Xhenc Bezhi: Krye gjeli
03.10.2009, 09:39 PM (GMT+1)
Xhenc BezhiKRYE GJELI
Mbi një grumbull plehu
Kaqurotën me gel
I thërriste pulat
N´ kukurimë një gjel
Alarmonte botën
Për një kokërr misër
Si ka hije të keqe
Të jetë kryeministër
Sa zhurmën e bënte
Të gjitha i tubonte
Në fund vet e hante
Ato i mashtronte
kaqurotë dhe mendje
s’ka kush qe ja ulë
Gjelat tjerë kur sheh
Behet sikur pulë
Edhe kur këndon
Te dy sytë i mbylle
Ai këngën për mëndësh
Na veshët me dyllë
Edhe kësaj here
Ti na i ngrënë kokrrat
Por prej sot e tutje
Ti mësuam dokrrat
Ti besuam të gjitha
Ti me ne po lua
prej nesh gjë mos pritë
kë kokrrat e tua
Të Tjera
Në Fokus







