës, ku ligjëroi “Gjeometrinë elementare” dhe “Gjeometrinë deskriptive”. Paralelisht, punoi në Radio?Prishtinë si inxhinier për

VUSH dhe televizion, ku luajti rol kyç në ndërtimin e infrastrukturës së parë televizive: në ndërtimin e punktit TV dhe UKT në Golesh, në montimin e repetitorit të parë televiziv në Kosovë në Veternik, në montimin e transmetuesit FM 10 kW dhe të sistemeve të antenave. Këto ndërhyrje bënë të mundur që qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë të fillonin të ndiqnin programin televiziv, ndërsa montimi i sistemeve të radiotransmetimit në UKT zgjeroi ndjeshëm pranimin e radios në nivel të tërë Krahinës së Kosovës. Si bashkautor, prof. Orana mori pjesë edhe në hartimin e elaboratit për ndërtimin dhe pajisjen me mjete teknike të TV?studios së Radiotelevizionit të Prishtinës, duke lidhur ekspertizën akademike me nevojat e një medie të re publike.

Karriera akademike

Në vitin shkollor 1961/62, si inxhinier dhe matematikan i diplomuar prof. Nexhat Orana u emërua ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë për lëndën “Bazat e elektroteknikës”. Nga viti 1964 atij iu besua edhe lënda e matematikës, duke e pozicionuar si figurë qendrore në formimin bazë teorik të inxhinierëve të rinj.

Me hapjen e Fakultetit Teknik në Prishtinë në vitin 1966, ai u angazhua në seksionin e ndërtimtarisë si bashkëpunëtor në lëndën e matematikës, duke kontribuar në konsolidimin e mësimdhënies në fakultetin e sapoformuar. Në vitin 1967, me hapjen e paraleles së Fakultetit Elektroteknik të Beogradit në Prishtinë, Këshilli Mësimor ia besoi lëndën “Bazat e elektroteknikës”, dhe, pas themelimit të Seksionit të Elektroteknikës në vitin 1969, e fitoi titullin ”Docent” për këtë lëndë.

Prof. dr. Nexhat Orana ishte ndër kuadrot shqiptare të angazhuara në zhvillimin e arsimit të lartë teknik në Kosovë. Në SHLT në Prishtinë ishte ndër ligjëruesit e elektroteknikës, së bashku me pedagogët Shaban Hashimin dhe Bardhyl Gjinolin. SHLT në Prishtinë ishte një nga institucionet pararendëse të zhvillimit të arsimit të lartë teknik në Kosovë. Në të funksiononin drejtime si elektroteknika, ndërtimtaria dhe makineria.

Prof. dr. Nexhat Orana i përket brezit të profesorëve dhe inxhinierëve shqiptarë që kontribuuan në kalimin nga arsimi teknik i nivelit më të ulët drejt një sistemi të konsoliduar universitar. Ai ishte pjesë e një brezi që duhej të përmbushte njëkohësisht disa role:

·       inxhinier;

·       pedagog;

·       autor tekstesh;

·       përgatitës i kuadrove të reja;

·       bartës i terminologjisë teknike në gjuhën shqipe.

Prof. dr. Nexhat Orana luajti rol të rëndësishëm në:

·       përgatitjen e kuadrove të reja inxhinierike;

·       zhvillimin e mësimdhënies universitare në gjuhën shqipe;

·       hartimin e literaturës profesionale;

·       forcimin e bazës matematikore dhe teorike të elektroteknikës;

·       krijimin e traditës së kërkimit dhe mësimdhënies teknike në Universitetin e Prishtinës.

Udhëheqës i parë i Qendrës elektronike llogaritëse në Fakultetin Teknik në Prishtinë

Në vitin 1971, në Fakultetin Teknik në Prishtinë, docent Nexhat Orana u emërua udhëheqës i Qendrës elektronike llogaritëse të fakultetit dhe drejtoi tërësisht projektin e ndërtimit të saj. Pas aftësimit të kompjuterit për punë, Këshilli i Fakultetit ia besoi lëndën e re mësimore “Makinat llogaritëse”, si pedagog i parë i kësaj lënde mësimore në të gjitha seksionet e Fakultetit Teknik. Ai hartoi programin e parë mësimor për lëndën e besuar dhe zhvilloi një numër programesh softuerike që u përdorën për një kohë të gjatë nga studentët dhe shfrytëzuesit e Qendrës llogaritëse, duke e shndërruar këtë qendër në një ndër pikat kryesore të aktivitetit studentor dhe kërkimit në Universitetin e Prishtinës.

Studimet pasuniversitare dhe karriera profesionale

Në kuadër të studimeve pasuniversitare në Fakultetin Elektroteknik të Beogradit, prof.. Nexhat Orana kreu të gjitha provimet e parapara sipas programit të studimeve dhe hartoi temën e magjistraturës me titull: “Studimi i përçuesve dypolarë, në formë solenoidale”, ku kombinohej teoria klasike e përçuesve me teorinë e përçuesve të lakuar, me rëndësi të veçantë në projektimin e antenave.

Në nëntor 1980, në Fakultetin Teknik të Prishtinës, prof. dr. Nexhat Orana mbrojti disertacionin e doktoratës, me titull: “Kontribut teorisë së antenave lineare në praninë e V?reflektorit”, duke fituar gradën “Doktor i shkencave teknike”. Disertacioni përbëhej nga rreth 140 faqe të shkruara, të shoqëruara me fotografi, grafikë dhe tabela, dhe u mbrojt para një komisioni në Prishtinë. Në të, ai trajtonte llogaritjen e impedancës dhe shpërndarjes së rrymës në dipole simetrike në praninë e reflektorëve këndorë, duke përdorur barazime integrale të tipit Hallén dhe metoda numerike me ndarje në pika.

Titujt/gradat shkencore: Titullin “Docent” e fitoi në vitin 1975, titullin “Profesor i asociuar” e fitoi në vitin 1981, kurse titullin “Profesor” në vitin 1986.

Gjuhët e huaja: serbokroatisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

Kryetar i komisioneve për themelimin e institucioneve të larta arsimore në Kosovë

Në plan institucional, ai u përfshi në themelimin dhe zhvillimin e Shkollës së Lartë Teknike në Prishtinë të grupit të Politeknikes, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, të Fakultetit Teknik (dega e ndërtimtarisë), të Seksionit të Elektroteknikës dhe Makinerisë në Fakultetin Teknik, të Fakultetit Elektroteknik në Prishtinë, si dhe të Fakultetit të Metalurgjisë dhe Xehetarisë në Mitrovicë dhe Shkollës së Lartë Teknike në Ferizaj, duke vepruar shpesh si anëtar i komisioneve amë. Ai ishte edhe kryetar i Pleqësisë së Fakultetit Teknik, dhe mbajti fjalën e hapjes gjatë inaugurimit të objektit të ri të fakultetit, në një solemnitet ku u nënvizua roli i këtij objekti për zhvillimin e shkencave teknike në Kosovë.

Angazhimi në mënyrë aktive në Universitetin e Prishtinës dhe në punën shoqërore?politike

Gjatë tërë karrierës universitare, prof. dr. Nexhat Orana u angazhua në mënyrë aktive në punën shoqërore?politike, si:

·       Anëtar i Këshillit të Universitetit të Prishtinës;

·       Këshilltar i Kuvendit Komunal të Prishtinës;

·       Dekan i Fakultetit Teknik.

Specializimet dhe angazhimi akademik ndërkombëtar

Prof. dr. Nexhat Orana ndërtoi edhe një profil të qartë ndërkombëtar:

·       1971: Qëndroi dy javë në Universitetin e Tiranës, ku mbajti ligjërata mbi sistemin llogaritës IBM 1130.

·       1981: Në bazë të një protokolli ndërkombëtar, qëndroi dy javë në Republikën Popullore të Kinës, ku në institutet e Akademisë së Shkencave ligjëroi mbi teorinë e antenave lineare dhe zgjidhjen e problemeve me metodën e barazive integrale të Hallénit.

·       1985-1986: Në periudhën shtator1985-shtator 1986, si bursist i Fondacionit Fulbright, qëndroi në Universitetin George Washington në Washington D.C., ku u përfshi në projektet afatgjata kërkimore të Departamentit të Elektroteknikës në fushën e dispersionit të valëve elektromagnetike. 1960-1990: Udhëtimet e tjera profesionale përfshijnë shënime për Gjermani, Francë, Austri, Itali, Angli dhe Greqi gjatë viteve 1960–1990, që dëshmojnë një shtrirje të gjerë të kontakteve të tij profesionale.


Prof. Nexhat Orana duke mbrojtur disertacionin e doktoratës (1980)

Veprimtaria botuese: përkthime dhe tekste

Si pedagog i Shkollës së Lartë Pedagogjike, prof.. dr. Nexhat Orana u angazhua fuqishëm në krijimin e një korpusi tekstesh në gjuhën shqipe, duke përkthyer nga serbokroatishtja literaturë kyçe shkollore, si në vijim:

Tekste të përkthyera: serbokroatisht-shqip

1.     Orllov, K.(K. Orlov): “Algjebra” për klasën e II-të gjimnaz, drejtimi natyror?shkencor.

2.    K. Orllov, K. (K. Orlov): “Algjebra për klasën e II-të gjimnaz, drejtimi shoqëror?gjuhësor/ shoqëror?gjuhësor.

3.    Stipani?, E. (E. Stipaniq):  “Matematika” për klasën e II-të dhe të IV-të gjimnaz, drejtimi shoqëror?gjuhësor/shoqëror?gjuhësor.

4.    Stipani?, E. (E. Stipaniq):  “Matematika” për klasën e III-të dhe të IV-të  gjimnaz, drejtimi shoqëror?gjuhësor.

5.    N. Potkonjak, N.; Bezdanov, S.: ”Bazat e arsimimit politeknik-doracak për arsimtarë.

6.    S. Shliviq, S.; Ivanoviq, D.: “Fizika” për klasën e IV-të gjimnaz.

Tekste për shkolla të mesme dhe universitare

Për studentë Fakultetin Teknik / Elektroteknik, prof. dr. Nexhat Orana hartoi një seri tekstesh origjinale, që për shumë vite ishin bazë e mësimdhënies në Prishtinë dhe për shkollat e mesme teknike të Kosovës, si:

1.     Orana, N.: “Përhapja e valëve elektromagnetike dhe antenat”: Dispensë, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1983;

2.    Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës – pjesa e parë – Elektrostatika”, tekst universitar, Prishtinë, 1987;

3.    Orana, N. (bashkautor): “Bazat e elektroteknikës”, tekst për klasën e I-rë të arsimit dhe edukimit të mesëm, Prishtinë, 1988;

4.    Orana, N. (bashkautor): “Bazat e elektroteknikës dhe të matjeve elektrike, tekst për klasën e II-të të arsimit dhe edukimit të mesëm, Prishtinë, 1989;

5.    Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës I”, tekst universitar, Prishtinë, 1990;

6.    Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës II”, tekst universitar, Prishtinë, 1994 (i promovuar solemnisht në Rektorat, si kontribut i veçantë në rrethanat e vështira të Universitetit të Prishtinës).

Punimet shkencore dhe temat hulumtuese

Prof. dr. Nexhat Orana ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore e profesionale, të fokusuara kryesisht në: teori funksionesh (analizë parametrike), elektrostatikë numerike, mbrojtje nga rrufeja, standarde të kapacitetit, dhe teori antenash në prani reflektorësh, si në vijim:

1.     Orana, N.: “Ispitivanje funkcija datih analiti?ki u parametarskom obliku”, Buletini i SHLTPrishtinë, nr. 1, fq. 54–83, 1966;

2.    Orana, N.: “Izra?unavanje potencijala kod toroidalne geometrije”, Këshillim mbi elektrostatikën, Beograd, 1978;

3.    Veli?kovi?, D.:  Abazi, A.: Orana, N.:  “O jednom analiti?kom postupku za izra?unavanje potencijala i polja kod ra?unskih kondenzatora”, JUKEM, Simpoziumi i VIII-të jugosllav për matje dhe pajisje matëse, Maribor, 1978;

4.    Orana, N.; Abazi, A.: “Potencijal u okolini šipkastog gromobrana”, Komiteti jugosllav (ish?jugosllav) për gjeoelektricitetin dhe rrufepritësat, Portorož, 1979;

5.    Veli?kovi?, D.; Abazi, A.: Orana, N.: “Analytical and numerical approach to the calculation of field and potential for calculable standard of capacitance”, Proccedings of IMECO VIII, Moskva, 1979;

6.    Abazi, A.; Orana, N.: “Electrostatic Protection of Space with System of Linear Conductors”, Konferenca ELSTAT 1980, Zakopane, Poloni, 1980;

7.    Abazi, A.; Orana, N.; Veli?kovi?, D.: “Šti?enje prostora pomo?u sistema linearnih provodnika”, SMEITJ-GES 80, Donji Milanovac, 1980;

8.    Orana, N.: “Simetri?na dipol antena u prisustvu V?reflektora”, Informatika 79, Jahorina 1979;
Orana, N.: “Simetri?na dipol antena u prisustvu V?reflektora: otpornost i karakteristika zra?enja”, Konferenca XXIII / XIII e ETAN?it, Maribor, 1979;

9.    Orana, N.: “Simetri?an dipol u ugaonom reflektoru: integralna jedna?ina i njeno približno rešavanje”, Konferenca XXIV e ETAN?it, Prishtinë, 1980.

10.Orana, N.: Veli?kovi?, D.; Abazi, A.: “Zna?ajan uticaj procepa kod ra?unskih standard kondenzatora” / “Znacajan uticaj procepa kod racunskog standard kondenzatora”, në bashkëpunim me D. Veli?kovi? / Dr. D. Velickovic dhe A. Abazi / Dr. A. Abazi, JUKEM 80, Prishtinë, 1980;

11.  Orana, N.: “Imitimi i reflektorit këndor nëpërmjet përçuesve kuazilinjorë”, Revistë e Elektroekonomisë së Kosovës, 1983.

Shpërblime, dekorata dhe mirënjohje

Puna e prof.. dr. Nexhat Oranës u nderua me një varg dekoratash:

·       Shpërblimi i Qytetit të Prishtinës për punën e suksesshme, në vitin 1966;

·       Mirënjohje për Qendrën llogaritëse elektronike të Fakultetit Teknik, në vitin 1970;

·       Dekorata e Punës me Flamur të Artë me rastin e formimit të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1980;

·       Dekorata e meritave për popull me yll të argjendtë;

·       Mirënjohja e Nëntorit dhe Shpërblimi i Qytetit të Prishtinës.

Përfundim

Prof. Dr. Nexhat Orana përfaqëson një nga figurat e rëndësishme të brezit të hershëm të kuadrove shqiptare të shkencave teknike në Kosovë. Veprimtaria e tij lidhet veçanërisht me zhvillimin e arsimit të lartë teknik, me përgatitjen e kuadrove të elektroteknikës dhe me hartimin e literaturës profesionale në gjuhën shqipe. Ai ishte një personalitet me prirje të jashtëzakonshme për shkencat ekzakte, sidomos për matematikën dhe elektroteknikën.

Në Beograd ai ndoqi dhe përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Elektroteknikës dhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore-Matematikore, Dega e Matematikës. Kjo përgatitje e dyfishtë – matematikore dhe elektroteknike – i dha atij një bazë të gjerë shkencore për punën e mëvonshme universitare. Veprimtaria e tij përfshinte veçanërisht bazat e elektroteknikës dhe njohuritë themelore të inxhinierisë elektrike. Kjo tregon se veprimtaria e tij pedagogjike nuk kishte karakter vetëm të momentit, por la pas literaturë të shkruar nga dora e tij, që u përdor dhe përdoret ende nga studentët. Ai punoi në një fushë ku njohuritë teknike kërkojnë terminologji të saktë dhe sistematizim të qartë matematikor, hartoi tekste universitare në shqip, andaj ishte një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e terminologjisë teknike shqiptare në Kosovë.

Në periudhën e konsolidimit të arsimit të lartë universitar shqiptar, Fakulteti i Elektroteknikës kishte rëndësi strategjike për zhvillimin e industrisë, energjetikës, telekomunikacionit, automatizimit dhe sektorëve të tjerë teknikë, ku kërkoheshin inxhinierë të përgatitur në nivel universitar.

Prof. dr. Nexhat Orana mund të karakterizohet si një akademik me profil të ndërthurur: matematikë – elektroteknikë – pedagogji – literaturë universitare. Tekstet e tij për “Bazat e elektroteknikës I e II” dëshmojnë për përpjekjen e tij për të sistemuar lëndën në mënyrë të përshtatshme për studentët e inxhinierisë elektrike. Një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së prof. dr. Nexhat Oranës është kontributi në përdorimin e shqipes si gjuhë e arsimit të lartë teknik. Pikërisht për këtë arsye, figura e tij ka rëndësi për historinë e arsimit të lartë në Kosovë.

Fakti që emri i tij vazhdon të jetë i pranishëm në literaturën e programeve universitare bashkëkohore është një tregues i qëndrueshmërisë së kontributit të tij.

Puna me përkushtim e prof. dr. Nexhat Oranës do t’ia ruajë përherë emrin e mirë në mesin e studentëve, bashkëpunëtorëve dhe opinionit shkencor. Në kujtesën institucionale të Fakultetit Elektroteknik dhe të Universitetit të Prishtinës, ai mbetet një prej figurave që formuan kuadrot e para të inxhinierëve shqiptarë në Kosovë, në vendosjen e standardeve të arsimit të lartë teknik në gjuhën shqipe.

Prof. dr. Nexhat Orana ishte udhëheqës i parë i Qendrës elektronike llogaritëse në Fakultetin Teknik në Prishtinë dhe ligjërues i parë pë lëndët mësimore “Makinat llogaritëse” dhe “Bazat e elektroteknikës I”.

Bibliografia

1.     Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës – pjesa e parë – Elektrostatika”, tekst universitar, Prishtinë, 1987;

2.    Orana, N. (bashkautor): “Bazat e elektroteknikës”, tekst për klasën e I-rë të arsimit dhe edukimit të mesëm, Prishtinë, 1988;

3.    Orana, N. (bashkautor): “Bazat e elektroteknikës dhe të matjeve elektrike, tekst për klasën e II-të të arsimit dhe edukimit të mesëm, Prishtinë, 1989;

4.    Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës I”, tekst universitar, Prishtinë, 1990;

5.    Orana, N.: “Bazat e elektroteknikës II”, tekst universitar, Prishtinë, 1994.

6.    Dokumentacion nga arkivi i FIEK, UP, Prishtinë, 2025.