Atdhe Geci: Flamuri shqiptar

27.11.2024, 06:49 PM (GMT+1)

FLAMURI SHQIPTAR

Hapi  krahët  flamur  shqiptar

I nderuar i luftës  dhe i paqes

Flamur  i  Pellzgëve,  i  Ilirëve...

flamur  kuq e  zi  i  Dardanisë

flamur  kuq  e  zi  i  Çamërisë

I Krahinës    Mollës së Kuqe

Flamur Shqiptar  i  Shqipërisë

Me ty bëmë  udhë    histori

flamur  i  Pirros dhe Kastriotit

për ty jemi të betuar për jetë

flamur i Bashkimit t´Atdheut!...

Atdhe Geci - Prizren, 2016