Atdhe Geci: Janina, Dodona dhe Rogana

21.06.2020, 09:49 AM (GMT+1)

1

S'dua të më bëhesh armiku im

por shndërrim i gjelbërt! Unë ta

dëgjoj heshtjen e ëmbël të syve

po kali yt po rend për Rahovec!

2

Ti, ajo flutur mbi fije të barit

është bijë e ferrave dhe drizave

jeton bukur me natyrën e saj

ajo flutur s´di ta humbë lirinë!

3

Janina, Dodona dhe Rogana

Të njëjtë e kanë Biblën

Me katër ngjyra të diellit

Dhe me fjalët shqip,

Të shkronjave të Manastirit

Atdhe Geci - Dortmund,2020