Bashkim Saliasi: Fal dashuri

02.07.2025, 04:45 PM (GMT)

Bashkim Saliasi

FAL DASHURI

U grindën u shan,

Asgjë pathënë s'lanë.

Orët kaluan,

Grindjet harruan.

Zëmra që dashuron,

Shpejt zënkën harron.

Me shaka e mirësi,

Dita kalohet bukuri.

Ai që fal dashuri,

Jeton gjatë pa mëri.

Botën s'sheh bardh e zi,

Por kolor me ngjyrë flori.

Tiranë, më 16. 05. 2025