Xhenc Bezhi: Bënë kryeplaku lanë katundi
12.10.2009, 06:57 PM (GMT+1)
Bënë kryeplaku lanë katundiSi s´duel kush
një herë me i ngopur
këta të dashur lakmitar
edhe gjakun na kanë ndotur
na kanë bërë me hip n´litar
Nuk ka kush se ua din mendjen
as Evropa , as Amerika
kam ndie të thonë mos të bëhet rrenë
se u ka zane rrënjë karrika
Deri këtu ka ardhur puna
more burrë, more lume miku
sa i kemi këta të gjallë
s’ka q´na duhet ma armiku
Unë me ta s´desha të merrem
tu mendua se i erdhi fundi
siç ka thënë një fjalë e vjetër
bënë kryeplaku lanë katundi
Dhe kur të mblidhen ne log të kuvendit
si tufe dreqesh qe rrinë në përrua
veç një punë s´me hynë në kokë
pse stërpikat me bien mua
Xhenc Bezhi
Tetor 2009
Të Tjera
Në Fokus







