Alma Lama: Jemi ne krah te SHBA

05.01.2020, 03:28 PM (GMT+1)

Alma Lama

Irani eshte nje diktature teokratike ku pushteti eshte ne duar te Ajetollaheve, te cilet e kane cuar vendin e tyre mbrapa me dekada; me mijera qytetare iraniane vriten e burgosen cdo vit, pushteti mbahet me dhune, pavareisht perpjekjeve te vazhdueshme te qytetareve te ketij vendi per te permbysur regjimin.

Irani eshte nje shtet qe financon terrorizmin nderkombetar dhe nxit e krijon konflikte ne shumicen e shteteve te Lindjes se Mesme.

Irani qendron pas vrasjes se 245 marinsave amerikane ne Liban me 1983, nje akt i paster terrorist i realizuar nga Hezbollah, dhe pas shume vrasjeve te tjera.

Irani prodhon arme berthamore dhe kercenon me to perendimin. Ky shtet eshte aleat i Rusise dhe kundershtar i hapur i SHBA-se dhe aleateve te saj.

Prandaj pozicioni yne si shqiptare eshte i padiskutueshem, jemi ne krah te SHBA-se.