Ali Balliu: Vivra – vullkan që nuk shuhet kurrë
VIVRA VULLKAN QË NUK SHUHET KURRË
Vazhdon të shpërthejë
edhe me heshtjen e saj.....!

Vilhelme
Vranari Haxhiraj, me rrënjë e degë nga një familje e madhe fisnike, princërore
e Gjergj Arianitit. Ajo ka studiuar dhe përfunduar studimet në UT, në degën e
shkencave sociale Histori-gjeografi, me rezultate të shkëlqyera. Por sistemi, mbështetur në ligjin
vrastar të luftës së klasave, i mohoi të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Ishte
viti 1990, me ndryshimet e sistemit, që hapi për Vivran, udhën e mësuesisë dhe
dyert e shkollave, duke u bërë në moshë të thyer, “Misionare” e dijes dhe
edukimit të brezave”. Ishin këto vite të lirisë së mendimit, që krijuan
hapësirë edhe për të shkruar, si një dëshirë apo zjarri brendshëm për t’u
shprehur. Dëshirë për të shpërfaqur talentin dhe aftësinë në fushën e
krijimtarisë letrare, artistike, pedagogjike, shkencore historike, publicistikë
të bollshme dhe më tej, studime në filozofi. Plot 72 vepra, njëra më e rëndë se
tjetra, jo nga pesha por nga përmbajtja, jo nga kapakët e trashë, por nga pesha
e fjalës dhe forca e mendimit, sa letrar aq edhe njerëzor e kombëtar.
Vitet
1950-1990, për këtë grua, si edhe për shumë të tjera, që koha dhe fati i
vendosi në anën e kundërt të llogores, kanë qenë vite të rënda persekutimit nga
regjimi
Vivra,
ose “Princesha e Kaninës”, siç e thërrasin miqtë e saj të hershëm, në këto vite
të “Demokracisë”, është dalluar midis atyre pak femrave, që luftuan për të
sjellë demokraci dhe emancipim shoqëror. Janë vite të përpjekjeve për të sjellë
diçka të re në marrëdhëniet shoqërore, në të drejtat e grave dhe barazinë
gjinore, por nuk zgjati shumë, sepse zhgënjimi ishte i madh. U detyrua të shkëputet
nga veprimtaria politike e shoqërore, dhe të përqendrohet në letërsi, ku kishte
shumë për të thënë dhe ku mundi të botojë vepra që i mbeten kohës si pasuri
letrare e intelektuale.
Ajo
ka zhvilluar me sukses disa gjini: poezi, skicë, novela, tregim, romane,
monografi, studime historike e filozofike, pjesë teatrale për fëmijë, përfshi
edhe publicistikën mjaft të gjerë e të larmishme.
Duke
parë nga afër botimet e saj, jam i bindur se Vivra, si askush tjetër, në 30
vjet krijimtari, është dalluar për fjalën e saj sa artistike aq edhe të
vërtetë. Nuk çuditem, por krenohem kur dëgjoj e këndoj veprat e saj: në
analiza, opinione, histori, përshkrime, rrëfime dhe intervista, ku aftësia e
saj, kultura dhe përgatitja e lartë teorike e praktike, të detyronte ta dëgjoje
me kujdes dhe vëmendje. Zotëronte magjinë e fjalës, qetësinë dhe sigurinë e
mendimit të saj, aq sa dikush në biseda shprehej, se Vivra ka shumë shprehje që
duhen shënuar, si thënie me vlera për jetën, për marrëdhëniet mes njerëzve, për
artin, letërsinë, poezinë, historinë dhe filozofinë.
E
vërteta është se te shkrimet e saj, çdo fjalë ka kuptim të gjerë dhe me vlerë
për t’u shënuar. Kështu mund të mbushen faqe të tëra me frazeologji, madje mund
të botohet edhe libër, pasi janë shumë. Veç duhet durim për t’i mbledhur,
veçuar e përzgjedhur.
Për
këtë zonjë të madhe, shkrimtare e veprimtare vlonjate, më duhet të shtoj pak
fjalë, si pjesë e takimeve në veprimtari letrare në Durrës, ku atmosfera rreth
saj ngjallte pranverë. Ndjehej fisnikëria e saj që në fjalët e para. Të them të
drejtën me zotësinë e fjalës që nxirrte nga zemra, nga shpirti i vuajtur, nga
guximi për t’u ngritur, të tërhiqte ta dëgjoje, ashtu qetësisht, si miq të
vjetër.
Çuditërisht
në fjalët e saj nuk kishte mllef për ata që i shkaktuan aq vuajtje shpirtërore
e fizike. Nuk e di nga i buronte kjo mirësi e pazakontë që e dallonte nga gratë
shqiptare. Mbase nga fisnikëria, ose e bindur në vetvete, se ajo nuk e kthente
dot kohën e mbrapsht, dhe koha nuk i kthente rininë e shtypur, të shtrydhur, të
zhytur në padrejtësi e pasiguri. Nuk e di, a e kishte menduar vallë, se do
vinte një ditë që do triumfonte liria, të paktën liria e mendimit.....?
Gjithsesi
ajo duroi dhe guxoi të ngrihet si askush tjetër në hapësirën e krijuar. Ndaj
edhe për këtë e vlerësoj. Koha ndryshoi për të gjithë, por shumë pak mundën të
ngrihen mbi vetveten dhe të krijojnë vlera që i vlejnë shoqërisë dhe kombit.

E
gjitha përmblidhet në pak fjalë: - Vetëm investimi për vete, në dije e kulturë,
të bën të pavarur, për t’u përballur me konkurrencën e egër të tregut të punës.
Askush nuk ta hap udhën, as portën e oborrit, nëse nuk je i zoti. Askush nuk të
ndihmon të ngjisësh shkallët e suksesit, të famës e karrierës, nëse nuk ke
gjunjë të fortë t’i bësh ballë vështirësive dhe pengesave.
Cilido
këndonjës bindet lehtë për këto që po them: - Mjafton të hidhni një sy në faqet
e fundit të çdo libri, ku shënohen veprat dhe vlerësimet për autorin. Një listë
e gjatë, që bën ta admirosh për titujt dhe çmimet e dhënë nga personalitete dhe
juritë e vendit dhe të botës. Nuk janë pak rreth 33 çmime kombëtare e
ndërkombëtare, të ardhura nga të katër anët. Po shkëpus vetëm disa, sa për
kujtesë:
.
“Urdhri. Mjeshtre e madhe” dhe medalje ari, dhënë nga Presidnti i Republikës.
Tiranë.
.
Anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.
.
“World Icon of Literature, Auard”, dhënë nga Akademia e shkencave, letërsisë
dhe arteve Indiane.
.
“Nderi i kombit”. Nga “Unioni i shqiptarëve të Bukureshtit”, në Rumani.
.
”Pena e kristaltë”, në Suedi.
.
Me dhjeta çmime dhe çertifikata, në konkurse e takime brenda vendit dhe nëpër
botë.
.
Faleminderit dhe mirënjohje Vilhelme Vrana, “Princesha e Kaninës, për këtë
pasuri të çmuar që na le për brezat e ardhshëm. Emri juaj, nuk do të shuhet
kurrë, sepse ke lënë mendjen dhe shpirtin tënd nëpër shkrime e libra, si
testament i një profeti, për t’u mësuar, zbatuar e adhuruar.
Shprehem
kështu, pasi vë re se edhe pas kaq muajsh që Vivra nuk është më mes nesh,
vazhdon të shkruhet për këtë shkrimtare të madhe, sa në Vlorë, Durrës, Tiranë,
duke lëvduar edhe personalitete të botës akademike këtu e nëpër botë.
Nderime
zonja e madhe Vilhelme Vrana Haxhiraj.......!
Ali Balliu
Durrës, më: 12, të vjeshtës së parë, 2026.


