Zymer Mehani: Ti dil, poezi

26.03.2019, 04:26 PM (GMT+1)

Zymer Mehani

URIME DITA BOTËRORE E POEZISË

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO Dita Botërore e Poezisë.

Me rastin e kësaj feste, uroj të gjitha miket dhe miqtë e mi POETË me poezinë time:

TI DIL, POEZI…

Edhe nëse loti

Më shkëlqen në sy-

Ti dil, poezi!

Edhe nëse agu

Zbardhëllon për Ty-

Ti dil, poezi!

Ti dil, poezi,

Se emrin e vet

Jeta harron pa ty!