Bajram Çeliku – Bali: Kërçova nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene
KËRÇOVA NËN SUNDIMIN E MBRETËRISË
SERBO - KROATO -
SLLOVENE
(Dëshmi,
nga libri: Kërçova nëpër shekuj, 2026)

Iku pushtuesi turk, dhe erdhi ai serb, edhe më i zi se ai turk, rrëfente gjyshi. Shtypja dhe masakra nga më të egrat që i kishte përjetuar populli shqiptar, digjeshin shtëpi, vriteshin burra, gra, pleq e fëmijë. Shqiptarët e pushtuar iu gëzuan shpalljes së pavarsisë në Vlorë nga Ismail Qemali, por hordhitë serbo barbare mësynë trojet shqiptare, dhe këtë ua mundësoi Europa shtrigë, duke përçarë trojet shqiptare për tua ndarë fqinjëve.
Me
të marrë në sundim fqinjët barbarë filluan masakra të papara ndaj popullatës së
pafajshme shqiptare. Në vitin 1913, serbët në rrethin e Kërçovës masakruan gati
të gjitha fshatrat e Kërçovës. Në Zajaz masakruan mbi 300 veta, duke i vra, pre
e djeg nëpër kasolla, dhe me kufomat e tyre mbusheshin puset nga pinin ujin. Në
Cërvicë u masakruan mbi 45 veta, duke i mbuluar me dhe në dy gropa të hapura
nga banorët e krishterë të fshatit fqinj Osllome, dhe kur binte shi i
rrëmbyeshëm tregonte gjyshi, eshtrat e tyre dilnin mbi tokë. E ne, tregonte ai
ishim të detyruar moralisht që t’i mbulonim përsëri nën dhe.

Sot, populli e ngriti krenare në përmendore, e cila qëndron në fshatin e saj ku ajo lindi, me gërshërët në brez. Që, ta kuptojë bota mbarë se, çfarë trimëreshash ka lindur populli shqiptarë. Le ta dijë bota mbarë se kësi trimëreshash mund të lindi ende Kërçova jonë kreshnike, e se: do të marri hakun mbi ata që do të mësyjnë Trojet tona Etnike shqiptare. Në Jagoll, thuhet se u vranë 17 veta, në Mafmute mbi 15 veta, si dhe në fshatra tjerë të Kërçovës.










