Albert Habazaj: Takova Robert Goron
Albert Habazaj e Robert Goro në Vlorë, 22.04.2026
TAKOVA ROBERT GORON
Albert HABAZAJ
Në Skelë përhumbur ecja, si i pa
orientuar
Një zë më foli në emër, si kumbim Joni,
Ky zë në kujtesë me diell qe
regjistruar,
Me diellin e 40 viteve që s'ishim parë
më foli.
Sikur 40 ëngjëj m'u ulën mbi supet e
rëna
Më falën hoje të ëmbla nga shpirti i
pastër,
Nga gurrat e shpirtit buroi vargu dhe
kënga
Peneli me motive i djalit të Bregut të
kaltër.
Shpirti i dëlirë, i butë i idealistit
Që s'bëri grataçele, po ndezi llamba
drite,
Për të tjerët pranoi e sfidoi fatin e Sizifit
Miliona mirësi mbolli për tanët, në
qytetërimpritje...
Nuk është Prometeu ky që takova, jo,
Një djalë Himare është, që fjalën
mjaltë e ka,
Në kafe u ulëm me adashin, të malluar
domosdo
40 vjet pa takuar kujtesa na i dha në
tabaka.
Sikur dhe zanat e malit tok me sirenat
e detit
Të më vinin, s'ma jepnin dot gëzimin e
atij çasti,
Lastar i qeshur dikur, Potam
sinqeriteti
Sot tribunë humane, me fisnikëri të
bukur, si i ati.
Vlorë, 22 Prill
2026









