Atdhe Geci: Poeti, gjeniu endacak

06.09.2023, 06:27 PM (GMT+1)

Atdhe Geci

POETI, GJENIU ENDACAK - poezi nga "Kanuni poetik" I

  poezi  është  gjaku  im

Atdheu i    tëra kohërave

sa herë qan a ngec historia

veton dhe  bubullon poezia.

Midis  ajrit, frymës   e  ujit,

midis bimëve dhe  bëmave

jeta jonë jo  rrallë  pluskon

në heshtje  dhe  pa  beteja.

Koha na  don  si  don  vetë

jo ashtu si  e  ( duam ) ne

ëndrrës zëshëm  i  thërras

po edhe ajo më del e zënë.

Dhjamin dhe metaforat zih

asnjë lloj i artit  s´i  duron,

poezia ndjehet e  trishtuar,

kur poeti me emër shenjon.

Atdhe Geci - Dortmund, 2023