Albert Zholi: Erosi, martesa dhe familja
Erosi, martesa dhe familja

Erosi
është marrëdhënia e cila lidh ose më mirë bashkon dy njerëz me besim, përballë pasqyrës së
tjetrit. Dashuria është një vulë qe erosi mund ti rezistoj kohës dhe se ne
jetojmë për njeriun tonë dhe ai për ne. Seksi është gjithmonë një grackë. Jep
një kënaqësi të pamatë dhe ndoshta mbylljen në vetvete deri në takimin për të
shijuar sërish kënaqësinë. Por nëse gjatë kësaj periudhe pritjeje, ngulitet në
mendje vetëm mendimi për të patur atë ëmbëlsirë aq të shijshme dhe jo se si do
ta bëj të qëndrueshme një lidhje atëherë një marrëdhënie nuk do përfundoj kurrë
në dashuri, por do mbetet aty, si një rast marrëdhënie seksuale. Dashuri nuk do
të thotë seks. Ajo është vetëm njëra anë.
Kur
femrat bien në dashuri, ndjejnë se përjetojnë një ëndërr shumë herë të
ëndërruar, një ëndërr të bukur, të cilën nuk e ka jetuar askush tjetër në atë
mënyrë. I dashuri i tyre është ideali, i përkryeri, më i bukuri nga të gjithë,
shpirti binjak dhe së bashku fluturojnë në qiellin e shtatë. Femra mbi të
gjitha dëshiron të ndjej se për mashkullin që ka në krah është gjëja më e mirë
qe i ka rënë në pjesë, ka nevojë për admirimin e tij që të mundet ti jepet dhe
seksualisht.
E
kundërta thuhet se ndodh me meshkujt. Bie në dashuri ...ose më mirë fjala eros
në mendjen e një mashkulli ka të bëjë dhe lidhet drejtpërdrejt me seksin. Pra
mashkulli fillon nga e kundërta ...fillon me seksin që të përfundoj te
bashkëjetimi erotik.
Dhe
përveç këtyre, vendosin të jetojnë s ëbashku me qëllim të zbresin në tokë
erosin dhe ta kthejnë në dashuri. Dashuria bëhet pista e qelqtë mbi të cilën
kërcehet nën ritmet, së pari të bashkëjetesës dhe më pas të martesës. Bëjnë
plane, i vënë në zbatim dhe pastaj fillon golgothaja....në skenë del
"fisi" që jep mendime dhe njohuri. Mërzitjet dhe qejfmbetjet e para
fillojnë të zymtësojnë qiellin dhe retë ngjyrë rozë të dashurisë marrin ngadalë-ngadalë
ngjyrën e ankthit.
Ka
ca vite që shoqëria na tregon se çifti i lirë dhe bashkëjetesa, do s'do është
diçka si paradhomë martese, një pasaportë për familjen dhe një garanci e
përjetshme në aspektin e mbajtjes nga ana ekonomike (derisa vdekja të na ndaj).
Skenari që duhet të ndiqet me përpikmëri në shoqërinë patriakale shqiptare është
ky:... Zgjedh dikush një të dashur, fejohet, marrin pjesë të lumtur e gjithë
hare në një ceremoni dhe pas kësaj hyjnë në një lloj "burgu" që quhet
"fole erotike" dhe të
jetojnë
të lumtur si dy pëllumba që mos të bëhen gaz i botës ...Por ja që është e
pamundur se...më pas....
Është
ora të vendosin për një fëmijë, i cili jo shumë herë vjen kur e duan. Një nga
të dy ndoshta mund të ketë një dëshirë tjetër për momentin... Mund të humbasin
punën dhe të përballen me një katastrofë familjare. S'kanë ende shtëpi.
Shpeshherë jeta intime dhe ekonomike ndryshon dhe foleza kthehet në një
bumerang. Problemet e shumta familjare, shqetësimet, fëmijët, puna e zgjatur,
kriza ndikojnë në çdo hap të jetës intime. Koha e çon këtë marrëdhënie në
vendin e fundit.
Për
çudinë e madhe të të gjitha çifteve, një nga gjërat kundërerotike për meshkujt
është kur i vendosin partnerit të tyre
erotik tabelën e gruas....dhe fillojnë justifikimet: Problemi është që je e
ftohtë...ndihesh e lodhur...të dhemb koka sa herë kërkoj të bëjmë dashuri...ke
humbur fantazinë...etj, etj.
Dhe
nga ana tjetër, gruaja e shtëpisë që luan rolin e punëtores, të nikoqires dhe të nënës së mirë duke lënë
me të drejtë pas dore që ka ende pak vend mes punëhalleve që të shijoj erosin.
Jeta në familje është shumë komplekse, ajo i ngjan një uzine ku n.q.s një
repart nuk funksionon mirë, prodhimi del skarco. Jeta intime është si një
tatuazh i shkruar në gjak i cili kalon të përtejmen e dëshirës për të dy. Është ajo dëshirë që duhet të lidh me një fjongo mëndafshi, si një realitet
të pazgjidhshëm ëndrrën që hallet dhe problemet e venitin. Dashuria në këtë çast nuk duhet parë si një
ëndërr kalimtare por si një realitet që duhet përjetuar ashtu si të vijë.



