Xhevahir Cirongu: Në tel të klonit

08.04.2018, 08:12 AM (GMT+1)

Xhevahir Cirongu

 

Në tel të klonit

 

Dikur më thoshe

Ca fjalë gatur  si sheqer,

Dhe lotët që derdhe

Pikojnë atje në mermer.

 

E theve gurin e besës

Në lumin me valë e hodhe,

Flokët me onde të ranë mbi ballë

Të gjitha  i zhyte te lumi i valës.

 

Si dikur sërisht  ajo  vjen

E ndalon si flutur mbi valë,

Çdo pikë loti, shi bie në xham

Mbi supe m’u ule, tek ne ranë.

 

Dashuria  rri çelur në zall

Dhe valën e lumit përqafon,

Si dikur mbushur plot me  mall

Në tel të klonit rri e vështron.

Durrës, 23 Mars 2018