Albert Habazaj: Dialog me një mik

09.03.2024, 07:59 PM (GMT+1)


Dialog me një mik

Albert HABAZAJ

- Unë shqetësohem me hallet e botës

Ti qesh me hallin tënd,

Mblidhi, more mendtë e kokës,

Sinqerisht po më çmend…

- Ti je bullalla, si dikur isha unë

T’i hedh rrudha trurit?

Është e djallit kjo e djallosur punë

E barbarit, e hurit...

- E ka marrë i paudhi këtë kohë

  marrtë e mira, ç’thua?!

Do ta ndezim ne zjarrin të na ngroh

O lumë e përrua!

Vlorë, e hënë, 04.03.2024