Albert Zholi: Greqia përfshihet nga lëvizjet greviste
Greqia përfshihet nga lëvizjet greviste.
Nga Albert Zholi
Sindikatat greke janë në gadishmëri në prag të grevës së përgjithshme që do të realizojnë në datën 12 dhjetor, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë dhe Administrata e Lartë e Nënpunësve Shtetërorë, e cila në deklaratën e saj akuzon qeverinë, se masat që komunikoi për Sistemin e Sigurimeve Sociale, vënë në shënjestër gratë punëtore dhe vecanërisht nënat me femijë të vegjël.
Pas grevës së gazetareve dhe inxhinjereve që protestuan ditën e martë (26.11.2006),për të drejtat e tyre në Sistemin e Sigurimeve Sociale, stafetën dje e muarën pensionistët, të cilët kërkuan rritjen e pensioneve dhe asistencën për ngrohjen.
Pjesmarjen e avokatëve në grevën e përgjithshme të datës 12 dhjetor, si një rast i vecantë dhe të befasishëm e komunikoi kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Athinës Dhimitris Paksinos, gjatë takimit dje me deputetë-avokatë për ceshtjen aktuale të Sistemit të Sigurimeve Sociale.
Sistemi i Sigurimeve Sociale u diskutua edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të D.RE ditën e enjte.
Përpos sa më lart, në Propilea u realizua një miting-protestë në drekë nga studentët dhe universitarët, ndërsa autobuzët urbanë nuk qarkulluan nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të mbledhjes së përgjithshme të punonjësve në këtë sektor.
Fillesat e rrugëtimit të lëvizjeve greviste ne Greqi këtë fundvjeshte të vështirë për Qeverinë e Karamanlisit e kanë zanafillën tek pjesemarja e madhe në grevën e datës 26 nëtor, grevës 24 orëshe, të organizaur nga gazetarët dhe punonjësit në Medi. Ky organizim i përbërësve të pushtetit të katërt, ishte një reagim ndaj planeve të qeverisë për unifikimin e enteve të sigurimit social,nën titullin “Enti i Shkencetarëve”,së bashku me ato të mjekëve,inxhinjerëve dhe juristëve.
Grevistët realizuan marshim drejt Ministrisë së Punësimit dhe Parlamentit ku udheheqja e Shoqates së Redaktorëve të Gazetave Ditore të Athinës(?????) i dorëzuan peticion përfaqesuesve të partive parlamentare.
Bashkë me peticionin punonjësit në Media bënë të ditur se do të realizojnë përsëri grevë së bashku me Konfederatën e Përgjitheshme të punonjësve të Greqisë (????) dhe Administratën e Lartë të Nënpunësve të Shtetit (?????) në 12 dhjetor.
Ndërkaq, në datën 29 nëntor në Parlamentin grek, vazhdoi faza e tretë e dialogut për sistemin e sigurimeve sociale.Ministri i Punësimit Vasilis Magjinas paraqitit propozimet qeveritare për kufizimin e pensioneve të parakohëshme, rishqyrtimin i listës me punët e rënda dhe antihigjenike dhe rritjen e pensioneve të vogla e të mesme. Dimri po e gjen Greqinë nën një presion të vazhdueshëm grevash. Gazetarët janë promotorrët e kësaj lëvizjese, nismë e cila për shumë kohë ka qënë në vagëtirë nga profesionistët e Pushtetit të katërt. Qeveria i ka marrë shumë seriozisht kërkesat e tyre dhe po bën lëvizje për biseda tryezale. Sidomos në pozicionin e tanishëm kur përpos dëmeve të zjarreve në verë, ju shtuan dhe dëmet e përmbytjeve të mes nëntorit, qeverisë greke nuk i interson të hapë dhe fronte të tjera “lufte”. Noshta kjo trokitje e stinës së dimrit po e gjen qeverine e sapoformuar të
Karamanlis-2 nën një trysni demostratash të papara ndonjëherë. Dhe demostrat në Greqi kanë pasur jo pak pasoja për qeveritë. Këtë më mirë e di ish Kryeministri i ND Micotaqis.


