Atdhe Geci: Vogëlima gacash

05.11.2023, 11:05 AM (GMT+1)

Atdhe Geci

VOGËLIMA GACASH

Me  këngë  për  Kosovën

Unë   i  flas  kohës  sime

Mbase  edhe    shumë

Mileut që sapo ka filluar

2

Prej  qëmoti  është e  thënë

liria  është  betejë   e  kuqe

për ata që dinë të  punojnë

dhe që i bien bukur kitarës

3

Çamëri, jepja dorën  Prometheut tënd

palave të flamurit dhe    fustanellës,

mblidhu shesheve si në kohërat epike

le të zemërohen retë, deti dhe Greqia!..

4

Heshtje, sikur  kur  bie  shi

Heshtje, sikur kur bie borë

Qan Çamëria për Pavarësi

Qan atdheu për Çamërinë!...

5

Nga rrjedh uji, nga rrjedh Thiami

gjallë për varri  lidhur është çami

s´na mund greku  dhe  as  Gërqia

Shqipëri shqiptare është Çamëria!...

6

Jam i ngrënë nga fati vendit tim

i ngrënë nga plagët e mërgimit

lotët e fshehur po më gërryejnë

toka e huaj po më ha egërsisht!...

7

Më shumë  s´e 100 shekuj

unë shkruaj  dhe rishkruaj

kohën  time    pashkruar

epokat e mia  nëpër  kohë

Atdhe Geci – Vogëlima gacash nga libri “Kanuni poetik”