Bashkim Saliasi: Lum Tirana, lum si ne

17.06.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Bashkim Saliasi

LUM TIRANA, LUM SI NE

(Në Sheshin Skënderbe)

Cep më cep i rashë Tiranës,

Sheshit Skënderbej përmes.

Soj e soj nga anë e anës

Pashë në darkë e në mëngjes.

Vizitorë tufa-tufa,

Turistë nga gjithë bota.

Ca laraska, ca si bufa...

Ecin në këmbë e mbi rrota.

Anglisht-folës e gjermanë,

Grekë, serbë e spanjollë,

Francezë e italianë,

Turq, arabë mustaqehollë.

Lum Tirana, lum si ne,

Plazhet mbushur me të huaj,

Ushton sheshi Skënderbe...

Për një kafe vetëm shuaj.

U paçim për jetë o miq,

Ju nuk keni asnjë faj,

Ne tërë kohën iriq,

Se kështu do "agai"...